Viciana Press

Viciana Press Portali informativ Vicianapress mirëmbahet nga kompania Vicianapress sh.p.k.

12/07/2023

Pergjimet e deputetes se Vetvendosjes znj.Kusari-Lila
Pjesa e II-të

12/07/2023

Pergjimet e deputetes se Vetvendosjes znj.Kusari-Lila

27/10/2022

Sundimi i ligjit, Miftaraj thotë se Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet

Detaje 👉 https://rb.gy/xl29kb

15/10/2022

STORIE SUKSESI NGA DIASPORA
Vushtrriasi Lutfi Lahu pronarë i restorant Medichi ne Kaiserslautern të Gjermanis tregon per punën dhe sukseset e tij. Njeri nga restorantet më të mira, me një shërbim dhe kuzhinë cilsore i cili frekuentohet nga nga te gjitha kategorite.
Lutfi Lahut i ishte per vizitë RTV Dugagjini që edhe paraqet storien më poshtë.

MËRGIMTARI E KEQPËRDOR PARKINGUN Një mërgimtarë sot në oborrin e shkollës së mesme profesionale "Bahri Haxha" parkon vet...
29/07/2022

MËRGIMTARI E KEQPËRDOR PARKINGUN

Një mërgimtarë sot në oborrin e shkollës së mesme profesionale "Bahri Haxha" parkon veturen e tij ne pjesën e gjelbruar që është e destinuar per nxënësit dhe stafin e kësaj shkolle.
Siq dihet me vendim të kryetarit të komunës z.Ferit Idrizi, haspirat publike janë lejuar per mërgimtarët ,përkatësisht diasporën duke ua letësuar parkimin e vetuarve të tyre, megjithatë kjo siq shihet në foto një mergimtar ka tejkaluar pjesen e parapar per parking dhe e ka vendosur veturën ne parkun e oborrit të shkollës , e cila hapsirë mirmbahet nga puntorët e shkollës!

13/07/2022

Shkruan prof.Bujar Lahu

Per qeverinë që po shkakton krizë duke mos bërë asgjë. Mosveprimet e juaja pe konsilidojn edhe me shumë krizën qe e kapluar Kosovën.
Nuk jeni duke shfrytëzuar asnjë mekanizëm shtetrorë per t'iu ndihmuar popullit të stërhjekur.
Janë disa skema qe mund t'i realizoni shumë lehtë dhe shpejt , qe do t'ua lehtësonte sadopak vuajtjet e qytetarve.

1. Lejimi i tërhjekjes së 25% te trustit.

2. Rritja e ndihmës sociale per 50% per te gjitha kategorit sociale ne 3 muajt e ardhshëm.

3. Krijimi i nje task force per kontrollimin e tregut ,brenda atoritetit rregullativ.

4.Subvencionimi me derivate per transportin publikë duke mos e lejuar ngritjen e çmimit të biletave.

5. Anulimin e vendimit te zyres se autoritetit rregullativ te energjis apo subvencionimin e 50% të shumës ne amvisëri.

6. Shtesa per te gjithë te punsuarit ne sektorin privatë deri 30% në bazë të pagës se tyre.

7. Shtesa per çdo familje qe ka mbi 3 fëmije nën moshën 12 vjeqare me nga 100 euro në muaj.

8. Shtesë nga 70-100 euro në pagën bazë për të punsuarit ne sektorin publikë.(Duke perjashtuar kompanit publike Postë,KEK,Trust,dhe kompanit tjera simotra)

9.Vendim per t'ua ndaluar shoqatave të naftarve,mullingjive dhe produkteve tjera ngritjen e çmimeve mbi tavanin e caktuar, si ndalimin e deklaratave te pamatura duke shkaktuar panikë,sepse nuk jemi ne luftë.

10.Hjekjen e akcizës per 5 muajt e ardhshëm
per derivate.

11. 200 euro per doktorët specialist perveq rrogës per t'iu treguar sadopak qe dikush mendon dhe friksohet per largimin e tyre.

12. Subvenciomin apo ndihma nga 40 apo 50 euro per te gjithë femijêt te moshes 1- 12 vjeq.

13. Lirimi nga tatimet per furrtarët duke tentuar të mbajm çmimet e bukës ne çmim te arsyeshëm.

14.Banka Qëndrore të pezulloj pagesat e kësteve te kredis per 5 muajt e ardhshëm

Te gjitha keto janë të realizueshme me buxhetin aktual.

12/04/2022

Kujtesa merrë shërbimet e Digitalb!

