18/12/2022
Ulet çmimi i bukës në disa furra në Prishtinë, nga 50 në 40 centë.
Jo të gjithë furrëtarët në Prishtinë kanë ulur çmimin e bukës. Çmimet janë ulur në furrat e vendosura kryesisht në lagjet paksa më periferike dhe më pak të frekuentuara nga konsumatorët, ndërkohë që furrat që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë më afër qendrës së kryeqytetit dhe ato që janë fare pranë shkollave të Prishtinës, edhe më tutje i mbajnë çmimet e pandryshuara.
Një deklaratë e kryetarit të Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahut, e bërë publike para disa ditësh se “çmimi aktual i bukës mund të bie dita ditës pasi po paralajmërohet ulje e çmimit të miellit”, siç shihet sot nëpër shtandet e disa furave të kryeqytetit, ka pasur efektin e vet.
Disa furra në Prishtinë, në dy-tre ditë e fundit, kanë ulur çmimin e bukës standarde, asaj 500 gramëshe, që është më e konsumuara nga kosovarët. Tani, pas një vizite të dhjetëra furrave prishtinase nga reporteri i Buletini Ekonomik, vërehet se në gjysmën e furrave të kontaktuara çmimi i bukës standarde është ulur nga 50 në 40 centë. Por, siç u tha, jo të gjithë furrëtarët kanë ulur çmimin e bukës. Çmimet janë ulur në furrat e vendosura kryesisht në lagjet paksa më periferike dhe më pak të frekuentuara nga konsumatorët, ndërkohë që furrat që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë më afër qendrës së kryeqytetit dhe ato që janë fare pranë shkollave të Prishtinës, edhe më tutje i mbajnë çmimet e pandryshuara.
Duhet thënë se çmimi i bukës në Kosovë, i asaj standardes, 500 gramëshe, që është më e konsumuara dhe më popullorja në familjet kosovare, që ka kohë, një vit e më shumë, që sh*tet 50 e 60 centë, varësisht nga furrat dhe nga qyteti, është shumë i shtrenjtë dhe përtej fuqisë blerëse të kosovarëve në përgjithësi, dhe varfanjakëve shumicë në veçanti, raporton Buletini Ekonomik.
Në bazë të analizave dhe llogarive më të detajuara, çmimi i bukës del të jetë shumë i lartë edhe po të krahasohet me çmimet e ngritura të materialit riprodhues të nevojshëm për ta prodhuar një bukë.
Kryetari i Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, kishte thënë ditë më parë për medie se “ka sasi të mjaftueshme të grurit”.