13/03/2023
Po, valla, mbi 9,000 herë!!!
Në Kur’an janë disa sure të shkurtra në xhuzin e fundit, të cilat shumica e muslimanëve i dinë përmendsh dhe i lexojnë ato gjatë namazeve të tyre.
Janë sure të tilla, si: el-Ihlas, el-Keuther, el-Asr, el-Felek, en-Nas e të tjera.
A ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa herë gjithsej i kemi lexuar/recituar ato gjatë namazeve tona?
Gjatë pesë viteve të namazeve ditore, nëse dikush e ka lexuar/recituar pesë herë gjatë ditës ndonjërën prej këtyre sureve në namaz, i bie që gjatë kësaj periudhe e kemi lexuar të njëjtën sure mbi 9,000 herë!
Mahnitëse!
Gjithsesi se është një numër shumë i madh!
A keni menduar për sekretet/fshehtësitë dhe mesazhet domethënëse që ngërthejnë në vete këto sure?
A keni dëshirë të kuptoni thellësisht çfarë jeni duke lexuar në namazet tuaja ditore?
A keni dëshirë që namazin tuaj ta ndjeni e ta përjetoni fort, ashtu që ky adhurim madhështor të bëhet me shije, reflektim e meditim?
Për këtë qëllim, kemi vendosur me ndihmën e Allahut të Lartësuar t’ua shpalosim të gjithë lexuesve tanë mesazhe, dobi e fshehtësi të këtyre sureve të shkurtra ashtu që ta përjetojmë, meditojmë e shijojmë fjalën e Allahut të Lartësuar.
“Një Libër, të cilin Ne ta zbritëm ty, i bereqetshëm, për t’i përsiatur thellë ajetet e tij dhe për të përkujtuar ata që kanë mend”. (Sad: 29)
Allahun e Lartësuar e lusim t’na hapë zemrën për kuptimin sa më të mirë të fjalës së Tij. Amin!
Për ta marrë këtë libër falas, duhesh me i nda veç dhjetë sekonda duke shkru emrin&mbiemrin dhe mailin tënd në linkun vijues. Libri të vjen inshaAllah në mail të hënën e ardhshme!
https://bit.ly/3JAFkM5