Bujqësia Sot

Bujqësia Sot Risitë e fundit rreth një nder fushat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit tonë, pra Bujqësisë!

Vikon 800 L për vetem 800 Euro!!!
12/03/2024

Vikon 800 L për vetem 800 Euro!!!

Vikon 600 L për vetem 750 Euro !!!
12/03/2024

Vikon 600 L për vetem 750 Euro !!!

26/10/2023
19/10/2023

AGROTURIZMI DHE TURIZMI RURAL!

Agroturizmi dhe turizmi rural janë dy lloje të ndryshëm të turizmit që përqendrohen në përvojat e jetës së fshatit dhe natyrën, por kanë dallime në fokuset e tyre:

1. Agroturizmi:
- Agroturizmi është një formë e turizmit ku vizitorët përjetojnë dhe marrin pjesë në aktivitete të lidhura me bujqësinë dhe fermerinë.
- Fokusi kryesor i agroturizmit është në përvojat e bujqësisë, si të qënit në fermë, kujdesi për kafshët, mbjellja e kopshteve, etj.
- Vizitorët mund të jetojnë në ambiente të afërta me fermerët dhe të provojnë jetën rurale.

2. Turizmi Rural:
- Turizmi rural përqendrohet në përvojat e të jetuarit në një mjedis rural, pa përqendruar thellësisht në aspektet e bujqësisë.
- Ky lloj turizmi ofron mundësinë për të qëndruar në fshatra dhe qytete të vogla, për të eksploruar kulturën lokale, historinë, dhe natyrën.
- Fokusi mund të jetë më i përgjithshëm, duke përfshirë shëtitje në natyrë, vizitimin e atraksioneve lokale, dhe njohjen e jetës së fshatit pa përfshirë punën në bujqësi.

Përmbajtja dhe përvojat e ofruara janë të ngjashme në disa aspekte, por ndryshojnë në përqendrim dhe qëllimin e tyre kryesor. Agroturizmi është më i specializuar në bujqësi, ndërsa turizmi rural është më i përgjithshëm në natyrën dhe jetën rurale.

Pjalmimi !
14/10/2023

Pjalmimi !

Cikli i Jetës së Bimëve: Nga Farë deri te Vjelja në Aspektin biologjik Cikli i jetës së bimëve është një proces fascinan...
22/09/2023

Cikli i Jetës së Bimëve:

Nga Farë deri te Vjelja në Aspektin biologjik

Cikli i jetës së bimëve është një proces fascinant i studiuar nga biologjia. Ky shkrim përqendrohet në aspektin biologjik të këtij cikli, duke eksploruar fazat e tij themelore dhe rëndësinë e tyre në ekosistem.

Faza e Farës: Cikli fillon me farën e bimës, e cila përmban informacionin gjenetik për të gjitha strukturat dhe karakteristikat e bimës që do të zhvillohet. Farat vendosen në tokë, dhe nën ndikimin e ujit dhe diellit, ata fillojnë të ndërtojnë rrënjët e tyre dhe të përhapin strukturat e tyre themelore.

Zhvillimi dhe Rritja: Bimja ndërton strukturën e saj më tej, duke krijuar trung dhe degë të reja në këtë fazë. Përmes fotosintezës, bima përdor dioksidin e karbonit dhe diellin për të prodhuar energjinë dhe substancat ushqyese të nevojshme për rritjen e saj. Ky proces ndodh në nivel celular dhe ndikon në formën dhe madhësinë e bimës.

Formimi i Luleve dhe Frutave: Në një fazë më të vonë, bima krijon lule dhe fruta. Kjo është e rëndësishme për prodhimin e farave dhe për shpërndarjen e informacionit gjenetik për të pasardhësit. Poleni është i rëndësishëm për transferimin e gametëve dhe formimin e farave të reja.

Kujdesi i Njeriut dhe Vjelja: Njerëzit ndikojnë në këtë cikël përmes praktikave të kultivimit dhe kujdesit të bimëve. Momenti i vjeljes është kur bima është gati për të mbledhur produktin e saj. Këtu, shkencëtarët dhe fermerët kujdesen për të optimizuar kualitetin e produkteve bimore dhe të sigurojnë mbijetesën e varietetit të tyre në mjedisin e kultivimit.

