Minatori.net

Minatori.net Portali Minatori ka për qëllim që lajmet më të reja në Vend e Rajon të transmetoj para lexuesit.

Hidhet një granatë dore në një shtëpi në Zveçan, nuk raportohet për të lënduarNjë shpërthim ka ndodhur sot në orët e par...
18/04/2024

Hidhet një granatë dore në një shtëpi në Zveçan, nuk raportohet për të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e para të ditës, në një shtëpi në veri.
Sipas Policisë së Kosovës, një granatë dore është hedhur në një shtëpi në Zveçan, saktësisht në Zherovnic.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, ka thënë Elshani.

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para votimit në majGerald Knaus, nga Iniciativa Evropian...
18/04/2024

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para votimit në maj

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.
Asmableja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.
“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Knaus, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rekomandoi që Kosova të ftohet për t’u bërë anëtare e kësaj organizate. A kishte ndonjë befasi për ju sa i përket debatit, por edhe votimit?
Gerald Knaus: Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.
Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe.
Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni vendimin e disa deputetëve të Italisë – vend që e njeh Kosovën – për të abstenuar gjatë votimit? Disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër…
Gerald Knaus: Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.
Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan.
Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare.
Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh – votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.
Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende – Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën – konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar.
Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan.
Radio Evropa e Lirë: Marrë parasysh këtë, a mund të jetë në rrezik vota e Italisë, për shembull, gjatë votimit në maj?
Gerlad Knaus: Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.
Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin.
Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare.
Radio Evropa e Lirë: Mbrëmjen e së martës, dëgjuam nga disa deputetë, sidomos prej atyre nga Franca, se Kosova duhet të ndërmarrë hapa drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit në maj. A mendoni se Asociacioni mund ta rrezikojë përfshirjen e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave në maj?
Gerald Knaus: Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?
Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja.
Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion.
Radio Evropa e Lirë: Po thoni që topi është tani në anën e serbëve?
Gerald Knaus: Ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme. Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.
Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.
Radio Evropa e Lirë: Por, për shembull, a do të konsiderohej si hap përpara dërgimi i draft-statutit të Asociacionit për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese?
Gerald Knaus: Nuk shoh asnjë problem me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk është njësoj si miratimi i tij. Ai është një hap për të verifikuar nëse gjërat që po debatohen, janë realisht në përputhje me Kushtetutën. Por, është shumë e rëndësishme të bëhet e qartë se, edhe nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se drafti është në përputhje me Kushtetutën, serbët e Kosovës duhet të jenë sërish pjesë e procesit. Kjo kërkon nga serbët të jenë në krye të komunave dhe ata nuk janë.
Radio Evropa e Lirë: Pra, çfarë hapash do t’i sugjeronit Kosovës që të mos e humbasë këtë shans?
Gerlad Knaus: Mendoj se shumëkush është befasuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur çështjen e tokave të Manastirit të Deçanit. Mos harroni se Gjykata Supreme ka marrë vendimin për këtë çështje qysh në vitin 2012, ndërsa Gjykata Kushtetuese më 2016, dhe ai nuk është zbatuar nga pesë qeveri… Kur papritmas është zbatuar, secili e ka kuptuar se ky ka qenë vendim i duhur. Por, ka qenë një befasi për shumë njerëz që nuk kanë pritur nga Qeveria të veprojë.
Këshilla ime për Qeverinë është të mendojë se çfarë befasish pozitive mund të bëjë tani, për t’u treguar të gjithëve se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është, në fakt, një avantazh, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për të gjithë evropianët që besojnë në të drejtat e njeriut.
Ka një varg çështjesh në të cilat Kosova ka bërë përparim, nisur nga mosdiskriminimi, krijimi i komunave me shumicë serbe pas pavarësisë, barazia gjinore nëse krahasohet me numrin e grave në parlamentet e disa vendeve të tjera të Këshillit të Evropës… Por, sigurisht që ka edhe çështje në të cilat Kosova mund të bëjë më mirë.
Dhe, këshilla ime është që Kosova ta zhvendosë debatin në të ardhmen, në atë që Qeveria e ka ndërmend të bëjë, për të treguar se kjo [anëtarësimi në Këshillin e Evropës] është një gjë e mirë për të gjithë, dhe të bëjë disa befasi pozitive në javët e ardhshme.
Sepse, në fund të fundit, ky nuk është një favor që Këshilli i Evropës po ia bën Kosovës. Është në interesin e të gjithë evropianëve të kenë një regjim sa më të fortë të të drejtave të njeriut, që i mbulon të gjitha demokracitë në Evropë.
Radio Evropa e Lirë: A mund të më thoni diçka konkrete që Kosova mund të bëjë?
Gerald Knaus: Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.
Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].
Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë.
Radio Evropa e Lirë: Nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj?
Gerald Knaus: Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë – ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike – vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses.

