Orakujt e Tomorrit

Orakujt e Tomorrit Gazeta online “Orakujt e Tomorrit.al”, pronë editoriale e publicistit Zylyftar Hoxha

" E diela e Sefedin Çelës" në Orakujt e Tomorrit
12/01/2025

" E diela e Sefedin Çelës" në Orakujt e Tomorrit

Sefedin Çela Duhet të kem qenë rreth shtatë vjeç kur u mor vesh se isha mëngjarash. Jo se nuk kisha kuptuar se isha ndryshe nga të tjerët, por, mesa duket, diçka që s’thuhet nuk quhet! Loja e përditshme e djemve ishte loja me gracka. Të rriturit me gracka e leqe zinin mëllenja e thël...

11/01/2025

-Intervistë me poetin Xhevahir Spahiu- Zylyftar Hoxha Ka vite që, siç ka emrin, ai shkëlqen si një gur i çmuar në botën letrare shqiptare. Që në fillimet e tij, në vitet ’60, ai u shfaq si një zë potencial, befasues dhe tepër i veçantë, që me origjinalitetin e tij krijues ka tërh...

Memo - Histori
10/01/2025

Memo - Histori

Ky është napoloni flori me pamje në të dy anët. Shumë veta kanë dëgjuar për të, por të paktë janë ata që e kanë parë apo prekur me dorë. Në gjuhën popullore në Shqipëri quhej “gjeli”, “kaposhka”, “verdhushka” etj. Ka pasur vlerën e 20 frangave ari. Është emetuar n...

https://www.facebook.com/share/p/15ckMnxUyx/
09/01/2025

https://www.facebook.com/share/p/15ckMnxUyx/

Një foto e 84 viteve më parë. Spatharë, Skrapar, janar 1941. Ushtarë italianë gjatë luftimeve me ushtrinë greke

Nga ROLAND QAFOKU
Kjo është një fotografi që besohet se publikohet për herë të parë për publikun shqiptar. Është gjetur në Arkivin Qendor të Shtetit Italian dhe është pjesë e fondit LUCE. Mban datën janar 1941 dhe vendndodhja është në fshatin malor të Spatharës në Skrapar. Jemi 84 vjet më parë dhe në të dallohen qartë disa ushtarë italianë, një pjesë të future në një guvë dhe në një çadër dhe një pjesë duke ecur përmes një transheje dhe të zhytur dëborë. Nga trashësia e dëborës merret me mend se sa ftohtë duhet të ketë qenë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se vështirësitë e ushtrisë italiane për të përparuar drejt Greqisë kanë qënë të pakta, për të mos thënë të pamundura. Është një moment i fiksuar në celuloid që tregon shumë.
Në librin “Lufta e hidhur”, autori Giorgo Rizzo shkruan se përveç 38.382 të vrarëve në këtë luftë, ushtria italiane pati edhe të 12.368 të ngrirë në dëborë, por edhe 15 mijë të tjerë të zhdukur. E pra, numri i atyre që ngrinë në dëborë ishte tejet i madh, por akoma edhe më i madh ishte numri i atyre që nuk iu gjetën as eshtrat. Një pjesë e trupave u varrosën në atë mal me dëborë dhe nuk u gjetën kurrë, ndërsa një pjesë u bënë ushqim për egërsirat e atij pylli të dendur në atë kohë. Pak e dinë se deri në fund të viteve ‘80-të, në zonën e Vëndreshës dhe Spatharës në Skrapar, sa herë gërmohej për hapjen e tokave të reja, gjendeshin ende kufoma ushtarësh italianë apo material ushtarak. Jam i bindur se nëse sot ndërmerret një operacion i specializuar, do gjenden eshtra të tjerë të atyre që vdiqën nga i ftohti.
E vërteta tjetër është se shqiptarët nuk e mbështetën atë luftë. Ndonëse kryeministri Shefqet Vërlaci firmosi shpalljen e luftës me Greqinë, ushtarët shqiptarë të mobilizuar me dëshirë apo me detyrim në ushtri, nuk iu bashkuan ushtrisë italiane dhe nuk luftuan kundër grekërve. Nga dëshmitë që unë personalisht kam marrë nga disa banorë me moshë të madhe rezulton se popullsia e zonës së Skraparit, madje, ka mbështetur dhe strehuar ushtarët grekë në këtë luftë. U kanë dhënë ushqime dhe i kanë strehuar edhe në shtëpitë e tyre.
Ndërkaq, kjo fotografi është një provë e vogël e një lufte të madhe që nisi me arsyetimin që Italia ti kthente shtetit shqiptar Çamërinë që Greqia e kishte marrë padrejtësisht në 1913, por që pas dështimit, i shërbeu Greqisë si një arsye e madhe për marrjen edhe të një pjese tjetër territori. Një mufkë që jetoi edhe në mendjet e sëmura të shumë grekërve. Edhe sot Ligji i Luftës ndaj Shqipërisë vijon të jetë në fuqi dhe ky është absurditeti më i madh se si Greqia e hoqi ndaj Italisë, vendi që e sulmoi dhe e mban ende ndaj Shqipërisë, tokës nga ku e sulmoi Italia. Kjo fotografi tregon më shumë se sa firma e Shefqet Vërlacit.

