InTime

InTime Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from InTime, Media/News Company, Pristina.
(1)

04/03/2023

Një e vërtet që i'a vlenë të lexohet nga një Gazetar Amerikan, shkruar në "New York Times" lidhur me vendin tonë!.

“Jetojmë me një shtet ku gjithçka o marre nëse je femën”.Tayna
02/09/2022

“Jetojmë me një shtet ku gjithçka o marre nëse je femën”.

Tayna

Sot është ditëlindja e herojt të kombit Shqiptar Presidentit  Klinton!.
19/08/2022

Sot është ditëlindja e herojt të kombit Shqiptar Presidentit Klinton!.

09/08/2022

E rrahë Gomarin pa meshirshëm, shiko si e kap dhemb gomari

27/06/2022

Forcat Ruse kanë goditur një qendër tregtare në Kremenchuk.

Raportime për shumë njerëz të ngecur brenda - britma të dëgjuara që vinin nga tymi.

Kryebashkiaku thotë se ka shumë viktima.

Një tjetër objektiv civil - një tjetër krim lufte.

Fotografia e ish-presidentit Rugova vendoset në Parlamentin Evropian
23/06/2022

Fotografia e ish-presidentit Rugova vendoset në Parlamentin Evropian

Humanizmin e bejnê  vetëm te njerzit e mdhejëJu ftoj gjithe ish pjesetare te UÇK, trimat e lirise , rastet sociale dhe p...
22/06/2022

Humanizmin e bejnê vetëm te njerzit e mdhejë

Ju ftoj gjithe ish pjesetare te UÇK, trimat e lirise , rastet sociale dhe pjesetaret E PK , nese kane nevoje shendetsore le te paraqiten ne Ord Klodi Med , sherbimet jane gratis , si gjithemone 044253731

19/06/2022

Një kamion transporti rus (i pretenduar me trupa brenda) u shkatërrua dhe u dogj prapa linjave diku në afërsi të Popasna. Se cili ishte saktësisht shkaku i incidentit është i paqartë.

Analiza e “New York Times”: Vuçiçi si Putini, të dy po luajnë me “narrativën e viktimës”Vitin e fundit, në Bosnjë dhe He...
16/06/2022

Analiza e “New York Times”: Vuçiçi si Putini, të dy po luajnë me “narrativën e viktimës”

Vitin e fundit, në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk kanë të ndalur trazirat politike, grindjet dhe akuzat.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka provokuar një breshëri kritikash perëndimore për vendimet e tij, për kundërshtimin e bashkëpunimit dhe për lidhjet e ngushta me liderin rus Vladimir Putin.Si pasojë, prej disa kohësh dëgjohen paralajmërimet se Bosnja është “në prag të ndarjes” dhe se serbët janë ata që kërcënojnë paqen e brishtë, të ndikuar nga nacionalizmi etnik dhe historia e rreme e shekullit të 21-të.

Në këtë drejtim, mediumi prestigjioz amerikan “The New York Times” sjell një rrëfim përmes të cilit është munduar të paraqesë situatën në BeH, ndër tjerash duke iu referuar edhe lidhjeve të Dodik me presidentin serb Aleksandar Vuçiç – dhe me Putinin.

Ndër pjesët më interesante të rrëfimit është ai ku përshkruhet se si presidenti Aleksandar Vuçiç ka mbështetur pretendimin se serbët janë keqtrajtuar në mënyrë të padrejtë si agresorë në luftën e Bosnjës, duke vlerësuar Sllobodan Millosheviçin – i dënuar në Hagë për krime kundër njerëzimit – si një “udhëheqës i madh serb” dhe shprehu keqardhjen që Serbia nuk mundi të zgjerohej më tej në të gjithë Ballkanin.

“Vuçiç, i cili u zgjodh për një mandat të dytë si president në prill, është një nga liderët e paktë evropianë që mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin, një marrëdhënie e forcuar nga besimi i tyre i përbashkët i krishterë ortodoks dhe këndvështrimi i tyre nacionalist”, shkruan NYT.

