GazetaDirekt

GazetaDirekt Informohu drejtë, saktë, shpejtë. Diferencën e bënë mënyra se si do t’i qasemi asaj që për lexuesin zgjon interesim të madh.

Rritet vlera e pasaportës së Kosovës për serbët__________________________________________Lilana nga Graçanica, komunë me...
06/10/2022

Rritet vlera e pasaportës së Kosovës për serbët
__________________________________________
Lilana nga Graçanica, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, beson se të gjithë kanë të drejtë të udhëtojnë lirisht dhe për këtë arsye ajo mirëpret heqjen e mundshme të regjimit të vizave për Kosovën.

“Kjo do të ishte mirë për të gjithë, si për ne, serbët, ashtu edhe për shqiptarët që jetojnë këtu në Kosovë”, vlerëson Lilana.

Ajo është vetëm një prej qytetarëve nga komuniteti serb, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, të cilët “i gëzohen sinqerisht udhëtimit të lirshëm, pa pasur nevojë të presin në radhë për vizë”.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të lëvizin lirshëm në të ashtuquajturën zonë Shengen, por kësaj radhe kanë shpresë se diçka e tillë mund të ndryshojë, sepse Grupi punues i Bashkimit Evropian (BE) për viza do të diskutojë për herë të parë, më 13 tetor, lidhur me propozimin për heqjen e regjimit të vizave për ta.

Përderisa qytetarët nga radhët e shumicës shqiptare janë pak më skeptikë për këtë çështje, serbët e Kosovës janë optimistë.

Ndonëse kanë të drejtën për t’u pajisur me pasaportë të Serbisë, e cila e ka marrë liberalizimin e vizave në vitin 2009, serbët e Kosovës ka kohë që nuk po pajisen me të, duke thënë se ajo është “pa vlerë”.

Në fakt, Beogradi zyrtar nuk ua lëshon të njëjtën pasaportë serbëve që jetojnë në Kosovë sikurse atyre që jetojnë në Serbi, por ky dokument udhëtimi lëshohet nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe me të nuk është i mundshëm udhëtimi pa viza.

“Të ndodhë diçka e mirë edhe për ne”

Liberalizimin e vizave për Kosovën e mirëpret edhe Slagjana, po ashtu nga Graçanica, një nga gjashtë komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit.

“Shpresoj që më në fund edhe ne (do të mund të udhëtojmë pa viza), pasi ne serbët (nga Kosova) nuk mund të kemi pasaporta pa viza sikurse banorët e Serbisë. Liberalizimi është një përparim i madh për të gjithë popullatën, për një jetë normale, që më në fund të ndodhë diçka e mirë për ne, pavarësisht nga kombësia jonë”, thotë Slagjana, e cila megjithatë na kërkoi që të mos ia përmendim mbiemrin.

Ngjashëm shprehet edhe Strahinja, 20-vjeçar, i cili planifikon të “udhëtojë nëpër botë”:

“Është e nevojshme të udhëtosh nëpër botë, sepse jeta këtu (në Kosovë) është e mërzitshme. Është mirë të jetosh këtu, por mërzitesh, gjithçka është njësoj...duhet ta shohësh pak botën”.

Me të pajtohet edhe Stefan Stojanoviq nga Parteshi, komunë me shumicë serbe në rajonin e Anamoravës, në Kosovë. Ai është drejtues i organizatës rinore joqeveritare “Socrat” dhe beson se liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë mjaft i dobishëm për të rinjtë.

“Besoj se, nëse këtë herë arrijmë ta marrim atë liberalizim, mendoj se do të thotë shumë për të gjithë të rinjtë në fushën e arsimit dhe karrierës, por edhe nga këndvështrimi i turizmit”, thotë ai.

Stefan thekson se ka shumë persona që kanë pasaporta të Kosovës dhe Serbisë, por beson se nëse Kosova merr liberalizimin e vizave, gjithnjë e më pak prej tyre do ta marrin pasaportën e Serbisë.

