Elementi i peste

Elementi i peste “Elementi i pestë” është një nismë e një grupi gazetarësh për të prodhuar një seri dok

Një seri dokumentarësh investigativë mbi modelin se si të zhvillohet Shqipëria përmes shfrytëzimit të burimeve të saj natyrore.

"Kodrina e Vdekjes", Elementi i peste ☘️
08/08/2023

"Kodrina e Vdekjes", Elementi i peste ☘️

Ky është dokumentari “Kodrina e Vdekjes”, ku tregohet historia tragjike e të ndjerit Ardit Gjoklaj, i mituri që humbi jetën në punën e natës në kantierin e S...

07/08/2023

“Në kërkim të transparencës, në mbrojtje të interesit publik”, ishte mesazhi i parë, përmes së cilit, cikli televiziv i serive investigative Públicus iu prezantua publikut, shtatë vite të shkuara. Por Públicus u ndalua, ende pa mbushur një muaj nga dalja në transmetim. Drejtuesit dhe aksionerët e televizionit Vizion Plus hoqën mbështetjen financiare dhe censuruan transmetimin e episodit të tretë, “Kodrina e Vdekjes”, e cila hetonte rrethanat dhe veçanërisht përgjegjësinë e Bashkisë së Tiranës për vdekjen tragjike të të miturit Ardit Gjokla, në zemër të Sharrës, fushës famëkeqe të mbejtjeve të Tiranës, duke u gdhirë dita e shtatë e gushtit…

Më poshtë keni spotin e parë publicitar të emisionit Públicus, ndërkohë që nesër, në 18:00, do të lëshojmë të plotë, episodin (e censuruar) "Kodrina e Vdekjes".
Elementi i Pestë ☘️

31/07/2023

Sot është 31 korrik, Dita Botërore e Rejnxhërsave. Në këtë ditë ne tregojmë, në solidaritet të plotë, respekt dhe mirënjohje për rojet e parqeve tona kombëtare që me përkushtim e sakrifica, mbrojnë ekosistemet e egra natyrore nga rreziqet dhe keqbërja.

Por në mënyrë të veçantë, sot kujtojmë Ardian Kocin, ish-drejtorin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Publiku e njeh Ardianin për betejën e spikatur kundër resortit famëkeq të kompanisë Mabetex, e projektuar për t'u ndërtuar në zemër të Parkut. Por në vend që të përkrahej, Ardiani u mënjanua nga burokratë të emëruar në mënyrë të pamerituar derisa, gradualisht u largua nga kjo detyrë. Sot, falë Ardianit Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është ende i mbrojtur nga "rreziku prej zhvillimit të gjelbër", por jo nga propaganda në favor të këtij te fundit.

Sot, territoret e parqeve tona kombëtare janë më të rrezikuara se kurrë më parë. Mbrojtja ndaj tyre në terren po dobësohet, ndërkohë që po rritet me shpejtësi presioni nga lart për të miratuar projekte të reja zhvillimore. Të propaganduara me petkun e gjelbër të turizmit ekologjik, shpesh, të tilla projekte shkojnë në favor të interesave të një grupi të ngushtë, qëllimi i të cilëve është përfitimi personal dhe jo zhvillimi i qëndrueshëm në favor të shoqërisë.

Më poshtë është një pjesë e shkëputur nga "Bilbilët që nuk po fryjnë fort", një prodhim i Elementi i peste, në nderim të punës dhe të moralit të Ardian Koçit, trashëgimia e të cilit i shërben rejnxhërsave të rinj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rejxhërsave.

"Bilbilët që nuk po fryjnë fort", Elementi i peste ☘️
29/07/2023

"Bilbilët që nuk po fryjnë fort", Elementi i peste ☘️

Është një prej reportazheve më të pazakonta të Elementit të Pestë, për faktin se nuk kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen dhe në ruajtjen e ekosistemeve në ...

“Ndaloni aeroportin”, Elementi i peste ☘️
17/07/2023

“Ndaloni aeroportin”, Elementi i peste ☘️

Elementi i Pestë çel sezonin e tretë me një prodhim të ri: “Ndaloni aeroportin!”, një dokumentar i cili përshkruan përpjekjet e një komuniteti për të ndaluar...

15/07/2023

Beteja per ndalimin e aeroportit rreth peizazhit pranë Lagunës së Nartës nuk është thjesht një aktualitet i problemit mjedisor. Ajo zhvillohet përtej optikës së ngushtë të një ambientalisti amator. Përpjekja për t’iu kundërvënë agresionit ndaj territoreve të mbrojtura natyrore përbën në thelb, një vullnet dhe një vetëdije për të mbrojtur dhe njëkohësisht, për të zgjeruar kufijtë e një hapësire, përmasat e së cilës i tejkalojnë ato fizike. Ajo është një përpjekje në kërkim të motiveve të qëndrueshme për të mbrojtur vendin, njësoj siç mbrojmë shtëpinë, të ardhmen dhe të shkuarën tonë.