Babai vinte ndonje per vizit, dhe im ate thoshte: po c'kemi naj llaf Azemi (per  azem hajdarin).e kam qejf, thoshte, se ...
08/01/2025

Babai

vinte ndonje per vizit, dhe im ate thoshte: po c'kemi naj llaf Azemi (per azem hajdarin).

e kam qejf, thoshte, se me kujton veten time kur isha i ri. se kish dale per sefte Azemi atehere. i thoshte mamase: me Azemne, me Salin, prit te mirat qe tot na vine, o Keze. bena, o bena nanj kafe, po te keputet nga gjonguli. edhe qeshte.

heren e fundit qe e takova me tha me ze te ulet: un votova per Saliun. si, si? e pyta un se s'm'u besu. ishim vetem fare ne dhome. po na u merziten o kta qe jane, thash pa te provojm nje here kta te rinjt. po mos ia thuaj njeriu, me tha. se i vinte zor.
ca do beje po t'ishe i ri, e pyeta. do ikja ne amerike, tha. po pse? po ta shihja nje here c'ben ai milet andej.

kishte pa shume ne jete. vdiq ne 94-en.

(Marrë nga faqja e F. B. e Shkëlqim Çelës, titulli është i "Orakujve...")

Histori - Traditë
07/01/2025

Histori - Traditë

Zylyftar Hoxha E shikoni këtë shtëpi, është një shtëpi karakteristike skraparase, shtëpia e Mehmet Myslimit në Helmës të Skraparit, një shtëpi e zakonshme në dukje, por me një histori të madhe që në atë kohë në këtë shtëpi janë vendosur fatet e Shqipërisë. 79 vjet më par....

Ndërron jetë
06/01/2025

Ndërron jetë

Meriban Mezini, nga Dobrenji i Skraparit, do të mbahet mënd si gruaja e parë në Skrapar, nga një zonë e thellë, siç ishte Tomorrica, të vihej në pozicione drejtuese dhe ta justifikonte besimin e dhënë me punë të përkushtuar. Në pesë vjet, 1969 – 1974, si kryetare e kooperativës b...

Përparim Hysi: Sojliu nga Skrapari - Libri"Visare të Skraparit" nga Viktor Bakillari                (ese)Nga Përparim Hy...
05/01/2025

Përparim Hysi: Sojliu nga Skrapari

- Libri"Visare të Skraparit" nga Viktor Bakillari

(ese)

Nga Përparim Hysi

Oswald Chambers thotë për librat: "Librat janë kloroform i bekuar i mendjes".
Dhe ka shumë të drejtë.

Sado jam i moshuar, por nuk ka ditë që mos lexoj. Sot këtë ese ia kushtoj një autori (nuk di sa e gjërë është gjeografia e njohjes për të, por mua më ka çuditur, me atë ngulmim aq skrupuloz që, dhe, po ta kishte detyrë shtëpie, nuk do kishte aq fuqi sa ta nxirrte në dritë dhe t'ua dhuronte lexuesëve me aq lehtësi, sa, po të vjedh një varg nga Noli, do thosha: "Dhe na i dhuroi me aq lehtësi" sa zë burri veshnë e tij".

Një punë e madhe hulumtuese në shumë fusha: në histori e gjeografi; në arkeologji; në tradita e zakone; në folklorin; në faunën dhe florën e krahinës; në statistikë; në demografinë dhe... jam i pazoti t'i numëroj të tëra. Dhe nëse shihni metaforën time për të: "Sojliun", nuk e kam futur në thonjëza, se, me të vërtetë është Sojli.