Kurti shkarkon kryetaren e  Presheves Ardita SinaniArdita Sinani ,tashmë ish kryetare e Preshevës, kishte menduar dhe is...
12/04/2022

Kurti shkarkon kryetaren e Presheves Ardita Sinani

Ardita Sinani ,tashmë ish kryetare e Preshevës, kishte menduar dhe ishte e bindur që kishte perkrahjen e Albin Kurtit. Ne faktë permes komunikimeve permes mediave Kurti i kishte derguar sinjale pozitive znj.Sinani. Mirëpo në anën tjetër Kurti gjatë gjithë kohës përmes emisarëve të tij kishte punuar me Shqiprim Arifin tani kryetarë i Preshevës dhe nje pjesë të antarëve të kuvendit komunal të Preshevës.
Kurti kështu e vendosi në kurthë znj.Sinani duke arritur qe loboj prapa shpinës së saj per të krijuar nje shumicë të mjaftueshme per shkarkimin e znj.Sinani. Madje edhe takimi i fundit i z.Kurti me Ardita Sinanin ishte qershia mbi tortë i një mashtrimi dhe hipokrizie qe kryeministri kishte bërë ndaj kryetares Sinani por edhe ndaj nje procesi dhe instutucioni larg kompetencave dhe interesave të tij. Në këtë formë Kryeministri hodhi posht vullnetin dhe sovranitetin e votës së Preshevarëve.

Shkruan : Bujar LahuThjesht për ta diturSqarim per dy gjëra,Trustin dhe Raportin e qeverìs me ngritjen e çmimeveP.S. Fla...
07/04/2022

Shkruan : Bujar Lahu

Thjesht për ta ditur

Sqarim per dy gjëra,Trustin dhe Raportin e qeverìs me ngritjen e çmimeve

P.S. Flasë në parim dhe nuk me intereson dhe nuk është aspak relevante kush qeverisë.

E Para për të gjithë ata qê nuk kanë njohuri tê mjafteshme për trustin dhe firgohen apo deklarojn se nuk do të marrin pensionë nese terheqin paret nga trusti.

Se pari trusti nuk ka të bêjë asgjë me pensionet e juaja , çdo pensionist kontributdhënës do ta merrë pensionin e tijê bazuar ne koficentin e caktuar me normat ligjore dhe trusti nuk ka asnjë impakt në këtë. Poashtu edhe ata pensionist jo kontribundhënës marrinë të ashtuquajtur pension të pleqëria ashtu siq e cakton qeveria.
Pra trusti është krumbullim i parave te juaja ne një llogari qe thuhet të jetë personale(por,në faktë nuk është sepse parat e juaja janë në dispozicion të menagjmentit te Trustit dhe mund t'i investoj kur dhe ku të donë).Parat e juaja në Trust nuk janë të tatuara derisa nuk fillon trusti të ua jepë në formë kësti, këtu fillon të tatohen parat e juaja dhe tatimi shkonë ne qeveri. Trustin apo parat nga trusti duhet apo mund ti merrni brenda 2 viteve , pra, Trusti ua ndan në formë këstesh per 24 muaj,pas kësaj periudhe nuk mund ti shfrytëzoni ato mjete e as nuk mund t'i leni aty. P.Sh. Nese keni 10.000 ju per 24 muaj do të merrni per cdo muaj 370 euro, dikun 1000 euro do të shkojnë ne arkên e shtetit. Pra edhe para edhe pas kësaj periudhe pensioni juaj është i ndarë dhe i pavarurë nga trusti. Ju do të merrni pensionin sipas rregullave,pozites,koficientit dhe akteve tjera ligjore. Pra edhe nese nuk keni paguae asnjëhere trust ,por ke paguar pjesen tënde dhe të punëdhënsit kontributet ,ti do marrësh normalisht pensionin si gjithë të tjerë.
Pra të dashur shqiptar trusti nuk ua rrezikon pensionet e juaja!

E dyta , rritja e çmimeve është e dëmshme per popullin por jo gjithmon për qeverinë , e sidomos jo për qeverinë aktuale.Pse,sepse kurr rriten çmimet normalisht qeveria duhet të reagoj me skemat e saja sociale duke subvencionuar grupe apo shtresa të ndryshme qe kanë vështirsi per te mbijetuar ,duke rritur pagat apo forma tjera të ndihmës shretrore.Perderisa shteti nuk e bënë kete te fundit,nuk humb,përkundrazi fiton ,çdo çmimë i rritur ,rritet akciza dhe tvsh ,ato shkojnë ne arkën e shtetit dhe bugjeti i shteti pasurohet duke u varfnue populli. Pra ,shteti duke mos shpenzuar fiton.Por nuk fiton vetëm shteti por edhe bankat të cilat janë adresa parë e popullit në një gjendje si kjo e sotit.A e dini qe parat në bank nuk tatohen,thjesht nese merrë kredi ti nuk paguan asgjë për shtetin,por, shumë për bankên.
Nê këtë formë permes shpenzimit të kredis tënde në mënyrë indirekte ti do paguash tatime,pra një situar Win -Win per bankat dhe qeverinë. Sot kemi një popullë qê nuk i mbijeton këtij ritmi të çmimeve dhe mbijeteses, një qeveri që po mbushë arkën e shtetit dhe banka qe po super përfitojn nga kjo gjendje.

