Radio Televizioni i Mitrovicës

Radio Televizioni i Mitrovicës Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio Televizioni i Mitrovicës, Media/News Company, Sheshi "Agim Hajrizi", Mitrovica.
(2)

31/08/2024

Emisioni "Rapsodia Folkorike"

31/08/2024

Emisioni "Rapsodia Folklorike"

31/08/2024

Policia ka shpërndarë një video nga aksioni i djeshëm në veri

N’Sitnicë ka “mbi” një fotele?🫢
31/08/2024

N’Sitnicë ka “mbi” një fotele?🫢

Në Mitrovicë hapet panairi tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës”.Ky panair organizohet nga Business Women Mitrov...
26/08/2024

Në Mitrovicë hapet panairi tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës”.

Ky panair organizohet nga Business Women Mitrovica dhe në të po marrin pjesë gra nga të gjitha komunitetet.

Panairi mbështetet financiarisht nga OSCE.

Sonte nata e dytë e Mitrovica International Jazz Days 😍
23/08/2024

Sonte nata e dytë e Mitrovica International Jazz Days 😍

19/08/2024

Bisedë me Nazmi Jusufin aktivist i Bashkësisë shqiptare në Kroaci

15/08/2024

Cërnusha në flakë

12/08/2024

Dokumentar
"Buxhetimi gjinor mjet transformues buxhetor për institucionet komunale"

03/08/2024

Bisedë në Studio
Tema: Fadil Geci "Figurë e Unitetit Kombëtarë"
Musafirë: Hysen Ibrahimi, Agim Bahtiri dhe Halit Barani

02/08/2024

Emision live

17/07/2024

Orari i dëgjimeve buxhetore në Komunën e Mitrovicës. 👇

12/07/2024

Diskutojmë në studio për projektin TokeQark.

Hamza: "Çdo e arritur e deritashme në Kosovë është si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë."
12/07/2024

Hamza: "Çdo e arritur e deritashme në Kosovë është si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë."

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, njofton Zyra për Infromim e Komunës. Ata kanë ka biseduar për situatën politike, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë, thuhet në njoftim. “Gjithashtu ata diskutu...

Ftesë Publike për Projektet Kulturore për OJQ-të për vitin 2024 (Thirrja e Parë)
08/07/2024

Ftesë Publike për Projektet Kulturore për OJQ-të për vitin 2024 (Thirrja e Parë)

Ftesë Publike për Projektet Kulturore për OJQ-të për vitin 2024 (Thirrja e Parë) Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/ Sektori i Kulturës fton organizatat e regjistruara si OJQ (sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi për lirinë e asocimit në organizata joqeveritare në Republikën...

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë: Drejtori Shabani: Ëndrra po bëhet realitet
06/07/2024

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë:

Drejtori Shabani: Ëndrra po bëhet realitet

Tahiri në Osijek të Kroacisë, merr pjesë në festën e themelit të Brigadës 106 të ZNG-së (Garda Nacionale e Kroacisë).Nën...
29/06/2024

Tahiri në Osijek të Kroacisë, merr pjesë në festën e themelit të Brigadës 106 të ZNG-së (Garda Nacionale e Kroacisë).

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës A***n Tahiri ishte në këtë ceremoni me ftesë nga shoqata shqiptare OBŽ, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Organizatave të Veteranëve të Luftës.

“Duke mbajtur me krenari në gjoks "Liria ka emër", nderuam veprën e anëtarëve të kësaj brigade,” shkroi Tahiri.

Hamza viziton punimet në rrugën “Lah Nimani”, thotë se do t’jetë prej nyjeve më zhbllokuese të komunikacionit në qytet.“...
29/06/2024

Hamza viziton punimet në rrugën “Lah Nimani”, thotë se do t’jetë prej nyjeve më zhbllokuese të komunikacionit në qytet.

“Rruga që me krenari bart emrin e kampionit Lah Nimani, i cili me punë të palodhshme fitoi shumë tituj e medalje, do të jetë një prej nyjeve më zhbllokuese të komunikacionit në qytet. Me punë të palodhshme edhe ne, Mitrovicës po i japim pamje të re,” shkroi Hamza në Facebook.

Pas reagimeve të shumta në Mitrovicë rreth resaturimit të shtëpisë së Xhafer Devës, Ministria e Kulturës ka dalë me një ...
28/06/2024

Pas reagimeve të shumta në Mitrovicë rreth resaturimit të shtëpisë së Xhafer Devës, Ministria e Kulturës ka dalë me një sqarim.