Pse Serbia lëshon pasaporta të ndryshme për shtetasit e saj në Kosovë?

Qytetarëve të Serbisë që kanë adresa të vendbanimit në Kosovë, pasaportat u lëshohen nga Drejtoria koordinuese, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por për ta nuk është i vlefshëm regjimi pa viza.

Në vitin 2009, Serbia duhej të formonte këtë trup, në mënyrë që të mund të përfitonte liberalizimin e vizave. Më herët, shtetasit serbë me banim në Kosovë i merrnin pasaportat e tyre në Drejtoritë e policisë, të cilat Beogradi zyrtar i kishte zhvendosur në qytetet e Serbisë, pas konfliktit në Kosovë.

Kosova nuk i njeh pasaportat e tilla, sepse konsideron se ato janë lëshuar nga “institucione paralele ilegale”.

Petar Gjorgjeviq nga organizata joqeveritare “Graçanica e re aktive” beson se pjesëtarët e komunitetit serb, me liberalizimin e vizave për Kosovën, do të “shpëtonin nga peripecitë e shumta” që kanë gjatë nxjerrjes së pasaportave serbe.

“Ne e dimë se nuk është aspak e lehtë (marrja e pasaportave serbe) sepse kjo bëhet në Serbi. Kjo (liberalizimi i vizave për Kosovën) do ta lehtësonte udhëtimin. Mbase dikush mund të vizitojë për herë të parë disa nga vendet që janë jashtë kësaj ish-Jugosllavisë sonë”, thotë Gjorgjeviq.

Regjimi pa viza, si integrim i serbëve të veriut?

Pjesëtarët e komunitetit serb, të cilët jetojnë në katër komuna në veri të Kosovës, shpesh refuzojnë të integrohen në sistemin e Kosovës apo të nxjerrin ndonjë dokument të lëshuar nga autoritetet e Kosovës.

Megjithatë, ata e mirëpresin liberalizimin e vizave, sepse kjo do të thotë se edhe ata mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Nenadi nga Mitrovica e Veriut beson se shumica e bashkëkombësve të tij do t’i nxirrnin pasaportat e Kosovës nëse do të mund të lëviznin lirshëm me to.

“Tani për tani është më mirë pa asnjë pasaportë, por nëse ka liberalizim të vizave, është gjithsesi shumë mirë. Unë garantoj për njerëzit që njoh dhe ai rreth nuk është i vogël, se të gjithë do ta marrin”, thotë Nenadi.

Aktualisht, Aleksandra nuk ka pasaportë të vlefshme të Kosovës apo të Serbisë, sepse deri më tani nuk ka mundur të udhëtojë me ta. Por, në rast se Kosova merr liberalizimin e vizave, atëherë, siç thotë ajo, do të marrë pasaportën e Kosovës.

“Menjëherë, menjëherë, po, do ta merrja sigurisht. E shikoj nga pikëpamja që është e rëndësishme për mua si individ dhe nga kjo do të udhëhiqesha. Po, do të merrja pasaportën vetëm që të mund të udhëtoja”, thotë Aleksandra.

As Filipi nuk do të hezitonte të merrte pasaportën e Kosovës për të udhëtuar.

“Mendoj se për mua, si një i ri, do të ishte domethënëse që të udhëtoja, që të shihja diçka, sepse aktualisht, është mjaft e komplikuar për të siguruar dokumentet”, thekson ai.

Hapat në rrugën e Kosovës drejt liberalizimit

Ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavsky, më 29 shtator tha në Prishtinë se ka shpresa të mëdha që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të përfundojë gjatë mandatit gjashtëmujor të Presidencës çeke.

Presidenca çeke përfundon mandatin e saj në krye të Bashkimit Evropian (BE) më 31 dhjetor të këtij viti.

Në vitin 2012, Kosova mori Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, ndërkaq në vitin 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave.