Shëndet.

Pozita te lira pune!
18/01/2022

Pozita te lira pune!

Çlirimtari kthehet! viziton varrin e nënësIsh-kryetari i PDK-së ,ish-kryepalrmanetari, dhe themeluesi i UÇK Kadri Veseli...
10/01/2022

Çlirimtari kthehet! viziton varrin e nënës

Ish-kryetari i PDK-së ,ish-kryepalrmanetari, dhe themeluesi i UÇK Kadri Veseli thuhet se ka arritur sot në Kosovë.
Siç raportojnë disa media, thuhet se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, ku me të arritur në Kosovë fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.
Nuk dihet sa do të qëndroi,por dhomat e specializuara nuk duket qe janë duke treguar respekt për çlirimtarët edhe ne raste vdekjeje!

10/01/2022

Teatri i Qytetit të Vushtrris shfaqë Komedin "MAT"

Data :13.01.2022
Vendi : Shtëpia e Kultures Hasan Prishtina (Vushtrri)
Ora : 19:00

----------------------------------

MAT

Komedia “Mat” është një përballje argëtuese mes Vdekjes dhe Njeriut, i cili këtu paraqitet si filozof. Ngjarja nis në momentin kur filozofi provon ta varë veten dhe i shfaqet Vdekja. Por derisa filozofi e kishte me shaka, Vdekja e ka me gjithë mend. Dhe këtu nis përplasja mes jetës dhe vdekjes, me tensione dramatike, përleshje fizike dhe replika komike. Në fillim, filozofi është i dëshpëruar, pasi e ka braktisur e dashura, e cila pastaj ka bërë vetëvrasje, kur ka kuptuar që diskutimet publike në agorën e tij, filozofi i ka bërë sipas modelit të filozofit të lashtë grek, Diogjenit, i cili njihej për performancat shokuese në publik. Por, pastaj, filozofi i gjendur përballë vdekjes, si Kierkegaardi përballë ankthit nga e panjohura, kapet me thonj pas jetës dhe nuk pranon t’i dorëzohet vdekjes. Kur i dështojnë të gjithë argumentet filozofike, bashkë me sulmet e armatosura dhe fizike, ai provon mjetin e fundit: shahun. Dhe lojaj e shahut kthehet në lojë për jetë a vdekje…
Nga: Ag Apolloni
Regjia: Ben Apolloni
Luajnë: Brahim Basha & Blerina Veseli . Shfaqje nga Teatri i Qytetit Suharekë

Ja cfarë thuhet për Omicron!Bota po përballet me variantin Omicron, i cili ka gjeneruar një valë paniku globale: fillimi...
06/01/2022

Ja cfarë thuhet për Omicron!

Bota po përballet me variantin Omicron, i cili ka gjeneruar një valë paniku globale: fillimisht në tregje, të cilat u zhytën nga frika e një ringjalljeje jetike të emergjencës Covid, më pas midis shteteve dhe tani me kufizimet e udhëtimit.

Varianti Omicron u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të nëntorit. Omicron përmban 32 mutacione në proteinën Spike, dhe është shumë më ngjitës se variantet e tjera.

1) A shkakton varianti sëmundje më të lehtë?
Sipas të dhënave nga Anglia, të infektuarit me Omicron kanë 50% më pak gjasa që të shkaktojnë simptoma më të rënda dhe 70% më shumë gjasa të shtrohen në spital.

2) A zhvillojnë të njëjtat simptoma të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit?
Sipas të dhënave nga i njëjti raport, personat që kanë marrë 3 doza kanë 80% më pak gjasa të shtrohen në spital në krahasim me personat që nuk janë vaksinuar. Në një tjetër studim, personat që kanë marrë 3 doza kanë 68% më pak gjasa të zhvillojnë simptoma të rënda.
3) Pse varanti Omicron shkakton simptoma më të lehta?
Sipas studiuesve në Hong Kong Omicron nuk prek mushkrit por rrugët e sipërme të frymëmarrjes, prandaj infektueshmëria e tij është e reduktuar dhe nuk shkakton simptoma më të rënda në krahasim me variantet e tjera.
4) A janë antitrupat monoklonal efektivë kundër Omicron?
Kur një virus pëson mutacione është e vështirë që të ketë trajtime efektive për ta parandaluar dhe diçka e tillë është vërtetuar dhe nga studimet e mëparshme. Vetëm sotrovimab ka treguar rezultate efektive, por nevojiten më shumë se 4 doza.
5) A janë barnat e reja antivirale (Molnupiravir, nirmatrelvir) tashmë në përdorim (remdesivir) efektiv kundër mikronit?
Studimet laboratorike kanë treguar se antiviralët më të rinj dhe të vjetër janë efektivë kundër variantit të ri. Por antiviralët më të rinj duhet të testohen në kushte reale dhe të tregojnë efektivitetin e tyre në një mjedis provash klinike “sterile” dhe rreptësisht të kontrolluara.
Pra ekspertët duhet të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre.
6) A do të shënojë Omicron fundin e pandemisë?
Çfarë do të thotë fund? Nëse fundi nënkupton zhdukjen e virusit dhe rikthimin në normalitet, atëherë do të na duhet të presim gjatë. Nëse fundi nënkupton që virusi do të bëhet endemik, simptoma më të lehta, reduktimin e të shtruarve në spital, atëherë Omicron është ndoshta fillimi.