Përfundim: Cikli i jetës së bimëve është një proces biologjik kompleks që luan një rol të rëndësishëm në ekosistemet tona dhe furnizon ushqimin për të gjithë. Përmes studimit të këtij ciklije, shkencëtarët janë në gjendje të kuptojnë më mirë mekanizmat biologjikë dhe të zhvillojnë praktika më të mira për menaxhimin e resurseve të natyrës në mënyrë që të mbrohet biodiversiteti dhe të sigurohet që ne të kemi akses në ushqim të shëndetshëm dhe burime të tjera nga bimët

Sh*tet misri me siperfaqe 1.05 hektarësh.Misri është në gjendje të shkëlqyer dhe është i gatshëm për korrje me një rendi...
19/09/2023

Sh*tet misri me siperfaqe 1.05 hektarësh.

Misri është në gjendje të shkëlqyer dhe është i gatshëm për korrje me një rendiment të pritur rentabil. Ai gjendet në fshatin Verbovc, komuna e Drenasit.

Cmimi është i volitshëm dhe mund të diskutohet.

Për informacion shtesë dhe vizita në vend, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit: 044378063

Behu pjesë e   djellore
14/09/2023

Behu pjesë e djellore

e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë.

, bënë sh*tjen, instalimin (montimin) dhe servisimin e panellave solar.

Kontaktoni: +383 49 437 580 & 046 560 000

19/04/2023
03/04/2023

Automatike

03/04/2023

Lidhja e duajve dhe vendosja e drejtperdrejt në transportuesi.

19/03/2023

🐝🐝🐝🐝🐝🐝

04/03/2023

🚜

03/03/2023

🐣🐤🐥🐦

🫡Si asnjëherë më parë;🍅Subvencione;🚜Grante;💧Investime kapitale;📈Politika;📑Strategji;⚖️Ligje;🏢Mbrojtje e pronës;☀️Ruajtje...
02/03/2023

🫡Si asnjëherë më parë;

🍅Subvencione;
🚜Grante;
💧Investime kapitale;
📈Politika;
📑Strategji;
⚖️Ligje;
🏢Mbrojtje e pronës;
☀️Ruajtje e tokës bujqësore;
📈Rritje e përkrahjes financiare;
📃Thjeshtim procedurash;

👨‍🌾Afër fermerëve e prodhuesve vendorë!

🇽🇰Në shërbim të Kosovës!

02/03/2023

Traktori🚜 me avull me i fuqishem ne bote🌍 me nje rekord boteror duke terhequr 44 plugje. Prodhim i vitit 1905.

02/03/2023

Disa mënyra të shartimit!

Plehu i lopësPlehu i lopës është shumë i varfër me azot, por shpesh përdoret në klimë të ftohtë pasi shërben, përveç ple...
08/02/2023

Plehu i lopës
Plehu i lopës është shumë i varfër me azot, por shpesh përdoret në klimë të ftohtë pasi shërben, përveç plehut, si mulch për bimët. Përmban një 0,6% azot, 0,3% fosfor, 0,4% kalium dhe elementë gjurmë.

Ideja është që ta merrni atë të freskët në një nga fermat.
Doza e rekomanduar është 9 deri në 15 kg për metër katror.

Forma e pemësRekomandohet për pjeshkat, nektarinatdhe kumbullat. Është e rëndësishme tëformësoni siç duhet pemët frutore...
03/02/2023

Forma e pemës

Rekomandohet për pjeshkat, nektarinat
dhe kumbullat. Është e rëndësishme të
formësoni siç duhet pemët frutore në
vitin e parë ose dy pas mbjelljes.
Krasitja duhet të bëhet në mes të
dimrit. Vini re se si duhet të duken
pemët pas krasitjes së tre viteve të
para. Tani është koha nëse ende nuk
ka mbaruar.

Mungesa e elementeve esenciale te bimët !
01/02/2023

Mungesa e elementeve esenciale te bimët !