Nga Ministria kanë thënë që përzgjedha e ngjyrës së fasadës, është bërë në bashkëpunim me hartuesit e projektit nga OJQ CHwB dhe përgjëgjësit e QRTK Mitrovicë në cilësinë e organit mbikëqyrës, duke u bazuar në fotografitë e vjetra dhe analogjinë me ngjyrën e cila është përdorur në ndërtesat me po atë stil të ndërtimit gjatë përiudhës së njëjtë të viteve 1930.

Postimi i plotë i Ministrisë:

“Ish-Ambullanta e vjetër – Shtëpia e Xhafer Devës” është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, si monument i arkitekturës së ndërtuar gjatë viteve 1930. Nga zjarrvënia e parë në vitin 2015, e dyta në vitin 2018, ky monument është lënë në gjendje shumë të keqe fizike, në mëshirë të kohës.

Ministria e Kulturës ka përfshirë këtë monument në programin e investimeve restauruese, me qëllim të mënjanimit të rrezikut të mëtejmë për shkatërrim, restaurimin e ndërtesës dhe rifunksionalizimin e saj në shërbim publik për komunitetin.

Projekti i restaurimit të ndërtesës është hartuar nga ekipi i profesionistëve të organizatës jo-qeveritare, Trashëgimia Kulturore pa Kufij, dhe është pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve (Nr. 41/2021, data 07.10.2021)

Projekti i restaurimit është hartuar në përputhje me standardet dhe parimet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, ku krahas rehabilitimit të strukturës së ndërtesës, është marrë parasysh trajtimi i vlerave estetike, me qëllim të rikthimit të pamjes fillestare të saj. Hartimi i projektit gjithashtu ka marrë parasysh transformimet e shumta që janë bërë në ndërtesë gjatë kohës, sikurse hapja dhe mbyllja e dritareve, të cilat nuk kanë ekzistuar në gjendjen fillestare të ndërtesës.

Bazuar në shtresat e ngjyrave në përdhesë, në fotografitë e vjetra të ndërtesës, dhe në analogjinë me ndërtesa të stilit të ngjashëm të ndërtuar gjatë periudhës së njëjtë në Kosovë, kjo ndërtesë është ndërtuar me tulla të argjilës së pjekur, të mbuluar me suva, si material që mbron strukturën e murit të ndërtuar me tulla.

Gjendja e ndërtesës para fillimit të restaurimit, ka qenë si rezultat i zjarreve të shkaktuara, dhe i ndërhyrjeve restauruese të filluara në vitin 2018, e të papërfunduara, ku janë shfaqur muret e zhveshur nga suvaja, të ekspozuar ndaj ndikimeve atmosferike.

Ministria e Kulturës ka ndarë buxhet në vlerë rreth 500,000 euro për restaurim të plotë të monumentit. Ndërhyrjet restauruese po zhvillohen nga kompania e licencuar për fushën e trashëgimisë kulturore, në përputhje me rregullativën ligjore, duke siguruar kështu që punimet të zhvillohen nga mjeshtër e profesionistë të licencuar, nën mbikëqyrjen e stafit profesional të institucioneve tona.

Përzgjedhja e ngjyrës së fasadës, është bërë në bashkëpunim me hartuesit e projektit nga OJQ CHwB dhe përgjëgjësit e QRTK Mitrovicë në cilësinë e organit mbikëqyrës, duke u bazuar në fotografitë e vjetra dhe analogjinë me ngjyrën e cila është përdorur në ndërtesat me po atë stil të ndërtimit gjatë përiudhës së njëjtë të viteve 1930.

Jemi siguruar që punimet të zhvillohen në përputhje me projektin e miratuar, duke siguruar kështu edhe cilësi, e në veçanti trajtimi i elementeve dekorative të fasadave, është punuar në mënyrë tradicionale, duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

Hamza në “Ali Zeneli”, “do të bëhet prej ambienteve më moderne në Miterovic딓Me vite të tëra, me mijëra mitrovicas kanë...
28/06/2024

Hamza në “Ali Zeneli”, “do të bëhet prej ambienteve më moderne në Miterovicë”

“Me vite të tëra, me mijëra mitrovicas kanë jetuar në rrugën “Ali Zeneli”, pa infrastrukturën e nevojshme për jetë të dinjitetshme. Këtë gjendje, rrënjësisht jemi duke e ndryshuar. Sot i inspektova punimet që po shkojnë drejt fundit dhe jam i bindur që kjo lagje do të bëhet prej ambienteve më moderne, më të rregullta dhe me hapësira gjelbëruese të integruara në peizazhin urban të Mitrovicës,” ka thënë Hamza.