Parlamenti Evropian, një nga dy institucionet që vendos për këtë, disa herë ka votuar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Megjithatë, tash e disa vjet, kjo çështje ka ngecur në nivelin politik, pra në Këshillin e Ministrave të BE-së, i cili merr vendimin përfundimtar, për shkak të vullnetit të pamjaftueshëm politik për të ecur përpara me procesin.

Holanda, por më së shumti Franca, deri së voni, kanë qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, por ka shenja se të dyja vendet kanë lëshuar pe.

Lipavsky tha se për këtë çështje ka kontaktuar edhe zyrtarët holandezë dhe se janë pajtuar që të analizohen çështjet teknike, e më pas edhe ato politike./ rel

`Guxo` kërkon Ministrinë e Shëndetësisë_______________________________________Pak kohë pasi Rifat Latifi dorëzoi dorëheq...
06/10/2022

`Guxo` kërkon Ministrinë e Shëndetësisë
_______________________________________
Pak kohë pasi Rifat Latifi dorëzoi dorëheqjen si drejtues i deritashëm shëndetësisë kosovare, partia që garoi me një listë me Vetëvendosjen, “Guxo” e do dikasterin e shëndetësisë.

Të paktën kjo bazuar në një status të deputetit të kësaj partie, Burim Meta i cili me profesion është mjek dhe psikolog.

“Edhe sa Ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takoj GUXO-s !?”, ka shkruar parlamentari Meta.

Rifat Latifi dorëzoi dorëheqjen pas më shumë se 10 muajsh si ministër i Shëndetësisë.

Rifat Latifi jep dorëheqje nga detyra e ministrit të Shëndetësisë  ____________________________________Ministri i Shënde...
06/10/2022

Rifat Latifi jep dorëheqje nga detyra e ministrit të Shëndetësisë
____________________________________
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Kirurgu i cili u kthye nga SHBA, që ta drejtojë shëndetësinë e Kosovës, pas dhjetë muajsh të këtë detyrë, ia paraqiti dorëheqjen kryeministrit Albin Kurti.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”, shkruan Latifi në letrën e dorëheqjes.

“Bashkangjitur me këtë letër, gjeni një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave, sfidave të ballafaquara si dhe të arriturat në këta 10 muaj të mi si ministër”.

Latifi ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të shkuar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë që kishte konkurruar për kryetar të Prishtinës.

Që prej emërimit në detyrë, Latifi është kritikuar për menaxhim jo të mirë të këtij sektori.

Madje, së fundi, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë, e ku një veprim i tillë, u komentua edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.

Analistët: Vizat dhe integrimet, tema të Kosovës sot në samitin e Pragës_____________________________________Presidentja...
06/10/2022

Analistët: Vizat dhe integrimet, tema të Kosovës sot në samitin e Pragës
_____________________________________
Presidentja Vjosa Osmani me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, do të marrë pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet sot në Pragë. Njohës të rrethanave politike në vend e vlerësojnë të rëndësishme pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, për sa i përket aspiratave të Kosovës për integrim evropian.

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e 17 vendeve jo-anëtare, do të takohen sot në Pragë të Çekisë, me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të takimit të parë të Komunitetit Politik Evropian, që është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron. Kosova në këtë takim po përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Njohësit e rrethanave politike në vend e vlerësojnë të rëndësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim. Dorajet Imeri ka thënë për Radio Kosovën se kohët e fundit është dinamizuar çështja e liberalizimit të vizave dhe një takim i tillë do të mund të shërbejë në të mirë të këtij procesi.

“Është kohë që ka filluar të dinamizohet procesi i liberalizimit të vizave, sigurisht se një takim i tillë është në shërbim të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë, në mënyrë që ta çojë përpara agjendën e saj eurointegruese e në veçanti procesin e liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Imeri.

Analisti, Artan Muhaxheri, ka thënë për Radio Kosovën se pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim është një formë përkrahjeje për integrim evropian të Kosovës.

“Është një lajm shumë i mirë, është një formë e përkrahjes edhe për përpjekjet kosovare në rrugën e integrimeve evropiane. Natyrisht që do të kërkohen angazhime nga pala kosovare për përmbushjen e detyrimeve në këtë rrugë të vështirë”, ka thënë Muhaxheri.

