25/10/2023
L*l Raka vjen në Vushtrri në konferencën për "Ndërgjegjësimin për Antibiotikët.."
VUSHTRRI, 25 TETOR 2023 (Vushtrria Press)- "EDHE DY JAVE", kështu e ka titulluar një shkrim në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Lorik Maxhuni.
Ai ka njoftuar se me profesorin L*l Raka do të organizojnë një konferencë në Vushtrri për "Ndërgjegjësimin për Antibiotikët, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre në Kujdesin Parësor Shëndetësor", shkruan "Vushtrria Press".
"Po, po edhe dy javë e me profesorin L*l Raka do të mbajmë një tryezë tejet të nevojshme në qytetin e Vushtrrisë, në lidhje me ndërgjegjësimin për Antibiotikët, si dhe mënyrën e përdorimit të tyre në Kujdesin Parësor Shëndetësor", ka njoftuar drejtori Maxhuni.
"Është i rëndësishëm parandalimi i antibiotikut pa receten e mjekut👩⚕️, sidomos për fëmijët që prindërit u j*pin pa kontroll. ❌ Për të luftuar rezistencën ndaj antibiotikëve, duhet t'i përdorim këto ilaçe vetëm me udhëzimin e mjekut, të ndjekim rekomandimet e mjekut dhe të kemi kujdes me përdorimin e tyre", ka bërë të ditur drejtori Maxhuni.
———
📸L*l Raka vjen në Vushtrri në konferencën për "Ndërgjegjësimin për Antibiotikët.."
———
➡️Videot, fotot, shkrimet, opinionet, sondazhet online, reagimet apo intervistat nga politika dhe shkrimet nga fushata zgjedhore nuk paraqesin qëndrimin e redaksisë së Vushtrria Press