News Wave

News Wave Portali juaj informues

Rezultatet e Testit PISA  A L A R M A N T E
05/12/2023

Rezultatet e Testit PISA
A L A R M A N T E

02/12/2023

Komuna Vushtrri dhe këto komuna të Kosovës do t’ua falin tatimin në pronë qytetarëve!

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Qeverisë sa i përket faljes së tatimit në pronë.

Sipas këtij vendimi, komunat duhet të vendosin vetë për faljen e tatimit në pronë dhe se Ligji i kontestuar nga komunat nuk është në kundërshtim me Ligjin e Pushtetit Lokal.

E për këtë, Ministria e Financave i ka njoftuar komunat e Kosovës se kanë afat deri më 8 dhjetor për të vendosur për faljen e tatimit në pronë deri në vlerën prej 100 eurove për vitin 2023.

Qytetarëve vushtrrias, komuna ka propozuar që të ju falen borxhet e tatimit në pronë deri në 100 euro për vitin 2023.
Kryetari Idrizi dhe Grupi i asambleistëve të PDK-së njëzëri kan përkrahur këtë Propozim - Vendim, përkrahje këtijë propozimi i kan dhënë edhe subjektet tjera të përfaqësuara në Kuvendë dhe falja e borxhit në vlerën deri 100 euro është votuar unanimishtë nga të gjithë asambleistët e pranishëm në sallën e kuvendit.

Gjithashtu, Komuna e Skenderajt ka vendosur dhe votuar për të falë qytetarëve 390 mijë euro nga tatimi në pronë,

Një komunë tjetër që tanimë ka vendosur për faljen e tatimit në pronë prej 100 eurove është ajo e Suharekës.


Podujeva vendos javën e ardhshme nëse do t’ia falë qytetarëve tatimin në pronë.

Prishtina e Prizreni nuk e dinë ende nëse do ta falin tatimin në pronë prej 100 eurove.

Nuk dihet me saktësi si do të veprojn edhe komunat tjera por është e ditur se qytetarët mirëpresin këto falje pasi veq dihet se kriza ekonomike ka randuar për së tepërmi buxhetet familjare.

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), zgjodhi Sami Istrefin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të...
30/11/2023

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), zgjodhi Sami Istrefin në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së (SKPK)

Grupi Kuvendar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi...
30/11/2023

Grupi Kuvendar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka paraqitur propozim për lirimin nga pagesa per tatimin në pronë der në 100€ për qytetarët e Vushtrrisë, për vitin 2023.

Kjo iniciativë ka për qëllim të lehtësojë barrën ekonomike të qytetarëve duke eliminuar një pjesë të tatimit mbi pronat. Kuvendi i Komunës dhe kryetari i komunës janë pajtuar në rëndësinë e këtij hapit si lehtësim për komunitetin në sfidat e tyre ekonomike.

Falsifikimi i parave dhe futja e tyre në treg ka shkaktuar telashe të mëdha.Pas një operacioni tëpërbashkët të Prokurori...
29/11/2023

Falsifikimi i parave dhe futja e tyre në treg ka shkaktuar telashe të mëdha.

Pas një operacioni të
përbashkët të Prokurorisë
Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës janë arrestuar gjashtë
persona te dyshuar për falsifikim te parave dhe janë sekuestruar 85 mijë €.
Organet e ndjekjes sipas burimeve kan identifikuar edhe pista tjera të dyshimta.

BQK deri më tani nuk ka dhënë ndonjë vendim si të parandalohet po dhe si të kompenzohen qytetarët të cilët asesi nuk kan njohuri si të identifikojn këto monedha, sipas burimeve tona ky problem është edhe në vendet e eurozonës, andaj ka gjasa që të mbrohen-zëvendësohen këto monedha në një të ardhme të afërt, deri atëher na mbetet të presmi dhe identifikimi i monedhave falce përmes magnetëve mbetet mburoja e vetme.

