Presidenca e trazuar e Carterit
📽️ Presidenca e trazuar e Carterit
Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka vdekur më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ai ishte djali i një fermeri kikirikësh, i cili u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare. Mandati i trazuar i Jimmy Carterit si president i Shteteve të Bashkuara u pasua me filantropi, diplomaci dhe çmimin Nobel për Paqe.
🔗 evropaelire.org/multimedia
Fëmijët ukrainas mësojnë fshehtas gjuhën amtare në rajonet e pushtuara
📽 Fëmijët ukrainas mësojnë fshehtas gjuhën amtare në rajonet e pushtuara
Në pjesët e okupuara të Ukrainës, forcat ruse kanë imponuar një planprogram të ri shkollor, të mbështetur nga Moska, duke eliminuar mësimin e gjuhës dhe kulturës ukrainase. Por, mësimdhënës të përkushtuar për ruajtjen e këtyre dy lëndëve po mbajnë mësim fshehtas, duke ofruar orë online apo me prani fizike për mijëra nxënës. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/video
Serbët kundërshtojnë veprimet e Kosovës në veri
📽 Serbët kundërshtojnë veprimet e Kosovës në veri
Shumë serbë lokalë të komunave veriore të Kosovës kundërshtuan shtrirjen e sovranitetit në atë pjesë. Shumë nga ta nuk u pajtuan me ndalimin e dinarit, heqjen e targave, arrestimet dhe shtimin e pranisë së policisë së Kosovës në veri. Dragisha Llakiqeviq, tregon për REL-in se pse ai dhe shumë serbë të tjerë janë kundër veprimeve të institucioneve të Kosovës.
🔗 Video e plotë: https://shorturl.at/g3dml
E moshuara serbe tregon vështirësitë pas ndalimit të dinarit
📽 E moshuara serbe tregon vështirësitë pas ndalimit të dinarit
Sllobodanka Llazoviq, 80 vjeçe nga Leposaviqi, jeton e vetme në këtë qytet. Ajo ka hasur në vështirësi prej se institucionet e Kosovës ndaluan dinarin serb dhe mbyllën institucionet financiare të Serbisë. Marrja e pensionit nga buxheti i Serbisë është kthyer në një sfidë të vështirë për të. Sllobodanka, megjithatë nuk ka humbur shpresën për ditë më të mira.
🔗 Video e plotë: https://shorturl.at/g3dml
Shqiptari i kthyer në veri rrëfen se si e pritën fqinjët serbë
📽 Shqiptari i kthyer në veri rrëfen se si e pritën fqinjët serbë
Zahir Mehmeti është kthyer pas gati 25 vjetësh në Mitrovicë të Veriut. Prej aty ishte larguar në luftën e viteve 1998-99 dhe shtëpia i ishte djegur. Së fundi institucionet e Kosovës ia rindërtuan shtëpinë dhe ia mundësuan kthimin, atij dhe familjes. Mehmeti rrëfen për REL-in se si u prit nga fqinjët serbë.
🔗 Video e plotë: https://shorturl.at/g3dml
Viti i përmbytjeve: Kriza klimatike pritet të vazhdojë përtej 2024-sh*t
📽️ Viti i përmbytjeve: Kriza klimatike pritet të vazhdojë përtej 2024-sh*t
Nga Evropa Qendrore deri në Kaukaz, nga Azia Qendrore deri në Afganistan, viti 2024 u karakterizua me përmbytje në shumë prej vendeve ku transmetohet Radio Evropa e Lirë. I hedhim një vështrim retrospektiv ndikimit mjedisor dhe njerëzor, dhe pyesim Ayesha Tandonin, gazetare e shkencës në uebsajtin me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Carbon Brief, se çfarë po i kontribuon shtimit të vërshimeve. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/multimedia
"Aq shumë vdekje": Rrëfimi i pilotes ukrainase të dronëve për luftimet në front
📽️ "Aq shumë vdekje": Rrëfimi i pilotes ukrainase të dronëve për luftimet në front
Duke folur për Radion Evropa e Lirë nga një vendstrehim ushtarak në Ukrainën lindore, një pilote ukrainase e dronëve, me nofkën “Siri”, ka ndarë një rrëfim emocional për humbjen e bashkëluftëtarëve në vijën e frontit. Njëzetedyvjeçarja ka përjetuar luftime të ashpra që kur i është bashkuar ushtrisë, pasi ka diplomuar nga universiteti. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/multimedia
Ekuipazhi luftoi ta shpëtonte aeroplanin që u rrëzua në Kazakistan
📽 Ekuipazhi luftoi ta shpëtonte aeroplanin që u rrëzua në Kazakistan
Ekspertët besojnë se ekuipazhi i një aeroplani të Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua më 25 dhjetor, po luftonte për të kontrolluar avionin në momentet e tij të fundit. Ende nuk është dhënë ndonjë shkak zyrtar për aksidentin, i cili ka lënë të vdekur dhjetëra persona. Ndërkohë, familjarët dhe miqtë e pasagjerëve shprehën frikën dhe ndan histori për të dashurit e tyre disa orë pas fatkeqësisë. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/video
“I dashur Babadimër, dua që Ukraina të fitojë”
📽 “I dashur Babadimër, dua që Ukraina të fitojë”
Finlanda pretendon të jetë shtëpi zyrtare e Babadimrit, duke tërhequr vizitorë ndërkombëtarë në një fshat turistik në rajonin e Laplandës. Atje, mijëra fëmijë nga e mbarë bota i dërgojnë dëshirat e tyre për Krishtlindje dhe Vit të Ri. Babadimri finlandez dhe stafi i tij pranojnë letra nga fëmijët, të cilët kërkojnë lodra, libra dhe lumturi për familjet e tyre – ndërsa nga Ukraina janë letra të panumërta që dëshirojnë paqe. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/video
Terr dhe dronë: Lufta dimërore në frontin e Ukrainës
📽️ Terr dhe dronë: Lufta dimërore në frontin e Ukrainës
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës po përballen me temperatura të acarta dhe me errësirë, teksa po i mbrojnë vijat e frontit nga sulmet e forcave ruse afër qytetit verilindor Kupjansk. Ekipi i projektit të Radios Evropa e Lirë, Current Time, raporton nga pozicionet ukrainase, ku trupat varen nga kamerat e natës, armët elektromagnetike dhe dronët në betejat dimërore kundër armikut. #rfe_rl
🔗 evropaelire.org/multimedia
Lista Serbe e dëshiron pjesëmarrjen në zgjedhje, ankohet në PZAP
📽️ Lista Serbe e dëshiron pjesëmarrjen në zgjedhje, ankohet në PZAP
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të varet nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku ky subjekt politik tha se do të ankohet gjatë së martës, pasi KQZ-ja nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhje. Derisa vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nxiti reagime të shumta, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, e akuzoi kryeministrin Albin Kurti për, siç u shpreh, “veprime antiserbe dhe jodemokratike”.
🔗 evropaelire.org/multimedia
Sirianët e kthyer gërmojnë rrënojat për të gjetur shtëpitë
🎥 Sirianët e kthyer gërmojnë rrënojat për të gjetur shtëpitë
Pas 14 vjetësh luftë, qytetet siriane, sikurse Kabuni, kanë mbetur gërmadha – shtëpitë janë kthyer në rrënoja, ndërsa objektet e rëndësishme janë zhdukur. Banorët e kthyer pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assadit nuk po i gjejnë shtëpitë e dikurshme, teksa zotohen se do t’i rindërtojnë ato, pavarësisht ekonomisë të shkretuar.
🔗evropaelire.org/video