Sprint.al

Sprint.al Faqja zyrtare në Facebook e Portalit informativ "Sprint.al"
(4)

LAJM I FUNDIT: Lirohet nga burgu Erzen Breçani.
16/07/2024

LAJM I FUNDIT: Lirohet nga burgu Erzen Breçani.

Sipas njoftimit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi,

Çmimet e larta/ Prenotime rekord të shqiptarëve në Greqi e Turqi Një vit më parë, qiraja ditore e apartamentit në Qeparo...
16/07/2024

Çmimet e larta/ Prenotime rekord të shqiptarëve në Greqi e Turqi

Një vit më parë, qiraja ditore e apartamentit në Qeparo ishte 120 euro, nga 90-100 euro që ajo e kishte marrë më parë, por gjithsesi zgjedhja e saj nuk ndryshoi. Kur kërkoi të rezervonte këtë vit, i njëjti apartament kushtonte 200 euro nata dhe shezllong nga 20 mije në 30 mijë.
Kurse në zonën më të mirë të Korfuzit të Greqisë është 100 euro/nata dhe normalisht që këtë vit do të shkoj aty”, thotë ajo.

Lajm i plote tek komenti pare 👇

15/07/2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Senatorin 39-vjeçar JD Vance nga Ohio si kandidatin e tij për zëvendëspresident në zgjedhjet

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme”/ PD kërkon zgjatjen e hetimit për ‘TIMS’
15/07/2024

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme”/ PD kërkon zgjatjen e hetimit për ‘TIMS’

Është mbajtur sot mbledhja e Komisionit hetimor në lidhje me të dhënat e “TIMS”, ku mor dëshmia e fundit e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit

“Ndërhyrje që të mos hetohet Xibraka”? Dumani i përgjigjet Bardhit: Nuk përcjell SMS me askënd.
15/07/2024

“Ndërhyrje që të mos hetohet Xibraka”? Dumani i përgjigjet Bardhit: Nuk përcjell SMS me askënd.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i bëri disa pyetje për kreun e SPAK, Altin Dumani. Bardhi tha se çfarë po bën SPAK për aferën e

E rëndë në Greqi, i riu shqiptar humb jetën pasi pësoi goditje nga i nxehti
15/07/2024

E rëndë në Greqi, i riu shqiptar humb jetën pasi pësoi goditje nga i nxehti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta. Sipas

🔴 Shezlonge bosh edhe para zyrës së Kryeminsitrit!Turistët nuk i sjell propaganda por investimet në infrastrukturë dhe m...
15/07/2024

🔴 Shezlonge bosh edhe para zyrës së Kryeminsitrit!

Turistët nuk i sjell propaganda por investimet në infrastrukturë dhe marketingu që ka në fokus thesaret e Shqipërisë dhe jo punën e qeverisë!

Mesa duket numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin është i ulët në raport me vitin e kaluar dhe shumë larg premtimve të kryemistrit për një vit të rekordeve për 2024.

Në plazhet e boshatisura normalisht ka ndikuar rritja e çmimeve, rritje më të cilën qytetarët shqiptarë përballën prej vitesh shtuar këtu edhe taksat e shumta tek hidrokarburet dhe tvsh e lartë për produktet e bazë.

Sipërmarrjet e hoteleri turizmit nuk operojnë në treg të veçantë, ndaj dhe çmimet janë në raport të zhdrejtë me mundësinë e turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

Për produktet bujqësore dhe blegtorale që shërbehet në restorantet tona, pronarët janë të detyruar të marrin produkte importi, pasi tregu vendas nuk I ka kapacitetet për ti furnizuar, teksa qeveria nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka hartuar asnjë strategji në këtë drejtim.

Investimet infrastrukture në qytetet turistike si Durrësi, Vlora dhe Saranda nuk kanë pasur prioritet turizmin por babëzinë, pasi në një qytet me thesare si Durrësi, nuk gjen një parkim nëntokësor ose parkim publik të madh. E njëjta panoramë është në Sarandë Vlorë, dhe Lezhë ku trafiku është kthyer në një makth për qytetarët dhe për vizitorët.

Edhe marketing në mediet kombëtare ka dështuar, pasi në vend që kryefjalë e lajmeve të jenë thesaret natyrës shqiptare është transformimi i turizmit në Shqipëri pas 2013.

