Mitrovicatoppress

Mitrovicatoppress U hap nje dritare e re informimi per qytetaret e rajonit te Mitrovices - lajme nga aktualiteti, arsimi, kultura, ekonomia, sporti,shendetesia, diaspora....

17/04/2024
Parandalohen katër raste të kontrabandimit në Mitrovicën VerioreNjësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Po...
17/04/2024

Parandalohen katër raste të kontrabandimit në Mitrovicën Veriore

Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të parandalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Sipas njoftimit për media, thuhet se në këto raste të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat ushqimore në peshë 220 kg me vlerë prej 1,400.00 euro, mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 kg me vlerë prej 2,400.00 euro.

Po ashtu çokollata në peshë 266 kg me vlerë prej 1,700.00 euro, si dhe pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro.

“Këto operacione janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet në njoftimin për media.

17/04/2024
15/04/2024
15/04/2024

"Një premtim i dhënë është një borxh i papaguar." - Robert W. Service -

15/04/2024

Tash tri dite ende nuk ka gjurmë e njoftim për një të mitur të zhdukur

Rr. Faik Konica, Vushtrri / 12.04.2024 – 10:00.

Ankuesi kosovar me 13.04.2024 ka raportuar se, djali i tij-i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

14/04/2024

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. 24-Nëntori, Leposaviq / 13.04.2024 – 02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar kosovar-njëri i mitur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.



VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & ARMËMBAJTJE PA LEJE & THIRRJE PËR REZISTENCË & PJESNARRJE NË TURMË QË KRYEN VEPRA PENALE DHE HULIGANIZËM & ASGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS

Mitrovicë Veri – Zveçan / 13.10.2021. Më 13.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se në bashkëveprim me disa të dyshuar tjerë me datën e cekur, ka sulmuar zyrtarët policor të cilët ishin duke zbatuar një urdhër kontrolli të lëshuar nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

13/04/2024

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Bjelloberdo, Leposaviq 11.04.2024-13:00. Dëshmitari mashkull kosovar, më 12.04.2024 ka raportuar se, viktima-vëllai i tij derisa sa ishte duke punuar në minierë, është lënduar aksidentalisht. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë-Veri. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë intervistuar viktimën dhe sipas tij lëndimi është aksidental. Rasti është duke u hetuar.



LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Zubin Potok 12.04.2024-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës-bashkëshortes së tij shtetase e Shqipërisë. Njësitet policore po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 27-fishekë gjuetie cal-12mm. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.



SULM

Rr. Çlirimi, Mitrovica Veri 12.04.2024/21:40 Viktima mashkull kosovar, ka raportua se është sulmuar fizikisht nga dy meshkuj kosovarë, njeri është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin policor. Pas matjes së alkool-testit, të dyshuarit rezultojnë se janë nën ndikim të akolit. Me urdhër te prokurorit janë lirua. Rasti në procedurë të rregullt.

Urime Festa e Fiter Bajramit - agjërim të pranuar agjëruesve, dua dhe ibadete të pranuara gjatë muajit të shenjtë të Ram...
10/04/2024

Urime Festa e Fiter Bajramit - agjërim të pranuar agjëruesve, dua dhe ibadete të pranuara gjatë muajit të shenjtë të Ramazani - shëndet fat e mbarësi (mitrovicatoppress)

10/04/2024

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit. Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues. Ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës. Rasti duke u hetuar.

09/04/2024

KONTRABANDË ME MALLRA

Zveçan / 08.04.2024 – 17:50. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull serb, pasi që në automjetin e tij janë gjetur mallra (ëmbëlsira) pa dokumentacion përkatës dhe dyshohet që janë të kontrabanduara nga Serbia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa automjeti me mallra do të dërgohet në terminal doganor.

09/04/2024

6 prill, 1911: Kryengritja antiosmane e Malsisë së Madhe: Shqiptarë të fiseve të ndryshme ​në Kuvend

09/04/2024
09/04/2024

Rripi i sigurisë në trafik

Nga data 3 prill 2024 ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor

Në automjetin për udhëtarë/veturë dhe në mjetin transportues shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç e parasheh prodhuesi i atij automjeti.
Nëse personi i mitur i cili transportohet në mjet nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësia bie mbi shoferin e mjetit, ndërsa nëse personi i moshës madhore nuk e përdor rripin e sigurisë, përgjegjësinë për këtë e mban vetë personi.

Mosrespektimi i kësaj rregulle ndëshkohet me gjobë prej 150 euro.

Address

Mitrovice/Kosove
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mitrovicatoppress posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Mitrovicatoppress:

Videos

Share


Other Media/News Companies in Mitrovica

Show All

You may also like