Në agjendën që është publikuar në faqen e Këshillit të Bashkimit Evropian, thuhet se temat që do të diskutohen janë paqja dhe siguria, situata ekonomike, energjia dhe klima, si dhe migrimi dhe lëvizshmëria. / Kosovare Gashi-Radio Kosova

Mëngjeset e ftohta, temperaturat sot deri në 23 gradë____________________________________Instituti Hidrometeorologjik i ...
06/10/2022

Mëngjeset e ftohta, temperaturat sot deri në 23 gradë
____________________________________
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta.

IHK njofton se vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.

Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Sot mblidhet për herë të parë Komuniteti Politik Evropian, pjesëmarrëse edhe Kosova_____________________________________...
06/10/2022

Sot mblidhet për herë të parë Komuniteti Politik Evropian, pjesëmarrëse edhe Kosova
_______________________________________
Presidentja e vendi, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Pragë ku do ta përfaqësojë Kosovën në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Ky takim inaugurues do të mbledhë krerë shtetesh nga 44 vende të kontinentit evropian me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë evropianë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Nga Presidenca bën të ditur se, “para liderëve evropianë, Osmani do ta përçojë mesazhin e përkushtimit të palëkundur të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për integrimin euroatlantik të Kosovës si garanci për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë. Gjatë takimeve bilaterale, Osmani do të diskutojë edhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidenti francez, Emmanuel Macron dhe në të cilën do të bashkohen liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët e 17 vendeve të tjera evropiane.

Kjo nismë synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.

Aksion i policisë kundër kumarxhinjve e fajdexhive, çka ndodhi dje në Kosovë______________________________________Polici...
06/10/2022

Aksion i policisë kundër kumarxhinjve e fajdexhive, çka ndodhi dje në Kosovë
______________________________________
Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor pas një hetimi disa mujor me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Gjykatës janë duke realizuar një operacion të gjerë të koduar me emrin “TOTO” në disa rajone të vendit dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Po ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, disa vetura, telefona mobil, armë dhe municion.

“Operacioni i lartcekur ka për qëllim zbatimin e Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren për arrestimin e personave të dyshuar (përfshirë edhe një zyrtar policor) dhe kontrollin e disa lokacioneve Prizren, Prishtinë, Malishevë, Suharekë”, ka njoftuar policia.

Sipas njoftimit, pasi që operacioni është ende në zhvillim e sipër detajet shtesë do të ofrohen pas përfundimit të operacionit policor përmes një komunikate shtesë.

13-vjeçarja mbeti shtatzënë pas dhunimit, prindi nga Vitia tash përballet edhe me presionin e familjes së të dyshuarit__...
06/10/2022

13-vjeçarja mbeti shtatzënë pas dhunimit, prindi nga Vitia tash përballet edhe me presionin e familjes së të dyshuarit
________________________________________
Kanë kaluar gati dy javë pasi një prind nga Vitia, ka rrëfyer se i është dhunuar vajza 13 vjeçare.

Por për rastin e rëndë, nga i cili viktima është 8 muajshe shtatzënë, ky prind ka ende për të treguar.

Por përpara se të flasë për televizionin, ai i është drejtuar hetuesit policor me të cilin kanë bashkëpunuar fillimisht, por që i njëjti nuk duket të ketë pasur gatishmëri për të vazhduar komunikimin.

“Kisha informacion shtesë për t’i dhënë hetuesit, e thirra në telefon, ai ma kishte bllokuar numrin. E provova 4-5 herë e pashë që diçka nuk është në rregull, më kishte bllokuar numrin. E thirra me numër të vajzës brenda minutës, i njëjti numër e hapi telefonin”, ka rrëfyer për RTV Dukagjinin, babai i viktimës.

Babai i viktimës bën të ditur se, që nga raportimi në televizion për rastin, presioni nga familja e të dyshuarit është shtuar.