Këtë titull honorofik ai e meriton plotësisht. Qysh në kohën e tij, Epikuri ka thënë: "Nuk është natyra ajo që i ndanë sojlitë nga sojësëzit, por veprat e secilit."

***

Libri "Visare të Skraparit" të Viktor Bakillarit është një libër"tavoline" me rreth 700-faqe.

Në gjykimin tim, kjo punë kaq voluminoze e tij, tregon që, së pari: Viktor Bakillari, në burimin e dijes, pi ujë dhe nuk bën gargarë si shumë prej tyre, që dijet i fitojnë si "dy hunj e një purtekë", por çudia e këtij kaq punëtori në kërkim të"visareve" është në vullnetin prej titani të tij.

Kjo punë titanike e tij vihet re në referencat e shkrimet; në literaturën që ka shfletuar; në autorë të gjallë, por dhe nga ata që kanë lënë qoftë dhe një postulatë që do t'i vlente për librin e tij.

Tek i shfletoj faqet e këtij libri me kaq vlera për Skraparin, veçanërisht, por dhe për kombin, se ky libër, po nuk u pa me syrin e njerkës, siç ndodh rëndom nga "sojsëzët", ka vendin e merituar në Fondin e traditave dhe historisë dhe traditave në uaBibliotekën Kombëtare.

Libri fillon nga "njeriu i parë" tek "çifti i parë" dhe, mandej: statistikë, popullsia dhe ndarja administrative; objektet e kultit: Monumente të natyrës; në fushën e Mitilogjisë: fjalë e frazeologji të botës bimore në krahina të ndryshme të Skraparit; shprehje e tinguj nga fauna e Skraparit; fjalë të urta;përralla:gjë e gjëza (këto të ndara, si: në pjesët e trupit, puna dhe mjetet e punës; banesa, ushqimet, pijet, veshjet. Për mjetet kulturore dhe artistike; mjete të komunikimit e ndërlidhjes; mjete dhe për armët e luftës; për pemët e bimët; për kafshët e shpendët, për insektet, për fenomenet e natyrës; gjë e gjëza problemore.

Një kapitull më vete: mallkimet, vajet, urimet, fjalë dhe shprehje.

Kapitull tjetër janë këngët e baladat, të ndara: Këngë kurbeti; këngë elegjiake:këngë për dëshmorët; këngë djepi; këngë dashurie dhe këngë të tjera lirike. Këngë dasmash.

Një kapitull me vlerë, zë Epika historike dhe, së fundi, këngët e Pasçlirimit dhe deri në ditët tona.

Dinjiteti i këtij Sojliu qëndron në modestinë dhe moskapërdisjes e made in sojsëzëve: Për çdo referencë, evidenton autorin apo autorët, të cilët, me prezencën e tyre, si fare pa kuptuar, gati bëhen "bashkëautorë" të këtij libri me vlera të mëdha.

Natyrshëm, unë nuk kam asnjë grimë fuqie për të bërë"anamnezën" e gjithë kësaj pune me vlerë të Viktor Bakillarit, por në gjykimin tim ky libër ka vlera akademike dhe, së pari Akademia të vlerësojë këtë punë titanike të tij.

Dhe sa për Skraparin që Viktor Bakillari e "ka lakuar në të gjitha rasat e Gjuhës Shqipe JUHËS duhet ta shpallë "Qytetar Nderi".

Me këtë libër, Viktor Bakillari apo Sojliu është jo vetëm një studiues, por dhe edukator.

Ky deduksion imi nuk është origjinal, por e kam marrë nga Ralw Waldo Emerson. Ky thotë: "Njeriu që gjërat e rënda, i bënë të lehta, është edukator".

A nuk ka vepruar kështu, Viktor Bakillari?

Tiranë, 26 dhjetor 2024

(Marrë për "Orakujt e Tomorrit" nga "Zemrashqiptare.net)

Histori - Traditë
05/01/2025

Histori - Traditë

Më poshtë, për të mos e lodhur lexuesin, për të kuptuar veprën, misionin dhe kauzën e bektashinjve, po mundohemi të japim fare shkurt diçka nga historiku i doktrinës së tyre në përgjithësi, ardhjen dhe përhapjen e kësaj doktrine fetare në Shqipëri si dhe disa nga normat më kryeso...