Zjarri shpërthen në kuzhinën e një restoranti në Gjakovë, nuk raportohet për të lënduar        Kuzhina e njërit nga rest...
18/04/2024

Zjarri shpërthen në kuzhinën e një restoranti në Gjakovë, nuk raportohet për të lënduar

Kuzhina e njërit nga restorantet në Gjakovë, është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 21:00.
Sipas njoftimit të Zjarrfikësve të Gjakovës, zjarri mendohet se ka ardhur si pasojë e një fërteze.

Nuk raportohet për të lënduar vetëm për dëme materiale.
“Sonte, rreth orës 21:00, në rrugën “Mbretëresha Teuta” është djegur një pjesë e kuzhinës së restorantit “Retro”. Zjarri mendohet se ka ardhur si pasoj e një fërteze. Fatmirësisht rasti kaloi pa pasoja në njerëz, veçse dëme materiale në kuzhinë.
Falë intervenimit me kohë të ekipeve tona të zjarrfikësve, është shpëtuar nga përfshirja nga flakët supermarketi “Interex””, thuhet në njoftim. /Minatori/

18/04/2024

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj – nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se votimi pro Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, është “sinjali më i fuqishëm i mundshëm” që mori vendi në rrugën drejt anëtarësimit në këtë organizatë.
Por, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se qeveritë e shumë shteteve nuk kanë vendosur ende se si do të votojnë në maj – kur pritet vendimi përfundimtar.

Andaj, Kosova duhet të bëjë disa “befasi pozitive” në javët e ardhshme, thotë ai.
“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Knaus, ndër të tjera.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi mbrëmjen e së martës pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Megjithatë, disa deputetë theksuan se vendi duhet të ndërmarrë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përpara votimit përfundimtar në maj.

Knaus thotë se themelimi i këtij asociacioni “pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur”.
“Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë”, thotë ai, organizata e të cilit ka publikuar së voni një dokument për rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

“Nëse shohim muajin e fundit, dhe jo vetëm ditën e fundit, kjo ishte një periudhë me plot befasi. Mbështetja ishte e gjerë, edhe nga shumë njerëz kyçë në Asamblenë Parlamentare që vijnë prej vendeve që nuk e njohin Kosovën, si: raportuesja nga Greqia, kreu i grupit liberal nga Rumania, kryetari i asamblesë që është nga Greqia… Pra, edhe nga vende që e njohin Kosovën, edhe nga ato që nuk e njohin, mbështetja ishte e gjerë.

Në komitete, gjithashtu – në komitetin politik që u mblodh pak javë më parë në Paris, dhe në komitetin ligjor që u mblodh këtë javë në Strasburg, mbështetja ishte e madhe”, tha ai.

Knaus u pyet edhe lidhur me vendimin e disa deputetëve të Italisë – vend që e njeh Kosovën – për të abstenuar gjatë votimit e edhe që disa deputetë hungarezë, gjithashtu, votuan kundër.
“Ishte mirë që deputetët nuk votuan në përputhje me qëndrimet e vendeve të tyre. Në të shumtën e rasteve, kjo shkoi në favor të Kosovës.
Por, është fakt që disa delegacione, si ai i Italisë, ishin të ndara. Disa italianë votuan në favor të Kosovës, disa abstenuan.
Në rastin e Hungarisë pamë një qasje që ka kohë që ka nisur. Hungaria po sillet si një vend që nuk e njeh Kosovën, duke votuar kundër përparimit të saj në rrugën drejt institucioneve ndërkombëtare.