Një herë motra e pastaj babai i të dyshuarit i janë drejtuar shtëpisë së viktimës.

“Ajo është deklaruar që jam motra e tij, edhe me një fjalë i ka bërë presion vajzës time, se i ka thënë a e kë fëmijën me të apo jo, a je e virgjër apo jo, na ka shqetësua. Mbas këtij rastit ka qenë babai i djalit bashkë me vajzën, kanë ardhur te dera, qysh u sjellke muhabeti me e bë një marrëveshje si mes tyre, ose me pare, unë nuk jam aj njeri, nuk e shes moralin me pare, unë pres drejtësinë “, ka thënë babai i viktimës.

Por, jo vetëm familjarët gjithashtu babai pohon që edhe i dyshuari ka tentuar të kontaktojë tashmë me viktimën.

“Vajza s’ka pasur më kontakt, ai ka tentuar me kontaktua me vajzën, tash a ka qenë ai, a familja e tij, ne e kemi incizimin që ka dashur me kontaktu”, ka shtuar babai i viktimës.

Ani pse asnjë psikolog nuk e ka vizituar vajzën, babai thotë se në shtëpinë e tyre ka ardhur një punëtor i qendrës sociale, i cili i ka ofruar viktimës dy opsione.

“Kur të lind fëmija ekzistonte mundësia me lënë tek qendra, 2 vite me qëndruar fëmija, ndërsa vajza me pa, me kontaktua me fëmijën e vet, e pas dy vitesh po u kthejke fëmija te vajza, opsioni i dytë ishte pasi të merr kjo fëmijën pas dy vite, me lejen tonë të prindërve mund kjo të kthehet te ai person”, ka shtuar babai i viktimës.

Por, opsioni i dytë e ka fyer shumë këtë të fundit.

“Me shkua vajza të ai person unë nuk jam dakord, sot as kurrë hiç se kjo nuk u bë me qejf por me dhunë, vajza është 13 vjeçe”, ka thënë tutje ai.

Televizioni ka qenë tek Qendra për Punë Sociale por drejtori i saj Demush Mehmeti nuk ka qenë aty, ndërsa komunikimi me të është bërë përmes telefonit me ç’rast ka thënë se kanë vepruar konform kërkesave të familjes në ofrimin e ndihmës.

Por as ai e as drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Merrushe Ahmeti nuk kanë dashur të flasin para kamerës, ku kjo e fundit ka edhe një arsyetim të çuditshëm.

“Nuk ka nevojë për kamera zonjë, na jena Komunë e vogël e mundemi me pas problem me opinionin kështu që ua japim informacionet”, ka thënë drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Merrushe Ahmeti.

Në gjithë këtë situatë ku i dyshuari është jashtë shtetit, babai i viktimës ka shtuar se nuk po trajtohet me prioritet nga Prokuroria.

Por Kryeprokurori i Gjilanit Arben Kadriu ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se po bashkëpunohet ngushtë me shtetin e huaj, dhe shprehet optimist se i dyshuari do të kapet.

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Ivano Marotta, u takua me Kryetarin e Komunës së Klinës________________...
05/10/2022

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Ivano Marotta, u takua me Kryetarin e Komunës së Klinës
____________________________________________
Vazhdojnë takimet e komandantit të RC-W-së me kryetarët e komunave të Kosovës Perëndimore.

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, Kolonel Ivano Marotta, ka mbajtur një takim (Angazhim i lidereve kryesore) me Kryetarin e Komunës së Klinës, një nga Komunat e Kosovës Perëndimore, zonë e përgjegjësisë për asetet e KFOR-it të RC-W.

Bëhet fjalë për një takim institucional, shumë i rëndësishëm në dinamikën e bashkëpunimit civilo-ushtarak që e shohin RC-W të zhvillojë aktivitete në sinergji me Autoritetet Lokale.

Një moment i domosdoshëm për të zhvilluar projekte që synojnë mirëqenien dhe mbrojtjen e qytetarëve, në fushën e infrastrukturës, trafikut, shërbimeve kolektive, arsimit dhe prodhimit.