Ndërkohë goditjen më të rëndë turizmit shqiptar ia dha mungesa e kujdesit vëllazëror për turizmin patriotik, çka bërë që turistët nga Kosova duke përfituar dhe nga liberalizimi i vizave, të zgjidhin vende të tjera për të kaluar pushimet.

De fakto jemi në kulmin e sezonit dhe shezlongjet bosh do përkthehen në më pak para për mijëra sipërmarrës të ndershëm dhe për familjet shqiptare të cilët investuan për të pritur milion turistët e premtuar nga qeveria.

Temperaturat e larta/ PD propozon shkurtim të orarit të punës, mbyllje të çerdheve dhe kopshteve
15/07/2024

Temperaturat e larta/ PD propozon shkurtim të orarit të punës, mbyllje të çerdheve dhe kopshteve

Teksa vendi po përballet me temperatura të larta, Partia Demokratike i ka bërë sot gjashtë propozime Qeverisë Rama për shkurtimin e orëve të punës. Dy

Jugu shtrenjtohet me 25-30% këtë vit, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë
15/07/2024

Jugu shtrenjtohet me 25-30% këtë vit, akomodimi shkon deri në 600 euro në natë

Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat

VIDEO/ Fredi Beleri lë ambientet e burgut të Fierit
15/07/2024

VIDEO/ Fredi Beleri lë ambientet e burgut të Fierit

Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e burgut të Fierit, pasi do të betohet nesër si eurodeputet i Parlamentit Europian në Francë. Siç shihet

14/07/2024

Autoritetet e sigurisë në SHBA kanë gjetur pajisje shpërthyese në makinën e 20-vjeçarit, i cili tentoi të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump.

🔴 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi zyrtarisht se ka miratuar leje shpërblyese 5 ditore për të dënuarin Alfred...
14/07/2024

🔴 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi zyrtarisht se ka miratuar leje shpërblyese 5 ditore për të dënuarin Alfred Beleri.

Sipas dokumentit të bërë publik Beleri do të lërë qelitë me datë 15 korrik ora 06.30 dhe duhet të rikthehet në burg me datë 20 korrik ora 20.00.

Gjatë kësaj kohe në dy adresat në Himarë dhe Strasburg duhet të mbajë kontakte me policinë.

Kreu Legalist, Shpëtim Axhami: Dënoj me forcë atentatin ndaj Presidentit Donald Tramp! 🇦🇱🇱🇷Me trishtim morëm lajmin tron...
14/07/2024

Kreu Legalist, Shpëtim Axhami: Dënoj me forcë atentatin ndaj Presidentit Donald Tramp! 🇦🇱🇱🇷

Me trishtim morëm lajmin tronditës në lidhje me atantatin e bërë në Pensilvani duke qëlluar dhe plagosur Presidentin e Amerikës Donald Tramp në një miting të Tij elektoral.

Një ngjarje e tillë tronditës për Amerikën dhe gjithë pjesën tjetër të Botës nuk duhej të ndodhte e të ndodhë në asnjë vend dhe asnjëherë, Bota ka nevojë për demokraci, siguri dhe paqe.

Duke i uruar shërim të shpejtë Presidentit Tramp, edhe njëherë dënojmë me forcë këtë akt kriminal.

Zoti e bekoftë Amerikën🇺🇸

🔵 Berisha: Atentat kundër Presidentit Donald Trump.✍ Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtëna...
14/07/2024

🔵 Berisha: Atentat kundër Presidentit Donald Trump.

✍ Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump.

Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit Trump në një takim elektoral ne Butler Pensilvania. Nga të shtenat Presidenti Trump u plagos, por është jashtë rreziku për jetën dhe një pjesmarrës në miting u vra dhe dy të tjerë janë të plagosur rëndë.

Atentator i identifikuar si Thomas Mattheu Crooks, 20 vjeç u asgjesua nga shërbimi sekret.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA.

Me këtë rast i shpreh Presidentit Trump dhe familjes së tij dhe Partisë Republikane, solidaritetin tim më të plotë dhe të Partisë Demokratike të Shqiperisë dhe lutem për shërim të shpjetë dhe të plotë të tij.