“Ata ndajnë gjithashtu një mbështetje në narrativën e viktimizimit. Putin, i cili e ka quajtur shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik ‘një katastrofë e madhe gjeopolitike e shekullit’, duke përmendur ‘një sërë kërcënimesh ekzistenciale – nazistët, NATO-n, vlerat e korruptuara perëndimore’ – për të justifikuar pushtimin e Rusisë në Ukrainë”.

Dhe, si Vuçiç, vë në pah shkrimi i New York Times, ai ka ndjekur një strategji mohimi, duke fajësuar qeverinë ukrainase, për shembull, për mizoritë ruse në Ukrainë ose duke pretenduar se ato janë inskenuar nga figura anti-ruse.

“Putin dhe Vuçiç të dy mbështeten në bindjen se ata sundojnë mbi popuj të mëdhenj, të cilëve u janë grabitur kufijtë e tyre natyrorë dhe destinacionet e tyre heroike, qoftë nga ukrainas të ‘nazifikuar’, boshnjakët apo kabalët e udhëhequr nga Amerika dhe Evropa”.

Në Bosnje, kujton mediumi amerikan, gjërat arritën kulmin korrikun e kaluar, kur udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, në përgjigje të një ligji të ri që ndalon mohimin e gjenocidit në Bosnje, kufizoi ashpër pjesëmarrjen serbe në qeverinë boshnjake për gjashtë muaj.

“Dodik është një aleat i vendosur i Vuçiçit dhe Putinit dhe interesat e tij janë bërë gjithnjë e më shumë në një linjë me ato të Rusisë, e cila synon të bllokojë Bosnjën nga lëvizja drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO dhe dëshiron të forcojë aleancën serbo-ruse. Ekziston frika se lufta në Ukrainë mund të krijojë një efekt përhapës, me Putinin që punon së bashku me Dodik për të ndarë vendin e brishtë”, ka shkruar NYT.

Në këtë kontekst, vjeshtën e kaluar, Christian Schmidt, administratori ndërkombëtar përgjegjës për mbikëqyrjen e marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund Luftës së Bosnjës më 1995, paraqiti një raport në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin ai paralajmëroi: “Perspektivat e ndarjes dhe konfliktit të mëtejshëm janë shumë reale”./Express

Mobilizohet Policia, blindohen Kuvendi dhe Qeveria para protestës së veteranëvePolicia është mobilizuar ndërsa veteranët...
16/06/2022

Mobilizohet Policia, blindohen Kuvendi dhe Qeveria para protestës së veteranëve

Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së pas pak do të mblidhen te Kuvendi dhe Qeveria për të protestuar. Në disa pamje të T7 shihen policët teksa nga stacioni qendror në kryeqytet janë nisur drejt institucioneve. Ndërkaq disa policë të tjerë janë pozicionuar përpara oborrit të Kuvendit dhe Qeverisë./Express

Sot është ditëlindja e Hërojt të Kombit!.
15/06/2022

Sot është ditëlindja e Hërojt të Kombit!.

"Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, ...
14/06/2022

"Populli duhet të jetë i kujdesshëm, të mos zgjedh për udhëheqje persona që sillen para të tjerëve në mënyrë inferiore, inferioriteti i liderëve i jep imazh inferior edhe vendit, shtetit e shoqërisë. Shtetet e liderët e fortë nuk i duan afër vetes lider e shtete që sillen në mënyrë inferiore"/.
~ Ukshin Hoti

A  ka  more burra kund ? FOTO | Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander S...
14/06/2022

A ka more burra kund ?

FOTO | Ministri federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg, ia puth dorën presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit gjatë takimit me të në Prishtinë.

13/06/2022

Nuk ndodh shpesh që ju mund të shihni ushtarë ukrainas duke lëvizur me një T-72B3 ruse të kapur, Tank i vitit 2016.
Veq me kanë Shqiptar po e kthejka me fre të dores.

Kosova shënoi 23 vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-itMë 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u...
13/06/2022

Kosova shënoi 23 vjetorin e hyrjes së trupave të KFOR-it

Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.

