Botimet KOHA

Botimet KOHA BOTIMET KOHA është shtëpia botuese më serioze në Kosovë. U themelua më 1998 kur doli nga shtypi libr

04/06/2024

• Si u formuan organizatat e para demokratike?
• Pse u bë lider Ibrahim Rugova?
• Si u përcaktua rezistenca paqësore ndaj Millosheviqit dhe si i iku Kosova luftës më 1990?
• Pse u ndezën qirinjtë e vringëlluan çelësat?
• Çfarë kërkuan amerikanët prej demokratëve kosovarë dhe çka ata prej Amerikës?
• Si u shndërrua Kosova në pikë të politikës së jashtme amerikane?
• Si u lind e u zhvillua iniciativa për Deklaratën e 2 Korrikut?
• Si u prit ardhja e Adem Demaçit nga burgu?
• Pse mungoi përgjigjja e organizuar ndaj pezullimit të autonomisë së Kosovës?
• Si hyri Kosova, pas grevës së pakoordinuar të përgjithshme në autopilot?

Libri do të gjendet në stendën e KOHËS në Panairin Ndërkombëtar të Librit Prishtina 2024

Botimet KOHA sjell romanin më të ri të Ibrahim KadriutVese në peshojëRoman, i realizuar me dinamikë, thyerje të befasish...
30/05/2024

Botimet KOHA sjell romanin më të ri të Ibrahim Kadriut

Vese në peshojë
Roman, i realizuar me dinamikë, thyerje të befasishme e shpesh dramatike përshkruan raportet kundërthënëse në mes të pushtetshmëve dhe vartësve të tyre ku, të parët e shfrytëzojnë autoritetin që e kanë, herë-herë duke sharruar në korrupsion, por edhe në imoralitet.
“Vese në peshojë”, roman me ngjyrosje edhe nga premisat e realitetit shoqëror e aktual; është i intriguar nga raportet shoqërore që ngrehin kokë në situata të ndryshme në saje të moskuptimit të ndërsjellë të personazheve të nxjerra nga jeta e përditshme shoqërore e politike.

Botimet KOHA në Panairin e Librit Prishtina 2024 vjen me ofertë të pasur titujsh dhe me zbritje shumë të madhe.Vizitojen...
29/05/2024

Botimet KOHA në Panairin e Librit Prishtina 2024 vjen me ofertë të pasur titujsh dhe me zbritje shumë të madhe.
Vizitojeni stendën e KOHËS prej 5-9 qershor 2024.

Botimet KOHA sjell edhe një rrëfim autentik, shkruar nga Veton SurroiViti i qirinjveSikur në “Këmbët e gjarprit”, ky rrë...
29/05/2024

Botimet KOHA sjell edhe një rrëfim autentik, shkruar nga Veton Surroi
Viti i qirinjve
Sikur në “Këmbët e gjarprit”, ky rrëfim autentik flet për vitin kthesë 1990, dhe lindjen e lëvizjes demokratike të shqiptarëve të Kosovës. Në të do të lexoni për atë se
• Si u formuan organizatat e para demokratike?
• Pse u bë lider Ibrahim Rugova?
• Si u përcaktua rezistenca paqësore ndaj Millosheviqit dhe si i iku Kosova luftës më 1990?
• Pse u ndezën qirinjtë e vringëlluan çelësat?
• Çfarë kërkuan amerikanët prej demokratëve kosovarë dhe çka ata prej Amerikës?
• Si u shndërrua Kosova në pikë të politikës së jashtme amerikane?
• Si u lind e u zhvillua iniciativa për Deklaratën e 2 Korrikut?
• Si u prit ardhja e Adem Demaçit nga burgu?
• Pse mungoi përgjigjja e organizuar ndaj pezullimit të autonomisë së Kosovës?
• Si hyri Kosova, pas grevës së pakoordinuar të përgjithshme në autopilot?
Libri do të gjendet në stendën e KOHËS në Panairin Ndërkombëtar të Librit Prishtina 2024

03/01/2024

Botimet KOHA sjell një libër kujtimesh nga Flaka Surroi

Ishte luftë

Libri flet për heronjtë që këtë luftë nuk e luftuan me armë. Heronjtë e këtij libri ndonjëherë
edhe nuk kanë emër por janë njerëz që u përkushtuan me gjithë qenien që të mbërrinin
kudo që kishte nevojë për të ofruar ndihmë e për ta përkrahur popullatën e katandisur.
Janë njerëz që në të shumtën u lanë në hije pas luftës, sepse qëllimin nuk e kishin te
pushteti, por te jeta me ndërgjegje të pastër