Grushta në zyren e Noterit në VushtrriSinjali njofton se ka ndodhur një rrahje në zyren Noteriale, ku i përfshir ishte v...
24/11/2023

Grushta në zyren e Noterit në Vushtrri

Sinjali njofton se ka ndodhur një rrahje në zyren Noteriale, ku i përfshir ishte vetë noteri dhe një palë.

Vushtrria, ka mbetur në mëshiren e një Noteri, paknaqësit qytetare janë shumë të mëdhaja, duke filluar nga trajtimi i lëndve (duke imagjinu lloj lloj procedurash), pritjet janë shumë të gjata, pritja nuk ploteson standardet e kërkuara, nuk ofrohen sherbime sipas normave të kërkuara dhe qytetarët skan alternativ.

Është momenti që MD të shtoj numrin e noterve po edhe Oda e Noterve duhet të monitoroj drejtëpërdrejt punën e Noterve.

Kjo, është e patolerueshme këtë sherbim qytetarët thonë se e meritojn shumë të dinjëtetshëm!

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete. E shumë herë në konflikte përfshihen edhe zyrtarë të ndryshëm, raporton Gazeta Sinja...

Me kënaqësi prezentoj përgjigjet nga; Hava Rruka-Mlinaku Drejtore e Drejtorisë për Administratë në qeverin komunale Vush...
24/11/2023

Me kënaqësi prezentoj përgjigjet nga; Hava Rruka-Mlinaku Drejtore e Drejtorisë për Administratë në qeverin komunale Vushtrri.

Ata që janë emëruar të ofrojn shërbime më të mira për qytetar, ata që zbatojnë politika, ata që kan marrur mbi supe përmirësimin e jetës së qytetarve, ata që me zellë e përkushtim realizojn projekte dhe performojn duke menaxhuar aktivitetet e përditëshme j*pin përgjigje dhe nuk kursehen, në të mirë të informimit, llogaridhënjes dhe transparencës!

Falenderojm, Drejtoren Ruka-Mlinaku
për nivelin bashkëpunues dhe në vazhdim po u
paraqes komplet pergjigjet
dhe adresimin pa nderhyrje, me këtë rastë ftoj te gjithë ata
që kan për të dhënë
vlerësimin përmes
komenteve eventuale, që komentet të jenë në frymën
e krijimit pozitiv dhe real të opinionit dhe nese ka ide për ngritjen e performanses në këtë
drejtori idet-pripozimet të jenë
permbajtësore👇

I nderuar z. Ilmi Azemi

Duke iu falenderuar për pyetjet, më poshtë mund të gjeni pergjigjet nga ana ime, ku jam munduar te jem e drejte dhe e saktë në këto përgjigje dhe të përshkruaj në pika të shkurtra punen time dy vjeqare në këtë drejtori.


1. Përvoja juaj menaxheriale para emërimit në drejtorinë komunale:
a) Sheno Istitucionin ku keni menaxhu,
b) Sheno sa vite përvoj pune (menaxheriale) keni në atë institucion ku keni menaxhu,
c) Sheno sa punëtor ke pasur në menaxhim të drejtëpërdrejtë apo të tërrthorët në atë istitucion.

Në përfundim të studimeve, kam filluar punën në një institucion mikrofinanciar me degë në Vushtrri, e cila degë ka pas një pozitë menaxheriale dhe të tjerat kanë qenë pozita administrative dhe pozita të sh*tjes së kredive. Pozita ime aty ka qenë pozitë administrative, kam punuar për 13 vite , ku jam zhvilluar profesionalisht me trajnime të shumta produktive, trajnimet kanë qenë në aspektin e trajtimit të palëve, të menaxhimit të punës nën stres dhe shumë e shumë të tjera. I përmenda pikërisht këto meqë janë trajnime që më duhen edhe sot në punën që po e bëj. Bashkëpunimi , efektiviteti dhe gatishmeria për punë ka qenë pika ime më e fortë, për çka edhe jam vlerësuar lartë dhe shpërblyer nga organizata.