Znj. Gervalla i harron me qellim apo pa vetëdije kontribuesit kryesor të Lirisë së Kosovës, ata që me së shumti dhanë pë...
13/06/2022

Znj. Gervalla i harron me qellim apo pa vetëdije kontribuesit kryesor të Lirisë së Kosovës, ata që me së shumti dhanë për këtë ditë UÇK-në, e që është një turp i madhë nga vetë ajo por edhe nga institucioni që ajo e përfaqëson.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, të dielën e ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Ka përmendur NATO-n dhe ushtarët e KFOR-it për kontributin, por jo edhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Scholz Scholz nga Prishtina ia tregon “shartet” Serbisë, nëse e do BE-nëKancelari gjerman Olaf Scholz nga Prishtina i ka...
10/06/2022

Scholz Scholz nga Prishtina ia tregon “shartet” Serbisë, nëse e do BE-në

Kancelari gjerman Olaf Scholz nga Prishtina i ka dërguar mesazhe të qarta Serbisë se nuk mund të bëhet shtet anëtar i BE-së pa i pasë të gjitha qëndrimet e njëjta me Unionin.

Ai tha se s’duhet të ketë dyshime mbi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar agresionin e saj në Ukrainë.

“Kush bëhet anëtar i BE-së duhet të pranojë gjithë regjimin që vjen, po flas për rregullat e përbashkëta, të cilat i kemi zhvilluar. Duhet t’i pranojë të gjitha, legjislacionit, demokracinë, hapjen, transparencën dhe një politikë të përbashkët kundrejt vendeve të tjera. Këtu bën pjesë edhe regjimi i sanksioneve që BE i ka vendosur ndaj Rusisë dhe kjo duhet të pranohet nga një vend që synon BE-në. Nuk duhet të ketë iluzione sa i përket kësaj”.

Ndërkaq, kryeministri kosovar Albin Kurti, tha se natyrisht që Ukraina është në qendër të vëmendjes dhe zemrën e të gjithë për atë që po kalon, por tha se krahas saj në vëmendjen të BE-së duhet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Jemi për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ajo është në vëmendjen dhe zemrat e të gjithëve që duan paqen dhe demokracinë. Nnatyrisht është fokusi të Ukraina, por unë besoj që duhet të jenë të dyja edhe Ukraina dhe Ballkani Perëndimor, do të doja që të shkojë gjithçka më shpejt. BE është fati ynë, duam një Kosovë europiane, një Ballkan europian”. /Gazeta Express/

Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion e krim të organizuarIsh-deputeti i PDK-së, ...
10/06/2022

Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion e krim të organizuar

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është deklaruar të premten i pafajshëm për akuzat për krim të organizuar, pastrim të parave, marrje të mitos dhe vepra tjera penale në rastin e njohur si “Toka”.

Njëjtë sikur Azem Syla janë deklaruar edhe të akuzuarit tjerë: Arton Vila, Ramadan Uka, Avdyrrahman Brajshori, Shpresim Uka, Shaban Syla, Gazmend Gashi, Ramadan Mavraj, Ndue Palushi, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Lubisha Vujoviq, Avni Maxhuni, Sabedin Haxhiu, Ilaz Syla, Vidosav Novakoviq, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë seancë që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë nuk është deklaruar i akuzuari Fahredin Gashi me arsyetimin e avokatit të tij, Gëzim Kollqaku, se klienti i tij ka ekspertizë psikiatrike që vërteton se nuk është i aftë për ta kuptuar aktakuzën.

Ndërkohë, seanca po vazhdon me fjalën hyrëse pasi një ditë më parë kishte dështuar seanca shkaku se Azem Syla nuk ishte ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këtë rast, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Azem Syla dhe të tjerët nga viti 2016 po akuzohen për vepra të ndryshme penale që lidhen me korrupsionin e krimin e organizuar,

Fillimisht në këtë rast kanë qenë 22 të akuzuar, ku për N.U., dhe Sh.M., është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.

Gjykatësi ka bashkuar procedurën penale ndaj Ilaz Sylës, i cili ka qenë i akuzuar në këtë rast.

Po ashtu, ka bashkuar procedurën edhe ndaj tani të akuzuarit Vidosav Novakovic, duke thënë se në këtë çështje penale do të merret një aktgjykim meqenëse sipas tij, janë provat të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.