12/07/2023

Botimet KOHA sjell

Populli që shkroi historinë – vitet e zgjimit 1988-1989

Shkruar nga politikani dhe avokati Azem Vllasi

Libri që flet për kohën e ofensivës shumë agresive të Millosheviqit, i cili duke synuar krijimin e Serbisë së madhe, i mësyn fillimisht Kosovës, së cilës me dhunë ia rrëmben autonominë. Është periudha kur Kosova mbetet pa udhëheqje, nën sundimin e marionetave të Millosheviqit, dhe kur populli i merr gjërat në duart e veta. Strumbullari i librit është epopeja e minatorëve që nisi më marshimin e 1988-s e përfundoi me grevën e shkurtit të 1989-s dhe arrestimin dhe gjykimin politik ndaj 15 të akuzuarve

Çmimi 10€

12/07/2023

Botimet KOHA sjell romanin më të ri të gazetarit e shkrimtarit Binak Kelmendi

Demë Dedë Boga

Është roman plot rrëfim, ritëm e humor e tragjedi, që trajton periudhën e fillimkonvertimit të shqiptarëve nga feja katolike në atë myslimane, pak para fillimit të shekullit 18-të në Bogë të Rugovës.
I gjithë rrëfimi ndërtohet edhe mbi ngjarjet e tjera që kishin ndodhur më herët dhe më vonë në po këtë fshat e që ndërlidheshin me Demë Dedë Bogën, që konsiderohet shqiptari i parë bërë mysliman aty.

Çmimi 10€

12/07/2023

Botimet KOHA sjell një studim të jashtëzakonshëm nga viti 1959

Çështja shqiptare (1875–1882)

shkruar nga studiuesi kroat Bernard Stulli

Përkthyer nga Flaka Surroi, ky është punim i ndërtuar mbi dokumentacionin arkivor të Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë dhe Perandorisë Otomane. Në të përshkruhet gjendja e shqiptarëve para Kongresit të Berlinit të 1878-s; flitet për themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për mungesën e unitetit mes shqiptarëve nën ndikimin e rrymimeve të ndryshme dhe copëtimin e tokave shqiptare.

Çmimi 8 €

12/07/2023

Botimet KOHA sjell edhe një monografi kushtuar një sportisti

Elvir Muriqi, Kampioni i popullit

nga Artan Vërbica

Është një monografi e pasur me rrëfime e fotografi të shtegtimit personal e profesional të djalosh*t pejan që bëri karrierë në boksin profesional në SHBA. Muriqi do mbahet mend si boksieri që mbi gjysmën e fitoreve i arriti me nokaut.

Çmimi 40€

04/06/2023

Botimet KOHA në Panairin ndërkombëtar të librit “PRISHTINA 2023”
që mbahet prej 6 deri më 11 qershor 2023

vjen me mbi 150 tituj dhe me zbritje deri në 80% të çmimeve

dhe vjen me 5 tituj të rinj

Elvir Muriqi, Kampioni i popullit,
nga Artan Verbica
Një monografi e pasur me rrëfim e fotografi të shtegtimit personal e profesional të djalosh*t pejan që bëri karrierë në boksin profesional në SHBA. Muriqi do mbahet mend si boksieri që mbi gjysmën e fitoreve i arriti me nokaut

Të shtunën nga zgafella 6
nga Flaka Surroi
Është përmbledhja e gjashtë e kolumneve javore të botuara në KOHËN Ditore dhe portalin KOHA.net, që e mbulojnë periudhën 2021-2022

Çështja shqiptare (1875–1882)
nga Bernard Stulli
(perkthyer nga Flaka Surroi)
Një punim i jashtëzakonshëm mbështetur mbi dokumentacionin arkivor të Austro-Hungarisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë dhe Perandorisë Otomane. Përshkruan gjendjen e shqiptarëve para Kongresit të Berlinit të 1878-s, themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mungesën e unitetit mes shqiptarëve nën ndikimin e rrymimeve të ndryshme dhe copëtimin e tokave shqiptare