2. A mendoni se jeni duke e kryer detyrën e drejtorit komunal me nderë dhe konform ligjit:
a) Nëse PO, trego disa raste e veprime, që keni arritur të menaxhoni me sukses prej emërimit në detyrë,
b) Nëso JO, (listo arsyjet e ngecjes se iniciativave), dhe

Detyrën e drejtores po e kryej me nder dhe pergjegjesi të lartë morale e institucionale si dhe konform ligjeve në të cilat bazohemi si institucion komunal. Me stafin kam arrit te krijoj raporte mjaft të mira, bashkëpunimi ynë është në nivelin më të lartë, me këtë rast edhe dua të i falenderoj për këtë.

3. Cili është suksesi juaj në raport me të mirën e përgjithshme, a mendoni se keni dhënë kontribut në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve;
a) Nëse PO, trego disa raste motivuese të përformancës, që keni arritur të menaxhoni me sukses prej emërimit në detyrë,
b) Nëso JO, (listo arsyjet e ngecjes së iniciativave).

Menaxhimi i parasë publike konform dispozitave ligjore, menaxhimi i palëve në mënyrë të paanshme, jodiskriminuese, pa dallime fetare, përkatësie etnike apo partiake dhe në menyrë efektive dhe efikase, janë ndër pikat referuese te mijat të cilat kam arritur ti përmbush përgjatë këtyre dy viteve të udhëheqjes së drejtorisë.

Qellimi im si drejtore e Drejtorisë për Administratë në përkrahje të kryetarit Ferit Idrizi është ngritja e efikasitetit në administratën komunale gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarë, si dhe përmirësimi i ambientit dhe kushteve të punës. Në këtë aspekt Drejtoria për Administrate ka realizuar këto projekte :

Ndërtimi i sallës së takimeve dhe trajnimeve në objektin e komunës
Funksionalizimi i ngrohjes dhe klimatizimit, e cila me vite ka qene jashte funksionit
Kthimi në funksion i gjeneratorit të komunës, i cili për vite të tëra ka qenë jashtë funksionit
Rregullimi i tualeteve dhe nyjeve sanitare
Renovimi i bodrumit ne objektin e komunës dhe bartja e tërë dokumentacionit arkivor në arkivin e ri në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina”, dokumentacioni ka qenë i rrezikuar të dëmtohet nga lagështia dhe myku që ka qenë në bodrum.
Ndrrimi i dyerve në të dy hyrjet kryesore të objektit të komunës. Dyert kanë qenë të dëmtuara dhe si pasojë ka depërtuar të ftohtit.

Jemi ndër komunat e para që kemi arritur të bëjmë blerjen e kompjuterëve të veqantë dhe funksionalizimin e sallës së rekrutimit online të stafit, duke ndikuar kështu në zvoglimin e shpenzimeve dhe të kohës së aplikantëve, pa pasur nevojë të shkojnë në Ministri për të iu nënshtruar testimit online.

Për herë të pare në komunën e Vushtrrisë është bërë organizimi i sporteleve të shërbimit për diasporë dhe është punuar të shtunave gjatë muajve të verës, gjë që ka ndikuar shumë ne uljen e pritjeve nga qytetarët, duke marrë shërbim më shpejt se kurrë.

Hartimi dhe funksionalizimi i rregullores për themelimin e këshillave lokalë, në bazë të së cilës janë themeluar 25 këshilla lokalë,prej tyre 18 këshilla lokalë në zonat rurale(fshatra) dhe shtatë këshilla lokalë në zonën urbane (qytet), ku për herë të parë emërtohen të gjitha këshillat lokale në qytet, ky projekt është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me dy komisionet e themeluara nga kuvendi komunal , komisioni për emërtimin dhe përcaktimin e kufijve të këshillave lokalë në qytet dhe komisioni për themelimin e këshillave lokalë.

Drejtoria per Administrate ka filluar projektin e bashkëpunimit me komunën Vaxjo për funksionalizimin dhe digjitalizimin e arkivit, me ç’rast kemi perfunduar vizitën e parë, nga ku do të marrim praktikat dhe përvojat e mira se si të menaxhohet arkivi komunal.