Ndryshe, kjo lëndë fillimisht gjykohej nga gjykatësi Beqir Kalludra dhe pasi që gjykimi ishte afër përfundimit të tij, avancimi i gjyqtarit Kalludra kishte ndikuar që kjo lëndë të mbetej pa u përfunduar.

Gjykata Themelore në Prishtinë këtë lëndë më pas ia kishte ndarë në punë gjykatëses Shpresa Hasaj-Hyseni, e cila nuk kishte mbajtur asnjë seancë.

Por, edhe pasi rasti ishte pothuajse në përfundim, kur gjykohej nga gjykatësi Kalludra, i njëjti duhet të nis përsëri. Kjo pasi neni 311, paragrafi 3 i Kodit të Procedurës Penale përcakton se: “kur shtyrja ka zgjatur më shumë se tre (3) muaj ose kur shqyrtimi gjyqësor mbahet para një kryetari tjetër të trupit gjykues, shqyrtimi gjyqësor duhet të fillojë rishtas dhe përsëri të shqyrtohen të gjitha provat”.

Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale, të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, të akuzuarve dhe provave të tjera që janë shqyrtuar nga gjykatësi Kalludra, duhet që të shqyrtohen edhe njëherë nga fillimi nga kryetari i ri i trupit gjykues, Arben Hoti.

Ndryshe, ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.

Por, gjykatësi Hoti, jashtë seancës ka bashkuar procedurën për të akuzuarin Ilaz Syla dhe Vidosav Novakovic, ku për këtë të fundit ka thënë se provat janë të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.

Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd. /Express

Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit, integrimi dhe UkrainaKancelari gjerman, Ola...
10/06/2022

Scholz zbulon arsyet e vizitës në rajon, mbështetja për Procesin e Berlinit, integrimi dhe Ukraina

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, para nisjes për në Kosovë ka publikuar një njoftim në profilin e tij në twitter ku ka treguar për arsyet e vizitës. shkruan Gazeta Express.

Scholz ka thënë se dëshiron që të promovojë procesin e anëtarësimit në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështes bashkëpunimin rajonal, konkretisht Procesin e Berlinit.

Gjithashtu, Scholz ka treguar se do të diskutohet edhe për një përgjigje të përbashkët kundër agresionit të Rusisë.

Scholz ka arritur ndërkohë në Kosovë dhe është pritur me nderime të larta nga kryeministri Albin Kurti./Express/

Sot është ditëlindja e heroit tonë, Komandant Mujë Krasniqi, njeriut me zemër të madhe, trimit vizionar i cili e dinte s...
07/06/2022

Sot është ditëlindja e heroit tonë, Komandant Mujë Krasniqi, njeriut me zemër të madhe, trimit vizionar i cili e dinte shumë mirë se liria po vjen dhe asaj i këndoi bashkë me shokët krahas pushkës deri në rënie.

Komandant Mujë Krasniqi është simbol i luftëtarit të Lirisë, jeta dhe vepra, lufta dhe sakrifica e tij sublime janë pjesë e pandashme e historisë sonë, andaj kujtimi e nderimi për ta është obligimi ynë shoqëror, kombëtar e shtetëror.

Urime ditëlindjen Komandant Kapuqi!

Jeta dhe vepra e heroit Mujë Krasniqi dhe gjithë atyre që sakrifikuan për Liri e Pavarësi, janë motiv për ne se si duhet dashur dhe punuar për shtetin tonë.

Lavdi!/Bekim Jashari

Kush është Bajram Begaj, Presidenti i ri i ShqipërisëDuke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku B...
05/06/2022

Kush është Bajram Begaj, Presidenti i ri i Shqipërisë

Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike bojkotoi seancën.
Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.

Para votimit, Begaj tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.

“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj.

Para se të propozohej për president, Begaj mbante detyrën e shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Presidenti aktual i vendit, Ilir Meta, më herët gjatë ditës firmosi dekretin për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e kreut të ri të shtetit.

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama, edhe të shtunën përsëriti se emri i Begajt u propozua për shkak të profilit të tij ushtarak dhe dedikimit e shërbimit të tij ndaj shtetit të Shqipërisë.