Uroj që kushdo që mund të jetë i implikuar në këtë akt të urryer terrorist të gjendet dhe marrë ndeshkimin më të rreptë ligjor.

14/07/2024

Është identifikuar edhe njeriu që qëlloi ndaj Donald Trump. Sipas Nju Jork Post, bëhet fjalë për 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks. I riu me origjinë nga

Qëllohet me armë Donald J. Trump gjatë fjalimit të tij në Pensilvani.Ndodhet jashtë rrezikut për jetën👇
14/07/2024

Qëllohet me armë Donald J. Trump gjatë fjalimit të tij në Pensilvani.

Ndodhet jashtë rrezikut për jetën👇

Skandal/ Çfarë hamë ne dhe çfarë po i bëjnë këtij populli? A keni dëgjuar ndonjëherë të ketë ndodhur ndonjë kontroll apo...
13/07/2024

Skandal/ Çfarë hamë ne dhe çfarë po i bëjnë këtij populli? A keni dëgjuar ndonjëherë të ketë ndodhur ndonjë kontroll apo marrë masa ndaj kësaj gjendje kan'ceroze?!

Mentor Kikia
👇
Autoritetet kroate bllokuan nje sasi specash prodhim shqiptar, pasi rezultoi me permbajtje te nje pesticidi me shume se norma e lejuar (nga 0,01 qe duhet, ne 0.04).

Kjo ekspozon disa probleme:

Se pari, rreziku per ne qe konsumojme produktet tona. Kush i kontrollon ato?

Askush! Thjesht speca, domate, kastraveca, shalqi, molle, pjeshke etj, vilen ne sera e fusha dhe perfundojne direkt ne treg. Pra nuk e dime se cfare hame.

Se dyti, kjo eshte nje anti-reklame e madhe per produktet tona. Bujqesia jone nuk promovohet duke bere fotografi per Facebook e Instagram neper sera, dhe as nga blogerat dhe show-gazetaret, qe provojne gjizen me gisht dhe thone qe eshte e mrekullueshme dhe BIO.

Ajo promovohet se pari duke krijuar standardet e sigurise, si per konsumatorin vendas ashtu dhe per tregjet e huaja.

Se treti, kesaj partie malli i ishin bere analizat ne Shqiperi nga eksportuesi dhe kishin rezultuar brenda parametrave.

Ndersa ne Kroaci dolen te pa pranueshme.

Cfare ka ndodhur?

Cfare sigurie kane laboratoret private ne Shqiperi qe certifikojne produktet ushqimore?

P***e analizat e kontrollit ushqimor nuk iu besohen institucioneve publike shkencore sic jane Universiteti Bujqesor apo Fakulteti i Shkencave te Natyres ne UT, qe disponojne laboratore bio-kimike, apo mund te investojne ne kete drejtim.

Jane shume me serioze e te besueshem keto institucione sesa kompanite private, per te cilat paraja vlen me shume se shkenca.

Per kete arsye, autoritetet vendase duhet te gjurmojne partine e mallit per te kuptuar se cfare ka ndodhur dhe pse ka ndodhur.

Cfare nuk shkoi ne laboratorin shqiptar dhe cfare ka ndodhur ne fermen ku u prodhuan keto produkte.

S’duhet te kaloje kjo me komentet-gjyqe popullore ndaj fermereve “mire t’u behet qe ua bllokojne, vete e kane fajin”. Tregu i pesticideve dhe produkteve te mjeksise veterinare eshte shume “fleksibel” per lejuar abuzimin, dhe ne fund e pesojme ne si konsumatore, e peson ekonomia jone.

🔹️ Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës. Do e padisim të hënën për m...
13/07/2024

🔹️ Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës. Do e padisim të hënën për mashtrim publik

🔵 E patë miq se si doli Olsi Xibraka pas seancës që kishte me Alfred Shehun.

Me Alfred Grecën.
E dini cili është Alfred Shehu? Është prokurori i pafytyrë që doli bashkë me Ardi Veliun, një të pafytyrë tjetër, dhe u tha shqiptarëve se në makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar për 15 kg kokainë në Londër, nuk kishte materiale elektorale për Taulant Ballën.

Dhe ky u shpërblye nga Taulant Balla në krah të Altin Dumanit, prokuror i Skrapit.