Asnjëri rast nuk është befasues, por vë theksin te hapi tjetër i madh – votimi në Komitetin e Ministrave në muajin maj.
Abstenimi i italianëve do të thotë se disa vende – Italia një prej tyre dhe disa të tjera që nuk e njohin Kosovën – konsiderojnë ende se ndoshta është shumë herët për ta marrë vendimin përfundimtar.
Ato nuk kanë shumë argumente, por do të duhet shumë lobim prej atyre që besojnë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjë e mirë për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe për stabilitetin në Ballkan”, tha Knaus.

Ai foli edhe për votimin në maj dhe për atë nëse do të jetë rrezik shembull vota e Italisë.

“Qeveritë e shumë vendeve nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Madje, as në Gjermani nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Qeveria. Pra, javët e ardhshme do të jenë vendimtare, sepse ajo që pamë në Asamblenë Parlamentare është sinjali më i fuqishëm i mundshëm.
Qeveritë, deri më tani, kanë mundur të thonë se presin atë që do të bëjë Asambleja. Tani Asambleja ka folur dhe qeveritë duhet ta marrin vendimin.
Politikanët që të martën mbështetën në mënyrë eksplicite Kosovën me fjalimet e tyre, tani duhet t’i këshillojnë qeveritë e tyre që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova, po ashtu, duhet të vazhdojë të veprojë në mbështetje të rastit të saj. Ky [në Asamblenë Parlamentare] nuk ishte vendimi përfundimtar, por atë do ta bëjë më të lehtë vota e tillë e fuqishme në Asamblenë Parlamentare”, thekson tutje ai.

Ai po ashtu ka folur edhe lidhur me kërkesat për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.
“Nuk është vetëm Franca. Shumë qeveri i referohen Asociacionit. Mos të harrojmë se edhe Qeveria e Kosovës ka thënë se është në favor të ndërmarrjes së hapave drejt Asociacionit. Por, pyetja është: çfarë do të thotë kjo?
Asambleja Parlamentare ka thënë se themelimi i Asociacionit nuk mund t’i vendoset si parakusht Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Ka një arsye shumë të thjeshtë përse nuk mund të bëhet kjo. Qeveria e Kosovës nuk mund ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa pjesëmarrjen e serbëve. Aktualisht, katër komunat me shumicë serbe në veri nuk kanë kryetarë serbë, sepse ata kanë dhënë dorëheqje dhe, pastaj, i kanë bojkotuar zgjedhjet. Tani, ata po i bojkotojnë përpjekjet që çojnë në zgjedhje të reja.

Nëse nuk keni kryetarë serbë në komunat me shumicë serbe, që janë përgjegjës për të biseduar me Qeverinë, ju nuk mund ta krijoni këtë asociacion”.
Sipas tij, ka disa gjëra që Kosova mund t’i bëjë në javët e ardhshme.

“Do të ishte e dobishme që Qeveria e Kosovës, në të ardhmen e afërt, të tregojë se çfarë është e gatshme të bëjë, që njerëzit ta shohin se kjo nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në Këshill të Evropës, por edhe me përmirësimin e të drejtave të njeriut për të gjithë në Kosovë.
Pra, duhet të jemi të drejtë – ka gjëra që Qeveria e Kosovës mund t’i bëjë dhe ka gjëra që nuk mund t’i bëjë. Themelimi i Asociacionit pa pjesëmarrjen e atyre për të cilët bëhet, nuk është i mundur. Serbia e ka bërë të qartë se më mirë nuk do ta kishte Asociacionin, sesa Kosovën në Këshillin e Evropës.

“Këshilla ime do të ishte ta dërgonte draftin – ose draftet për Asociacionin – në Gjykatën Kushtetuese. Mendoj se kjo do të kishte kuptim.
Këshilla ime do të ishte që Kosova të nënvizojë se – kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me organet e Këshillit të Evropës, siç është Komisioni për parandalimin e torturës, i cili raporton për kushtet në burgje në të gjithë Evropën – do të lejojë paraprakisht që të gjitha raportet e Komisionit për parandalimin e torturës të jenë publike. Kjo është një gjë, të cilën të gjitha demokracitë e bëjnë, por Kosova mund ta prezantojë këtë [si zotim].