Dëmtues të zakonshëm në fermat tuaja !
27/01/2023

Dëmtues të zakonshëm në fermat tuaja !

BURIMET E ENERGJISË DHE MENYRAT E SHPRENDARJES NË SERRËBurimet e energjisë janë nga më të ndryshmet, siç janë thëngjilli...
25/01/2023

BURIMET E ENERGJISË DHE MENYRAT E SHPRENDARJES NË SERRË

Burimet e energjisë janë nga më të ndryshmet, siç janë thëngjilli/druri, vajrat (naftë e solar) dhe gazi natyror, janë lëndet djegese më të përhapura për sigurimin e energjisë në serrë. Perdorimi i energjisë elektrike si burim ngrohje, në përgjithësi nuk justifikohet për nga ana ekonomike.
Ndër sistemet bashkohore të burimit të energjisë për ngrohje të serrave është shfrytëzimi i energjisë diellore, i cili mundësohet nëpermjet instalimit të sistemeve solare.
Shpërndarja e energjisë në serrëmund të realizohet në menyra të ndryshme, por më kryesoret janë nëpermjet ujit të nxehtë dhe ajrit të ngrohtë.
Shfrytëzimi i sistemeve që qarkullojn ujë të ngrohtë është mjaft i përhapur dhe shumë efektiv. Në këto sisteme, uji nxehet në dispozitat e kalldajës dhe më pas pompohet në një sistem të mbyllur tubash. Energjia e liruar nga tubat e nxehtë e rrit temperaturën e mjedisit përreth tyre dhe gjithë serrës. Avatazhet kryesore të kësaj mënyre të ngrohjes është qëndrushmeria e sistemit, njëtrajtshmëria e kënaqshme e shprëndarjes së energjisë dhe njëkohësisht ruajtja e temperaturave në serrë për kohë më të gjatë. Nderkohë kufizimi kryesor i kësaj mënyre të ngrohjes është kostoja e lartë e investimit fillestarë që kërkohet për instalimin e sistemit.
Në sistemet me ajër të ngrohët, energjia e lëndës djegëse i percillet një shkëmbyesi termik, të përbër nga një numër i madhë fletësh të holla metalike. Ajri i ftohët fryhet me forcë nëpermjet një ventilatori dhe duke kaluar nëpërmjet fletëve të nxehta metalike, rritë temperaturën e vet.
Avantazhi i kryesor i sistemeve të ngrohjës me ajër është kosotja më e ulët, krahasuar sistemet me ujë të ngrohtë. Ndërkohë që kufizimet e tyre janë jo të njëtrajtshme e shprëndarjes së energjisë në serrë dhe humbjet e shpejta të energjisë prej saj, në rast defektesh të mundshme.
Sistemi i ngorhjes duke përdoru energjitë diellore është ndër sistemet më inovative dhe më i bashkërendituri në mbrojtjen e ambientit. Këto sisteme mund të perdorën për ngrohje të serrës nëpermjet ujit dhe ajrit të nxehtë.
Avantazhet e këtyre sistemeve janë: përdorimi i energjisë diellore, ndikimi mjedisor dhe efikasiteti i kostos.
Disavantazhet e këtyre sistemeve të ngrohjes janë kostot e larta fillestare për investim dhe mosshfrytëzimi i tyre gjatë gjithë vitit, për shkak se këto sisteme opërojn nëpermjet rrezeve të diellit të cilat nuk janë prezente gjatë gjithë vitit.

FORMAT E SHKËMBIMIT TË ENERGJISË NË SERRA Format e shkëmbimit apo të transformimeve të energjisë brenda në serrë janë të...
24/01/2023

FORMAT E SHKËMBIMIT TË ENERGJISË NË SERRA

Format e shkëmbimit apo të transformimeve të energjisë brenda në serrë janë të shumta, por si më të rëndesishme mund të veçohen:

KONVESKIONI: transformimi i energjisë në serrë (vertikalisht) nga një pozicion në tjetrin nëpëpermjet zhvendosjes së ajrit dhe avujve të ujit.