Si drejtori jemi duke hartuar një akt të brendshëm për standardizimin dhe unifikimin e procedurave ne adminsitrimin e lëndëve dhe dokumenteve, prej sportelit ku parashtrohet kërkesa në QSHQ e deri në arkivimin e dosjes.

Duke bashkëpunuar ngushtë me komisionin e themeluar nga kryetari I komunes z. Ferit Idrizi, jemi ne fazën përfundimtare të hartimit dhe funksionalizimit te organogramit të ri dhe përshkrimeve të detyrave të punës për secilin zyrtar.

Realizimi i shumë aktiviteteve dhe takimeve në mbështetje të grupeve të margjinalizuara të shoqerisë dhe shënimi i datave të rëndësishme në kalendarin e festave ndërkombëtare, siq janë:

Dita ndërkombëtare për mundësi të barabarta
Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit,
16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore,
Dita ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe të tjera.


Gjithë të mirat
Hava Mlinaku
Drejtore e Drejtorisë për Administratë

Raporti për Kosovëni Komisionit EvropianQershor 2022 - Qershor 2023Varfëri e skajshme, *Rreth 18% e popullsisë sẽ Kosovë...
23/11/2023

Raporti për Kosovën
i Komisionit Evropian
Qershor 2022 - Qershor 2023

Varfëri e skajshme, *Rreth 18% e popullsisë sẽ Kosovës jeton nën
pragun e varfërise me
45 euro në muaj*

Për çfarë me keni thirrë..?Për çka me keni sjell këtu....?Çfarë pyetje jan keto...?Qysh me keni pru këtu mua pa e ditë u...
23/11/2023

Për çfarë me keni thirrë..?
Për çka me keni sjell këtu....?
Çfarë pyetje jan keto...?
Qysh me keni pru këtu mua pa e ditë unë ,kunder Heronjve të popullit tim, qe na çliruan nga armiku vrastar.?
Pse po mi bëni pyetjet e njëjta, siq mi bëri Serbia kur me arrestoj në kohën Millosheviqjane.?

Jan disa nga pyetjet qe ja bëri Gjykatës së Hagës, gjykatës së turpit e të padrejtësis qe po i bëhët Kosovës dhe krerëve të luftës çlirimtare të UÇK-së, nga Safete Hadergjonaj .
Bijë e fisit, krenaria e Atedheut, në mbrojtje të vlerave të shenjta të luftes çlirimtare dhe krerëve të luftes e të shtetndertimit.
Ju lumt, e Atedheu të nderoft.
Liri për çlirimtaret Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Pjetër Shala.

22/11/2023

"Femra e parë Shqipetare që fiton vendin e parë në Itali" - Afodite Academy - Do të investoj edhe në Prishtinë.

151 Mjekë bëjnë gati dokumentet për të ikur nga Kosova, thotë Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu151 mjekë i kanë...
22/11/2023

151 Mjekë bëjnë gati dokumentet për të ikur nga Kosova, thotë Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu

151 mjekë i kanë kërkuar dokumentet e nevojshme të cilat iu duhen për të lidhë kontrata pune në shtete tjera apo oda të mjekëve në shtete perëndimore.

Sejdiu tha në Tëvë1 se trendi i filluar 2-3 vite më parë me largimin e mjekëve nga sistemi shëndetësor në Kosovë po vazhdon njëjtë, derisa theksoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm ky numër mund të rritet.

“Sa i përket migrimit të brendshëm dhe të jashtëm, ai i brendshëm është ndalë pak, kurse ai i largimit, sidomos i anesteziologëve, jashtë Kosovës, të mjekëve të rinj pak a shumë mbetet trendi i njëjtë sikurse i 2-3 viteve të kaluara. Ne kemi shifra vetëm për mjekët dhe deri më tani 151 mjekë i kanë marrë dokumentet për lidhje kontrate në shtetet ku do të shkojnë të punojnë dhe anëtarësuar në odat respektive që është obligim ligjor dhe ky numër tani disa mund të kenë vetëm të jenë larguar dhe një pjesë me siguri janë në proces të largimit dhe nënshkrimit të kontratave por në përgjithësi kjo lëvizje mund të kalojnë një pjesë të largohen vitin e ardhshëm por ky është një numër i cili është duke vazhduar ky trend”, tha Sejdiu.