“Perëndim të një epoke” e quan poeti Bujar Meholli restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.Meholli ka reagua...
27/06/2024

“Perëndim të një epoke” e quan poeti Bujar Meholli restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Meholli ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook duke shprehur pakënaqësinë e tij me pamjen që i është dhënë këtij objekti.

Postimi i plotë:
Ky s'është veçse shfytyrim i objektit që në Mitrovicë shenjonte ndikimin e frymës evropiano-perëndimore në pjesën e parë të shekullit të kaluar. U ndërtua në vitin 1930 nga arkitekt austriak.

"Shtëpia e Xhafer Devës" mbijetoi gjer më sot kur, në vend të restaurimit, u katranos edhe më keq duke u shndërruar, arbitrarisht, në një objekt krejtësisht kiç e brutal që të dhemb ta shohësh; janë shfytyruar tiparet që e karakterizojnë, stili arkitektonik në frymën perëndimore, i pari i këtij soji në Kosovë e më gjerë, elementet karakteristike dekoruese, tullat e argjilës së pjekur... kjo epokë, mjerisht, ka perënduar ngase "shtëpia" sot i ngjason një karikature groteske.

A do të mbetet diçka me vlerë ndër hapësirat tona? Apo kjo inerci kulturore, minimaliste, do të çrrënjosë e ngulfasë çdo gjë?

Për këto katrahura, për degradimet e trashëgimisë kulturore do të zgjerohem, në të ardhmen, në analizë shkrimore më të gjatë...

26/06/2024

Diçka prej Shalës 🏞️

Rruga 6.2 kilometërshe që lidhë fshatrat Mazhiq, Tërstenë dhe Rashan. 🛣️

Kuvendi i Komunës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025- 2027
26/06/2024

Kuvendi i Komunës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025- 2027

Kuvendi i Komunës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2025- 2027 Është mbajtur mbledhja e 32-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, të cilën e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vesa Broja. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe kryetari i Komunës...

Hamza pas takimit me gjeneralin Clark: “Në mëngjesin e kësaj të diele e prita he**in e madh amerikan të Kosovës, gjenera...
23/06/2024

Hamza pas takimit me gjeneralin Clark:

“Në mëngjesin e kësaj të diele e prita he**in e madh amerikan të Kosovës, gjeneralin Wesley Clark. Duke e ndier thellësisht dhimbjen tonë, duke e parë sakrificën popullore për liri, gjenerali Clark në vitin 1999 ishte shpresë e besim për ne se liria e paqja po vinin.

Në qershorin e vitit 1999, bashkë e fituam lirinë. Në këtë qershor, 25 vjet pas, jemi bashkë e do të jemi gjithmonë, sepse e përjetshme është mirënjohja për gjeneralin, për ushtarët dhe gjithë popullin amerikan.

Ne, duke e nderuar të kaluarën e kemi ndërtuar të tashmen dhe po e krijojmë një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët tanë, pa dallime, gjithandej Kosovës. SHBA-ja dhe miqtë ndërkombëtarë, ata që nuk na braktisën kurrë, janë hisedarët kryesorë të sukseseve në 25 vjet liri dhe 16 vjet pavarësi.

Kosova është shtëpi e çdo amerikani! 🇽🇰🇺🇸”

Mitrovicë 22.06.2024
22/06/2024

Mitrovicë 22.06.2024

Po pastrohet Liqeni Akumulues, Nënkryetari i komunës A***n Tahiri thot se “po mundohemi të krijojmë hapësira të këndshme...
22/06/2024

Po pastrohet Liqeni Akumulues,

Nënkryetari i komunës A***n Tahiri thot se “po mundohemi të krijojmë hapësira të këndshme dhe të pastra edhe në shëtitoren e Liqenit, e cila tashmë u bë pjesa më e frekuentuar e qytetit.”

Ndryshe pastrimi do të vazhdoj edhe ditëve në vijim ka thënë Tahiri!

Njoftim mortor!
22/06/2024

Njoftim mortor!

Asfaltimi i rrugëve në Vinarc të Mitrovicës!
21/06/2024

Asfaltimi i rrugëve në Vinarc të Mitrovicës!

Address

Sheshi "Agim Hajrizi"
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Televizioni i Mitrovicës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Radio Televizioni i Mitrovicës:

Videos

Share


Other Media/News Companies in Mitrovica

Show All

You may also like