Aksident i Rëndë në dalje të Lezhës pranë karburant Marnikollaj: Përplasen 10 Makina
Portieri i Egnatias, pasi festoi me skuadrën, mori me vete në fushë dhe të fejuarën e tij Razena.
Ndërsa ekipi po bënte foto, ai u gjunjëzua mes lojtarëve dhe i propozoi të fejuarës për martesë, mes brohoritjeve të të gjithë stadiumit, duke marrë një “PO” të madhe
Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e saj me një shishe uji. Debati në kuvend nisi për shkak të çështjes për “agjentët e huaj”, e cila ka shkaktuar polemika në vend.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale duket deputetja e cila godet në kokë kolegun e saj me shishen e ujit, mendohet se është shishe plastike. Ndërkohë ky i fundit i bërtet dhe i drejton gishtin. Kohët e fundit në Gjeorgji kanë shpërthyer protesta dhe tubime lidhur me “agjentët e huaj”.
Lexo artikullin e plotë në linkun në bio të @tibo.news
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Lulzim Basha thotë se kemi përpara dy ditë shumë të rëndësishme, të hënën dhe të martën e kësaj jave.
Kryedemokrati ka treguar se ndodhet në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës, ku nesër pritet të votohet propozimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, por edhe propozimi i tij për konfiskimin e aseteve ruse për t’i vënë në shërbim të rindërtimit të Ukrainës.
Mesazhi i Luzim Bashës:
‘Ju përshëndes nga Këshilli i Europës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, që do të vendos këtë javë për anëtarësimin e Kosovës, dy ditë historike sot dhe nesër. Sot do të diskutojmë në komitetet parlamentare dhe në grupet politike dhe nesër me votë 46 vende, delegacionet e tyre parlamentare do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Njëkohësisht nesër, do të debatohet dhe votohet edhe propozimi im për konfiskimin e aseteve të Federatës ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Dy ditë shumë të rëndësishme në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës. Do t’ju mbaj të informuar edhe përmes mediave. Ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë drejtpërdrejtë nga Strasburgu’.
#tibonews #tibo #tibotv
Frika është rritur përsëri se konflikti midis Iranit dhe Izraelit në Lindjen e Mesme do të shënojë fazat fetale të Luftës së Tretë Botërore.
Më shumë se 300 raketa dhe dronë u lëshuan drejt Izraelit në atë që është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit në territorin e Izraelit – një shkëputje nga lufta ndërmjet dy armiqve kryesorë.
Avionët e RAF janë përdorur për të rrëzuar dronët, pjesë e hakmarrjes së Iranit ndaj djegies së konsullatës në Siri më 1 prill, në të cilën u vranë disa nga komandantët më të lartë të Iranit.
Sirenat e sulmit ajror vazhduan të dëgjoheshin gjatë natës në të gjithë Izraelin, duke përfshirë Tel Aviv dhe Jerusalemin Perëndimor.
Shpërthime u dëgjuan ndërsa mbrojtjet ajrore izraelite kapën predha, të ndihmuar nga forcat nga Britania e Madhe, Franca dhe SHBA.
#tibonews #tibotv #tibonews
Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Francë me një ftesë të Presidentit francez, Emmanuel Macron. Pritet që fokusi kryesor i takimit është mbështetja e Francës për negociatat për BE-në.
Gjithashtu pritet të flitet në aspektin e biznesit, pasi prezenca e investimeve franceze në Shqipëri ka patur një trend rritje, duke e tejkaluar shifrën e 500 milionë eurove. Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, ka bërë që në vendin tonë të vijnë 111 kompani me pronësi franceze.
Në vazhdën e këtij takimi, është parashikuar një takim pune me bizneset franceze, për të diskutuar mundësitë që Shqipëria ofron për investime. Takimi me presidentin Macron është planifikuar të zhvillohet rreth mesditës. Më pas do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendev, Francës dhe Shqipërisë.
Rama do të marrë pjesë edhe në mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri ku do jenë të pranishëm edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
Kryeministri Rama shoqërohet nga një pjesë e delegacionit qeveritar të cilët janë ministrat; Manastirliu, Kumbaro, Gonxhe, Pirdeni dhe Mazniku.