Rama gjithashtu theksoi se Begaj është figurë jopartiake dhe unifikuese, si dhe “shëmbëlltyra e normalitetit” për Shqipërinë.

“Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur qysh në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë. Natyrisht përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej kësaj, që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, u shpreh kryeministri.

Seanca e Kuvendit për të zgjedhur të parin e shtetit u mbajt të shtunën, pas dështimit të tre rundeve të mëparshme, ku partitë opozitare nuk propozuan asnjë kandidat, duke i hapur rrugën PS-së që ta zgjedhë e vetme presidentin.

Partia Demokratike në opozitë e ka konsideruar jokushtetuese zgjedhjen e presidentit.

Kryeari i kësaj partie, Sali Berisha, ka thënë se me zgjedhjen e tij si president, “krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarkëve në pushtet, pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata”.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tipik për juntat dhe të pashembullt në historinë e vendeve të lira”, tha Berisha.

PRESSING: Intervistë ekskluzive me Ministrin Liburn Aliu


Kush është Bajram Begaj, Presidenti i ri i Shqipërisë

Lajme
Gazeta Express05/06/2022 7:12
Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi të gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.

Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike bojkotoi seancën.

Lexo Edhe:
Mgid
Mgid

Venat me variçe do të zhduken për 14 ditë! Pa mjek ose operacion

Arsimi Bajrami i quan militantë deputetët e PDK’së: Zhurma s’ka qenë asnjë…
Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.

Para votimit, Begaj tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”.

“Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj.

Para se të propozohej për president, Begaj mbante detyrën e shefi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Presidenti aktual i vendit, Ilir Meta, më herët gjatë ditës firmosi dekretin për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e kreut të ri të shtetit.

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i PS-së, Edi Rama, edhe të shtunën përsëriti se emri i Begajt u propozua për shkak të profilit të tij ushtarak dhe dedikimit e shërbimit të tij ndaj shtetit të Shqipërisë.

Rama gjithashtu theksoi se Begaj është figurë jopartiake dhe unifikuese, si dhe “shëmbëlltyra e normalitetit” për Shqipërinë.

“Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur qysh në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë. Natyrisht përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej kësaj, që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, u shpreh kryeministri.

Seanca e Kuvendit për të zgjedhur të parin e shtetit u mbajt të shtunën, pas dështimit të tre rundeve të mëparshme, ku partitë opozitare nuk propozuan asnjë kandidat, duke i hapur rrugën PS-së që ta zgjedhë e vetme presidentin.

Partia Demokratike në opozitë e ka konsideruar jokushtetuese zgjedhjen e presidentit.

Kryeari i kësaj partie, Sali Berisha, ka thënë se me zgjedhjen e tij si president, “krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarkëve në pushtet, pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata”.

“Dënoj me forcën më të madhe këtë akt tipik për juntat dhe të pashembullt në historinë e vendeve të lira”, tha Berisha.

Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret bashkëpunim për marrëdhënie të sigurta BE-Shqipëri.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Presim me padurim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Urimit i janë bashkuar edhe kori diplomatik ndërkombëtar me mision në Shqipëri.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar, duke thënë se do të punojnë së bashku drejt integrimeve evropiane.

Begaj, mjek në profesion, mori detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020.

Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Presidenti i ri i vendit pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta./REL

Kryeministri i Katarit i dhuron Sveçlës ‘’Rolex’’ prej 30 mijë eurosh, ai nuk e merr për vete, ja dhuron shtetit••••Gjat...
05/06/2022

Kryeministri i Katarit i dhuron Sveçlës ‘’Rolex’’ prej 30 mijë eurosh, ai nuk e merr për vete, ja dhuron shtetit
••••

Gjatë javës së kaluar, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishte për në vizitë në Katar në njërin ndër vendet më të pasura në botë.

I ftuar nga kryeministri njëherit ministri i Punëve të Brendshme të Katarit, Sheikh Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al-Thani, ministri Sfeçla ishte i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti dhe morën pjesë në Panairin “Milipol 2022”, ku u njoftuan për pajisjet e teknologjinë së fundit në fushën e sigurisë.

