Cover Media Albania

Cover Media Albania Video production, spot, documentary
(2)

TIRANA - stil rus!
07/03/2024

TIRANA - stil rus!

07/03/2024
SARANDA
02/03/2024

SARANDA

QE TA DINI:Kur nje popull eshte trim, nuk pyet per askend. Ndryshe çfare kuptimi ka trimnia!!!
24/02/2024

QE TA DINI:
Kur nje popull eshte trim, nuk pyet per askend. Ndryshe çfare kuptimi ka trimnia!!!

INDUSTRIA SHQIPTARE E VAJIT TË ULLIRITPas viti 1920 industria e vajit të ullirit ishte e dyta për nga të ardhurat që i s...
22/02/2024

INDUSTRIA SHQIPTARE E VAJIT TË ULLIRIT
Pas viti 1920 industria e vajit të ullirit ishte e dyta për nga të ardhurat që i sillte shtetit. Më 1921 Shqipëria ka eksportuar 1.310 ton ullinj me vlerë 352.000 fr.ar dhe 208 ton vaj ulliri me vlerë 354.000 fr.ar. E gjithë sasia pothuajse shkonte në Itali. Në vitin 1935 në vend janë raportuar se ishin 1.5 milion rrënjë ulliri. Deri më 1938 janë shtuar edhe 40 mijë rrënjë.
Për nxjerrjen e vajit të ullirit në vend kishte disa fabrika dhe punishte që gjendeshin në Vlorë, Himarë, Fier, Berat, Elbasan, Peqin, Kavajë, Durrës e Krujë. Në vitet e Mbretërisë fabrikat më të mëdha kanë qenë: Vëllezërit Nosi në Elbasan e ngritur më 1927, fabrika e Andon Beçës dhe Shefqet Vërlacit e ngritur më 1930 në Elbasan. Aksionere në atë fabrikë ishte edhe një kompani franceze. Në Vlorë ishte edhe fabrika më e madhe e vendit, ajo e Pandeli Bezhanit. Fabrika të tjera në Vlorë ishin: Perikli Papa e vëllezër, Qazim Hamdi e vëllezër, Qerim Gurabardhi e vëllezër, Hasan Sharra, Ali Gorishti dhe Fadil Ahmet Rrapushi. Fabrika të tjera në vend ishin: Vëllezërit Gripshi në Peqin, Vëllezërit Kazazi në Durrës, Kozma Nito në Fier dhe Idriz Bylo po në Fier. Pas viteve 1930 në rrjetin e fabrikave u përfshinë edhe 3 kompani italiane.
Më 1965 sipas statistikave të kohës në vend kishte 2.4 milion rrënjë ulliri. Më 1985 raportoheshin 5.5 milion rrënjë ndërsa prodhimi i ullirit 8 mijë ton. Nuk ka të dhëna për vajin e ullirit.
Në vitin 2022 Shqipëria raportohet se ka 10.9 milion rrënjë ulliri nga të cilët 9.1 milion rrënjë në prodhim. Prodhimi vjetor ullinjve në 2022 ishte 158 mijë ton, i vajit të ullirit 26 mijë ton.

RRUGËT E URAT Pas vitit 1920, në kohën kur në botë revolucioni teknologjik po arrinte kulmin, Shqipëria ende ishte larg ...
19/02/2024

RRUGËT E URAT
Pas vitit 1920, në kohën kur në botë revolucioni teknologjik po arrinte kulmin, Shqipëria ende ishte larg të qenit një ekonomi në kuptimin e plotë të fjalës. Arsyeja ishte e thjeshtë, vendi nuk kishte pothuaj fare infrastrukturë. Profesori Albert Kalme vërente se sistemi rrugor i vendit ishte një pengesë që e tejkalonte tiparin infrastrukturor. ‘Në pikpamjen politike, Shqipëria mund të quhet një shtet, por ekonomikisht ai është ende larg të qenit një njësi; ajo është një koleksion pa lidhje i zonave ekonomike dhe tregjeve lokale’, shkruante Kalme në shtator 1922. Atë kohë Shqipëria kishte vetëm 500 km rrugë të pashtruara. E vetjma rrugë funksionale në veri ishte ajo Shkodër-Lezhë. I gjithë vendi më 1922 lidhej vetëm me 360 ura.
Programi i mirëfilltë infrastrukturor i vendit, për hir të vërtetës i nisur që më 1916 nga austrohungarezët, nis realisht pas kredisë SVEA, që u mor nga italianët më 1926. Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugëve dhe urave brenda një dhejtëvjeçari krijuan mundësinë e lëvizjes së shpejtë të njerëzve dhe mallrave. Më 1936 vendi kishte 2674 ura. Në rrugët e vendit më 1938 qarkullonin mbi 2000 makina.
Në foto: Ura e Lezhës

