RTV Albania

RTV Albania Mediumi RTV Albania është platforma juaj kryesore me lajme dhe informacione të besueshme

Djali im Drini me kryeministrin Albin Kurti gjatë tubimit në Hajvali!Shkruan Rrahim Pacolli në Facebook
21/12/2025

Djali im Drini me kryeministrin Albin Kurti gjatë tubimit në Hajvali!

Shkruan Rrahim Pacolli në Facebook

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit kandidat i LVV-së për deputet
08/12/2025

Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit kandidat i LVV-së për deputet

Lista e AAK-së
08/12/2025

Lista e AAK-së

Kjo është lista jonë e shpresës!Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, n...
08/12/2025

Kjo është lista jonë e shpresës!

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton listën e njerëzve që besojnë në shtet, në ligj, në meritë dhe në të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ky është ekipi që përfaqëson përvojën, profesionalizmin dhe energjinë e një gjenerate të re që kërkon ndryshim të vërtetë për vendin.

Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve.

Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim - dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën.

Le të ecim bashkë.
Për shpresën. Për shtetin. Për Kosovën tonë.

Lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!Më mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese.
07/12/2025

Lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Më mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese.

Lista e kandidatëve për deputetë të Nismës, bashkë drejt fitores!VOTO 122!
07/12/2025

Lista e kandidatëve për deputetë të Nismës, bashkë drejt fitores!

VOTO 122!

Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit (Foto: PDK/Facebook)
07/12/2025

Kjo është lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë për zgjedhjet e 28 dhjetorit
(Foto: PDK/Facebook)

LAJMI I FUNDIT: Alokohen mjetet financiare për pagesën e transportuesve publikë dhe privatë
02/12/2025

LAJMI I FUNDIT: Alokohen mjetet financiare për pagesën e transportuesve publikë dhe privatë

01/12/2025

Suzana Selimi,një artiste me të vërtet e dalluar,e angazhuar dhe e ftuar nga produksionet e ndryshme kudo ku ka projekte sa i perket aktrimit,emri i par që i’u bie ndërmend regjisorëve dhe stafit është Suzana.Suzana tash e një kohë të gjatë është në skenë,qoftë si aktore apo edhe ...

30/11/2025

Nisma Socialdemokrate ka vendosur të hyjë si parti e vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Partia e Fatmir Limajt ka dorëzuar aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të garuar si parti e vetme dhe jo si pjesë e ndonjë koalicioni. Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në koalic...

30/11/2025

Kur kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri në përfundim të afatit, deri në orën 20:30 të ditës së diele, 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në KQZ. Në mesin e këtyre koal...

Të nderuar lexues  të RTV Albania,Sot, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, ju ftojmë ta ndajmë së bashku emocionin,...
28/11/2025

Të nderuar lexues të RTV Albania,
Sot, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, ju ftojmë ta ndajmë së bashku emocionin, krenarinë dhe historinë e një populli që ka sakrifikuar gjithçka për liri. 28 Nëntori nuk është vetëm një datë. Ajo është zemra e identitetit shqiptar, dita kur historia jonë ndriçon më fort se kurrë.

Sot përkujtojmë me nderime të thella Ismail Qemalin, i cili më 1912 ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke hapur rrugën e shtetformimit modern.
Sot kthejmë sytë pas edhe më thellë në histori, te 28 Nëntori i vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë dhe shpalli rezistencën heroike që mbeti gur themeli i identitetit tonë.

Por 28 Nëntori sjell me vete edhe një ngjarje tjetër të bekuar për shqiptarët: ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit.

Lindur më 28 Nëntor 1955, në ditën më të shenjtë të kombit, Adem Jashari u bë simboli i sakrificës, i qëndresës dhe i dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Jeta e tij lidhi përgjithmonë dy 28 Nëntorë: atë të flamurit dhe atë të lirisë së Kosovës.
Ai dhe familja e tij dhanë gjithçka, që ne sot të mund të jetojmë të lirë. Prekazi, emri i tij, dhe gjaku i dëshmorëve janë dritë që nuk shuhet kurrë në udhën tonë kombëtare.

Prandaj sot, në këtë ditë të shenjtë, nderimi është i dyfishtë:
– Nderojmë Pavarësinë e Shqipërisë, që i hapi rrugë shtetit modern;
– Nderojmë ditëlindjen e Heroit të Kombit, Adem Jasharit, që u bë themel i lirisë së Kosovës.

Le të jetë kjo ditë një kujtesë se kur shqiptarët janë të bashkuar, nuk ka forcë që i mposht.
Le të jetë një thirrje e qartë se vlerat tona, gjuha, flamuri dhe historia kërkojnë përkushtimin tonë çdo ditë.
Le të jetë një premtim se rruga e nisur nga të parët tanë do të vazhdojë me nder e krenari.

Në këtë ditë ku zemrat rrahin njësoj nga Vlora në Prekaz, nga Tirana në Prishtinë, nga mërgata në çdo cep të botës, RTV Albania ju uron:

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin!
🌟 Gëzuar Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari!
🇦🇱 Rroftë Shqipëria! Rroftë Kosova! Rroftë Kombi Shqiptar!

Address

Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTV Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTV Albania:

Share