Ka edhe gjëra të tjera, por mendoj se ato i përkasin Qeverisë dhe shoqërisë civile në Kosovë. Ky është momenti për të qenë të guximshëm, inteligjentë dhe të përqendruar në lobim, veçanërisht me miqtë tuaj. Nga ajo që kemi parë të martën në Strasburg, Kosova ka shumë miq. Ky është momenti që diplomacia e Kosovës ta tregojë anën e saj më të mirë”, tha ai.

Knaus i pyetur nëse votimi në maj dështon, çka ndodh pastaj, tha “Nuk dua të spekuloj, sepse gjasat janë që Kosova të ketë sukses dhe jo të dështojë. Nëse lojtarët kyçë – ministrja e Jashtme, zëvendësministri i Jashtëm, kryeministri, deputetët nga të gjitha grupet politike – vazhdojnë të veprojnë ashtu sikurse në javët e fundit, Kosova do të ketë sukses”.

Kryeziu: Vetëm njerëzit kanë ndryshuar në Serbi, po vazhdon regjimi i MillosheviqitIsh-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kr...
18/04/2024

Kryeziu: Vetëm njerëzit kanë ndryshuar në Serbi, po vazhdon regjimi i Millosheviqit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet shtet shumë autoritar.
Kryeziu tha se Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit.

“Ky është një regjim i vazhdueshëm i Millosheviqit, vetëm kanë ndryshuar njerëzit aty i kemi Daçiqin dhe Vuçiqin, të cilët kanë qenë njerëzit më të afërt të politikave të tij. Serbia po tregohet një shtet jo demokratik, shumë autoritar, i cili nuk ka pretendime që të hyjë në mekanizma ndërkombëtarë. Po ndeshet me konceptet tona, me zhvillimet tona politike, me bazën tonë kushtetuese”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se Kosova duhet të jetë e përgatitur me veprimet e Serbisë.

Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesorNë tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsid...
18/04/2024

Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor

Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i madh, sipas hulumtimit të fundit shumëkombësh të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Kosovë, qytetarët janë përgjigjur me shumicë absolute prej 83 për qind se Serbinë e shohin si kërcënimin kryesor, në Shqipëri me 36 për qind kurse në Bosnje e Hercegovinë, 27 për qind e qytetarëve.

Ndërkaq, shteti që konsiderohet kërcënim për Kosovën, Shqipërinë e BeH-në, si kërcënimin kryesor e sheh ShBA-në me 36 për qind të qytetarëve, kurse në Mal të Zi kjo shifër për amerikanët shkon në 19 për qind.

Por, në mesin e shteteve që qytetarët e Serbisë i shohin si kërcënim për vendin e tyre është edhe Kosova. 10 për qind e të anketuarve e kanë dhënë këtë përgjigje, duke e renditur vendin tonë në pozitën e tretë për nga kërcënimi që iu kanoset atyre. E në të dytin me 18 për qind, serbët e shohin Shqipërinë si kërcënimin më të madh.
Shqipëria, nga ana e saj, pas Serbisë (36%), si këC:\Users\Baba\Downloads\upwork\1600x1200_1583174rcënim kryesor e sheh Rusinë (32%) dhe Greqinë (9%).

Në Mal të Zi, qytetarët janë të ndarë në çështjen se kush është kërcënimi më i madh për shtetin e tyre: 19 për qind e të anketuarve kanë thënë ShBA-ja, kurse 17 për qind e konsiderojnë Rusinë: përderisa 10 për qind mendojnë se Serbia është kërcënimi kryesor për Malin e Zi.
Për 23 për qind të maqedonasve, Bullgaria është kërcënimi kryesor për vendin e tyre, e pasuar nga Rusia me 12 për qind dhe Kosova me 10 për qind.

184089.0203_Gerald_Knaus-e1713420656157-780x439.jpg

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndëKomandanti Supre...
18/04/2024

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmoi mbrëmë para Kongresit amerikan.
Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA-ja që nuk është një vend me vetëm një problem.

“Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO në lidhje me forcat rezervë”, tha Cavoli.

“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, shtoi tutje ai.

