Infobox plus

Infobox plus Aktualitete ditore dhe ngjarje të rëndësishme
(1)

10/10/2024

Materijal arkivor për qytetin e Pejës i vitit 1983.

Peja,qytet në veriperëndit të Republikës së Kosovës në vitet '70 dhe '80 ishte qytet i zhvilluar si në aspektin ekonomik,kulturor dhe arsimor dhe me resurse natyrore dhe e njohur për bjeshkët e Nemura por si qendër e rafsh*t të Dugagjinit.

07/10/2024

Mjeku i parë shqiptar në Kumanovë Axha Lasko!

Ju sjellim materijalin arkivor mbi mjekun e parë shqiptarë në trevën e Kumanovës e që me prejadhje ishte nga Gostivari dhe për 25 vite shërbeu si mjek banorëve të Kumanovës kryesisht fshatrave,Llojan,Vaksinc,Tabanocë e gjetiu.

13/09/2024

Si dukej pjesë e të në vitin 1975.
Inserte të përcjellura nga një grup folklorik me një këngë e cila edhe sot është aktuale.
Dikur linin familjet dhe të afërmit për të marrë rrugën e gurbetit ( ) por të rinjët linin edhe ate që zemra ua donte,andaj edhe thurrnin vargje si në këngën e poshtme.

09/05/2024

Pamje ekskluzive nga përleshja e armatosur më 9 maj 2015 në Kumanovë!

Rreth orës 05:00 të mëngjesit duke u gdhirë e shtuna, mediat të informuara nga banorët, raportuan për goditje me armë zjarri që sa vinin e bëheshin më të shpeshta. Forca të mëdha policore nisën të grumbulloheshin në qytet, veçanërisht në Lagjen e Trimave, të banuar kryesisht me shqiptarë. Helikopterë të shumtë fluturonin në këtë zonë dhe autoritetet maqedonase zgjodhën te heshtin për orë të tëra për të sqaruar qytetarët se çfarë po ndodhte. Situata ishte e paqartë, nëse të shtënat vinin nga individë apo policia po kryente një operacion ndaj personave te armatosur. Mediat nga burime të tyre jozyrtare deklaruan për disa viktima, mes të cilëve edhe civilë në përplasjet mes policisë dhe një grupi, ndërsa dhanë alarmin se banorët ndodheshin të rrethuar dhe frikësuar nga prania e forcave speciale. Pjesa më e madhe e tyre më pas u evakuuan. Ministrja e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska vendosi të japë informacione për atë çka po ndodhte vetëm në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, kur tha se policia po përballej me një grup terrorist të armatosur rëndë të përbëre nga shtetas maqedonas dhe një vend në kufi, që synonte të godiste institucionet e rëndësishme. Ajo sqaroi se gjatë përplasjeve kishte pasur viktima mes radhëve të policisë, por jo mes civilëve.

Mediat maqedonase kanë lëshuar pohime të banorëve të Zajazit të Kumanovës se herët në mëngjes kanë parë rreth 40 persona të armatosur. Një komunitet i madh i shqiptarëve jetojnë në rajon. Qeveria lëshoi ​​një deklaratë se grupi i armatosur numëronte 50–70 burra dhe se burrat e armatosur u fshehën në shtëpi private në lagjen e trimave në Kumanovë, (Divo Naselje). Grupi i armatosur përdori pushkë automatike, pushkë snajper dhe granata kundër policisë dhe zyrtarët thanë se ishin të trajnuar mirë. Policia maqedonase pësoi 3 të vdekur dhe 12 të plagosur në mëngjes, ndërsa burime jozyrtare pretendojnë mbi 20 policë të plagosur. Banorët në zonë u evakuuan nga policia maqedonase gjatë ditës. Mediat serbe raportuan se një numër i madh i shqiptarëve nga Kumanova kaluan kufirin për në Serbi. Gjatë përleshjeve, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Shkup ishin në kontakt me anëtarët e grupit të armatosur dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme. Më 14 maj, ambasadori i SHBA-së në OSBE, Daniel Baer falënderoi misionin e OSBE-së në Shkup për "rolin e tij konstruktiv në lehtësimin e një armëpushimi".