04/01/2025

Sipas defterit (osman) të regjistrimit të Përmetit dhe Korçës, i vitit 143, faqe 19 dhe 47 (përkthyer nga Vexhi Buharaja), botuar në vitin 2018, nga Akademia e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, mësojmë se: Fshati Potom (në tekstin origjinal thuhet: Pot - Hon) - i cili vare

Mihal Gjergji
03/01/2025

Mihal Gjergji

Mihal Gjergji Sapo mbarova analizën e shkurtër për fenomenin "Tufa" dhe "gjyqtarët" e vetëshpallur. E quaj fenomen sepse është një qasje ndaj lirisë së fjalës, jo thjesht ndaj intelektualit. E lashë disa ditë të ‘kullojë’. Më kujtohet gjyshja ime, ndjesë pastë. Sa të shijshme ...

02/01/2025

Sipas bisedës me ing. skraparlli, Hektor Bejko Nga Hajri Nuhu Zona e Porto-Romanos në Durrës është tashmë një nga qendrat e zhvillimit ekonomik të qytetit bregdetar. Kohë me parë një banor i zonës që punonte në ndërtimin e Portit të Ri fliste më fjalët më të mira për një inxhin...

Histori - Traditë
01/01/2025

Histori - Traditë

Luman Caka Të moshuarit dhe fshatrat pranë e mbajnë mend Zeqirin si mësuesin e parë të këtij fshati gjatë kohës së regjimit të Zogut. Ky njeri arsimdashës, mik i librit dhe përparimtar, nën ndikimin e ideve të rilindësve dhe kurbetllinjve, hapi në fshat të parën shkollë shqipe, m...

In Memoriam
31/12/2024

In Memoriam

Ai u nda nga kjo jetë më 31 dhjetor, në natën e festës, pa prishur gëzimin miqve e shokëve, “zgjodhi” këtë ditë për të na kujtuar se festa nuk ka kuptim pa dollinë e sakrificave dhe atyre që nuk kursyen asgjë për një botë më mirë dhe më të qeshur, natyrisht. Naim Zoto Plot ...

Orakujt e Tomorrit: Urim i veçantë për Skraparllinjtë kudo që ndodhen!  Me anë të kësaj “kartoline” të thjeshtë: uroj të...
30/12/2024

Orakujt e Tomorrit:
Urim i veçantë për Skraparllinjtë kudo që ndodhen!



Me anë të kësaj “kartoline” të thjeshtë: uroj të gjithë Skraparllinjtë, të njohur dhe të panjohur, të vegjël e të mëdhenj, të sëmurë e të shëndetshëm, të dështuar dhe të suksesshëm, të gënjyer dhe të zhgënyer, “Gëzuar 2025!…



Qëndroni siç keni qëndruar kurdoherë, që në kohë të mëparëshme, të mira ose të këqia, që gjithmonë e keni treguar veten.



Ju e dini se ka patur njerëz që janë munduar të spekulojnë dhe ta përdorin për interesat e veta, thellësisht personale, emrin e Tuaj të mirë, një emër Historik, të vënë me sakrifica të jashtëzakonshme në shekuj, civilizimin Tuaj shekullor të admirueshëm, po të kesh parasysh atë pozicion gjeografik dhe atë fat historik të pakrahasueshëm të asaj krahine, me asnjë krahinë tjetër të Shqipërisë…

Por Ju keni qëndruar ata që jeni dhe ashtu siç jeni (them për shumicën, jo ata që ndahen nga tufa dhe që dihen ku përfundojnë…)!



Ndihuni mirë, ndihuni krenarë, sepse, edhe tani, në këtë kohë të turbullt, shumica Juaj nuk e kanë humbur orientimin, ngeleni ata skraparllinj të “Skraparit të parë”, të vërtetët, bijtë e Etërve të Tyre!…


Urime dhe suksese në jetë, kokë më kokë, gjithësecilit, të vegjël edhe të mëdhenj!


Zëri Juaj i përditshëm:

Orakujt e Tomorrit!

