EKSKLUZIVE/ ZËRI siguron pamjet, Dritan Dajti i bashkë-prangosur me policin në varrimin e nënës‼️
ZËRI ka siguruar pamjet e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Dritan Dajti, i cili ka marrë pjesë sot në varrimin e nënës së tij të ndjerë. Nëna e Dajtit ndërroi jetë një ditë më parë dhe sot, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë, i ka dhënë lamtumirën.
ZËRI sjell për pamjet ku Dajti shihet me syze të zeza, veshur me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe i bashkë-prangosur me një nga efektivët që ka bërë të mundur shoqërimin e tij.
#zeri #zeriai #zerinews #zerialbania #dritandajti
Vëllai përdhunon motrën, dyshohet se është babai i fëmijës së saj‼️
Vëllai përdhunon motrën, dyshohet se është babai i fëmijës së saj‼️
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh, ku një i ri dyshohet se ka abuzuar seksualisht me motrën e tij. 36-vjeçari është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të motrës. Përpara autoriteteve, vajza ka rrëfyer se i vëllai ka abuzuar seksualisht me të dhe madje se ai është edhe babai i fëmijës së saj. Përveç analizave për të provuar nëse ka pasur apo jo abuzim seksual, do të bëhet edhe një test ADN-je për fëmijën e mitur.
#zeri #zeriai #zerinews #zerialbania #zerimedia
Vihen nën hetim punonjësit e firmës “Gjikuria”‼️
Vihen nën hetim punonjësit e firmës “Gjikuria”‼️
Policia e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me incidentin e shënuar dje në Dukat, ku punonjësit e firmës “Gjikuria” dhunuan një banor të zonës. Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe ka shkuar që të konfrontohet me ta. Por nga ana e punonjësve të firmës Gjikuria nuk ka marrë asnjë sqarim. Ata e kanë dhunuar fizikisht dhe pas denoncimit të bërë në Polici, ka nisur ndjekja penale për punonjësit e firmës. Gjoni ndodhet ende në spital.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #lajmeshqip #lajmifundit #gjikuria #dukat #petritgjoni
Pistoletën në kokë Ramës? Policia heton Adriana Kalanë‼️
Pistoletën në kokë Ramës? Policia heton Adriana Kalanë‼️
Policia e Shtetit ka nisur hetimet për avokaten Adriana Kalaja, e cila jo pak herë ka tërhequr vëmendjen përmes deklaratave të saj të forta. Një ditë më parë, ish-kandidatja për Bashkinë e Tiranës nga radhët e Partisë Demokratike, teksa ishte e pranishme në protestën e Opozitës përballë Bashkisë, tha se kryeministrit Edi Rama i kishte vënë pistoletën në kokë. Ajo i referohej një fotoje ku shfaqet duke bërë qitje në një poligon. Kjo deklaratë është bërë dhe shkak që policia të nisë hetimet ndaj Kalasë për kanosje për shkak të detyrës ndaj kryeministrit Edi Rama.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #lajmeshqip #lajmifundit #edirama #adrianakalaja
Arrestohet “El Mayo”, lideri i kartelit ‘Sinaloa’ dhe djali i “El Chapo”-s
Arrestohet “El Mayo”, lideri i kartelit ‘Sinaloa’ dhe djali i “El Chapo”-s
Ismael "El Mayo" Zambada, bosi meksikan i drogës, dhe bashkëthemelues i kartelit Sinaloa, është arrestuar në El Paso të Teksasit, pas një operacioni të befasishëm të DEA-s amerikane. Së bashku me të, raportohet se është arrestuar edhe djali i Joaquín "El Chapo" Guzmán, Joaquin Guzman Lopez. Kjo është hera e parë që "El Mayo" bie në duart e autoriteteve që prej kohës kur u shpall në kërkim shumë vite më parë, i listuar ndër 37 bosët e drogës më të kërkuar të Meksikës. Për "kokën e tij" kishte vendosur një shpërblim prej 15 milionë dollarë. Ai akuzohet nga SHBA për prodhimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të fentanilit, një drogë më e fortë se heroina, shkaktare e krizës së opioidëve në SHBA.
I lindur në Sinaloa, Meksikë, Zambada e ka nisur karrierën e tij ilegale në drogë që në adoleshencë, kur punonte ngushtë me kartelet Juárez dhe Carrillo, ndërkohë që mbante lidhje edhe me furnizuesit e kokainës nga Kolumbia.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #lajmeshqip #lajmifundit #ismaelzambada #elmayo #elchapo #tijuana #sinaloa
Dokumentari i ZËRI-t! “Vita Mania”‼️
Dokumentari i ZËRI-t! “Vita Mania”‼️
Një shërbim krejt i rremë ofrohet në farmacitë e Tiranës. Matja e vitaminave përmes një aparature të kontestuar nga komuniteti mjekësor kudo në botë, po bëhet rëndom në vendin tonë. Kush mban përgjegjësi për suplementet që sh*ten pa kriter?