Rreth orës 18:00 të mbrëmjes, mediat maqedonase raportuan se luftimet ishin ndalur dhe 30 nga militantët ishin dorëzuar. Megjithatë, pasi shumica e tyre u dorëzuan në mbrëmje, kishte ende të shtëna sporadike. Hetuesit maqedonas i identifikuan militantët si shtetas maqedonas dhe kosovarë dhe se ata kishin për qëllim të sulmonin institucionet dhe ndërtesat qeveritare. Sipas mediave shqiptare përgjegjësinë e merr UÇK-ja. Deri më 10 maj, policia maqedonase konfirmoi se grupi i armatosur ishte neutralizuar. Tetë policë u vranë në përleshje.

04/05/2024

Winston Churchill I kohës tonë ALI AHMETI

Figura ma karizmatike e politikës në RMV është pa dyshim lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti.
Karierën politike që filloi në vitet e 80 dhe sot e shohim si udhëheqës I partis më të madhe shqipëtare në RMV.
Si arriti të krijoj dhe të mbijetoj 22 vite në politikën e RMV edhe ate pa u mposhtur nga partit tjera që pretendonin pushtetin.
Nga viti 2002 e deri sot pas vetes la shumë kryetar partish,kryetar shteti,ministra e kryeministra dhe mbijetoi shumë cikle zgjedhore.
Pa dyshim se ja kan zili shumë lider vendas dhe të rajonit por ka një karizmë dhe sukses në politikën e ti të udhëheqsit dhe politikëbërësit.
Udhëheqësit shpesh mendohet se janë bërë ata që janë sepse nuk bëjnë gabime ose kanë bërë shumë pak gabime për të arritur këtu ku janë.
Të gjithë bëjmë gabime. Edhe liderët bëjnë gabime.
Por sa jan ato gabime që nuk kan mundur ta rrëzojnë nga pushteti.
Koha është treguesi ma I mirë dhe një ditë do të dalin memoaret e tija dhe do të zbulojmë dhe mësojmë për sukseset dhe dështimet e tia në politik.
Në vazhdim ju sjellim materijalin e aktivitetit të ti në Zvicërr dhe një takim me strukturat dhe antarët e Këshillit Organizativ Festiv pran Këshillit Koordinues Mobilizues I mbajtur në Zvicërr më 14.Nëntor 1991.

02/05/2024

PAMJE EKSLUZIVE NGA SLUPÇANINI 2001

Sot në këtë datë para 23 vitesh në Slupçan të komunës së Likovës në Rep.e Maqedonisë së Veriut u shpall zonë e lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtara.Sot u shenua kjo ditë e rëndësishme për shqiptarët të kësaj ane.
Por si ishte atëherë situata.
Ju sjellim në vazhdim pamje ekskluzive të asaj kohe.


̧k

02/05/2024

2 Maj 2001

18/04/2024

Pamje ekskluzive të Fadil Nimanit - komandant TIGRI !
Fadil Nimani u lindi në fshatin Gërgoc të komunës së Gjakovës më 7 prill 1967.
Gjatë luftës në Kosovë më 1998 u aktivizua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës- Zona e Dugagjinit dhe ishte komandant i batalionit "Rrufeja" dhe nga aty mori nofkën "Tigri".
Në vitin 2001 inkuadrohet në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut konkretisht në zonën e Kumanovës si komandant i brigadës 114 dhe nën komandën e tij kishte 150 ushtar dhe ishte komandant i dalluar!
Ra heroikisht në fshatin Vaksinc të Kumanovës më 16 maj 2001 ndërsa më 17 mars 2006 u bë komemoracioni dhe ngritja e lapidarit dhe varrezave të 16 dëshmorëve tjerë që pushojnë në Vaksinc

27/03/2024

Sefedin Nuredini (1957- 2017)

Sefedin Nuredini ishte nga Kumanova, i cili diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bëri nga mesi i viteve 70-ta në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij.

Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj para vdekjes në skenën e po këtij teatri, si kryepersonazh në dramën “Të gjithë bijtë e mi” të Arthur Milerit.

Inserte nga një shfaqje e vitit 1980

SALI RAMADANI-KËRÇOVAIshte një protagonist i politikës në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga mesi i viteve 90-të si de...
25/02/2024

SALI RAMADANI-KËRÇOVA

Ishte një protagonist i politikës në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga mesi i viteve 90-të si deputet i PPD apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë. Më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxori flamurin kombëtar shqiptar dhe e shpalosi në sallës e Parlamentit.