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës ShqipeDita e Alfabetit të Gjuhës ShqipeSot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqip...
22/11/2023

22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili u njësua në Kongresin e Manastirit.
Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.

Zgjidhja e kësaj çështjeje ndihmoi si në lëvrimin e mëtejshëm të gjuhës e të letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar, duke i dhënë një shtysë historike përhapjes së shkollave dhe mësimit të gjuhës shqipe.

Alfabeti i përbashkët u bë në fakt pararendës i pavarësisë, i shtetit të përbashkët, që u themelua 4 vite më vonë në Vlorë.

21/11/2023

1=15 Një këshilltar i Donikës baraz me pesëmbëdhjetë, policë të Republikës së Kosvës 👇

Kurti në Norvegji e Osmani në Australi 👇
21/11/2023

Kurti në Norvegji e Osmani në Australi 👇

𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐧𝐞𝐬ë 𝐧ë 𝐍𝐨𝐫𝐯𝐞𝐠𝐣𝐢 𝐞 𝐎𝐬𝐦𝐚𝐧𝐢 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢 𝐧ë 𝐀𝐮𝐬𝐭𝐫𝐚𝐥𝐢: 𝐀 𝐩𝐨 𝐩ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐭𝐚 𝐛𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐧, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐭ë 𝐛𝐢𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐩𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢?

Së fundmi, jo në Norvegji, por në shtetin e Australisë, ka blerë shtëpi edhe familja Osmani. Përpos në lagjen luksoze “Marigona Hill”, në emër të bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, zotëriut të parë, është blerë një shtëpi në shtetin e Australisë

Tom Gashi - "Te paditur thonë janë djegur veç disa letra - krimi nuk ka brina!" 👇
21/11/2023

Tom Gashi - "Te paditur thonë janë djegur veç disa letra - krimi nuk ka brina!" 👇

Djegia e zyrave në IML, avokati Gashi: Është kryer nga kriminelë të sofistikuar

Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari, e ka quajtur “krim të kryer nga kriminelë të sofistikuar”, djegien e zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

“Kriminelet ordinere, pas një krimi, zakonisht i djegin makinat”, ka thënë ai. “Kriminelet e sofistikuar, pas 24 vitesh aktivitet kriminal, “zakonisht” e djegin Institutin e Mjekësise Ligjore – nëse jo tere objektin, te paktën zyrën e drejtorit.”

Ai ka thënë se në një shtet serioz, dikush do te duhej te ishte “shumë, shumë, shumë i shqetësuar – e jo vetëm ‘i shqetësuar’”.

“Te paditur thonë janë djegur veç disa letra – krimi nuk ka brina!”, tha ai.

“KOMUNISTA” i quan Haki Abazi VV 👇
21/11/2023

“KOMUNISTA” i quan Haki Abazi VV 👇

“𝐄 𝐯𝐨𝐝𝐡𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐞 𝐝𝐨𝐠𝐣𝐞̈𝐧” – 𝐇𝐚𝐤𝐢 𝐀𝐛𝐚𝐳𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐭𝐡𝐞𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐕𝐕-𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐌𝐋, 𝐢 𝐪𝐮𝐚𝐧 “𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐬𝐭𝐚”

Bekim Haxhiu - Zjarrvënësit po i ndjekzjarri, permes te cilit erdhënnë pushtet...! 👇
21/11/2023

Bekim Haxhiu - Zjarrvënësit po i ndjek
zjarri, permes te cilit erdhën
në pushtet...! 👇

Zjarrvënësit po i ndjek zjarri, përmes të cilit erdhën në pushtet...!
A është rastësi edhe zjarri në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të dytën herë, po ashtu edhe në shumë objekte të trashëgimisë kulturore që po ndodhin?
Kjo është vërtet alarmante...!!!
Këtë duhet Prokuroria ta dëshmojë.