Ky dje, takoi Olsi Ramën.
Olsi Rama, Olsi Xibraka, ja ku po të njoftoj se ditën e hënë do të kesh dhe një padi të dytë për mashtrim publik përpara shqiptarëve.

Po, po, për mashtrim publik sepse u deklarove shqiptarëve dy javë më parë se makinën me targa AA653DM, të përdorur tmerrësisht nga kapot, mes tyre edhe ti vetë, të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Gentian Gjonaj, Besnik Dabulla, etj, e kam përdorur vetëm njëherë.
Kam shkuar një natë në Selanik, kam ndëjtë dy ditë dhe jam kthyer.

O gënjeshtar, mashtrues i shpërfytyruar publik, do përgjigjesh para ligjit dhe shqiptarëve.

Kufirin me makinën e drogës AA653DM, e ke kaluar në datën 6.6.2014 në ora 13.30.

2. Me datën 8.6.2014 në ora 15.45.
3. Me datën 11.7.2014 në ora 15.45.
4. Me datën 13.7.2014 në ora 18.06.
5. Olsi Kristaq Rama, se këto i ka kaluar si Olsi Rama, po tani me pasaportë amerikane, se ke bërë drogë atje në Boston ku ke qenë vagabond, Olsi Kristaq Rama me pasaportë amerikane, ke kaluar kufirin sipas TIMS me datë 8.8.2014 në orën 18.35. E ke kaluar përsëri në orën 8.8.2014 në orën 21.49.

Olsi, ke edhe kalime të tjera, po këto sa për sonte.

Për këto, ti do të shkosh, do denoncohesh për mashtrim të rremë nën betim.

Se je betuar dhe ke mashtruar.
Ndaj miqtë e mi, ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve dhe kjo shpresë nuk mund të shuhet kurrë.

Kjo shpresë do triumfojë.
Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

🔵 Komisioni i burgjeve nuk po arrin të vendos t’i japë apo jo leje Fredi Belerit që të shkojë të betohet si eurodeputet ...
13/07/2024

🔵 Komisioni i burgjeve nuk po arrin të vendos t’i japë apo jo leje Fredi Belerit që të shkojë të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Ky Komision është mbledhur për herë të dytë për ditën e sotme për të vendosur mbi kërkesën e Belerit për të udhëtuar drejt Strasburgut.

Mesa duket anëtarët e këtij Komisioni janë në pozita pak të vështira, pasi do të duhet të marin barën e një vendimi që do të tregojë qëndrim me dy standarte.

Kjo pasi Belerit iu refuzua kërkesa disa herë për t’u betuar si kryetar Bashkie në Himarë, ndërkoh në rastin e rradhës kur i duhet që të betohet si eurodeputet dhe me mandat të humbur si kryebashkiak, gjasat janë që t’i jepet leja.

Legjenda shfaqet vetëm të dielave dhe në piskun e vapës👇🔵 Humoristi legjendar, L*l Basha: Vendimi për vulën një goditje ...
13/07/2024

Legjenda shfaqet vetëm të dielave dhe në piskun e vapës👇

🔵 Humoristi legjendar, L*l Basha: Vendimi për vulën një goditje edhe ndaj SHBA, Britanisë së Madhe dhe BE. Nuk dorëzohemi përballë Katovicës 2

Në podcastin e rrradhës me Ermalin dhe Marsidin, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, L*lzim Basha, ka folur në lidhje me vendimin për vulën të cilën e quajti si goditje ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.

Basha gjithashtu Demokratët Euroatlantikë do të vazhdojnë betejën për alternativë ndryshe, pasi sipas tij, nuk mund të lëmë që në Shqipëri të implementohet Katovica numër 2.