Ka lindur në vitin 1939 në Kërçovë ndërsa ndëroi jetë më 27 janar 2018.

A u tradhëtua ASH nga element të mbrendshëm!Ngjarjet e fundi në partin Aleanca për Shqiptarët sjelli në pah ndasitë e mb...
07/02/2024

A u tradhëtua ASH nga element të mbrendshëm!

Ngjarjet e fundi në partin Aleanca për Shqiptarët sjelli në pah ndasitë e mbrendshme të cila kishin filluar më herët nga disa antarë të pakënaqur në parti, që është e natyrshme në çdo subjekt,të kanalizohen dhe të marrin vëmendje deri atje sa dëmtuan kapacitetet demokratike në vet strukturën e cila përshkak kohezionit dhe ruajtjes së qetësisë në parti nuk u mor por fuste nën tepih problemet dhe me kohë kto erdhën në shprehje athere kur nga strukturat udhëheqëse u lejuan apo indirekt u përvetsuan që të krijohet paralelizëm në funksionimi e binomit Taravari -Sela në vend të veprimit institucionalizues dhe hierarhik në Parti që të amortizohen çdo goditje e cila edhe nuk mundet e të mos jetë e ndikuar dhe e përkrahur nga jashtë subjektit që të dëmtohet vet partia,politika dhe interesat e veta.
Kulmi i “paknaqësisë” erdhi para 3 ditëve kur kryetari I partisë Arben Taravari deklaron se do të mbështes grupin që për momentin quhet LEN(Lëvizja Europiane për Ndryshim) edhe përskaj qëndrimit të partis se ajo ka një vendim që të shkohet vetëm në zgjedhjet e 8 majit.
Mungesa e kapaciteteve udhëheqëse dhe angazhimi i tij i fundi në takime të ndryshme pa sekretarin apo anëtar tjerë të kryesisë ishte sinjal e politikës “krye në vete” edhe e cila pastaj mbulohet me vendimin për tu bashkangjitë LEN-të.
Parti serioze politike nuk sjellin vendime mbas facebookit dhe ndjeksit e saj por që vendimet sillen në suaza të organeve mbrenda subjektit dhe çdo anashkalim i atyre organeve është shkelje e vullnetit sepse ato organe kan vendosur kandidat që jan votuar nga votues që I kan besu subjektit dhe po ata njerëz kan peshën e barabartë në vendimmarrje mbi politikat dhe veprimet e partis edhe jo individit po qoft kryetar,prandaj edhe çdo vendim tjetër arbitrar dëmton antarët e saj dhe interesat e partis në përgjithësi.
Largimi nga institucionet e tregon dobësin e ati udhëheqësi dhe keqpërdorimin e një pjese të antarëve,aktivistave dhe strukturat për qëllime personale apo të agjendave të tjera.
Aleanca është e etabluar në jetën politike në RMV dhe e dëshmuar në seriozitetin dhe veprimin në politikë duke kontribu me deputetetët të cilët dorën në zemer nuk kan pasuar afera që të diskreditohen vet apo subjektin.
Insinuatat e krijuara se pjesë e strukturës lobojnë që të bashkangjiten krahut të pozitës me të cilët sot ndan pushtetin jan vetëm insuniata apo janë vërtet mendime të bazuara ngelet të shohim në të ardhmen e afërt kur edhe ASH do të marr vendim mbi këtë çështje.
Të shtunën 10.02 2024 është caktuar mbledhje e kuvendit të partisë e cila do të mbahet në Shkup ku pritet të mirren vendime të cilat do ta determinojnë edhe veprimin e mëtutjeshëm të ASH.

04/02/2024

Nga konferenca për media të kryetarit të kuvendit të Aleancës për Shqiptarët z Ziadin Sela.
Nga seli e ASH në Tetovë u përcjell mesazhi dhe porosia që do të kërkohet shkarkimini kryetarit të tanishëm Arben Taravari.
Takimi do të thirret për të Shtunën.

Address

Skopje

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Infobox plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Infobox plus:

Videos

Share