Në Austri miratohet ligji per vdekje të aistuar!Ky ligjë i cili ka hyrë në fuqi u mundëson te gjithë të smuarve në gjend...
02/01/2022

Në Austri miratohet ligji per vdekje të aistuar!

Ky ligjë i cili ka hyrë në fuqi u mundëson te gjithë të smuarve në gjendje të keqe apo të papermirsueshme apo ndonjë problemi të madhë shëndetsor që ua pamundëson në tërsi jetën normale duke u shkaktuar vujatje të madhe.
Qeveria po ashtu ka ngritur fonde që askush mos të arrijë në perfundim derisa të shterren rë gjitha opcionet e mundëshme.
Në anën tjetër asistimi do të bëhet nga dy doktor të fushave perkatëse të cilët do të ngarkohen pa ndonjë pergjegjësi pas të ketë perfunduar procedura!

Kjo është edhe per shkak të abuzimit të madhë me barna per të arritur te vetvrasja, që e bënë të padefinuar kush kishte ende mundësi e kush jo.

E gjitha kjo ka nje procedur 12 javore pas kërkesës së pacientit.

Pas shumë shkenctarëve në botë, edhe Prof.Shukri Klinaku hedh posht teorin e famshme të AjnshtajnitShukri Klinaku, fizik...
02/01/2022

Pas shumë shkenctarëve në botë, edhe Prof.Shukri Klinaku hedh posht teorin e famshme të Ajnshtajnit

Shukri Klinaku, fizikan e profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaron me bindje të plotë se teoria e Ajnshtajnit nuk qëndron, duke shtuar se atributet që Ajnshtajni ia jep teorisë së hapësirë-kohës janë të çuditshme. Kësaj teze, ai ia kushtuar edhe një libër.

“Është e vërtet që Ajnshtajni thotë se koha dhe hapësira janë të pandashme. Për bindjen time, ky është një koncept absurd. Për të definuar kategorinë qenësore të botës tonë, duhet të dihet që ajo duhet të ekzistojë, duhet me ia dhënë disa atribute. Atributet që ia jep Ajnshtajni hapësirë-kohës janë shumë të çuditshme. P.sh, Ajnshtajni thotë përkulet, ose lëkundet, pra kush lëkundet? Çka lëkundet te hapësirë-koha?”, ka deklaruar fizikani në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Sipas nobelistit gjerman, struktura gjeometrike e hapësirës dhe kohës, përkulet dhe lakohet kur një materie me masë të madhe peshon në të. Në këtë rast, sipas tij, planeti Tokë e përkul hapësirë-kohën.

E duke folur për hapësirë-kohën, Klinaku shtron pyetjen se si mund të përkulet dicka që s’posedon material.

Ajnshtajni në teorinë e përgjithshme të relativitetit thotë se koha është dimension i katërt i hapësirës, brendapërbrenda asaj strukture.

Koha, sipas Klinakut, është shpikje e njeriut dhe se e njëjta s’është e lidhur me hapësirën, ashtu siç pretendon Ajnshtajni. Ai potencon se koha nuk ekziston në kuptimin material, duke shtuar se ajo është vetëm krahasim i ngjarjeve dhe nuk është kategori qenësore e universit.

“Gjithësia definohet nga dy kategori qenësore: Materia dhe hapësira. Pa këto dyja nuk ka gjithësi. Koha është shpikje e njeriut”, ka deklaruar Klinaku.

02/01/2022
31/12/2021

Idrizi i shqetësuar me borxhet e mëdha të Komunës që la qeverisja e kaluar në Vushtrri

-----------------------------------

VUSHTRRI, 31 DHJETOR 2021 (VushtrriaPress) -Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi mbajti konferencë për media duke prezantuar kabinetin qeveritar dhe gjendjen mbi të cilën ka marrë komunën e Vushtrrisë

“Fillimisht më lejoni që të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë të ju uroj festat e fundvitit duke ju dëshiruar shëndet dhe mbarësi. Së bashku me kabinetin tim do të angazhohem që të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim”, është shprehur Idrizi.

