DitepasDite

DitepasDite Një Zë i ri për një Shoqëri pa busull! "Ditë pas Dite" është vendi ku çdo mendim ndryshe apo ide merr "jetë".

Dëshira jonë është të krijojmë një model debati dhe informacioni për shoqërinë.

Protestë pastaj festë!
08/03/2022

Protestë pastaj festë!

DOM GJERGJ METASado të jetosh, jeta jote është gjithmonë e shkurtër.Si një hyrje e dalje nga njëra derë në tjetrën. Sado...
14/12/2021

DOM GJERGJ META

Sado të jetosh, jeta jote është gjithmonë e shkurtër.
Si një hyrje e dalje nga njëra derë në tjetrën.
Sado ta shtrydhësh jetën, nuk nxjerr më shumë se një gotë.
Mbushe pra atë gotë me dashuri, pije me ëndje, ndaje me gjithkënd e kështu mund të thuash se ke jetuar përnjimend.

E vërteta është që telekomanda është një gisht larg për të ndryshuar kanal. E vërteta është që televizonet bëjnë emision...
06/12/2021

E vërteta është që telekomanda është një gisht larg për të ndryshuar kanal. E vërteta është që televizonet bëjnë emisione të shkëlqyera pa skenare, ku tregojnë histori, fakte dhe të vërteta por askush nuk i ndjek. E vërteta e madhe është që emisione të tilla nuk ndikojnë fare në sjelljen tonë të përditshme as të të rinjve. Sjellja jonë kultivohet nga situatat që na ndodhin vetë ne, aty në shkollë, ku bëjmë si derra të egër dhe mësueses nuk i plas hiç se dhe një orë ka me ne. Në shtëpi ku secili mbyllet në dhomë të vetë ose takohem vetëm për sherre e urdhra aspak për biseda. Në shoqëri ku përçmojmë, flasim për thonjtë apo drogën dhe fare për librin që do të lexosh. Në punë, ku jemi skllevër modern, nuk bëjmë zë dhe kur na shtojnë drurin e na ulin rrogën ne punojmë më shumë. Në këto situata krijojmë shoqërinë dhe jo në emisione që bëhen për tu zbavitur. Sepse është dhe një fakt tjetër, që ne si shoqëri stresohemi me ndodhitë në këto show por edhe në filma apo seriale dhe nuk i shijojmë se fundja janë për të na zbavitur. E fundit si thoni ju, nga e hëna në të hënë emsione politike, covid, vrasje, apo dhe ndonjë humor dhe show?!

……..


Për ta mbyllur marrëzinë kolektive të urrejtjes. Në vendin tonë të parët që morën gurët ishin mëkatarët dhe piranjat e k...
05/12/2021

Për ta mbyllur marrëzinë kolektive të urrejtjes. Në vendin tonë të parët që morën gurët ishin mëkatarët dhe piranjat e klikimeve.
……..


Kush po i bën gjyqin policit? Ujqërit që hiqen si dele. Rasti në fjalë në video del shumë qartë, polici shtyn fare pak d...
06/11/2021

Kush po i bën gjyqin policit? Ujqërit që hiqen si dele. Rasti në fjalë në video del shumë qartë, polici shtyn fare pak dhe pa intensitet kameramanin që thyen shiritin e sigurisë. Ky i fundit rrëshket më shumë për shkak të terrenit aty dhe jo forcës së shtyrjes dhe për pasojë bie dhe gazetarja që shpërthen në fyerje. Atë shtyrje që i bën polici e kemi ngrënë të gjithë në protesta, në stadium e sherre dhe e dimë shumë mirë që nuk rrëzohesh apo dhunohesh si po trajtohet ngjarja. Gazetarët apo gjobaxhinjtë që u indinjuan për gazetaren dhe fareee për kameramanin, kurrë nuk kanë folur sa të keqtrajtuar, të keqpaguar, sa halle dhe sa vështirësi kanë policët në vendin tonë. Kurrë ose maksimumi mund të flitet vetëm njëherë dhe ajo rastësisht nga një tjetër debat. Këta gjobaxhinj po nuk panë përfitime dhe po nuk iu lëpinë partive politike nuk flasin kurrë për hallet e këtij populli. Dhe për më tepër përdorin fuqinë e medias për të vendosur shoqërinë kundër policë ve, mjekëve, gjyqtarëve e kujtdo që nuk paguan gjobën ose është i pambrojtur. Polici në këtë rast nuk ka pse kërkon falje, pa kërkuar në fillim kameramani që ka shkelur shiritin e sigurisë. Moskalimi i atij shiriti është një rregull dhe ne, çdo kush që jeton në Shqipëri duhet të respektojë rregullat. Për ta mbyllur, të nderuar gazetarë, mos u merrni me mizat, por me 💩që ka mbuluar këtë vend.