Demë Dedë Boga
nga Binak Kelmendi
Është romani i radhës i shkrimtarit dhe gazetarit Kelmendi që trajton periudhën e fillimkonvertimit të shqiptarëve nga feja katolike në atë myslimane, pak para fillimit të shekullit 18-të në Bogë të Rugovës, por edhe ngjarje të tjera ndodhur më herët dhe më vonë në këtë katund e që ndërlidhen me Demë Dedë Bogën, që konsiderohet shqiptari i parë bërë mysliman aty

dhe

Populli që shkroi historinë – vitet e zgjimit 1988-1989
nga Azem Vllasi
Libri që flet për kohën e ofensivës shumë agresive të Millosheviqit, i cili duke synuar krijimin e Serbisë së madhe, i mësyn fillimisht Kosovës, së cilës me dhunë ia rrëmben autonominë. Është periudha kur Kosova mbetet pa udhëheqje, nën sundimin e marionetave të Millosheviqit, dhe kur populli i merr gjërat në duart e veta. Strumbullari i librit është epopeja e minatorëve që nisi më marshimin e 1988-s e përfundoi me grevën e shkurtit të 1989-s dhe arrestimin dhe gjykimin politik ndaj 15 të akuzuarve

Vizitojeni stendën tonë.

10/03/2023

BOTIMET KOHA sjell fituesin e Shpërblimit Rexhai Surroi për romanin më të mirë shqiptar të vitit 2022

Provinca
nga Liridon Mulaj

Provincat shqiptare janë zhbërë si pasojë e emigracionit masiv. Një nga to është edhe provinca e Vilmontit, djalosh*t që e urren vendin ku ka lindur sepse është i varfër, plot urrejtje dhe ku jeta është vetëm mbijetesë. E urren edhe pse aty përherë përjashtohet i dobëti nga më i forti. E më i forti është përherë më i poshtri dhe më i ligu.
Romani është rrëfim për një periudhë të historisë sonë kolektive e cila sado e padenjë megjithatë meriton të pasqyrohet ashtu çfarë është.

25/01/2023

Botimet KOHA sjell librin e katërt të Enver Robellit
“Rrëfime të shkurtra për një ditë të gjatë”
Ky është një libër i jashtëzakonshëm për një shekull të pazakonshëm – për shekullin e njëzet. Është një panoramë letrare, historike, politike dhe sociale. Përmes qindra rrëfimeve të shkurtra, në këtë libër prezantohen në mënyrë virtuoze historitë e vogla pranë historive të mëdha të një shekulli. Në këtë libër defilojnë shkrimtarë dhe shtetarë, anarkistë dhe aventurierë, disidentë dhe diktatorë – disa shkruajnë, disa vallëzojnë, disa mallkojnë dhe disa dashurojnë. Të gjithë ëndërrojnë - një botë të re, një botë tjetër, një botë më të mirë. Shekulli i 20-të është një shekull marramendës - mes parajsës dhe humnerës. Është shekull i luftërave dhe i lirive pothuaj të pakufishme. Disa nga margaritarët e këtij shekulli i gjeni në këtë libër.

25/01/2023

Botimet KOHA sjell librin e dytë të recetave të Lindës

Dhjetë vjet me Lindën

Libri i dyte i Arlinda Haxhibrahimit për të ushqyerit e shëndetshëm dhe të shijshëm, është një ftesë për të gjithë adhuruesit e kuzhinës së saj për të mësuar edhe diçka me tepër për ushqimet që i konsumojmë dhe për ushqimet që nuk do të duhej t’i konsumonim. Pos kësaj, është edhe ftesë qe mbase të mësojmë diçka më shumë për aranzhimin estetik të ushqimit të gatuar, e cila me ose pa vetëdije do të na e rrisë së paku interesimin, nëse jo oreksin, për ato qe na i sjell Linda.

25/01/2023

Botimet KOHA sjell udhërrëfyesin praktik se si të përgatiteni për
Intervista pune
Është libër unikal që mbështetet në përvojën shumëvjeçare të autores Fatmire Nokshiqi Dumoshi në sferën e burimeve njerëzore.
Në rast se u jepet mundësia që të merrni pjesë në një konkurs te pakurdisur pune, sigurohuni ta keni një kopje të këtij udhërrëfyesi – pa dyshim se do t’ju ndihmojë shumë për t’u përgatitur sa më mirë për një intervistë pune.