Kryetari Idrizi potencoi gjthashtu se, "jemi ndër komunat e pakta që në ekzektuiv kemi emëruar pesë gra të zonja, duke përfshirë edhe kryesuesen e Kuvendit znj. Melihate Basholli që çon në gjashtë numrin e grave në qeverisje".

Kryetari Idrizi shtoi se prioritet i parë i tij mbetet furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë; punët në këtë drejtim veçse kanë filuar, pasi që sot u mbajt edhe takimi i dytë me KRU Mitrovica ku u diskutua në detaje plani me të cilin do të fillohet qysh në fillim të vitit 2022 që kjo punë të marrë epilog të shpejtë.

Po ashtu Idrizi ka ngritur si shqetësim borxhet e mëdha që ka Komuna e Vushtrrisë të lëna nga qeverisja e kaluar. Kryetari Idrizi tha se mbi 1 milion euro para, i janë kthyer Qeverisë pasi Komuna nuk e ka shpenzuar sa duhet buxhetin 2021 për investime kapitale.
———
Foto: Konferenca e kryetarit Idrizi, 31.12.2021/V.P
———
©VushtrriaPress. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Shkrimet, reagimet apo intervistat nga politika dhe shkrimet nga fushata zgjedhore nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së VushtrriaPress-it

31/12/2021

I moshuari me kërkesë për Kurtin: Puno tash se je në qeveri, mos kritiko

---------------------

Dëshirat e tyre për vitin 2022 ishin prej më të ndryshmeve, gjersa një pjesë e mirë ndërlidheshin me situatën politike.

Në nga qytetarët pati një kërkesë që ndërlidhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti duhet ta kuptoj që tashmë është në qeveri dhe të punoj, e jo të kritikoj.

"Po pres mos po i bie në mend Kurtit që është në Qeveri vetë, e nuk është në opozitë. Se ai ende po kujton që është në opozitë, po kritikon. Ai duhet me punu, jo me kritiku. E ne po presim ai me punu", ka thënë qytetari në T7.

31/12/2021

Dëshira e babait të Thaçit për vitin 2022: Ishalla krejt kthehen të pafajshëm në Kosovë

***

Oda e familjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë, çdo herë me rastin e ndërrimit të moteve ishte e mbushur plot.

Por, për të dytin vit me radhë, festa e Vitit të Ri këtu është më e zbehtë.

Kjo pasi në këto ditë feste, mërzia e malli i babait të ish-presidentit Thaçi për të birin që po gjykohet në Hagë, vetëm sa shtohet.

“U kanë ku u kanë, u ardhë. Na jem familje e madhe, u bojshum qitu krejt. Tash qe. Na ka marrë malli boll qe 1 vit e kusur”, shprehet prindi i ish-presidentit.

Duke u çmallur me fotografitë e të birit, Haxhi Thaçi ka një urim me rastin e vitit të ri, për të gjithë krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Na i presim apet e ishalla vijnë shnosh. Ua urojmë vitin e ri krejtve, Hashimit e shokëve të tij, Jakupit, Rexhepit e Kadrisë, ishalla me shnet. E ishalla lirohen ma shpejtë, të pafajshëm janë”, tha Haxhi Thaçi për RTK-në

Festë e zymtë për Vitin e Ri është edhe në familjen e Jakup Krasniqit. Kjo, në vitin e dytë me radhë që ish zëdhënësi i UÇK-së po mbahet në Hagë.

“Familjet këto momente i presin me gëzim, sado halle brenga që kanë, ka momente që njerëzit i harrojnë dhe dojnë me festu festa të tilla bashkë. Mungesa e tyre e zbeh shumë edhe gëzimin edhe festat e fundvitit, edhe ato ëndrrat që njerëzit mund të kenë për të ardhmen. Është ky realitet si është”, thotë Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit.

Natën e ndërrimit të moteve gjithmonë e ka pritur së bashku edhe familja Gucati.

Por, njësojë nuk ka ndodhur tash e dy vjet, kur Hysni Gucati po përballet me akuzat e Speciales.

“Njeri me kanë pa prindin, djalin pa bashkëshortin, është shumë e vështirë. Pasi ai bashkë me shokët e tij, me clirimtarët e tjerë luftuan dhe lanë edhe gjymtyrët e trupit vetëm që na ta gëzojmë lirinë. E sot të mos festojmë bashkë me ta është me të vërtetë shumë e vështirë”, deklaron Musli Gucati.

Përderisa krerët e UÇK do ta vazhdojnë betejën me drejtësinë e Speciales edhe në vitin 2022, në shtëpitë e tyre vazhdojnë të valojnë flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

31/12/2021
Shkruan : BujarLahuKush është Patrioti këtu!Në nje vend me papunësi të lart ,ku kafiterit janë të stërmbushura nga ne dh...
31/12/2021

Shkruan : BujarLahu

Kush është Patrioti këtu!