Ndiqni investigimin e ZËRI!
Vita Mania, më 31 korrik, ora 18:30.
#zeri #zeriai #zerinews #zerialbamia #zerivideos #zerimedia #zeridokumentar #vitamania
Familja LALA/ Nga biznesi në politikë e fushën e krimit, dëshmia e të Luftar Reçit dhe përgjimet për ‘tërmetin’ e Dibrës‼️
Familja LALA/ Nga biznesi në politikë e fushën e krimit, dëshmia e të Luftar Reçit dhe përgjimet për ‘tërmetin’ e Dibrës‼️
Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal, pasi është vënë në pranga bashkë me nipin e demokratit Flamur Noka, Rexhep Noka. Dyshja u kapën në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në lokalin që ishte në administrim të vetë Ylard Lalës, i cili është pjesë e Gradës së Republikës.
Por kush është familja Lala, nga kryefamiljari biznesmen, vajza deputete dhe djali gardist
Ymer Lala, një biznesmen kontrovers i lidhur ngushtë me politikën e jo vetëm, na sjell në mendje një sërë episodesh e akuzash që kanë të bëjnë me sh*t-blerjen e votave dhe krimin e organizuar.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #zerialbania
1.6 milionë lekë për 100MB internet nga ONE‼️
1.6 milionë lekë për 100MB internet nga ONE‼️
Kompania telefonike One është kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për qytetarët, të cilat tarifohen me shuma të majme, kundrejt shërbimit që marrin. Gazetari Igli Çelmeta, ka publikuar rastin e një qytetari shqiptar, i cili ka udhëtuar drejt Egjiptit, por shuma që ai do të tarifohet për shërbimet është shokuese. Sipas mesazhit që i është dërguar qytetarit, një minutë bisedë telefonike, dalëse, i kushton atij 8 mijë lekë të vjetra, ndërsa për 100 MB internet, do të jetë i detyruar që të paguajë shumën marramendëse prej 1.6 milionë lekësh, pasi vetëm 1 MB kushton 1600 lekë të reja.
#one #kompaniaone #zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #zerialbania #lajmeshqip
Nënkomisioni që bashkoi maxhorancën me Opozitën‼️
Nënkomisioni që bashkoi maxhorancën me Opozitën‼️
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 90 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim ngritjen e nën Komisionit për Kontrollin e Sektorit Publik pranë Komisionit të Ekonomisë, duke bashkuar kështu demokratët dhe maxhorancën. Bëhet fjalë për një strukturë që do të ketë prioritet llogaridhënien e Kontrollit të Lartë të Shtetit në Kuvend. Ky nënkomision, do të përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës.
#kuvendi #kuvendishqiperise #maxhoranca #opozita #pd #ps
Arrestohen djali i Ymer Lalës dhe nipi i Flamur Nokës‼️
Arrestohen djali i Ymer Lalës dhe nipi i Flamur Nokës‼️
Ylard Lala, punonjës i Gardës së Republikës e njëkohësisht djali i biznesmenit Ymer Lala është vënë në pranga bashkë me nipin e deputetit democrat, Flamur Noka, Rexhep Noka, teksa luanin poker. Dyshja ndodheshin bashkë me nëntë persona të tjerë në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, shumë pranë numër 2 në Tiranë, ku dhe ishin organizuar lojëra fatit në kundërshtim me ligjin. Lokali rezulton se ka qenë në administrim të Ylard Lalës.
#ymerdlala #lojerafati #rexhepnoka #ymerlala #flamurnoka #zeri #zeriai #zerinews
Arrestohet i riu që kanosi ish-deputetin socialist‼️
Arrestohet i riu që kanosi ish-deputetin socialist‼️
Një 24-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kanosur ish-deputetin e Partisë Socialiste, Vladimir Kosta. I riu, i identifikuar si Selman Totraku, pretendonte se biznesmeni Kosta i kishte dëmtuar banesën dhe ndaj kërkonte dëmshpërblim duke i dërguar mesazhe shantazhuese në telefon.
#zeri #zeriai #zerinews #lajmeshqip #vladimirkosta #selmantotraku
Jugu reflekton! Çmimet ulen deri në 50%‼️
Jugu reflekton! Çmimet ulen deri në 50%‼️
Hotelet në jug të vendit kanë nisur uljet e çmimeve. Bizneset në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil janë vënë në lëvizje edhe pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se rritja e çmimeve do të kthehet në një boomerang për ekonominë vendase. Sipas Monitor, në Booking, një pjesë e madhe e hoteleve apo apartamenteve në Sarandë kanë ulur tarifat e tyre me 20-50 euro nata. Në Ksamil, uljet shkojnë deri në -50% ku për një natë që dikur paguaje 200 euro, tashmë paguan vetëm 100.