20/11/2022

Botimet KOHA sjell biografinë e parë në gjuhën shqipe të Kasapit të Ballkanit

RATKO MLADIĆ DHE BANALITETI I SË KEQES

Shkatërruesi i Bosnjës dhe një nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit XX, Ratko Mladić, u dënua me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës.

Në këtë libër gazetari Enver Robelli përshkruan dhe analizon me përpikëri karrierën e errët të Mladićit dhe pasojat e politikës së tij shfarosëse, e cila mbetet e pashlyer në kujtesën kolektive jo vetëm të viktimave të tij.

Dikur oficer i armatës jugosllave në Kumanovë, në prag të shpërbërjes së Jugosllavisë u stacionua në Prishtinë. Prej aty e nisën në Kroaci për të luftuar në krah të grupeve të armatosura serbe. Atje e humbi një betejë kundër një oficeri shqiptar që komandonte trupat e armatës kroate. Arenë e radhës e krimeve të Mladićit u bë Bosnja – atje ai organizoi gjenocidin e parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe hyri në histori - si barbar.

20/11/2022

Botimet KOHA
Rikthen rrëfimin që çon në shtegtim nëpër botën e krimit të organizuar ndërkombëtar. McMafia, krimi pa kufi është përmbledhje e tri vitesh pune intensive në përcjellje të kontrabandistëve të armëve në Ukrainë, shpërlarësve të parave në Dubai, narko-dillerëve në Kanada, kriminelëve kibernetikë në Brazil, zhvatësve në Japoni dhe supërkriminelëve në Ballkan.
Gjatë hulumtimit, Misha Glenny u takua me numër të pafund gangsterësh, policësh, viktimash të krimit të organizuar, përderisa në të njëjtën kohë zbulonte kërkesën e paepur për narkotikë, gra të trafikuara, punë të dhunshme dhe armatim në të pesë kontinentet.
Rrëfimet e tij, njëkohësisht të tmerrshme, frymëzuese e ndonjëherë edhe qesharake, e ndërtojnë një pasqyrë të pabesueshme për ekonominë gri për të cilën thuhet se e bën 20 përqindëshin e Bruto Produktit Vendor në botë.

02/08/2022

GUSHTI ËSHTË MUAJI I DIASPORËS
Tradicionalisht, si çdo vit, Botimet KOHA ua ofron bashkatdhetarëve të gjitha botimet e veta me çmimet e Panairit.
Oferta vlen prej datës 3 gusht deri më 3 shtator 2022, dhe librat, me shumë zbritje, mund të blihen në Librarinë KOHA, në rrugën Sulejman Vokshi nr. 15, prapa Ministrisë së Kulturës.
Aty do t’i gjeni 32 tituj të botuar nga panairi i fundit, nga gjithsej 140 titujt që i ofrojmë me zbritje deri në 80%.

13/06/2022

Për të gjithë ju që nuk keni mundur të vini te stenda më e vizituar e Panairit të Librit, jua ofrojmë mundësinë që të gjithë titujt tanë t’i merrni me çmimet e Panairit!

Ejani në Kafe-Librarinë KOHA nga data 14 deri më 18 qershor 2022

Aty do t’i gjeni 32 tituj të botuar nga panairi i fundit, nga gjithsej 140 titujt që i ofrojmë me zbritje deri në 80%.

Orari i punës: 9:00 - 20:00
rr. Sylejman Vokshi 15

07/06/2022

Panairi i Librit në Prishtinë u rikthye pas dy vjetësh mungesë. Me moton "Libri mbron mendjen", edicioni i 22-të i panairit mirëpret mbi 100 botues. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, ka thënë se ky organizim tashmë ka...

06/06/2022
05/06/2022

KATALOGU

KJO ËSHTË OFERTA E SHTËPISË BOTUESE "BOTIMET KOHA" NË PANAIRIN E LIBRIT PRISHTINA 2022

05/06/2022

KOHA në Panairin e 22-të ndërkombëtar të librit - Prishtinë

21/05/2022

Botimet KOHA sjell romanin e parë të disenjatores, fotografes e tash edhe shkrimtares Mimoza Veliu

Dallga e dytë

Sipërmarrëse e suksesshme por shpirtërisht e shkatërruar, Julia kthehet pas shumë vjetësh në ishujt Maldive për t’u përballur me të kaluarën e saj.
Një udhëtim i paraparë të zgjaste shkurt, komplikohet me shfaqjen e virusit korona që ia përmbys planet krejtësisht.
Megjithatë, izolimi del të shndërrohet në pikën kthesë për të, kur pa pritur dhe në formë krejtësisht të paparaparë, Julias i hapet perspektiva e re, një dimension plotësisht i ri në jetë.