Edison Ypi: A T D H J E U Atdhjeu im është një vend banorët e të cilit, bashkatdhjetarët e mi, mburren me;Besën që nuk e...
29/12/2024

Edison Ypi: A T D H J E U

Atdhjeu im është një vend banorët e të cilit, bashkatdhjetarët e mi, mburren me;
Besën që nuk e mbajnë.
Trimërinë që u mungon.
Punët që nuk i kryejnë.
Luftat që nuk i bëjnë.
Historinë që nuk e njohin.
Artin që s'ja kanë haberin.
Lavdinë që nuk e meritojnë.
Atdhjeu im është vendi ku të gjithë dhe gjatë gjithë kohës largohen pafundësisht nga faktet, nga realiteti, dhe konkluzionet i nxjerrin dhe vendimet i marrin duke u bazuar vetëm te abrakadabrat, supozimet, pandehmat, ëndërrat, kllapitë, halucinacionet.
Në Atdhjeun tim, ku këndon bilbili, të deh parëvera, të rrënqeth vjeshta, të dalldis Prilli, të sëmur muzgu, atdhjetarët e mi qef të madh kanë ta kultivojnë fshehtas dhe ta trafikojnë rrezikshëm, si dhe ta tymosin nga pak, atë frutin që të bën të ëndërrosh, për shkak të të cilit shpesh përfundojnë në burg, ose në fund të detit, ku presin miliona vite brenda një guacke derisa të shndrrohen në smerald.
Atdhjeu im është një gojë si shpellë brenda së cilës dikush dikur hodhi një patate të nxehtë që nuk kafshohet as nuk gëlltitet, vetëm rrotullohet nëpër gojë shoqëruar me britma të çartuna për braktisje të Atdhjeut tim drejt atdhjeut të një tjetri ku gjithmonë gjen belanë, por gjithmonë është vonë.
Atdhjeu im është një pusetë e zbuluar që kapakun ja kanë sh*tur për skrap, brenda të cilës flitet e bërtitet pa u ndalur për pritshmëritë më të çmendura, shpresat më idiote, deliret më të grisura, veset më të ndyra.
Atdhjeu im është një orë muri me numura pa akrepa, me një qyqe budallaqe që del e bën ku-ku sa herë që ndonjë gjel këndon ose ndonjë qen leh.
Atdhjeu im do bëhet së afërmi vend pelegrinazhi ku atdhjerët e botës do marrin në atdhjeun tim përvojat e pasurimit pa punuar, diturisë pa e mësuar, dashurisë pa e ndjerë. Paret që do fitohen nuk do numurohen as nuk do peshohen me dëngje si doiç markat e naftës së embargos kur Kosova digjej dhe Sudja krihej. Do mblidhen me fshesë. Do hidhen në thasë. Nga thasët drejt e në Qipro a në ishujt Solomon, a në ndonjë parajsë tjetër këndej rrotull Atdhjeut tim, ku nëse je servil bëhesh i pasur, nëse je hajdut bëhesh oligark, nëse je cop mishi bëhesh rrot sallami.

In Memoriam
29/12/2024

In Memoriam

Lavdimir Myslimi Vështirë të shkruash për shokun e fëmijërisë, të rinisë, për një mik. Qyteti ynë ka qënë i vogël dhe ishte vlerë respekti ndaj njëri – tjetrit. Ishte një lidhje që sot na mungon. Ashtu si na mungojnë njerëz që kishin vlera,që lanë emër të mirë. Dhe kur a...

K A R T O L I N A
27/12/2024

K A R T O L I N A

Të dashur anëtarë të Shoqatës sonë, Me rastin e festive të fundvitit dhe fillimit të Vitit të Ri, dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta juve dhe familjeve tuaja. Ky vit që po lëmë pas ka qenë një periudhë e rëndësishme për Shoqatën tonë, plot aktivitete dhe angazhim...

Address

Rruga Sali Butka
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Orakujt e Tomorrit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Orakujt e Tomorrit:

Share

Laboratori Alta-Lab

Ne kujdesemi per ju !

Laboratori Alta-Lab ofron cilesi ne kryerjen e analizave. Me nje eksperience shume vjecare dhe nje staf te kualifikuar kujdesemi per shendetin tuaj. Ju do te merrni rezultatet e analizave ne nje kohe fare te shkurter dhe konsulta per pergjigjet e analizave tuaja. Mos nguroni te na kontaktoni. Visitoni faqen tone te internetit per te pare dhe llojet e analizave qe kryejme ne laboratorin tone. Laboratori gjendet ne Durres prane spitalit.