Në takim, palët biseduan për projekte të ndryshme, në një klimë të prekshme përzemërsie dhe empatie reciproke, e cila krijoi një bashkësi synimesh dhe një bashkëpunim efektiv në nivel social me zhvillimin e ideve të përbashkëta.

Aktiviteti hyn ne kornizën operative të mandatit të KFOR-it, në harmoni me rezolutën 1244 të vitit 1999, në kuadër të së cilës veprojnë njësitë shumëkombëshe të RC-W, nën udhëheqjen e Regjimentit të Kalorësisë së Piemontes (2) të Ushtrisë Italiane me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, në kohë dhe hapësirë ​​të lëvizjes, ndaj realitetit të çmuar multikulturor/ndërkulturor, të cilin Kosova e paraqet si shembull të prekshëm të takimit dhe bashkëjetesës mes popujve dhe feve.

Kica-Xhelili: Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat mësimdhënësve______________________________________Deputetja e...
04/10/2022

Kica-Xhelili: Qeveria nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagat mësimdhënësve
______________________________________
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili thotë se Qeveria në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë t’ua ndalojë pagën mësimdhënësve.

Kica-Xhelili në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Qeveria është e shkëputur nga marrëdhënia kontraktuale e komunës dhe mësimdhënësit.

“Qeveria në asnjë variant nuk ka të drejtë. Qeveria është e shkëputur nga marrëdhënia kontraktuale e komunës dhe mësimdhënësit. Në fakt që listat që dorëzohen nga komunat në përgjithësi janë lista të përditësuar në vazghdimësi, kemi komunat si mësimdhënës si kontraktues si punëdhënës i mësimdhënësve, pastaj Qeveria obligohet që t’i ekzekutojë të hollat nga thesari. Ato të holla janë të destinuara për mësimdhënësit. Prandaj është komuna ajo që mund të bëjë një vlerësim të tillë, nëse komuna si punëdhënëse vlerëson se ka legjitimitet që mësimdhënësi ta marrë pagën, këtu qeveria nuk ka fjalë më”, tha deputetja e LDK-së.

Ky është personi i cili dyshohet se humbi jetën nga përplasja e ashensorit në Pejë______________________________________...
04/10/2022

Ky është personi i cili dyshohet se humbi jetën nga përplasja e ashensorit në Pejë
_________________________________________

Sinjalizuesit e gazetës lokale të Pejës “ZARFI INFO”, raportuan se sot rreth orës 15:00 në afërsi të varrezave Austro-Hungareze në Pejë, ka ndodhur një tragjedi ku si pasojë e përplasjes së ashensorit ka mbetur i vdekur një person.

Gazeta “ZARFI”, merr vesh se bëhet fjalë për D. Lekaj i cili është pronar i këtij kompleksi banesor.

Rastin për gazetën “ZARFI”, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar“, tha zëdhënësi Rugova.

Sipas tij, në vendngjarje ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.

Rastin për gazetën “ZARFI INFO”, e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Urgjencës së Qytetit të Pejës Dr. Kenan Shala i cili bashkë me infermierin Agron Brahimaj kanë qenë në vendin e ngjarjes.

“Ne si ekip bashkë me ekipet e tjera dhe qytetarët jemi munduar ta bëjmë më të mirën e mundshme, por fatkeqësisht trupin e këtij qytetari e kemi nxjerrë pa shenja jete. Detaje dhe informacione të tjera nuk mund të ju ofrojmë për shkak të ndjeshmërisë dhe nisjes së hetimeve të rastit”, tha Dr. Shala. /ZARFI INFO/

Përmes një postimi në facebook, drejtoria për shëndetësi në komunën e Pejës, ka njoftuar opinionin publik se tanimë po b...
04/10/2022

Përmes një postimi në facebook, drejtoria për shëndetësi në komunën e Pejës, ka njoftuar opinionin publik se tanimë po bëhen përgatitjet përfundimtare për hapjen e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Kryshec tē komunës së Pejës.

