23/12/2024
Sot, kur po i hidhja nafte makinës, dëgjoj pak më tutje një vajzë rreth të 20-tave e cila po u kërkonte dy burrave që ta linin të qetë. Ishte errur disi dhe mesa duket ata po e shfrytëzonin këtë për të fshehur identitetin e tyre. Pa u menduar gjatë, iu afrova dhe i thashë: Zemër, si shkoi intervista e punës? Ajo më pa dhe u përgjigj: Mirë, do të të tregoj gjithçka sapo të mbërrijmë në shtëpi.
"Shyqyr", i thashë, "sa të paguaj dhe ikim". Në pak sekonda, dy burrat u zhdukën nga sytë këmbët. Ajo më tha: Nuk e ke idenë se çfarë bëre për mua, ju falenderoj pa masë! "Asgjë zonjë, ka lloj lloj njerëzish të rrezikshëm këto kohë. U përshëndetëm, gjithsesi u sigurova mirë që ata dy burrat të mos ishin më vërdallë para se të nisja makinën. Ndërkohë që largohesha, mendoja me vete: Shpresoj që një burrë të bëjë të njejtën gjë për time bijë një ditë!