Në nje vend me papunësi të lart ,ku kafiterit janë të stërmbushura nga ne dhe meqë jemi shumë të socializuar, ne edhe debatojmë shumë,prandaj është e qartë se do të duhet të merresh me nje temë,madje termë apo nocion. Ske cfarë të bësh, madje asnjë nga këto mund të mos na hynë në pune fare.Ne fakt na bëjne të kemi një vetëdije të ult dhe shoqëri të paekuilibruar karshi trendeve kulturore dhe emancipimit botrorë, por,nuk është se kemi faj.
Këto temat që bëjnë më së shumti bujë tek ne për ironi ndodhin kur ka ndeshje futbolli ,një biznes ku ne Kosovarët jemi aq larg tij.
Pasi e kemi kuptuar që nuk e njohim aq mire së paku po na hynë në punë për ta dëshmuar patriotizmin tonë aq të nevojshëm në këtë kohë paqe.
Lufta prodhoi patriotët dhe heronjët e vertet dhe fallco,paqja ende në kërkim , ndoshta sdo i gjejme kurr, sepse sot heronjët e vërtet askush nuk i dëshiron sepse dëmtojn sistemin ,prandaj ata janë të pavlerë në shoqrinë tonë.
Po kush është patriot në të vërtet?
Po filloj me një aktuale.Pa dyshim nuk je patriot nëse ke një biznisë dhe në çdo festë vendos flamurin Kuq e zi dhe e injoron flamurin e shtetit të Kosovës , e aq më pak nëse ke së paku dhjetë puntorë në firmën tuaj dhe të gjithë pa kontrat pune .Në fakt je një lolo sepse për 12 orë punë mundohesh t'ua nxjerrësh yndyren ,për t'ua dhënë në fund të muajit me "brimë"170euro.
Nuk je patriot nëse je politikan dhe çdo postimi që bënë dikush në facebook ti ua bënë like , ua uron ditjlindjen apo i ngushllon,e në anën tjetër së pari 90% prej tyre nuk i njeh,por ,edhe nese e njeh ndonjë prej tyre ,ske bërë asgjë për ti përfaqësuar, për të mos thënë i ke i ke poshtruar dhe ofenduar në momentin që ua ke marrë votën.
Nuk je patriot nëse shanë Ujkanin apo Rashicen pse lanë Shqipërin ,po nuk e bënë të njëjtën pse Kosovarët tjerë nuk bënë të njëjtën gjë si Ujakni dhe Rashica,në fakt kjo të bënë një francez që jeton ne Liverpool.
Nuk je kurr një patriot kur je një shërbyes shtetror dhe qëndron ne TV duke shikuar me admirim Erdoganin,edhe pse ai është një diktatorë që e urrenë poppullin e vet , e në anën tjetër qytetarët e gjorë të presin në rend të gjatë për të marrë shërbime nga ty.
Nuk të bënë një patriotë nese të është vrarë ndonjë i afërmë apo dajë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe heroizmin e tij ,ti e shfrytëzon për të gllabëruar çdo gjë që të del përpara ,në fakt kjo të bënë shkelësin më të madhë të gjakut të derdhur për liri.
Nuk të bënë pa dyshim patriot ,nese sot ke para,pushtet ,biznese dhe keto në mënyrë të paligjshme , e në anën tjetër para lufte ke “sharë” Zotin pse shiu ta ka lagur librezën e UDB`së
Nuk të bënë patriot nese shanë Hashim Thaqin,lavdron Albin Kurtin apo mallkon Isa Mustafën ,kur e dine që para lufte në shtëpin tënde nuk është dëgjuar të flitet në gjuhën shqipe ,por vetëm turke madje edhe serbe.Në fakt kjo të bënë turkofil dhe serbofil.