02/11/2021

Ndiq Big Brother Live

Jepi LIKE faqes 📌

Kosova shuplakë demokracie Albin Kurtit!Diferenca e votave në 6 muaj për partinë e Albin Kurtit është e madhe dhe duke p...
18/10/2021

Kosova shuplakë demokracie Albin Kurtit!

Diferenca e votave në 6 muaj për partinë e Albin Kurtit është e madhe dhe duke patur në vëmendje që është në qeverisje, ky fenomen i ndodhur me zgjedhjet lokale në do të bëhet rast studimor. Por pse Albin Kurti është në këtë pikë?

erdhi në pushtet me teza populiste dhe premtime stratosferike. Më tej qeverisjen e filloi me arrogancë, inate dhe aspak punë.

Kurti u mor më shumë me dhe inatet personale, doli jashtë premtimeve tê tij elektorale duke hyrë në bisedime me Serbinë, për inat të “Open Balkan” dhe disa pikë më shumë në zgjedhjet lokale i dha “lejen” Serbisë për të sjellë ushtrinë në kufi. Këto kapriço dhe të tjera gjatë bisedimeve me Serbinë kanë ulur imazhin e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Në punë e brendshme e djallos më keq. Pandemia e Covid-19 u shtri në të gjithë Kosovën dhe i gjithê vendi u paralizua, ekonomia e ngecur, pa asnjë plan zhvillimi dhe asnjë mendje për të qeverisur.

Të gjitha këto ndodhën në 6 muaj dhe populli i Kosovës sërish u tregua i zgjuar me votën e tij.

27/06/2021

Lamtumirë Arjan Sala, Heroi i vitit!Pas 59 orësh kërkime u gjet trupi i të riut Arjan Sala,i cili sakrifikoi jetën e tij...
27/03/2021

Lamtumirë Arjan Sala, Heroi i vitit!

Pas 59 orësh kërkime u gjet trupi i të riut Arjan Sala,i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar mbi 20 jetë të tjera, një veprim që rrallë njerëz do ta bënin. Sot Shqipëria ka një Hero dhe ai quhet Arjan Sala!

Punë të mbarë Kosovë! ✋🇽🇰
22/03/2021

Punë të mbarë Kosovë! ✋🇽🇰

Mbroni Vjosën, lumi i fundit i egër në Evropë.
22/03/2021

Mbroni Vjosën, lumi i fundit i egër në Evropë.

21/03/2021
Pa fjalë. Shoqëri që lakmon injorancën.
20/03/2021

Pa fjalë. Shoqëri që lakmon injorancën.

Nga Ben AndoniNëse realisht Shqipëria është në këtë cak humnere, atëherë jo thjesht Ilir Meta, por as Edi Rama, Lulzim B...
16/03/2021

Nga Ben Andoni

Nëse realisht Shqipëria është në këtë cak humnere, atëherë jo thjesht Ilir Meta, por as Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë më se çfarë t’i bëjnë. E nëse është kështu sërish, e keqja nuk është bërë për një ditë por mban kontributin e të gjithë juve politikanëve tanë, që tashmë fshiheni dhe na kujtoni popullin. Shqiptarët, vetë, e kanë një mundësi më 25 Prill dhe ajo është vota dhe deri më tani e kanë treguar se kanë ditur të votojnë, duke ndëshkuar me votë padrejtësinë dhe korrupsionin. Por një vend i NATO-s nuk rrëshqet aq hapur në Juntë sepse ka frena kudo dhe mbi kokë i rri vazhdimisht një gisht tregues.

Shpërndajeni në storie 🗣Ne jemi shumë por ende nuk jemi bashkë.
12/03/2021

Shpërndajeni në storie 🗣Ne jemi shumë por ende nuk jemi bashkë.


Dikur disa njerëz u vranë pse flisnin shqip e pse kishin Abetare. Sot disa njerëz gjuhën shqipe po e kthejnë gjuhë të dy...
08/03/2021

Dikur disa njerëz u vranë pse flisnin shqip e pse kishin Abetare. Sot disa njerëz gjuhën shqipe po e kthejnë gjuhë të dytë e të tretë, ashtu siç ishte dikur.



07/03/2021

Gëzuar festën e 7 Marsit!
Në video mësuesi nga Kumanova, Ramadan Osmani i cili iu mëson nxënësve të tij këngë patriotike. Shembull për të gjithë!

Njerëzit duhet të zgjohen! Shpërndaje✅
06/03/2021

Njerëzit duhet të zgjohen! Shpërndaje✅


Në 2 mars 1925 në Bari të Italisë vritet aktivisti i kauzës kombëtare, firmëtari i Deklaratës së Pavarësisë, patrioti i ...
02/03/2021

Në 2 mars 1925 në Bari të Italisë vritet aktivisti i kauzës kombëtare, firmëtari i Deklaratës së Pavarësisë, patrioti i madh i Shqipërisë Luigj Gurakuqi.