KONDUKSIONI: transferimi i energjisë, nëpermjet materialve mbuluese apo strukturave të serrës nga brënda jasht sajë. Konduksioni forma kryesore e humbjes së energjisë nga serra.

RREZATIMI: emititmi i panderprerë i energjisë nga siperfaqja e trupave të ngrohtë (serrë) në atmosferë.

KONDENSIMI: procesi i çlirimit të energjisë gjatë shëndrrimit të avujve të ujit në gjendje të lëngët.

INFILTRIMI: transferimi i energjisë (hotizontalisht), nga rrjedhjet e ajrit prej serrës, nëpermjet hapsirave të ndryshme që mund të gjenden në strukturat e sajë

VENDI PËR NDERTIMIN E SERRËSËshtë shumë me rëndësi zgjedhja e vendit ku do te ngritet serra. Terreni duhet të jetë i rra...
23/01/2023

VENDI PËR NDERTIMIN E SERRËS

Është shumë me rëndësi zgjedhja e vendit ku do te ngritet serra. Terreni duhet të jetë i rrafshët. Niveli i ujërave nëntokësor duhet të jetë minimum 1.5 m. Vendi duhet të jetë i mbrojtur nga erërat dhe mos të ketë objekte në afërsi të serrës të cilat mundë të bëjnë hije.
Serrat duhet të jetë e drejtuar nga jugu ose juglindja. Toka duhet të jetë me veti të mira fizike dhe kimike.
Vendi më i përshtatshëm është ku para - kulturë ka qenë bari, gruri, misri, jonxha. Toka (dheu) duhet te jenë te përgaditura mire.
Duhet të shpërndani pleh të shtallës të dekompozuar (të djegur) maksimum 40-50 t/ha dhe maksimum 400-500 kg/ha pleh N:P:K 15:15:15 ndërsa në bazë të analizave të tokës mund të ndryshojë.
Rreth serres duhet të hapet kanal i cili mundëson kullimin e ujit gjatë reshjeve, ndryshe mungesa e kanalit do tju shkaktoj probleme duke depertuar lageshtia ne brendësi të serrës dhe duke shkaktuar demtim serioz të sistemit rrënjor.

SERRAT DHE LLOJET E TYREProdhimtaria e perimeve në ambiente të mbrojtura, paraqet formën me intenzive të prodhimtaris së...
23/01/2023

SERRAT DHE LLOJET E TYRE

Prodhimtaria e perimeve në ambiente të mbrojtura, paraqet formën me intenzive të prodhimtaris së tyre. Një ndër parakushtet me të rëndesishme për arritjen e rendimenteve të larta, në këtë mënyrë të prodhimtaris është njohja e teknologjis së kultivimit të perimeve, por edhe llojet e serave dhe ndertimit tyre. Në praktikën e gjerë me serra nënkuptohet "objekt" i ngritur në konstruksion të ndryshëm (prej druri, metali, apo konstruksione plastike) dhe i mbuluar me material gjithashtu të ndryshëm (xhami, mase plastike apo polietileni) në të cilën njeriu nga brenda kontrollon dhe rregullon faktorët e rritjes, varësisht nga kërkesat e bimëve.

- Varësisht nga pamja e jashtme serrat ndahen në:
* Serra me një strehë
* Serra me dy strehë,
* Serrat bllok dhe
* Serrat tunel.

Varësisht nga materiali që përdoret për mbulim, serraty mund të ndahen në:
* Serra prej xhami,
* Serra prej masave plastike
* Serra prej polietileni etj.

Prodhimi i perimeve në Kosovë është njëra nga degët kryesore tëprodhimtarisë bimore, ndërsa në disa regjione të Rrafsh*t...
11/01/2023