#tibonews #tibotv #tibo #tibonews
Opozita dhe Aleanca për Teatrin zhvilluan sërish një protestë para Bashkisë së Tiranës, teksa kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe arrestimin e tij, pasi disa drejtorë në bashki u arrestuan për abuzime me tenderat dhe përfitimet e milionave lekëve përmes kompanisë “5D”.
Sipas këshilltarëve bashkiakë të opozitës, Veliaj është pjesë e aferave në të cilën janë përfshirë disa prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
Protesta u shoqërua me momente tensionesh dhe përplasjesh mes protestuesve dhe policisë.
Mbështetësit e opozitës hodhën molotov e lëndë piroteknike në drejtim të Bashkisë, duke tentuar të hyjnë brenda në godinë.
Lidhur me protestën, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë i cili ka publikuar video ku shihet një polic teksa largon një molotov-bombë që mund të kishte çuar edhe në vdekjen e tij. Veliaj tha se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.
“Asllan Shyti shmangu djegien e kolegëve e të vetes! As e njoh, as më njeh. Shkoi në punë me kolegët e policisë jashtë, si kolegët e bashkisë brenda! Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin”.
#tibonews #tibotv #tibo #tibonews
Besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin këtë të mërkurë. Me këtë rast, kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu uroi besimtarët shqiptarë që t’i mbartin vlerat që kanë pasur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Pjesë nga Mesazhi:
Të dashur motra dhe vëllezër!
Ashtu si çdo gjë që ka një fillim dhe një fund, përveç Zotit, i Cili është i pafillim e i pafund, sakrificës tonë shpirtërore dhe fizike të këtij muaji të begatë i erdhi fundi.
Për një muaj kemi agjëruar me besimin dhe shpresën e fitimit të kënaqësisë së Zotit.
Zoti i gjithësisë qoftë i kënaqur me ne dhe na e pastë pranuar agjërimin, lutjet dhe të gjitha adhurimet gjatë këtij muaji të bekuar, të cilin po e përcjellim sot.
Nesër kemi festë, kemi Fitër Bajram!
Fitër Bajrami është festa e përmbylljes me sukses, me lejen e Zotit, të një rrugëtimi të përsosjes shpirtërore.
Bajrami është lumturia që ne ndiejmë me plotësimin e agjërimit të Ramazanit si dhe falenderimi ndaj Zotit për mirësitë që na ka begatuar.
Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe duke qenë i bindur në shpërblimin e Zotit, atij i falen të gjitha gjynahet e kaluara.”
#tibonews #tibotv #tibo #tibonews
Fondacioni Mary Ward Loreto nisi si një bashkëpunim mes Britanisë dhe Shqipërisë me misionin Kundër Trafikimit të Njerëzve.
Nuk kanë kaluar shumë vite qëkur u publikua dokumentari i dhimbshëm i Colm Flynn në vitin 2022 ku tregohej evërteta e hidhur e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.
Në të, Imelda Poole, flet për përpjekjet e saj të palodhura për të shpëtuar dhe rehabilituar të mbijetuarit e skllavërisë moderne.
Është shqetësues fakti që nëpër botë po rritet numri i trafikimit të qenieve njerëzore. Bazuar tek shifrat e Kombeve të Bashkuara besohet se rreth 40.3 milionë njerëz janë trafikuar nëpër botë, shifra që janë paraqitur në dokumentarin e 2022-sh*t.
Trafiqet ndodhin për arsye të shumta, për punë, martesë, fëmijë, organe, dhe marrëdhënie seksuale. Vetëm 1% thuhet të jenë shpëtuar. Dhe në dokumetar flitet për Shqipërinë, rastet e të cilave mund të detektohen pasi largohen nga shtëpitë e tyre.