Një fakt interesant: Koncesionet siç dihet njiheshin dhe në atë kohë dhe fuqitë e mëdha duke përfituar nga brishtësia e vendit tonë, po rrëmbenin çdo gjë, pak a shumë si tani. Luigj Gurakuqi ka qenë një nga deputetët që kanë vendosur se konçesionet nuk do të jepeshin për një periudhë më të gjatë se 10-12 vite.

Foto në Tiranë 1920. Ky është një prej avionëve që bënte linjën ajrore mes qyteteve kryesore të Shqipërisë. Në atë kohë ...
28/02/2021

Foto në Tiranë 1920. Ky është një prej avionëve që bënte linjën ajrore mes qyteteve kryesore të Shqipërisë. Në atë kohë kishte linja ajrore që bënin lidhjen mes Tiranës, Vlorës, Korçës dhe Shkodrës. Sot nuk kemi as hekurudha.

27/02/2021
.
24/02/2021

.

Unë, hamalli i privilegjuar...Qejfi im më i madh, kur haja bukën thatë, por të ngrohtë.E urreja radhën, prandaj isha aty...
24/02/2021

Unë, hamalli i privilegjuar...
Qejfi im më i madh, kur haja bukën thatë, por të ngrohtë.
E urreja radhën, prandaj isha aty në shërbim të popullit dhe sh*tëses.
Shkarkoja makinën dhe merrja bukën i pari.
Bukën e filloja nga korja e mund t’i shkoja deri në gjysmë. Jo se nuk haja dot më tepër, por distanca e dyqanit me shtëpinë ishte e afërt.
Njëra nga sh*tëset e bukës ishte e afërmja e sime mëje. Më ka bërë namin kur mori vesh se bleva një bukë për një grua plakë nga zonat rurale.
Eh, sa kemi kaluar?!
Hajde t’i shpjegoj tim biri sot se çfarë do të thotë të mbaje radhë për gjithçka, për të mbajtur frymën gjallë.
Nga Haxhi Lika

Për shqiptarët çorapet.
24/02/2021

Për shqiptarët çorapet.


Më para e lëmë shtëpinë sesa ta rregullojmë atë apo jo?!
22/02/2021

Më para e lëmë shtëpinë sesa ta rregullojmë atë apo jo?!


17/02/2021

Perla e ditës!

Sikur s'kemi parë më demokraci që rrëzohen me grushte shteti e tanke në rrugë...                                        ...
17/02/2021

Sikur s'kemi parë më demokraci që rrëzohen me grushte shteti e tanke në rrugë...

Ndihmesit lajmerojne Gorbacovin, qe eshte nje grua tek dera e Kremlinit dhe nuk do te ike pa ju takuar.- Futeni brenda -...
17/02/2021

Ndihmesit lajmerojne Gorbacovin, qe eshte nje grua tek dera e Kremlinit dhe nuk do te ike pa ju takuar.

- Futeni brenda - ju thote Gorbacovi.

E fusin brenda ne zyre dhe ai e pyet:

- Per çfare keni ardhur gjyshe?

- Kam nje pyetje - i thote ajo - Komunizmin e ka shpikur nje politikan apo nje shkencetar?

- Nje politikan - i pergjigjet Gorbacov.

- E dija une - i thote ajo - sepse po te kishte qene nje shkencetar, do ta kishte provuar me pare tek minjte.

Ronald Reagan.

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:9 x 1 = 79 x 2 = 189 x 3 = 279 x 4 = 369 x 5 = 459 x 6 = 549 x 7 = 639 x ...
16/02/2021

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:
9 x 1 = 7
9 x 2 = 18
9 x 3 = 27
9 x 4 = 36
9 x 5 = 45
9 x 6 = 54
9 x 7 = 63
9 x 8 = 72
9 x 9 = 81
9 x 10 = 90
Pasi e shkroi, tabelën e shumëzimit të numrit 9, u kthye nga klasa dhe vuri re se të gjithë nxënësit po qeshnin, për gabimin që kishte bërë në veprimin e parë.
Mësuesi, iu drejtua nxënësve dhe iu tha:
"E shkrova veprimin e parë gabim, qëllimisht, sepse doja që ju të mësonit diçka të rëndësishme.
E bëra vetëm për t'ju treguar se si do t'ju trajtojë bota atje jashtë, kur të dilni në jetë. A e vutë re, se unë shkrova nëntë veprime të sakta, por askush nuk më tha se isha i zoti; të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm... Ky pra, është mësimi i sotëm: Askush nuk do t'ju vlerësojë për gjithë gjërat e mira që do të bëni, por do t'ju kritikojnë gjithmonë për një gabim të vetëm që do të bëni..."

Address

Tiranë, Shqipëria
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DitepasDite posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DitepasDite:

Videos

Share


Other Media/News Companies in Tirana

Show All