Botim i ri: Biografia e Frida Kahlos (Hayden Herrera)
Botimet Lekë sjellin në shqip biografinë e Frida Kahlos, të artistes meksikane që mjeshtërisht dhe në mënyrë tejet origjinale arriti ta transformonte dhimbjen (e saj) në art, ta përziente realitetin me fantazi dhe ta shpërfaqte kontraversalitetin e saj artistik, duke krijuar, kështu, identitetin meksikan në pikturë. Frida Kahlo nuk është vetëm një figurë e rëndësishme e historisë së artit, por, gjithashtu, edhe një grua ikonë e lëvizjes feministe të kohës.
“... ‘Diego and Frida 1929—1944’ është pak tronditëse për të qenë një shprehje dashurie. Format e përçudnuara duken si shfaqje e jashtme e pështjellimeve të brendshme. Fytyrat e bashkëshortëve janë të ndryshme në madhësi dhe simetri, kështu që, edhe pse të bashkuar, pjesët nuk puthiten; mospërputhshmëria sugjeron paqëndrueshmërinë shpërthyese të martesës së Fridës. Për ta mbajtur veten dhe Diegon bashkë, Frida lidh kokën me pemën e gjerdantë, degët e së cilës janë pa gjethe, sikurse bashkimi i Riverave që ishte pa fëmijë. Degët e ndërthurura ngjajnë si kurora me gjemba të Krishtit, lidhja martesore është martirizim...”
Gjatë javës që vjen do të publikohet libri “TRURI I FËMIJËS si tërësi e integruar”, nga D. Siegel dhe T. Payne-Bryson, sjellë në shqip nga Botimet Lekë
Gjithashtu, librin mund ta paraporositni (pre-order) në librari, për një çmim special prej 10€.
Ky libër për prindër, kujdestarë, mësues e çdokë që kujdeset për fëmijë sjell strategji efikase (me bazë shkencore) se si ta edukojmë mendjen e fëmijës dhe se si ai të përfitojë nga situatat e zakonshme në formësimin e trurit.
Ky libër e bën më të lehtë edukatën prindërore dhe ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve të forta me fëmijën.
#botimetleke #lekebotime #imprint #dukagjinipublishing #dukagjinibotime #truriifemijes