Në fund të vizitës sheiku i Katarit e befasoi Sveçlën duke i bërë një dhuratë “modeste” dhe atë hiç më pak se një orë të markës së njohur “Rolex” në vlerë prej 30 mijë eurove.

Sipas burimeve të Kosovaneës brenda Doganës së Kosovës orën e shtrenjtë “Rolex”, ministri Sveçla e ka lajmëruar në doganë sapo është kthyer në Kosovë. Të njejtat burime thonë se ministri i brendshëm këtë gjë e ka bërë për t’i kaluar të gjitha proceduarat doganore në mënyrë që më pas ta vendos diku në ambientet e ministrisë si suvenir i çmuar./Veriu info

LAJM I MIRE!Kryetari i Malishevës, ka njoftuar se, sot gjatë ditës janë ekzekutuar mjetet financiare, për 223 nëna lehon...
04/06/2022

LAJM I MIRE!
Kryetari i Malishevës, ka njoftuar se, sot gjatë ditës janë ekzekutuar mjetet financiare, për 223 nëna lehona, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje.

Gjithashtu, janë ekzekutuar mjetet edhe për 39 familje të komunës së Malishevës, të cilat kanë kërkuar mbështetje për ndihmë momentale.

83 vjeçari: Krejt penzia po më shkon në Motela••••Manikeni i parë shqiptar 83 vjeçar Refik Syla qe vjen nga fshati Pozho...
03/06/2022

83 vjeçari: Krejt penzia po më shkon në Motela
••••

Manikeni i parë shqiptar 83 vjeçar Refik Syla qe vjen nga fshati Pozhoran ishte mysafir në një emision.

Ai tha se krejt penzia po i shkon në Motela.

“E Paguaj 10 euro për 2 orë një vajzë, duhet me pagu edhe hotelin edhe pijët, benzinin po shkojnë 100 euro të penzionit”, tha ai.

Nje lajm i mrekullueshem😍 Pas ndertimit te Thumanes nje lagje tjeter e bukur po ndertohet ne Peze per familjet e prekura...
02/06/2022

Nje lajm i mrekullueshem😍 Pas ndertimit te Thumanes nje lagje tjeter e bukur po ndertohet ne Peze per familjet e prekura nga termeti. Na presin lajme dhe ndertime te reja. Zoti ju shperblefte per cdo bamiresi dhe lutje! Amin/Elvis Naqit!.

Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe dronëve “Samel-90” në BullgariMinistri i Mbrojtjes, Armend ...
01/06/2022

Mehaj viziton Fabrikën e teknologjisë së lartë ushtarake dhe dronëve “Samel-90” në Bullgari

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bullgari ka vizituar Fabrikën e Teknologjisë së Lartë Ushtarake dhe dronëve në qytetin Samokov si dhe takim me drejtorin e kompanisë “Samel-90”.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë t’i shikojë nga afër afër sistemet dhe produktet inovative që prodhon industria e mbrojtjes bullgare.

“Samel 90”, prodhon pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake.

Kjo fabrikë prodhon pajisje ushtarake nga më të ndryshmet, duke filluar nga dronët që tani po përdorën shumë nga ushtritë në botë.

Pastaj prodhon edhe pajisje të zbulimit dhe bllokimit.

Specialitet i “Samel 90” janë gjithashtu edhe pajisjet e integruara të komunikimit.

Mjetet ushtarake të transportimit janë gjithashtu në “menynë” e kësaj fabrike./Veriu Info

Lajm i mirë për vizat: Partitë popullore evropiane sapo mori këtë vendimPartitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolu...
01/06/2022

Lajm i mirë për vizat: Partitë popullore evropiane sapo mori këtë vendim

Partitë Popullore Evropiane kanë miratuar Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi nga nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Metaj .

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, edhe LDK është pjesë e Grupit të Partive Popullore Evropiane.
https://twitter.com/shqipemjekiqi?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1531927418478510081%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fpartite-popullore-evropiane-miratojne-rezoluten-pro-heqjes-se-vizave-per-kosoven%2F

Address

Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when InTime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Pristina

Show All

You may also like