KARTELI I PARË NË KAPITALIZMIN SHQIPTARViti 1921 mes shumë ngjarjeve të tjera duhet të mbahet mend edhe si pikënisja e i...
18/02/2024

KARTELI I PARË NË KAPITALIZMIN SHQIPTAR
Viti 1921 mes shumë ngjarjeve të tjera duhet të mbahet mend edhe si pikënisja e industrisë shqiptare të alkoolit. Me një përdorim të gjerë në jetën e përditshme alkooli prodhohet duke përdorur si lëndë të parë misrin, pataten, panxharin, frutat etj. Duke qenë se këto gjendeshin me shumicë në vend industrialistët e parë investuan në ndërtimin e fabrikave të alkoolit.
Fabrikën e parë e ndërtuan Vëllezërit Nikaj në Shkodër që më 1921. Aksionerë ishin edhe vëllezërit Sali Mehmeti si edhe Kol Pashkja, por ata më vonë u larguan.
Më 1923, Siri Bej Vlora ngre fabrikën e dytë në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ajo njihej me emrin Distileria Skanderbeg. Në mars 1929 fabrika u ble nga vëllezërit italianë Vincenzo e Roberto Alegro.
Fabrika më e madhe e alkoolit në vend ishte ajo e Shqoërisë Anonime Mërkur që u ngrit në prill 1926 në Korçë. Aksionerët e mëdhenj të saj ishin Pando Mulla dhe Llambi Mano.
Më 1927 u ngrit në Elbasan nga Ligor Nosi një tjetër fabrikë alkooli.
Një fabrikë e pestë është ngritur 10 vjet më vonë në Shkodër nga aksionerët Shkreli e Koliqi. Ajo e kishte kapacitetin 800 kg alkool ne 24 orë.
Sipas statistikave të kohës më 1930 nga 347.5 ton alkool 96 gradësh të prodhuar gjisthsej: 158 ton i prodhoi Shoqëria Mërkur, 53.5 ton Fabrika e Ligor Nosit në Elbasan, 62 ton Distileria Skënderbeg në Vlorë dhe 74 ton Fabrika e Vëllezërve Nikaj në Shkodër.
Më 23 shkurt 1930 katër fabrikat bashkohen dhe krijojnë kartelin e parë industrial në historinë e ekonomisë shqiptare. Karteli me qendër në Durrës, ndau kuotat e prodhimir dhe zonat e sh*tjes për secilën fabrikë. Karteli mbante llogari të detajuara për kostot e prodhimit mbi bazën e të cilave caktonte çmimet e sh*tjes. Ja vlen të shohim përllogaritjet e bëra në atë kohë.
Kostot e prodhimit për 100 kg alkool: 4 kv misër-80 franga ar, acide-3.5 franga ar, lëndë djegëse-15 franga ar, fuqi punëtore-19.5 franga ar, amortizim paisjesh 40-franga ar, transport-3 franga ar, fucitë-6 franga ar. Kostoja e prodhimit në fabrikë gjithsej - 167 franga ar. Në vijim:
Çmimi i sh*tjes 350 franga ar, kosto prodhimi 167 franga ar, tatimi 96 franga ar, fitimi bruto 87 franga ar, shpenzimet e sh*tjes 43.5 franga ar, fitimi neto 43.5 franga ar.
Në foto: Pamje e brendshme e Fabrikës së Alkoolit ‘Mërkur’ Korçë.

23/11/2018
Babagjyshi ne....burse!!!!
23/11/2018

Babagjyshi ne....burse!!!!

LURA
09/09/2018

LURA

08/09/2018

Address

Rr. Ali Visha, 69/3, Tirane
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cover Media Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Tirana

Show All