"Objekti i ri shëndetësorë ka infrastrukturë moderne dhe është i pajisur me të gjitha elementet që duhet ti posedoj një AMF duke krijuar mundësit më të mira për shërbime ndaj pacientëve jo vetëm të Kryshecit po dhe fshatrave tjerë që ndodhen në afërsi me këtë lokalitet", thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie në facebook. /GazetaDirekt

Nasuf Bejta e zëvendëson Vasfije Krasniqin në Kuvend________________________________________Nasuf Bejta do ta zë vendin ...
04/10/2022

Nasuf Bejta e zëvendëson Vasfije Krasniqin në Kuvend
________________________________________
Nasuf Bejta do ta zë vendin e Vasfije Krasniqit në Kuvendin e Kosovës, pasi kjo e fundit dha dorëheqje nga ky post.

Ky vendim u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e së martës.

Bejta i takon Listës “Guxo” dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur 5,763 vota.

Ai kishte shpallur kandidaturën për president, duke sfiduar Vjosa Osmanin.

Ndryshe, deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi, është tërhequr nga pozita e deputetes më 21 shtator.

Ajo ka treguar se këtë vendim e ka marrë për arsye shëndetësore.

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, ka njoftuar Krasniqi përmes llogarisë së saj në Facebook.

“Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”.

Avokati i Popullit: Qeveria t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut, ndalimi i pagave rrezikon mirëqenien sociale...
04/10/2022

Avokati i Popullit: Qeveria t’i respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut, ndalimi i pagave rrezikon mirëqenien sociale të mësuesve
__________________________________________
Avokati i Popullit ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndaljen e pagës së shtatorit për mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës së SBASHK-ut.

Avokati i Popullit ka thënë se mosekzekutimi i pagave të mësimdhënësve do ta rrezikojë seriozisht mirëqenien sociale për mësimdhënësit dhe për familjet e tyre.

“Në një gjendje edhe ashtu të brishtë, e kjo nuk do t’i kontribuojë dialogut social dhe përmirësimit të situatës së krijuar”.

“Rithekson rëndësinë që ka ruajtja e kohezionit social në periudhën kur sapo kemi dalë nga një situatë e vështirë për shkak të mos fillimit në kohë të vitit të ri shkollor”.

Gjithashtu Avokati i Popullit rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut.

“Po ashtu detyrimet për sigurimin e paqes sociale në vend si dhe për domosdoshmërinë që autoritetet ta garantojnë përdorimin e standardeve të njëjta sa i përket grevës, për situata të ngjashme, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë”.

“Në këtë periudhë është e rëndësishme që qeveria, me secilin veprim dhe masë që merr, të kontribuojë në zbutjen e krizës së rëndë të krijuar si rezultat i kësaj gjendjeje”, thotë Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të reflektojë dhe ta gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.

Deliu për Kurtin: Sa me e thellë bëhet heshtja, aq më shumë trimërohen autokratët_______________________________________...
04/10/2022

Deliu për Kurtin: Sa me e thellë bëhet heshtja, aq më shumë trimërohen autokratët
___________________________________________
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për mosekzekutimin e pagave të punëtorëve të sektorit të arsimit. Ajo referuar historisë thotë se “sa me e thellë bëhet heshtja, aq më shumë trimërohen autokratët”.

Sipas Deliut, Kurti “nuk e ka kuptuar fitoren e tij elektorale”, duke shtuar se “Kurti mendon se shoqëria duhet manipulohet”, thotë Deliu.

“Kurti, kurrë s’e kupton fitoren e tij elektorale si besim të fituar nga qytetarët, por si aftësi personale për të manipuluar një shoqëri që sipas tij, meriton të manipulohet, sepse janë thjesht një “masë analfabetësh”. As nuk u’a njeh punën, as nuk u’a respekton mirëqenien”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Historia është e mbushur me shembuj të megallomanëve të tillë, si i kanë katandisur popujt e vendet e tyre. Por, barrën kryesore historia zakonisht i’a mvesh mungesës së ndjenjës kolektive për t’i rezistuar padrejtësive. Dhe, sa me e thellë bëhet heshtja, aq më shumë trimërohen autokratët, sa më shumë trimërohen aq më shumë egërsojnë pushtetin, deri në asimilim qytetar”, ka thënë ajo.