09/05/2022

Prej datës 9 deri 14 maj - 20% zbritje në të gjithë titujt,
në Kafe Librarinë KOHA 🙂

01/04/2022

Kafe libraria KOHA - vendi i librave, bisedave letrare dhe përurime librash.

01/04/2022
29/03/2022

Botimet KOHA sjell romanin e katërt të Majlinda Bregasit

Stina e pestë

E gjendur papritur në një situatë konfuze intime, Sofia ndjek gjurmët e një baroni austro-hungarez të fillimshekullit XX që i zbulon skutat më të errëta të Ballkanit. Ishte epoka e kërshërisë ekstreme, fytyra e aventurës së Belle Epoque qe lulëzonte në Europë. Diplomaci, spiunazh, zbulime shkencore, rebelim e dashuri mbushin jetën e Baronit Franz Nopcsa në Shqipëri. I njohur si babai i dinozaurëve të Transilvanisë, një gjeni i jashtëzakonshëm si Nopcsa dashurohet me një popull që rrezikonte zhdukjen nën rrënojat e perandorisë osmane. Baroni Nopsca dhe sekretari dhe miku i tij Bajazid Doda, një antropolog i ri i guximshëm, luftojnë krah malësorëve të vetmuar, i furnizojnë me armë e para deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Ata të dy, të lidhur nga një fat i çmendur dashurie dhe vdekjeje, i hapin Sofies një botë të panjohur, të egër, të brishtë, që asaj i përket më shumë se asnjëherë.

29/03/2022

BOTIMET KOHA edhe një libër të jashtëzakonshëm kujtimesh

NN
Kronika kosovare

shkruar nga Stephane Vanderveken me një dorë të lehtë dhe me një humor shumë specifik që gjatë leximit ia del ta amortizojë bile pak tronditjen që e përjeton duke i lexuar përjetimet e viktimave të luftës.

Është rrëfim në veten e parë i një psikologu belg që iu doli në ndihmë një numri të madh njerëzish në Vushtrri që jetonin thellësisht të traumatizuar nga pasojat që ua kishte shkaktuar lufta.

Botimet KOHA në ditën ndërkombëtare të librit, sjell përmbledhjen e pestë nga FLAKA SURROITË SHTUNËN NGA ZGAFELLJA 2019 ...
23/04/2021

Botimet KOHA në ditën ndërkombëtare të librit,
sjell përmbledhjen e pestë nga FLAKA SURROI

TË SHTUNËN NGA ZGAFELLJA 2019 - 2020

BOTIMET KOHA sjell historinë politike të Ballkanit sipas profesorit kanadez Robert AustinBËRJA DHE RIBËRJA E BALLKANITËs...
15/04/2021

BOTIMET KOHA sjell historinë politike të Ballkanit sipas profesorit kanadez Robert Austin

BËRJA DHE RIBËRJA E BALLKANIT

Është libër që flet për kombet dhe shtetet e Gadishullit që nga 1878-a dhe u dedikohet lexuesve të interesuar ta kuptojnë se përse ky rajon është pafundësisht i komplikuar.
Mbështetur mbi përvojën personale, autori kombinon historinë, gazetarinë dhe kujtime udhëtimesh për të na e sjell një rrëfim plot informata e përshkrime. Rrjedhshëm dhe me një simpati të veçuar për shqiptarët, autori nuk ngurron t'i paraqesë rrethanat, sjelljet dhe vendimet që çuan drejt formimit të shteteve të papërfunduara në Ballkan.

Çmimi 8€

Address

Aneksi I Ish-Radio Prishtinës, Rr. Xhorxh Bush Pn
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 09:00 - 20:00
Thursday 09:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00
Saturday 09:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet KOHA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet KOHA:

Videos

Share

Category

Botimet KOHA

BOTIMET KOHA është shtëpia botuese më serioze në Kosovë. U themelua më 1998 kur doli nga shtypi libri i Noel Malcolmit, KOSOVA: Një histori e shkurtër. Deri tash, ka botuar mbi 200 tituj autorësh shqiptarë dhe të huaj.


Other Publishers in Pristina

Show All

You may also like