Propaganda për ta paraqitur aeroportin si platformë të gjelbër për zhvillimin turistik, synon që të bëjë të pranueshme infrastrukturën e tij të pistë dhe t’i diskreditojë kundërshtarët e saj. Sido që të jetë, ajo mbetet një grabitje nga lart e hapësirës publike në favor të një grupi të ngushtë përfituesish.

“Ndaloni Aeroportin” është një thirrje që i drejtohet ndërgjegjjes, një vështrim drejt peizazhit dhe bukurisë natyrore, një qëndrim për të ardhmen, por dhe për të shkuarën e gjithsecilit prej nesh.

Filmi “Ndaloni Aeroportin”, realizimi më i ri i Elementit të Pestë, do të lëshohet të hënën, në orën 18:00 ☘️

Në një kohë kur shpesh, pas fasadës për mbrojtjen e interesave publike fshihen ambicje të thella për arritje personale; ...
03/07/2023

Në një kohë kur shpesh, pas fasadës për mbrojtjen e interesave publike fshihen ambicje të thella për arritje personale; kur “uni” mbetet synimi më i rëndësishëm rreth të cilit përqëndrohet energjia dhe vëmendja e gjithsecilit, ekzistojnë ende, ndonëse pak, modele frymëzimi që me përkushtim e me sakrificë ringjallin shpresat për një të shoqëri më të mirë.

“Bilbilët që nuk po fryjnë fort” - dedikuar bilbilfryrësve shqiptarë.

Elementi i peste☘️

Whistles that aren't blowing loudlyBilbilët që nuk po fryjnë fort

“After a while I went out and left the hospital and walked back to the hotel… in the rain”. (A Farewell to Arms)62 years...
02/07/2023

“After a while I went out and left the hospital and walked back to the hotel… in the rain”. (A Farewell to Arms)

62 years since Ernest Hemingway left this world.

Elementi i peste☘️

“Ndaloni Aeroportin!”, dokumentari më i ri nga “Elementi i Pestë”, u dha pardje, për herë te parë, në Kinema Milenium.El...
30/06/2023

“Ndaloni Aeroportin!”, dokumentari më i ri nga “Elementi i Pestë”, u dha pardje, për herë te parë, në Kinema Milenium.

Elementi i peste☘️

29/06/2023

"Per mua, kjo eshte tablloja me e bukur dhe me e trishtueshme e jetes. Pikerisht ne kete vend princi i vogel u shfaq mbi t**e, dhe po ketu pastaj i zhduk”.

🎂 Happy birthday to Antoine de Saint-Exupéry (1900-1944), French poet, aristocrat, and author of The Little Prince (1943).

Elementi i peste☘️

Elementi i peste☘️
20/06/2023

Elementi i peste☘️

Elementi i peste Crew☘️Mikaela Mahilaj, Arsen Rroshi, Artan Rama (Karaburun, Gjiri i Vlores, 2021).
15/06/2023

Elementi i peste Crew☘️
Mikaela Mahilaj, Arsen Rroshi, Artan Rama (Karaburun, Gjiri i Vlores, 2021).

25/05/2023

Autoritetet në Shqipëri kanë hyrë në garë me Ndryshimet Klimatike, se cila prej të dyjave mund ta dëmtojë më shumë mjedisin natyror.

Këtë radhë, fronti i shkatërrimit është zhvendosur përreth fushave të virgjëra të peizazhit të mbrojtur ligatinor të Nartës, në të cilin po ndërtohet aeroporti më i madh i Ballkanit…

Kështu, nga njëra anë rrezikohemi nga rritja e nivelit të detit për shkak të ngrohjes dhe nga ana tjetër, nga shtimi i presionit urban per shkak te zhvendosjes kaotike te popullsise drejt brigjeve.

Në tridhjetë vjet kemi parë degradimin e peizazhit, por tani rrezikojmë zhdukjen, jashtëzakonisht të shpejtë, të jetës së egër. Në vend që të luftojnë për ruajtjen e saj, të nxitur nga lakmia për më shumë para, ne po i japin një mbështetje më shumë katastrofës.

Elementi i Pestë rikthehet me një prodhim të ri: “Ndaloni aeroportin!”, një dokumentar i cili përshkruan përpjekjet e një komuniteti për të ndaluar punimet.

“Ndërtimi i aeroportit tregon fillimin e fundit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri”, - konstaton Aleksandër Trajce, Drejtor Ekzekutiv i PPNEA.