Mashtruesit matrapazë, e kanë marr shtetin e dojnë me zhduk çdo gjurmë të luftés, të krimeve që kané ndodh në Kosovë.

Memli Krasniqi - Zjarre të dyshimta në IML në Prishttinë, dikush duhet të j*p llogari 👇
21/11/2023

Memli Krasniqi - Zjarre të dyshimta në IML në Prishttinë, dikush duhet të j*p llogari 👇

Doarsa R. Kica -Pasiguri e skajshme në Kosovë 👇
21/11/2023

Doarsa R. Kica -Pasiguri e skajshme në Kosovë 👇

TMERR I TMERRIT

NJË DITË pas dhënies së dëshmisë së Ministres Haxhiu në Prokurori lidhur me rastin e të ndjerit Astrit Dehari, digjet Instituti i Mjekësisë Ligjore ku qëndrojnë (apo qëndronin) DËSHMITË e këtij rasti.

Dhe kjo:

PASI që ato dëshmi u vodhën e u kthyen, BRENDA mandatit të KËSAJ qeverie.

PASI që pas shumë vitesh që Haxhiu pretendonte se kush janë fajtorët, tani del si njeriu më i papërgjegjshëm i fjalës publike e pozitës së saj e deklaron se “PO TA DIJA KUSH, do ta thoja para shumë vitesh”. Tash iu kujtua, domethënë, që nuk e di? Çka ndodhi Ministre? Amnezi?

Kjo është e FRIKSHME. Kjo ngrit dyshime e frikë të një përfshirjeje tejet të rrezikshme të pushtetit në këtë rast.

Kjo që ndodhi është thënë më së buti KATASTROFË. Nuk di e nuk mund të kujtoj asgjë më skandaloze se një keqmenaxhim të tillë të Institutit që RIKUJTOJMË: OPERON në kuadër të MINISTRISË SË DREJTËSISË dhe operon me USHTRUES DETYRE qe sa kohë.

KY ALARM nuk guxon të ndalet.

Kjo nuk është KOSOVË e demokracisë e sigurisë. Kjo Kosovë ndjell pasiguri të skajshme.

Doarsa R. Kica

Eliza Hoxha mirëpritet në 👇
20/11/2023

Eliza Hoxha mirëpritet në 👇

Zmbrapset, Këshilli i Fshatit Stanoc i Poshtëm, mësimi vazhdon sipas planit dhe programit të shkollës!Kronologjia e ngja...
20/11/2023

Zmbrapset, Këshilli i Fshatit Stanoc i Poshtëm, mësimi vazhdon sipas planit dhe programit të shkollës!

Kronologjia e ngjarjes është paraqitur në postimet e mëparshëm.

Përgëzojm Drejtorin Komunale të Arsimit, Këshillin e Shkollës, Inspektoratin Regjional, Policinë e Kosovës në menaxhimin e situates konform kompetencave dhe përgjegjësive ligjore.

20/11/2023

Këshilli i Fshatit Stanoc i Poshtëm i ngatrron kompetencat e saj, sepse Këshilli i fshatit nuk është organ kompetentë për mbikqyrjen e as mbarvajtjen e procesit mësimor, por janë oraganet e shkollës, DKA-ja dhe Ministria e Arsimit kompetente për mbarvajtjen e procesit mësimor.

Çka do të thonë organet kompetente të shkollës dhe ato komunale lidhur me tendencën e pengimit të procesit mësimor nga persona jo kompetent,

Pse prap mbledhje Urgjente për çështje që nuk kan kopetenca,

Për të gjitha këto dikush duhet marrë përgjgjësin, unë mendoj se askush nuk duhet dhe nuk ka të drejtë për qëllime të veta personale, politike e as partiake të dëmtoj procesin mësimor.