#zeri #zeriai #zerinews #lajmeshqip #pushimenejug #cmimetnejug
FSHF rinovon kontratën me Sylvinhon‼️
FSHF rinovon kontratën me Sylvinhon‼️
Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur ndryshe si Sylvinho, si edhe dy zëvendës-trajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior. Kontrata e re me trajnerin Sylvinho dhe dy asistentët e tij, Zabaleta dhe Dorival do të zgjasë deri në dhjetorin e vitit 2025 dhe menjëherë do të nisë puna për ndeshjet e UEFA Nations League dhe kualifikueset e Kupës së Botës. Synimi do të jetë një kualifikim historik në finalet e Kupës së Botës 2026.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #sylvinho
Fshihen 12 mijë postime të bandave shqiptare në rrjetet sociale‼️
Fshihen 12 mijë postime të bandave shqiptare në rrjetet sociale
"DailyMail" ka zbuluar në rrjet një tjetër grup shqiptar që merret me trafikimin e qytetarëve në Britaninë e Madhe. Sipas medias britanike, bandat shqiptare të kontrabandës po joshin emigrantët me postime në rrjetet sociale duke u premtuar udhëtime të sigurta. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e njohur si 'FBI e Britanisë', ka nisur një sulm kundër këtyre reklamave duke hequr mbi 12 mijë të tilla.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #emigrantetshqiptare
“Daku” donte të hapte shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza‼️
“Daku” donte të hapte shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza‼️
47-vjeçari Leonard Luzi, i njohur ndryshe si “Daku”, që u vu në pranga për atentatin ndaj Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, kishte mision të krijonte një shkollë vrasësish shqiptarë në Ibiza, plane që u rrëzuan në momentin që u arrestua. Daku ishte vendosur në Spanjë për të marrë pjesë në vrasjen e një “bosi” të një grupi rival të trafikut të drogës. Megjithatë, nuk bëhet me dije emri i shënjestrës që i ishte dhënë Dakut, aq më pak porositësi i vrasjes. Sipas informacioneve të marra nga agjentët që prej kohësh e kanë ndjekur aktivitetin e shqiptarit, roli i tij ishte kontakti i drejtpërdrejtë me “financierin e vrasjes”, e më pas të transmetonte urdhrat tek anëtarët e grupit që ai kishte nën kontroll. Por fokusi kryesor ishte tek rekrutimi i anëtarëve të rinj dhe caktimi i misioneve për secilin lidhur me mënyrën sesi do të kryenin vrasjet. Kështu, nëpërmjet komunikimeve të tij, ai u zbulua se ndodhej në Ibiza dhe u arrestua.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #leonardluzi
Herën e fundit u ankua për fotot, sot POZOI vetë siç donte/ Gazetarët komplimenta Alketa Peres: Dukesh bukur sot! 👀🤭
Herën e fundit u ankua për fotot, sot POZOI vetë siç donte/ Gazetarët komplimenta Alketa Peres: Dukesh bukur sot! 👀🤭
#zeriai #zerimedia
Etja për para dhe një "MEGAMIND" si boss droge...kush është Sebastian Marset
Etja për para dhe një "MEGAMIND" si boss droge...kush është Sebastian Marset‼
#zeriai #zerimedia
Kush është familja Elezaj, skandalet dhe konfliktet me armë‼️
Kush është familja Elezaj, skandalet dhe konfliktet me armë‼️
Familja Elezaj, pronarë të ujit “Lajthiza” janë bërë kryefjalë në media ditën e sotme, pasi një nga djemtë problematikë, Edison Elezaj, u është rikthyer telasheve të vjetra.
Edison Elezaj ishte i pranishëm në një festë që po zhvillohej në “Savoy Garden”, në një restorant luksoz pranë kompleksit Delijorgji në kryeqytet. Ai ka nxjerrë armën e llojit “TT” që mbante pa leje dhe ka qëlluar tre herë, duke lënë të plagosur tre anëtarë të së njëjtës familje, dy vëllezërit Pengili dhe motrën e tyre, Elona Pinari.
Të plagosurit janë dërguar në një spital privat në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Elezaj është shpallur në kërkim.
Mirëpo, fakti që policia ka dalë në përfundime pa pasur as autorin e ngjarjes dhe as armën me të cilën është kryer plagosja, tregon shumë për influencën e një familjeje biznesmenësh që nuk e ka për herë të parë përballjen me autoritetet.
#zeri #zeriai #zerinews #zerivideos #edisonelezaj #hajrielezaj #lajmeshqip #lajmifundit
‘250 euro nata’/ Qytetarët: Çmimet në jug, të kripura, s’ka as shërbim! Pushimet do i kaloj në ballkon. Shteti të marrë masa!