Ndiqni trailerin, më poshtë 👇

Natyra komunikon me ne, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, si një mik i ngushtë.Elementi i peste ☘️
12/03/2022

Natyra komunikon me ne, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, si një mik i ngushtë.

Elementi i peste ☘️

- Mëngjesin kur ne u takuam për herë të parë, ti po shëtisje krejt i vetëm këtej, mijëra milje larg nga çdo zonë e banua...
10/03/2022

- Mëngjesin kur ne u takuam për herë të parë, ti po shëtisje krejt i vetëm këtej, mijëra milje larg nga çdo zonë e banuar.
Princi i vogël u skuq përsëri. Ai nuk tha as po dhe as jo.
"The Little Prince"

Elementi i peste ☘️

08/03/2022

“Lavdia e heshtur e një pylltari” është historia e Bashkim Koçit nga Librazhdi, që mbron pyjet e Shebenikut në “Parkun Kombëtar Shebenik Jabllanicë”.
Ne u takuam nën Kurorën e Rinës, në Qarrishtë, për të dëgjuar historinë e tij të punës, tani që ai ndodhet në prag të pensionit.
Pas rreth katër dekadash përpjekje dhe përkushtimi në mbrojtje të Parkut, Bashkimi përcjell mesazhe shprese, përmes një rrëfimi të sinqertë dhe plot dashuri për natyrën.
Kjo është historia e shkurtër e një punëtori të heshtur; e një njeriu të thjeshtë dhe kokëulur.
Elementi i peste ☘️

https://youtu.be/gW-lcrHrng0

Just when this world seems mean and coldOur love comes shining red and goldAnd all the rest is by the way("Why Worry", D...
07/03/2022

Just when this world seems mean and cold
Our love comes shining red and gold
And all the rest is by the way

("Why Worry", Dire Straits)
Elementi i peste ☘

Fllakë, Durrës (Shkurt 2022).Elementi i peste ☘️
06/03/2022

Fllakë, Durrës (Shkurt 2022).
Elementi i peste ☘️

- Një ditë pashë perëndimin dyzet e katër herë! Duhet ta dini që njerëzit e duan perëndimin kur janë të trishtuar…- Ke q...
05/03/2022

- Një ditë pashë perëndimin dyzet e katër herë! Duhet ta dini që njerëzit e duan perëndimin kur janë të trishtuar…
- Ke qënë shumë i trishtuar atëherë; ditën kur e pe perëndimin dyzet e katër herë?
Por princi i vogël nuk u përgjigj.

“The Little Prince”
Elementi i peste ☘️

ThethElementi i peste ☘️
03/03/2022

Theth
Elementi i peste ☘️

"Divjaka, rikthimi i së egrës", Elementi i peste ☘️https://youtu.be/WO-STUI47Ok
02/03/2022

"Divjaka, rikthimi i së egrës", Elementi i peste ☘️
https://youtu.be/WO-STUI47Ok

Ndryshimi i klimës nuk është i vetmi rrezik. Të tjera rreziqe jo të vogla, por në shkallë lokale, kërcënojnë habitatet e egra, i degradojnë dhe i zvogëlojnë...

Erind, Lunxhëri.Elementi i peste ☘️
02/03/2022

Erind, Lunxhëri.
Elementi i peste ☘️

01/03/2022

Ndryshimi i klimës nuk është i vetmi rrezik. Të tjera rreziqe jo të vogla, por në shkallë lokale, kërcënojnë habitatet e egra, i degradojnë dhe i zvogëlojnë sipërfaqet e tyre.

Arsyeja kryesore e kësaj humbje lidhet me presionin në rritje nga zhvilluesit. Planet për ngritjen e bizneseve të reja brenda territoreve të egra të natyrës, po marrin mbështetjen e padiskutueshme prej autoriteteve. Nën presionin e zhvillimit dhe të rritjes ekonomike, kapaciteti i burimeve natyrore të fundme rrezikon shterrimin. Nevoja për të prodhuar më shumë energji, e shoqëruar me argumentin e pavarësisë energjitike, nën efektin e propagandës se energjia e rinovueshme është e pastër, po dëmton drejtpërdrejt hapësirat e lira ligatinore të vendit, ku panelet e reja fotovoltaike, të sapomiratuara, po zaptojnë qindra hektarë.

Në dy dekadat e fundit, Shqipëria, veçanërisht në anën e saj perëndimore, përballet me një shtim të presionit urban, ku zhvendosjet drastike të popullsive rurale dhe malore poshtë në ultësirë, kanë shtuar ndotjen, duke përshpejtuar degradimin e territorit.

Nga ana tjetër, ultësirat ligatinore të vendit u shërbejnë shpendëve ujorë si territore folezimi, ushqimi dhe strehimi. Ndaj, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia dhe diversiteti eko-biologjik, përpjekjet për mbrojtjen e tyre mbeten thelbësore.