Nuk të bënë patriot nëse ke tetë vite që je i thirrur për punsuar njerzë ,por në faktë ti vetëm mund të krenohesh që ke pushuar disa të tjerë nga puna.
Nuk të bënë patriot apo të menqur nëse më ke shokë apo më ke pasur dhe falë meje sot je një rock star , në vend se të më falenderosh ti më shanë vetëm pse të thash Turp për krimin që po bënë .
Nuk të bënë aspak patriot të jeshë tërë jetën servilë i një apo grup idiotësh ,në fakt ti e dinë që ma mire një dite i lire së një mijë i robëruar. Të jetosh me dinjitet dhe ndërgjegjëje të pastër është të mos kesh nevoj të shikosh mbrapa kur shetitësh me familjën tënde.
Të bënë patriot nëse e ke dashur Shqiprinë dhe e donë ,por, më shumë e donë Kosovën .
Të bënë ,si nuk të bënë patriot , nëse Flamuri i Kosovës është i shejtë per ty dhe me krenari e vendos në darsmen e djalit tënd.
Të bënë madje dhe shumë patriot nëse mbron me vendosmëri tokën Dardane ,vendin ku Baba dhe Nëna të kan rritur me shumë dashuri dhe vuajtje të mëdha .
Je një patriot nëse je një njeri i “madhë” dhe I zoti ,por, bënë një jetë modeste ,aq më tepër kur e din që fqinjët tuaj mezi e kalojnë muajin me parat e marra në formë sociali.
Të bënë patriot ,madje je një hero ,nëse je një doktorr dhe askush nuk ta drejton gishtin se i ke kërkuar para për ti kryer një shërbim shëndetësor dhe human edhe pse për këtë gjë paguhesh dhe ke bërë një bëtim që do të duhej ti përmbahesh .
Të bënë hero nëse ke marrë një puntor “krahu” dhe nuk është dashur që ky i fundit të punojë 12 orë për ti marrë dhjetë eurot e tij .Duhet ta dish ,se ai ka dëshirë që ti shof fëmijët e tij kur shkojnë për të fjetur.
Të bënë hero nëse ke luftuar për ta çliruar Kosovën dhe sot nuk je një uzurpator .Apo nuk t`i rrahin krahët e të shajnë pas shpine .Të garantoj që për fëmijët e tu do jeshë një hero dhe më tepër se aq.
Të bënë patriot nëse ke një rrogë 180 euro ndoshta edhe më pak ,por,je krenar dhe nuk frigohesh që do të largojnë nga puna vetëm se i the të keqës ,e keqe dhe të mirës ,e mire.Ta dish që injoranti pasurinë më të madhe ka vetë injorancën.
Të bënë patriot nëse në një kohë të caktuar ke quar dëm shoqrinë tënde dhe të afërmit tuaj ,vetëm për ti mbrojtur idealet e partisë ,në kohen kur askush nuk kishte guximin ta bënte një gjë të till,dhe në fund të tradhtuan ,e sot u kërkon falje dhe u vetafrohesh.
Sot, patriotizëm nuk është të mbulohesh me një flamur edhe pse nuk ke bërë asgjë për atë flamur ,e je i vetdijshëm që as reprezentuesit e atij flamuri nuk bënë gjë për ty ,kur ti kishe më së shumti nevojë por,të lanë në balt dhe me gishta në gojë.
Të kesh vlera elementare ,humane dhe këto ti destinosh për kauza që t`i kontribosh familjes, shoqëris, komunitetit dhe vendit tënd për të ndërtuar një vend me vlera ku jetohet dinjitetshëm.
Duhet ta dish që nuk duhet të jeshë i menqur për të bërë një punë të drejtë.
Nuk duhet të jesh patjetër filantrop,për të bërë gjera të mira.
Nuk duhet patjetër të jetosh në një lagje të vogël për ta dëshmuar modestin tënde