Pjesë nga fjala e L*lzim Bashës:

Që akti i 11 qershorit është një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Britanisë së Madhe, ndaj Bashkimit Europian, kjo është e qartë dhe këtë e ka kuptuar edhe pa e artikuluar çdo shqiptarë. Është një goditje ndaj atyre që janë kujdesur që drejtësinë shqiptare ta fusin në një rrugë të interesave politike dhe të kthimit të interesave shqiptare, pra t’i shërbejnë ligjit që të mbrojnë qytetarët dhe është një goditje të politikës së tyre, të sanksioneve ndaj të korruptuarve. Megjithatë them që është herët për të nxjerr konkluzinone, sepse ky është një hap, një moment në një luftë të gjatë për ta kaluar Shqipërinë nga dritëhijet e tranzicionit, nga një vend ku sundojnë individët dhe jo ligji, ku sundojnë njerëz ku i trajtojnë bashkëqytetarët e tyre si kavie eksperimentale, në një vend prëndimor ku dinjiteti i të parit të vendit është i barabartë me dinjitetin e më të humburit të vendit. Që është ajo që dallon shoqëritë perëndimore, me shoqëri si kjo e jona hibride, me një këmbë në autokraci dhe një këmbë në demokraci. Kjo është një betejë të cilën jam i bindur që asnëj nga aleatët tanë strategjikë nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë, apo ta dorëzojnë shpejt. Kjo betejë do të vazhdojë dhe në këtë betejë padiskutim që ne si demokratë euroatlantikë, shohim rolin tonë, përgjegjësinë tonë. Sepse nuk mund të presim që këto probleme jetike për qytetarët tanë, të zgjidhen vetëm nga një ndërhyrje nga jashtë. Sigurisht duam, kemi nevojë që t’i kemi në krah aleatët strategjikë të Shqipërisë siç kanë qenë në momentet më kyçe për shqiptarët, për Shqipërinë jo në favor të një partie apo të një partie tjetër. Por në rrradhë të parë duhet të qëndrojmë fuqishëm në veçanti në momente të tilla që duken të errëta dhe të pashpresa për t’u përballur me planin ogurzi të kastës së vjetër që t’iu imponojnë shqiptarëve edhe 34 vite të tjera tranzicion. Unë e quaj Katovica 2. Nuk e di kush është më i riu apo më e reja prej jush, por kanë kaluar 34 vite, unë kam që 16 vjeç ku ka nisur kjo betejë për Shndërrimin e Shqipërisë nga një diktaturë në një shoqëri demokratike me orientim perëndimor. Disa gjëra janë arritur, por këto forca punojnë gjithmonë kundër arritjes së stacionit final. Jemi shumë afër stacionit final, na duhet të mobilizojmë të gjitha forcat pozitive të shoqërisë. Këta janë pakicë, duhet t’u tregojmë vendin që janë pakicë me të gjithë arsenalin e demokracisë. Kjo është sfida që kemi. Përndryshe 16 vjeçari i sotëm edhe pas 34 vitesh do të vazhdojë të bëjë hosana dy familjeve politikë dhe biologjike dhe kjo është e papranueshme. Kjo nuk duhet të ndodh, nuk mund të ndodh dhe sa më takon mua edhe demokratëve euroatlantikë, nuk do të ndodh.

🔵 Belind Këlliçi: Kam'ikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturua...
13/07/2024

🔵 Belind Këlliçi: Kam'ikazja me 3 mbiemra, pasi i dha dy javë kohë të arratisen e të zhdukin provat Grupit të Strukturuar Kriminal të inceneratorit, sot ka firmosur diskretitimin final të SPAK-ut! Deri më tani, nga Megaoperacioni i SPAK, asnjë i ndaluar!!!

Të gjithë me pushime, të gjithë duke vijuar pastrimin e parave brenda e jashtë vendit, ndërkohë pronari faktik i inceneratorit vijon promovimin e pyllit orbital!

Bravo kolegët, po thyejnë rekord botëror👏🏻

🔴 Lajm i fundit: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karaburun. Një skaf ka aksidentuar një pushes duke i dëmtuar të dy ke...
13/07/2024

🔴 Lajm i fundit: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karaburun.

Një skaf ka aksidentuar një pushes duke i dëmtuar të dy kembët.

I plagosuri pritet të trasportohet drejt Tiranës me helikopter.

🔹️ Njoftimi i policies:
Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli.

(Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi).
56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore.

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Pra, gjykata e 'pavarur" i jep lejë Belerit që, të shkojë në Bruksel dhe të marri mandatin në Parlamentin Europian, kurs...
13/07/2024

Pra, gjykata e 'pavarur" i jep lejë Belerit që, të shkojë në Bruksel dhe të marri mandatin në Parlamentin Europian, kurse nga ana tjetër nuk i jepej lejë tē shkonte në Himarë për të bërë betimin.