Janë kryesisht vajza të reja të cilat bien pre dhe pasi njohin një djalë, mendojnë se kanë gjetur dashurinë dhe iu premtohet një martesë dhe një jetë më e mirë. Imelda tregon se janë kryesisht djem që projektojnë gjithçka, dhe mund të kalojnë vite me vajzat si të fejuar apo të dashur duke iu premtuar që të martohen dhe të ikin të jetojnë në një shtet tjetër si Italia, dhe në kushtet e një varfërie në shumë qytete shqiptare, duket si një zgjidhje ideale për to. Ata arijnë të fitojnë edhe besimin e familjes së vajzës për ta bërë gjithçka sa më të lehtë. ‘Për fat të keq kam pasur të bëj me viktima të trafikut të trajtuar si qen’. Fatkeqësisht, është një botë shumë e ftohtë atje tej’, tregon Imelda Poole, misioni i së cilës vijon ende.
#tibonews #tibotv #tibo #tibonews
Arnold dhe Artan Balla janë dy vëllezërit të cilët na bënë krenarë teksa i njohëm në America’s Got Talent dhe më pas me një performancë dinjitoze në Spanjë.
Dy vëllezërit shqiptarë tashmë kanë hedhur hapin e madh duke thyer një rekord Guinness. Ata kanë hyrë në librin historik për Kohen më të gjatë të qëndrimit me sy mbyllur dhe ne ekuilibër në një cilindër.
Në një postim në rrjetet sociale, dy vëllezërit kanë treguar emocionin mbi thyerjen e rekordit teksa performuan në Times Square të New York-ut.
“Sfidë e vështirë, por të vendosur për ta përballuar. Jemi shumë të lumtur për të njoftuar se kemi vendosur Rekordin Botëror Guinness për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur në një cilindër”.
Rekordi i i regjistruar nga vëllezërit Arnold dhe Artan Balla është 61.95 sekonda, realizuar më 3 Mars të këtij viti.
#tibonews #tibotv #tibo #tibonews
Sipas mediave ndërkombëtare anija kishte humbur energjinë pak para përplasjes dhe kishte lëshuar një telefonatë që sinjalizon fatkeqësi – por po lundronte shumë shpejt për të ndryshuar kursin.
Ura e Francis Scott Key në Baltimore u shemb në lumin Patapsco në orët e para të mëngjesit të së martës. Shkalla e plotë e dëmtimit ishte e dukshme pas agimit, gjë që tregoi disa pjesë të mbetura të urës mbi ujë.
Autoritetet amerikane thonë se temperatura e ujit ishte rreth 9°C në kohën e shembjes së urës. Asnjë nga ekuipazhi prej 22 personash, tërësisht indianë, nuk u lënduan.
Gjigandi i transportit Maersk konfirmoi se anija ishte marrë me qira nga ata dhe po transportonte ngarkesën e klientit të saj. Ai operohej nga kompania e anijeve charter Synergy Group.
Guvernatori Moore shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Maryland.
Presidenti i SHBA Joe Biden dha një konferencë shtypi më vonë gjatë ditës duke e quajtur shembjen “një aksident të tmerrshëm” dhe duke u zotuar për të rindërtuar urën. Presidenti Biden ka thënë se qeveria amerikane do të mbulojë të gjithë koston e rindërtimit të urës.
#tibonews #tibotv #tibo
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka publikuar në rrjetet sociale historinë e prokurores së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Dorina Bejko në kuadër të Muajit të Gruas.
Prokurorja shfaqet në video teksa tregon arsyen se pse e zgjodhi këtë profesion, duke theksuar se përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon që ligji të zbatohet.
Ambasada e SHBA thotë se ndihen krenarë të nxjerrin në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë.
Njoftimi i plotë i ambasadës:
“Zgjodha të bëhem prokuror sepse besoj se imazhi i një prokurori përfaqëson më së miri dikë që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.” – Dorina Bejko, prokurore e SPAK Për Muajin e Historisë së Gruas në Mars, ne jemi krenarë të nxjerrim në pah gra të jashtëzakonshme që po përmirësojnë botën tonë dhe po na frymëzojnë. Një prej tyre është Dorina Bejko, prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëgjoni historinë e Dorinës, si prokurore femër në Shqipëri”.
#tibonews #tibotv #tibo