PDK`ja pa klandestinët më e fortë! Opinion viti 2013 Nga Bujar LahuFillimet e Partisë demokratike të Kosovës ,nuk kan qe...
29/12/2021

PDK`ja pa klandestinët më e fortë!
Opinion viti 2013
Nga Bujar Lahu

Fillimet e Partisë demokratike të Kosovës ,nuk kan qenë shumë premtuese.
Por,njerzit që po ndërtonin këtë organ politikë ishinë të sigurt në vizionin që kishin dhe planveprimet e suksesëshme që pi funksionalizonin.
Shumë pakë njerëz besonin në këtë subjektë,në projektin e tij,dhe aq më pakë me njerzit që e përbënin këtë strukturë,duke i vlersuar si të ”ashper”,shkurtpamës,pa përvoj politike ,udhëheqje etj.
Mirpo kjo pikpmaje duhet të ndrrohej dhe udhëheqësit e Pdk`s, e dinin këtë,përkundër humbjeve që pësonin në zgjedhjet qëndrore dhe lokale struktura organizative e këtij subjeti patë durim dhe besim në punën dhe njerzit e saj,duke e ditur që rezultatet do të vinin.
Si e till kjo parti zhvillonte vazhdimisht aktivitete,forconte radhët e veta,sfidat që e pershkonin e forconin dhe mësonin për ndërtimin e një subjekti politikë të qëndrushëm dhe me platfomë evropiane.
Në vitin 2005 u bë një organizim i thell brenda këtij subjekti,duke forcuar forumin e Gruas,Rinin demokratike,këshillit drejtues,kyesis,degëve dhe nëndegve,duke të gjitha këto organe u karikuan mjaft mirë për të ri-filuar me një seri aktivitetesh që tregonin për forcen që po vinte,antarët e PDK`s ikën nga komunikimi i ”ashpër” duke pasur një komunikim modernë dhe të afërt më qytetarët dhe shoqrinë Kosovare,po ashtu ishte partia e pare që largohej nga regjionalizimi politik duke u shtrirë me tërë forcen në tërë kosovën ,duke unifikuar kështu qytetarin në vizionet e saja politike.
Në vitin e parë ashtu siq pritej puna e tyre dhe vizioni për një shtetndërtim të mirfillt iu paraqit qytetarve nga ky subjekt,për të marrë besimin për të qeverisur vendin si në nivelin lokal ashtu edhe qëndror.
Sukseset nuk munguan ,u realizuan projekte të mëdha ,u përmirsue infrastruktura në përgjithsi,po ashtu pati rritje pagash pothuajse në të gjitha sektorët,u vendos një qeveri më e efektshme dhe më e afert me popullin.
Kjo forcë u konfirmua edhe në zgjedhjet e ardhshme,por bashkë me fitore erdhen edhe disa elemente të reja në PDK,që më vonë u dëshmuan dhe po dëshmohen që kanë sjellur destuktivitet ,duke u munduar të orientojn PDK`në në një dimesion tjeter,duke rrënuar kështu pothuajse të gjithë punen dhe vlerat e ndërtuara dhe dëshmuara me një ecuri të knaqshme ,ky element që u katapultua në pozita të ndryshme si rezultat i shantazheve,interesave dhe politikave ditore individuale dhe klanore, nga deputetë,ministra ,z.ministra,kryetar komunash,drejtor të drejtorivee shumë pozita tjerë që do ta zhvlersonin punën dhe efikasitetin e PDK`s,për ti promovuar (anti)vlerat e tyre dhe arritur qëllimet e veta personale e grupore duke tentuar kështu ta lokalizojnë ,pervetsojn e minimizojnë vleren e PDK`s,ku shpesh herë edhe deklaratat dhe qefet ditore i deklaronin si qëndrime partiake.
Madje shumë prejt tyre shkuan aq larg duke thënë që nuk kemi obligim ndaj PDK`s,që rrjedhimisht as ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj,por keta nëse e kan ditur,atëher mos ta harrojnë se në lojë duhët shenuar gol kundërshtarit jo auto-gol,dhe është dashur të kandidonin të pavarur për ta treguar forcën e tyre e jo të tregohen mosmirnjohës.

29/12/2021

Te Dashtun dhe shum te Respektuar Lexues ,Fillimisht ju kerkojm falje per mos informim te sakt dhe te drejt .

Ju Informojm se per disa shkaqe teknike lajmet dhe informatat tani kalojn ne nje faqe te re te facebookut me po te njejtin emer .

me Posht e keni linkun dhe faqen qe duhet ta pelqeni .
Ju Falemnderit per mirkuptim !

Sinqerisht
Staffi i Portalit VicianaPress

Pelqene Linkun e meposhtem

https://www.facebook.com/VicianaPress-109789371574230/?ref=pages_you_manage

Portali informativ Vicianapress mirëmbahet nga kompania Vicianapress sh.p.k.

Kryetari i komunës së Vushtrris takon gazëtarët lokal!Kryetari Ferit Idrizi takon gazetarët lokal të Vushtrrisë, thekson...
20/12/2021

Kryetari i komunës së Vushtrris takon gazëtarët lokal!

Kryetari Ferit Idrizi takon gazetarët lokal të Vushtrrisë, thekson nevojën e bashkëpunimit me mediat

Disa nga gazetarët që raportojnë nga komuna e Vushtrrisë e që janë pjesë e "Klubit i gazetarëve" në Vushtrri, kanë mbajtur një takim sot me kryetarin e Komunes z. Ferit Idrizin me qëllim të urimit për marrjen e pozitës së kryetarit dhe për thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve komu ale dhe mediave.

Kryetari i Klubit të gazetarëve vushtrrias Avni Deliu e njoftoi kryetarin Idrizi per punën dhe angazhimin e gazetarëve lokal si dhe me sfidat me të cilat përballen ata gjatë raportimit të tyre.

Ndërkaq, kryetari i ri i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke falënderuar gazetarët për kontributin që kanë dhënë deri më tani në fushën e informimit, theksoi se Komuna e Vushtrrisë dhe ai personalisht do të bashkpëpunojnë sa më shumë me mediat e sidomos me gazetarët lokal në mënyrë që të jenë sa më transparent dhe qytetarët të jenë sa më të informuar për aktivitetet komunale. per informim
Në takim ishte edhe nënkryetari i sapoemruar i Komunës së Vushtrrisë, Shpëtim Zhegrova, i cili gjithashtu theksoi se institucionet lokale do të janë sa më shumë bashkëpunuese me mediat.

Address

Gjon Buzuku
Vushtrri
42000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Viciana Press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Viciana Press:

Videos

Share

Category


Other Newspapers in Vushtrri

Show All

You may also like