Gen. Cavoli, NATO Supreme Allied Commander Europe, testified before the US Senate:
He has authorized aerial intelligence, surveillance & reconnaissance to monitor threats to 🇽🇰&🇧🇦.
NATO will send heavier equipment, more troops to Kosovo.
🇫🇷 aircraft carrier is in the Adriatic. pic.twitter.com/HvuG989TG3
— Admirim () April 17, 2024

Sot mot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufeshPër të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta d...
18/04/2024

Sot mot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orësh*t pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h.

Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh        Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të s...
18/04/2024

Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orësh*t pritet të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h. /Minatori/

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë        Shteta...
17/04/2024

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Shtetasja ukrainase, 23-vjeçarja Olena Kozij ishte gjetur e vdekur nga Policia e Kosovës më 21 shkurt të këtij viti në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Mësohet se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

Burime nga Policia thonë se i arrestuari dyshohet se ka qenë në veturë me viktimën, ndërsa pas një mosmarrëveshje që është zhvilluar mes tyre shtetasja ukrainase ka dalë nga vetura dhe dyshohet se ajo më pas është goditur nga një veturë tjetër në autostradën Ferizaj – Prishtinë.
KALLXO.com mëson se rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Autostradave i Policisë së Kosovës, i cili po përpiqet të identifikojë automjetin i cili viktimës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Lexo po ashtu
Vdekja e mistershme e 23-vjeçares ukrainase në autostradën "Arber Xhaferi", nëna e saj ka një kërkesë për shtetin e Kosovës

Prokuroria e Ferizajt më 22.02.2024 kishte njoftuar se është duke u hetuar rasti i shtetases së huaj (ukrainase) me iniciale O.K.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale – aksident trafiku me fatalitet.
E ndjera në tetor të vitit 2023 kishte ardhur në Kosovë dhe kishte kërkuar azil në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.
Arsyeja e ardhjes në Kosovë, sipas burimeve, ishte lufta që po zhvillohej në Ukrainë. Viktima kishte ardhur e vetme, pa qenë e shoqëruar nga ndonjë familjar.

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë        Komandan...
17/04/2024

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR) dhe komandanti i Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të SHBA-së (USEUCOM), gjenerali Christopher Cavoli, dëshmoi mbrëmë para Kongresit amerikan.
Cavoli tha që në fillim të fjalimit se NATO nuk ka vetëm një problem ashtu sikurse SHBA-ja që nuk është një vend me vetëm një problem.

“Është e rëndësishme të pranohet se ka gjëra të tjera që ndodhin në Evropë që nuk janë të mira për interesat kombëtare të SHBA-së. Gjithashtu, ato nuk janë pa lidhje me luftën në Ukrainë. Gjëja e parë që bëmë ishte që vendosëm të bëjmë diçka brenda NATO në lidhje me forcat rezervë”, tha Cavoli, transmeton Minatori.

Gen. Cavoli, NATO Supreme Allied Commander Europe, testified before the US Senate:

He has authorized aerial intelligence, surveillance & reconnaissance to monitor threats to 🇽🇰&🇧🇦.
NATO will send heavier equipment, more troops to Kosovo.
🇫🇷 aircraft carrier is in the Adriatic. pic.twitter.com/HvuG989TG3
— Admirim () April 17, 2024

Ai vazhdoi duke thënë se kjo ka të bëjë kryesisht me forcat e dislokuara në kuadër të misionit në Kosovë (KFOR) dhe në Bosnje dhe Hercegovinë (Misioni EUFOR Altea).
“Ne kemi bërë një rishikim të planit dhe tregoi se na duhen jo vetëm më shumë forca, por edhe artileri më e rëndë e NATO-s që të vendoset në rajon. Duhen rritur numri i trupave në Bosnjë Hercegovinë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për mbikëqyrjen, zbulimin dhe për të monitoruar kërcënimet ndaj tyre”, shtoi amerikani.

Më pas ai preku forcat rezervë të NATO-s në misionin Altea BE.
“Ne po zgjidhim lidhjet midis forcave rezervë për misionin e BE-së Altea në Bosnje dhe Hercegovinë dhe misionit të KFOR-it. Ishte një ekonomi që nuk mund ta përballonim më. Të ndajmë forcat strategjike në atë zonë. Franca ishte veçanërisht bujare në këtë çështje dhe në këtë mënyrë e falënderoj”, pohoi ai.