Edhe pse kanë kaluar katër ditë nga fillimi i muajit, pagat për mësimdhënësit nuk kanë dalë ende.

Qeveria thotë se po e zbaton Ligjin për Greva, ku nuk obligohet punëdhënësi ta paguajë punëmarrësin.

Por opozita kërkon që pagat të ekzekutohen.

Kryeministrja e Britanisë letër kryeministrit Kurti: Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh______________...
04/10/2022

Kryeministrja e Britanisë letër kryeministrit Kurti: Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh
__________________________________________
Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, në një letër dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta përcjellë me interes të madh në, siç e quajti ajo, procesin drejt reformës. E njëjta potencoi që Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu formalisht Kosovën.

“Mbretëria e Bashkuar ishte krenare për ndihmën dhënë Kosovës në sigurimin e pavarësisë së saj, dhe që ishte vendi i parë që njohu formalisht pavarësinë e saj në vitin 2008. Do të vazhdoj ta përcjellë Kosovën me interes të madh ndërsa ecni përpara me procesin tuaj të reformës”, thuhet ndër të tjera në letrën e përcjellë nga Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, falënderim shefja e ekzekutivit britanik ka shprehur ndaj institucioneve të Kosovës edhe për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Truss ka shprehur po ashtu falënderime për ngushëllimet e Kurtit për Mbretreshën Elizabetë II, si dhe letrën e 6 shtatorit për emërimin e saj.

Kurti më 6 shtator i dërgoi një letër Truss, duke thënë se “Mbretëria e Bashkuar zë një vend të veçantë në zemrat dhe mendjet e popullit të Kosovës, sepse ju na mbështetët në luftën tonë çlirimtare kundër një regjimi gjenocidal”.

Ministrja Nagavci merr vendim të zëvendësohen orët e humbura në grevë_______________________________________Ministrja e ...
04/10/2022

Ministrja Nagavci merr vendim të zëvendësohen orët e humbura në grevë
_______________________________________
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka marrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022/2023.
Sipas këtij vendimi, do të zëvendësohen orët e pambajtura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve në muajin shtator.
Këto ditë do të zëvendësohen në ditët e vikendit.

Lexoni më poshtë të plotë vendimin:

Sot kemi nxjerrë vendim për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023.
Me këtë vendim do të ndryshohet kalendari i vitit shkollor 2022-2023, për shkak të 22 ditëve të pambajtura të mësimit gjatë muajit shtator 2022 si pasojë e grevës së mësimdhënësve.
Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:
-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;
-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;
-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;
-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.
MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe mbarojë më 03.02.2023.
Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:
-Për klasën e 12-të (maturantë)përfundon më datë 05.06.2023;
-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;
-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023
Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022.
Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.
Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023.
Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.
Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është e përkushtuar për zbatimin e Ligjit për Grevën, i cili përveç tjerash parasheh edhe pezullimin e të gjitha të drejtave dhe detyrimeve nga kontrata e punës, përfshi edhe të drejtën e pagës për ditët e grevës. Megjithatë, duke qenë të bindur se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e Vitit Shkollor dhe do të kryejnë punën, dhe duke marrë parasysh faktin se shumë prej tyre janë vënë në lajthitje ose kanë pasur paqartësi rreth dispozitave ligjore, i kemi propozuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që të shqyrtojnë mundësinë e pagesës në avans, ashtu që familjet e mësimdhënësve, të mos mbesin pa paga deri në fund të muajit, kur edhe dalin pagat për muajin tetor.
Bashkangjitur gjeni vendimin e MASHTI:

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when GazetaDirekt posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Pristina

Show All

You may also like