Nga institucionet komunale posaqërisht DKA-së në Vushtrri pres të ndermerr veprime ligjore në mënyrë që të garantohet e sigurohet procesi i mbarvajtjes mësimor sipas planit të punës.

Reagimi i këshillit drejtues  të shkollës  SHFMU "Nazmi Zhegrova" në fshatin Stanoc i Poshtëm ndaj tendencës së organizi...
19/11/2023

Reagimi i këshillit drejtues të shkollës SHFMU "Nazmi Zhegrova" në fshatin Stanoc i Poshtëm ndaj tendencës së organizimit të bojkotit të mësimit nga ana e
Këshillit të fshatit Stanoc i Poshtëm.

Përmes njoftimit këshilli drejtues i shkollës SHFMU "Nazmi Zhegrova" në fshatin Stanoc i Poshtëm ka njoftuar prindërit, nxënësit dhe qytetarët se lidhur me incidentet e pretenduara, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore nga ana e Drejtorisë së shkollës, poashtu edhe DKA-ja Vushtrri si dhe organet tjera kompetente, ndër tjera nënkupton Njoftimi se nuk do të merren përbaz kërkesat nga asnjë mekanizëm jo kompetent për Arsim (siq është rasti i KL të fshatit), andaj, konstatojn se, rastet e izoluara, nuk mund ta zbehin, por as ta ndërprenë hovin e angazhimeve të përbashkëta dhe sukseseve të personelit shkollor. 👇

NJOFTIM
Sot me datë 19.11.2023, pas mbledhjes së këshillit drejtues të shkollës SHFMU "Nazmi Zhegrova" në fshatin Stanoc i Poshtëm, bazuar në detyrat dhe kompetencat e tij, mori këtë Vendim që:
1. Procesi mësimor duhet të vazhdojë sipas kalendarit të rregullt të MASHTI;
2. Ndërsa, u konstatua se ka tendenca të pengimit të procesit mësimor nga organe jo-kompetente, për qëllime jo arsimore.

Këshilli drejtues i shkollës i fton të gjithë prindërit dhe nxënësit që të mos bien pre për bojkot të procesit mësimor nga organe jo-kompetente për fushën e arsimit, pasi që dihet se me legjislacionin në fuqi, secila shkollë ka organet e veta drejtuese, si dhe i raporton drejtpërdrejt DKA- së në Vushtrri. Lidhur me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe problemeve eventuale, çdo herë kemi raportuar në DKA-në në Vushtrri, kështu që edhe rasti i fundit është raportuar dhe janë marrë masa konkrete në harmoni me ligjin. Gjithashtu, rasti në fjalë është duke u trajtuar edhe nga instancat tjera kompetente. Procesi mësimor është i pacenueshëm dhe nuk lejon ndërhyrje nga askush, prandaj do të vazhdon të mbetet si i tillë. Ndërsa, rastet e izoluara, nuk mund ta zbehin, por as ta ndërprenë hovin e angazhimeve të përbashkëta dhe sukseseve të personelit shkollor.

Me respekt!
Sami Zabërgja
Drejtor i SHFMU "Nazmi Zhegrova" Stanoc i Poshtëm

Shefi i grupit kuvendar të LDK-së, z.Adnan Lahu,  bashkë në foto me kreun e PDK-së merr mirënjohje krenarie në postimin ...
18/11/2023

Shefi i grupit kuvendar të LDK-së, z.Adnan Lahu, bashkë në foto me kreun e PDK-së merr mirënjohje krenarie në postimin e Kryetarit Bedri hamza 👇

Mirënjohës, krenarë dhe gjithmonë me ju!

Ariana Musliu Shoshi përshkruan gjendjen e Shtetit duke i dhënë epitetin e Shtetit sadaka 👇
17/11/2023

Ariana Musliu Shoshi përshkruan gjendjen e Shtetit duke i dhënë epitetin e Shtetit sadaka 👇

Shtet i sadakasë!