Filmi, “Divjaka, rikthimi i së egrës”, që tregon këtë përpjekje, një realizim i Elementit të Pestë dhe Shoqatës Ornitologjike të Shqipërisë (AOS), me mbështetjen e Fondit të Partneritetit për Ekosistemet Kritike (CEPF), i përgatitur disa muaj më parë, do të lëshohet nesër në orën 18:00. ☘️

"Lulja ime është atje larg..." Edhe pse ka miliona yje, për atë ekziston vetëm njëri, ai ku është lulja e tij e dashur.(...
28/02/2022

"Lulja ime është atje larg..." Edhe pse ka miliona yje, për atë ekziston vetëm njëri, ai ku është lulja e tij e dashur.
(The Little Prince, de Saint-Exupéry).

Elementi i peste ☘

Bylis, qershor 2021.Elementi i peste ☘️
27/02/2022

Bylis, qershor 2021.
Elementi i peste ☘️

Nemërçkë, maj 2021.Elementi i peste ☘️
26/02/2022

Nemërçkë, maj 2021.
Elementi i peste ☘️

"Në kopështin e Edenit", Ep. 10, Sipas natyrës ☘️https://youtu.be/Y6oz6LfSBgA
23/02/2022

"Në kopështin e Edenit", Ep. 10, Sipas natyrës ☘️
https://youtu.be/Y6oz6LfSBgA

“Në kopështin e Edenit” është episodi i dhjetë i serisë Sipas natyrës; një udhëtim përmes shtigjeve të egra; një rikthim te natyra, te shtëpia jonë e përbash...

Në kohën e dëshpërimit më të thellë, jeta kërkon dhe gjen gjithmonë, një mënyrë për të shfaqur fuqinë dhe magjinë e saj....
23/02/2022

Në kohën e dëshpërimit më të thellë, jeta kërkon dhe gjen gjithmonë, një mënyrë për të shfaqur fuqinë dhe magjinë e saj. Drita përhapet ngadalë; ngjyros pemët, çel shtigjet dhe vizaton qiejt e kaltër. E bukura rrjedh natyrshëm, nëpër damarët e tokës së butë dhe stinët rrugëtojnë, pa u ndaluar, drejt horizonteve të përjetësisë. Kur lulja çel gonxhen dhe zogu godet me sqep, e tërë natyra ripërtërihet dhe zhurmon në trajtën e një orkestre hyjnore, imazhi i së cilës është vetë Perëndia. ☘️
https://youtu.be/HOoMT1Fnuvs

Natyra na ushqen trupindhe na mbush shpirtin.Na zbulon të vërtetën dhe të bukurën.Dhe i jep kuptim jetës sonë mbi tokë.Të tjera video mund t'i shihni: http:/...

21/02/2022

Seria “Sipas natyrës” do të lëshojë të mërkurën episodin e saj të fundit: “Në kopështin e Edenit”, një udhëtim përmes shtigjeve të egra; një rikthim te natyra, te shtëpia jonë e përbashkët.

Ngjashmëria e Shqipërisë me Edenin është metafora me të madhërishmen. Një udhëtim që frymëzon shpresë dhe grumbullon energji të re; që ushqen dashurinë për vendin dhe për njerëzit.

Në një botë ku besimi po shuhet, rikthimi te natyra përbën një rikthim te morali. Natyra mbetet përkatësia e vetme dhe e përhershme; që reflekton të shkuarën dhe historinë tonë.

Krahas ndryshimit dhe degradimit të natyrës, një tjetër habitat, habitati ynë njerëzor ndodhet nën agresionin e tjetërsimit. Të zhytur në ankthin dhe stresin e së përditshmes, ne po humbasim natyrën, lidhjen me të. Nën pushtetin e zhurmës, mashtrimit dhe kaosit urban vetëdijet tona po mjegullohen, ndjeshmëritë po zbehen dhe horizonte po mbyllen.

Ekziston një raport i shenjtë, mes natyrës dhe njeriut, një marrëdhënie, shpesh e vështirë, por që nuk humbet kurrë... Natyra ka nevojë për joshjen tonë, ndërsa ne, të gjithë, kemi nevojë për mbështetjen e saj.

Ndaj dhe udhëtimi nëpër shtegun e natyrës mbetet destinacioni ynë final, një itinerar për nga e shkuara, drejt së vërtetës, drejt shpëtimit.☘️

Fusha e Çajupit, Lunxhëri.Elementi i peste ☘️
20/02/2022

Fusha e Çajupit, Lunxhëri.
Elementi i peste ☘️

Address

Nikolla Jorga
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Elementi i peste posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Elementi i peste:

Videos

Share

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Tirana

Show All

You may also like