Krenarja frikëson nuset kandidate të Muratit
Një ngjarje e turpshme shënoi në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës në raundin e 5 të Ligës së Kombeve. Përplasjet mes Amir Rrahmanit dhe një lojtari rumun në minutën e 93 u pasuan me thirrje raciste nga tifozët vendas, duke përfshirë “Serbia, Serbia”.
Në përgjigje të situatës, Mërgim Vojvoda u kundërpërgjigj me simbolin e shqiponjës dykrenore, duke sfiduar tifozët. Momenti kulmor erdhi kur lojtarët e Kosovës vendosën të largoheshin nga fusha, duke u drejtuar drejt dhomave të zhveshjes, në shenjë proteste ndaj situatës së tensionuar.
Parlamenti në Zelandë të Re u pezullua përkohësisht të enjten pasi deputetët Maori kryen një ritual haka për të ndërprerë votimin mbi një projektligj kontrovers, i cili ka ndezur protesta në të gjithë vendin.
Projektligji propozon ndryshimin e mënyrës se si interpretohet Traktati i Waitangi (një traktat 184-vjeçar midis Kurorës Britanike dhe popullit Maori).
Deputetja Maori, Hana-Rawhiti Maipi-Clarke, grisi një kopje të projektligjit ndërsa qëndronte në këmbë për të udhëhequr hakën në parlament. Anëtarë të partisë së saj, Te Pāti Māori, të partive të tjera dhe disa nga publiku në sallë iu bashkuan.
Qindra njerëz kanë nisur një hikoi (një marshim në këmbë) në shenjë proteste kundër legjislacionit. Ata pritet të mbërrijnë në kryeqytetin Wellington të martën për një miting të madh.
Një incident i turpshëm është regjistruar në ndeshjen e Taekwondo për fëmijë në Tiranë dje. Trajneri i Kosovës ka goditur me shuplakë të bijën 8-vjeçare pas humbjes ndaj rivales serbe.
Në sallën e ndeshjes trajneri i Kombëtares së Kosovës u pa duke qëlluar të miturën pas humbjes së saj në finale.
Pas ndeshjes ku konkurrentja serbe në Taekwondo, Nina Savic, fitoi medaljen e artë duke mposhtur Valina Fetiun nga Kosova, trajneri Valmir Fetiu e njëkohësisht babai i kësaj të fundit duket teksa tërheq me forcë vajzën nga helmeta.
Vajza bie në dysheme dhe filloi të qante, ndërsa ai më pas e qëllon me shuplakë.
Kjo skenë ka ngjallur zemërim dhe reagime të forta në komunitetin sportiv dhe publikun e gjerë.
Sipas mediave rajonale, trajneri është dënuar menjëherë me pezullim për gjashtë muaj nga aktivitetet sportive, si masë ndëshkimore për sjelljen e tij të papranueshme.
Fetiu ka deklaruar se e ka qëlluar të bijën me shpullë për ta qetësuar e jo për ta ndëshkuar e i është kundërpërgjigjur reagimeve duke thënë se askush nuk e do vajzën e tij më shumë se ai.
Një qytetar ka shprehur pakënaqësi ndaj policisë kufitare të Kosovës në pikën doganore të Qafë Prush*t, duke i akuzuar për selektivitet në kontrollet e automjeteve.
Ai pretendon se policia i ndaloi automjetin e tij, një Mercedes, për të kontrolluar numrin e shasisë, ndërkohë që automjete të tjera kalonin pa iu nënshtruar të njëjtave procedura kontrolli.
Qytetari thekson se ky lloj selektiviteti është shqetësues dhe kërkon trajtim të barabartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve në kufi.
“Ma ndaloi Mercedesin per numrin e shasise. Shiko si kalojne tjerat pa asnje kontroll!”-thotë ai.
Dikush t’ia dërgojë këtë video Edmond 🍇 të AKU
Kaloni me maskë kundra-gaz se jua mbushën mushkëritë me helm! ☢️☠️
Një incident i tensionuar ka ndodhur në mes të rrugës pranë Farmacisë 10, kur një grua ka shpërthyer në një debat të ashpër me një sh*tës perdesh.
Sipas dëshmitarëve, sherri nisi pasi sh*tësi e shau gruan duke e quajtur atë “rrugaçe”, teksa tensionet u rritën deri në përleshje fizike, kur gruaja iu hakërrye në mes të rrugës.
Kalimtarët që po kalonin pranë vendngjarjes u shokuan nga skena, duke u munduar të qëndronin sa më larg situatës.
Në përpjekje për të qetësuar situatën, një burrë ka ndërhyrë mes të dyve, duke u munduar të ndalonte përplasjen fizike mes tyre.
Në momentin e largimit, gruaja i ka thënë sh*tësit se nuk i shkel më në dyqan. “T’i q* robt ku t’i kesh”,-përfundon sherri me largimin e saj.
Incidenti ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të cilët kanë parë sherrin që sipas tyre zgjati për disa minuta me tone të larta.
Qytetarët janë ndier të frikësuar nga një fenomen i pazakontë që ndodh çdo mëngjes në një nga xhamitë e vendit.
Çdo ditë, ata thonë se gjatë thirrjes së ezanit nga hoxha në vaktin e Sabahut, dëgjohen zëra të çuditshëm dhe të frikshëm që shqetësojnë besimtarët e pranishëm dhe banorët përreth.
Në një video të filmuar, mund të dëgjohen këto tinguj misteriozë, të cilët kanë shkaktuar frikë dhe kureshtje tek qytetarët. Zërat përshkruhen si të pazakontë dhe të lemeritshëm, ndërsa qytetarët ngrenë pyetje për natyrën dhe origjinën e tyre.
Deri më tani, nuk ka një shpjegim të qartë për këtë fenomen, dhe ata kërkojnë mendimin e publikut për të kuptuar nëse zërat mund të jenë produkte të natyrës apo diçka tjetër.