Faleminderit ndjekësve  më të rinj! 🤲🙏Urim Rexhepi, Mihal Zharkalli, Veiz Gjini, Nardi Leo, Limi Kaili, Adnan Ymeri, Mar...
12/07/2024

Faleminderit ndjekësve më të rinj! 🤲🙏

Urim Rexhepi, Mihal Zharkalli, Veiz Gjini, Nardi Leo, Limi Kaili, Adnan Ymeri, Marin Marku, Alexander Kellner, Avokat Eduart Karaci, Eduard Fizi, Kozma Dhaskali, Lavdi Damjani, Esmeralda Feimi Zejno, Vajdin Abazibra, Aurel Vladi, Jasmin Neziri, Shemsi Spata, Bajo Brahimi, Mario Pustina, Vila Analipsi, Denis Kukli, Vasilika Gjokoreci, RenAldo Aldo, Viktor Pepa, Avni Hoxha, Hilmi Tafa, Gurke Voda, Gandi Kalludra, Antonio Doda, Pllumb Ndreka, Ilir Hunci, Alketa Rryta, Nikola Elezovic, Aleksander Permeti, Luci Xheka, Arben Ibraimi, Albert Isufi, Moza Jakova, Elis Kodra, Ndriçim Veshi, Artan Nida Dini, Barie Osoja, Pepaj Florin, Artan Smokthinioti, Dilaver Kulli, Platin Cacellari, Edmond Kaleci, Ziyadin Huzeir, Idajet Sejdiu, Selman Memeti

12/07/2024

Armando Broja ishte dhe mbetet në qendër të merkatos, kjo pasi sulmuesi kuqezi nuk bën pjesë në planet e Chelsea-t, skuadër që na në pronësi kartonin e

🔹️ Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha🔵 Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të sh...
12/07/2024

🔹️ Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha

🔵 Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme.

Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit. Secilit prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare.

Morët përsipër të ngriheni mbi të gijtha vështirësitë që pa diskutim krijonte motin ditën e djeshme dhe këto ditë. Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi I Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori. Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin.

Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin. Për të çliruar shqipërinë nga ky pushtues I egër që po përzen shqiptarët çdo ditë nga shqipëria. Po I varfëron ata, po I vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po I poshtëron.

Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.

Të dashur miq, mesazhin I protëstës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje o drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës.

Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument I pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit ,mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e tiranës.

Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik I egër I votës dhe I vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull I civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.

Nga zemra falenderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare.

Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve.

Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri.

Faleminderit!

Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Abeshi
12/07/2024

Inceneratori i Tiranës/ Përfundojnë afatet e paraburgimit, lirohet Abeshi

Përfundojnë afatet e paraburgimit, Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi, ish-zyrtar i Ministrisë se Mjedisit. Abeshi

"Mos e beso po deshe"/ Ecuria e sezonit turistik, Vathi: Ka më shumë turistë se sa viti i kaluarAnëtari i bordit të tur ...
12/07/2024

"Mos e beso po deshe"/ Ecuria e sezonit turistik, Vathi: Ka më shumë turistë se sa viti i kaluar

Anëtari i bordit të tur operatorëve, Besnik Vathi në një intervistë në Ora News u shpreh se jo të gjithë ata që hynë në kufi mund të cilësohen si turistë të huaj.

Vathi: Duke ardhur dhe duke shkuar më shumë drejt periudhës p*k të pushimeve siç është nga mesi i korrikut dhe deri nga fundi i gush*t ku këtij turizmi vendas i shtohet edhe turizmi i shqiptarëve besoj se do ketë më shumë trafik dhe më shumë lëvizje nëpër rrugët e Shqipërisë.

Jo të gjitha ata që hynë në kufi duhet dhe mund të cilësohen si turistë të huaj.

Nuk kemi pse të rrisim pritshmëritë tonë se do na rritet turizmi dhe do bëhet name ndërkohë që nga muaji në muaj është rritur edhe numri i atyre që janë vizitorë transit.

A ka ky vit më shumë turistë se sa viti i kaluar? Natyrshëm që ka.

Address

Rruga Ndre Mjeda
Tirana
1111

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sprint.al posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Sprint.al:

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Tirana

Show All

You may also like