“Franca e ka vënë batalionin në gatishmëri operacionale. Këtë javë, tensionet janë dukshëm më të larta. Ne kemi nisur të paktën dy misione të fokusuara për të rritur mbledhjen e informacionit për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në të dy vendet”, shtoi Cavoli.
Ushtaraku amerikan deklaroi se tensionet etnike në Bosnjë dhe Hercegovinë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, komandanti e ka konsideruar shtetin rus një “kërcënim kronik” për botën, ndërsa e sheh shqetësues faktin e krijimit të një aleance strategjike mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. /Minatori/

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës  ...
17/04/2024

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Avokatja Emira Gavazaj-Gashi tha se ka gra që pasi e paraqesin rastin e dhunës familjare, pas një dite i kërkohet të tërhiqet.
”Shumë gra i paraqesin rastet dhe ndodh që nesër ose pasnesër kërkon të tërhiqet, duke mu lutur, të lutem avokate le të del nga burgu po du me u pajtu”, tha Gavazaj-Gashi.

Ajo tha se ende në mesin e shoqërisë sonë ekziston çështja e mendimit patriarkal, për çka tha se duhet të fillojë nga gjeneza e kësaj për t’i parandaluar rastet e shumta të dhunë familjare.
”Çështja e mendimit patriarkal është ende këtu në thelbin e shoqërisë sonë në mentalitetin tonë. Këtu është krejt esenca nëse flasim se si duhet të parandalojmë dhe si ti ndryshojmë duhet të nisemi nga atu ku është gjeneza. Gjeneza është pikërisht këtu duhet të largohemi nga këto bindje, dhe bindja fillon nga vet personi nga familja”, tha Gavazaj-Gashi, për RTV21.

Avokatja tha se ende në mesin e shoqërisë sonë ekziston çështja e mendimit patriarkal, për çka tha se duhet të fillojë nga gjeneza e kësaj për t’i parandaluar rastet e shumta të dhunës në familje.
”Çështja e mendimit patriarkal është ende këtu në thelbin e shoqërisë sonë në mentalitetin tonë. Këtu është krejt esenca nëse flasim se si duhet të parandalojmë dhe si ti ndryshojmë duhet të nisemi nga atu ku është gjeneza. Gjeneza është pikërisht këtu duhet të largohemi nga këto bindje, dhe bindja fillon nga vet personi nga familja”, tha Gavazaj-Gashi.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës...
17/04/2024

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Ambasadori dhe përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, ka vlerësuar se një koordinim i jashtëzakonshëm dhe punë intensive është bërë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ka qenë një koordinim i jashtëzakonshëm, një punë e strukturuar dhe një punë e përditshme intensive pesë muaj para se Kosova të paraqes aplikimi bilës përpara se të përjashtohej Rusia nga Këshilli i Evropës. Kjo është një ndërmarrje shumë serioze dhe për t’u arritur një sukses duhet një punë shumë serioze, është bërë një punë shumë serioze dhe është bërë një studim dhe plan veprim i jashtëzakonshëm nga autoritet e Kosovës që ky proces të mos dështonte”, ka thënë ai në Debat Plus.

Koreshi ka theksuar angazhimin e autoriteteve të Kosovës për të siguruar suksesin e këtij procesi, duke theksuar frymën përkrahëse në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, që sipas tij duhet të kishte ndodhur që në vitin 2008.

“Dhe unë kam pasur fatin që kam qenë këtu gjatë gjithë kohës që në momentin e aplikimit dhe kam parë sesi ka avancuar dhe fryma që ekzistonte në Këshillin e Evropës ishte për ta përkrahim Kosovën. Kosova duhet të ishte anëtare e kësaj organizate që në 2008-tën”, ka deklaruar ai.
Në lidhje me procedurat e tjera, Koreshi ka përmendur se ndër 46 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, 34 njohin Kosovën, ndërsa 12 nuk e njohin, dhe thekson nevojën për një punë bindëse me ato që nuk e njohin.

Ndërkaq, ai ka shmangur rrezikun e mundshëm për anëtarësim të kushtëzuar me themelimin e Asociacionit.

Address

Rruga Mbreteresha Teute
Mitrovica
40000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Minatori.net posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other Media/News Companies in Mitrovica

Show All