14/01/2023
Serbia u munduar te zhduk krejtsisht, te ka zhduk popullin me gjenocid disa her (.., 1880-së, 1912-së, 1998-së) dhe me ate te ka vjedhur dhe okupuar token autoktone shqiptare, te ka shtyp me terrorizm me shekuj, deri sot nuk ka kerkuar falje, nuk ka bër njohje te shtetit tende, nuk ka bër demshperblim per masakrat, gjenocidet, terrorzmin dhe demet ndaj popullit tende, vazhdimisht te perdor ty si mjet per interesat e saj, por prap ti i perdor produktet e saj, ja forcon ekonomine duke bler produkte te demshme dhe kancerogjene pa kontrolla te mjaftushme.. i ndihmon me paratë e tuaja qe kompanite serbe paguajn taksa ndaj shtetit te saj dhe shteti me ato paratë blen armët ruse, kineze, iraniane, paguajn agjentet, terroristet dhe ekstremistet ne veri, Presheve, Medvegje, Bujanoc dhe Pazarin e Ri dhe ta kercenon jeten prap, me ndihmen tende! Nese vazhdon kshtu dhe e mbeshtet ekonomine serbe, asgjë nuk do të ndryshojë dhe jeta nuk do të përmirësohet dhe ti do ti paguash edhe demshperblimet e saj me paratë e tuaja.
RKS-ja e ka per detyre ne rruge evropiane te siguroj nje ekonomi dhe nje fryme te lire, kjo eshte e rendesishme, gjithkush duhet te jet i lire te konsumoj si pas deshires se tij, por edhe RKS-ja ka detyre me ligje dhe rregulla te mbeshtese dhe të mbrojë konsumatorin nga produktet te demshme per shendet ose me deklarimin e prejardhjes e nje produkti nga nje shtet fashiste që të përbuz për shkak të origjinës tende. Por ti, te harrosh ose moskujdesesh qe vazhdon te kesh armik serbo-rus qe vazhdon te lufton masivisht dhe ne menyre agresive qe ti te perfundosh i izoluar dhe i mbyllur pa viza, i varur, qe askush mos te njeh ty, emrin, kufijte kombëtarë dhe historinë e vendit tende dhe te mos perparosh, qysh mundesh ta mbeshtese ket? Eshte e pakuptueshme!
Shfryzoje forcen tende! Askush nuk mund te ndalojë konsumatorin dhe një popull që nuk dëshiron diçka në veçanti. Nese ti nuk blen produkte serbe, as dyqanet dhe marketat nuk do te blejnë, sepse veq do te humbasin kur nuk ka konsumator qe do te ja blejnte per me ja vle ekonomisht. Bizneset do te gjejne shpejt produkte alternative edhe ma te mira nga shume shtete tjera ne evrope. Guxo dhe mos blej produkte serbe! Mos prisni që shteti apo dikush tjetër të bëjë diçka për ty, behu vet ndryshim! Ndryshimi fillon me ty dhe me veprimet tuaja!