Prodhimi i perimeve në Kosovë është njëra nga degët kryesore të
prodhimtarisë bimore, ndërsa në disa regjione të Rrafsh*t të Dukagjinit
(sidomos në ato që shtrihen përgjatë lumit Drini i Bardhë), paraqet
veprimtarinë kryesore ekonomike.
Perimtaria paraqet formën më intensive të prodhimtarisë bimore. Si degë
e veçantë ajo merret me studimin e një grupi specifik të bimëve
(perimeve). Forma dominuese e kultivimit të perimeve është kultivimi në
fushë të hapur, me një orientim të theksuar të prodhuesve nga
prodhimtaria komerciale (prodhimtaria për treg) e perimeve.
Me prodhimin e përgjithshëm të perimeve nënkuptohet kultivimi i
perimeve qoftë në fushë të hapur apo në mjedise të mbrojtura, prodhimi i
farës së perimeve dhe fidanit.
Prodhimi i perimeve është njëra nga degët më të vjetra të prodhimtarisë
bujqësore në përgjithësi.
Prodhimi bashkëkohor i perimeve gjithnjë e më tepër është i bazuar në të
arriturat shkencore të kësaj lëmie, por edhe në degët tjera të bujqësisë,
nga të cilat në masë mjaft të madhe është i varur kultivimi i suksesshëm i
perimeve (si fiziologjia e bimëve, mbrojtja e bimëve, agrokimia etj). Bimët
perimore kultivohen më së shumti si bimë një apo dy vjeçare, e më rrallë
si shumëvjeçare. Është me rëndësi të ceket se sipërfaqet me perime kanë
tendencë të vazhdueshme të rritjes.
Në Kosovë kultivohet një numër fare i vogël i llojeve dhe kultivarëve në
kuadër të llojeve ekzistuese të perimeve. Dominim absolut kane speci,
domatja, qepa, lakra kokë dhe shalqiri. Këto pesë lloje përfshijnë mbi 50 %
të sipërfaqeve me perime në Kosovë. Në drejtim të përmirësimit të
asortimanit të kultivarëve (në kuadër të llojeve që kultivohen më së shumti
në Kosovë), në kohë të fundit vërehen trende mjaft pozitive, posaçërisht
me futjen e hibrideve të reja mjaft produktive. Në këtë drejtim vështirësi
paraqet çmimi i lartë i farës së këtyre hibrideve, por është me shumë
rendësi se shumica e prodhuesve të perimeve e ka kuptuar mjaft mirë
rëndësinë e përdorimit të farës cilësore për mbjellje
Prodhimi në mjedise të mbrojtura kryesisht është i organizuar në forma
më të thjeshta të tuneleve të mbuluara prej masave të ndryshme plastike,
të cilat në shumicën e rasteve janë pa ngrohje. Në një situatë të këtillë
zakonisht arrihet që të dilet për disa ditë më herët në treg (zakonisht dy
javë deri një muaj). Prodhimtaria e perimeve në serrat prej masave
plastike (kryesisht prej polietileni), në vitet e fundit është mjaft e përhapur.
Edhe pse vërehet një tendencë e zgjerimit të vazhdueshëm të sipërfaqeve
me serra, duhet cekur se kjo mënyrë e prodhimtarisë ende shoqërohet
me shumë vështirësi.
Në përgjithësi, mund të thuhet se prodhimtaria e perimeve në Kosovë, në
të gjitha format e mjediseve të mbrojtura, nuk është e zhvilluar në atë
masë që të mund të sigurojë prodhime për furnizimin e tregut gjatë gjithë
vitit në mënyrë të vazhdueshme. Duke u bazuar në këto të dhëna, mund
të thuhet se prodhimtaria e perimeve në Kosovë ka karakter sezonal.
Duke pasur parasysh mungesën e fryteve të freskëta të perimeve gjatë një
periudhe relativisht të gjatë të vitit në treg, rritjen e vazhdueshmeve të
nevojave për ushqim tek ne, vështirësitë e mëdha rreth importimit të
perimeve të freskëta (në kohën kur ka mungesë të tyre tek ne), kultivimi i
perimeve në serra në të ardhmen do të jetë një nga drejtimet më të
rëndësishme të zhvillimit të perimtarisë dhe të prodhimtarisë bimore në
përgjithësi.

11/11/2022

Efikase në vjelje të mollëve !

Koha për të punuar🚜🚜
05/11/2022

Koha për të punuar🚜🚜

Address

Pristina

Telephone

+38349105643

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bujqësia Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Bujqësia Sot:

Videos

Share


Other Media/News Companies in Pristina

Show All