01/09/2022
Ooo “njerëz” vërtet jeni kaq të pa ditur e injorant, që se kuptoni as qëllimin thelbësor të grevës?!
A vërtetë mendoni se ne kemi qëllim t’i dëmtojmë nxënësit?!!!!!!….
A nuk kemi edhe ne fëmi si juu?!!!
A keni harruar që kur kërkohej që të punohej pa pagesë, për hirë të atëdheut, ishin të vetmit mësimdhënësit që punuan pa pagesë, të tjerët i shikuan punët e veta!
Deri kur po u dashka vetëm ne të sakrifikohemi?!!!
Pse nuk dini ta drejtoni gishtin ndaj atyre që janë përgjegjës, por më lehët e keni t’na shani e fyeni neve?!
Skeni faj joo, se të tillët që na fyeni e denigroni në këtë mënyrë jeni mësuar ti shifni mësimdhënësit si “fukara e leckamana”, duke ecur këmbë në shi e borë e lloq, me një palë rroba 10 vite, duke mbajtur qese najlloni me duar për ti furnizuar familjet, ashtu si kanë mundur, sa për të mbetur gjallë🥲!
Kështu na dëshirojnë ende injorantët, se kanë dëshirë me na pa sa më të varfër, dhe për ndonjë festë me “nxirr” kuleten para mase e me i thënë mësuesit meri “msus” 20€ e shko blej “fmive diqka se gjyna”😡 kështu dëshirojnë të tillët me na poshtru dhe me na shkelë dinjitetin!
Disa që më shumë kanë qëndruar pas shkolle se në shkollë (klas) po na flasin e kritikojnë edhe për cilësi 🤔 hëë?!!!
E dimë ne më mirë se ju të gjithë që ka vendë për kritika e përmirsime sa të duash, dhe në atë rrugë jemi ju betohem, por kritikat duhet të jenë racionale e pa fyerje, pa ofendime për mësimdhënës, dhe duhet të jenë nga ekspertë të fushës.
Po na trajtoni si me qenë ne të ardhur nga ndonjë univers tjetër!
Bit e bijat e juaj-a bree jemi🤷🏻♂️, të mirë e të “kqi” prej të njejtit “brum” jemi, as nuk mundemi me qenë shumë më të mirë se ju, e as shumë më të “kqi”, si shumica e juve jemi edhe ne.
Po na krahasoni me Finlandë, Angli e Japoni për cilësi, është apsurde!!!
▪️As si kemi kushtet në shkollë
▪️As në shtëpi
▪️As si kemi pagat
▪️As si kemi prindërit si në Finlandë
▪️E As ne smundemi me qenë të tillë🤷🏻♂️
Për disa individ që vërtetë ndoshta nuk e meritojnë të punojnë në arsim, nuk e besoj që duhet të fyhen e poshtrohen deri në këtë masë të gjithë mësimdhënësit, dhe të futen të gjithë në një “thes”!
Popujt e civilizuar e ruajn integritetin e mësuesit pavarsisht rasteve të izoluara që ndodhin kudo në botë, sepse ata nuk përfaqsojnë shumicen.
Tek ne hapur shajnë e fyejn mësimdhënësit para fëmijëve të tyre, qoftë në shtëpi apo me komente nëpër rrjete sociale, e në anën tjetër presin që fëmiu i tyre të ketë suksese në mësime?!!!
Si mundë të ketë dashuri për shkollën e mësimet kur ai ka krijuar përceptimin negativ për mësuesit nga prindërit dhe të afërmit e tijë🤷🏻♂️?!!!
Kuptone qartë ne mësimdhënësit kemi dëshirë më shumë se të gjithë që mësimi të fillojë me kohë, JU BETOHEM ME ZEMER, por ne jemi duke kërkuar që të trajtohemi me dinjitet dhe të përmbushen kërkesat tona legjitime dhe minimaliste.
Paga prej 420 deri 490€ neto, aq sa marin tash për tash mësimdhënësit, 23 vite pas lufte është fyese, kaq ishte dashtë me i marë familjet me raste sociale.
Si mundë ta j*p maksimumin një mësimdhënës kur paga nuk i mjafton për ta mbajtur familjen me gjëra esenciale?!
Le ta ketë një mësimdhënës në Gjermani pagën më të vogël se shpenzimet mujore familjare dhe shifni se çfar cilësie do të ketë pastaj!
Parasëgjithash kërkojmë që të na ruani dinjitetin, sepse së pari i bëni nderë fëmijëve tuaj dhe të ardhmes!
Mos na shani, mos na fyeni, mos na përbuzni se nuk meritojmë pavarësisht gabimeve!
I mllefosur dhe i zhgënjyre por prap me respekt, ju falenderojë dhe ju kërkoj falje që e zgjata.
Shkruan Prof. F. Bekteshi, Gjimnazi “Eqrem Çabej” Vushtrri