Ja kemi mësy Evropës me fjalë boshe e propagandë, por pa investime kapitale, pa paga të dinjitetshme e duke përbuzë çdo kategori që kërkon të drejtën që i takon.

Përbesë gabim i rëndë sepse as rajoni nuk na pranon me këtë kapacitet të planifikimit, e kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik e lëremë plan konkret.

Me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme. ‘Kjo qeveri me këtë kryeministër e këta ministra edhe kur flasin për buxhetin edhe kur e shpenzojnë atë nuk flasin si për një pasuri të shtetit që ju përket qytetarëve e këta e menaxhojnë përkohësisht por flasin si për një punë të tyre që të gjithë qytetarët e Kosovës i kthen në sherbëtor, argat ose klient’ si me fol Albini…

Gjithkah mundemi me vazhdu kështu, veç në Evropë JO!

Burdhushi, dërgohet në vuajtje të dënimit me burgPasi Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i ishte...
16/11/2023

Burdhushi, dërgohet në vuajtje të dënimit me burg

Pasi Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i ishte refuzuar kërkesa për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim (nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga Gjykata e Apelit), Burdushi është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.
Këtë e ka konfirmuar avokati i Burdush*t z.Feim Alaj.

“Përmes urdhëresës së gjykatës, Policia ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë të akuzuarin Burdushi për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, tha Alaj.
Avokati Alaj shtoi se Burdushi është marrë për t’u dërguar në burg, në gjendje të rëndë shëndetësore, nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, thonë se deri në atë kohë nuk është lajmëruar aty.
Kurse, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në Prishtinë ende nuk ka përgjigje.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 27 tetorit 2023 kishte refuzuar kërkesën e “Burdush*t”, duke e obliguar të njëjtin që të paraqitet të nesërmen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim. Ndaj këtij vendimi, përmes avokatit Durim Osmani, “Burdushi” më 31 tetor 2023 kishte parashtruar ankesë për në Gjykatën e Apelit me kërkesën që të prishet vendimi i Themelores dhe çështja të kthehet në rivendosje.
Por, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e Themelores me arsyetimin se nga raportet mjekësore nuk është vërtetuar se “Burdushi vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe se në rast komplikimi mund të marrë kujdesin e duhur edhe gjatë qëndrimit në burg.

Ndaj “Burdush*t” ishte refuzuar edhe kërkesa e parë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe nga Themelorja por edhe nga ajo e Apelit, duke kërkuar që i njëjti të paraqitet për vuajthe të dënimit me burgim prej 4 vite e 6 muaj. Mirëpo “Burdushi” përkundër këtyre vendimeve përmes mbrojtësve kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për në Gjykatës Supreme me kërkesë për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burgim.
Ndërkohë, Supremja kishte konstatuar se nuk ka mjet të jashtëzakonshëm juridik ndaj vendimi të Apelit për shtyrje të vuajtes së dënimit me burgim.
“Burdushi” më 10 janar 2023 ishte dënuar nga Themelorja me 4 vite e 6 muaj burgim dhe me 42 mijë euro gjobë për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Apeli, por edhe nga Supremja.

Çfar po ndodh në Degën e LDK-së, shefi i grupit kuvendar z.Lahu, shifet i shoqeruar me aktivistë tjerë rrethë mobilizimi...
15/11/2023

Çfar po ndodh në Degën e LDK-së, shefi i grupit kuvendar z.Lahu, shifet i shoqeruar me aktivistë tjerë rrethë mobilizimit për zgjedhjet e LDK-së 👇

Sot, ish Drejtori i DKA-së, z.Dardan Abazi  ka uruar pasardhësin z.Albanez Tahiraj në poziten e Drejtorit të DKA-së Vush...
14/11/2023

Sot, ish Drejtori i DKA-së, z.Dardan Abazi ka uruar pasardhësin z.Albanez Tahiraj në poziten e Drejtorit të DKA-së Vushtrri.

Address

Vushtrri
Vushtrri
42000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when News Wave posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share


Other Media/News Companies in Vushtrri

Show All

You may also like