Futbolli Shqiptar

Futbolli Shqiptar Gjithcka nga Bota

25/08/2018
26/07/2017

Timeline Photos

25/07/2017

Futbolli Shqiptar

25/07/2017

Futbolli Shqiptar's cover photo

03/07/2017

Janë zgjedhur lojtari, golashënuesi dhe portieri më i mirë i Kupës së Konfederatave
Kapiteni i Gjermanisë, Julian Draxler është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave ‘Rusia 2017’.

Portieri më i mirë është zgjedhur portieri i Kilit, Claudio Bravo, ndërsa golashënuesi më i mirë ishte gjermani Timo Werner.

03/07/2017

Shkodran Mustafi ngre lart nje tjeter trofe, ate te kupes se konfederatave

21/03/2017

Te gjithe ne mbeshtetje te Albanit ! Ne ndeshjen e kombetares ndaj Italise eshte momenti i tij. Per gjithcka qe ka treguar ne karrieren e tij e meriton qe prej rekordit absolut ne kampionatin shqiptar per minutat pa pesuar gol, tek pritjet spektakolare, te magjia e nates se Budapestit apo dhe pritja e penalltise se shkaktuar nga Berisha ne ndeshjen ndaj Izraelit. Eshte momenti i tij, duhet te jete ai ...

Ftojme te gjithe tifozat te shperndajne ne profilet e tyre kete foto e gjithashtu video nga pritjet e kapitenit tone kampion !

21/03/2017

Ultras Guerrils 08-09

Te gjithe ne mbeshtetje te Albanit ! Ne ndeshjen e kombetares ndaj Italise eshte momenti i tij. Per gjithcka qe ka treguar ne karrieren e tij e meriton qe prej rekordit absolut ne kampionatin shqiptar per minutat pa pesuar gol, tek pritjet spektakolare, te magjia e nates se Budapestit apo dhe pritja e penalltise se shkaktuar nga Berisha ne ndeshjen ndaj Izraelit. Eshte momenti i tij, duhet te jete ai ...

Ftojme te gjithe tifozat te shperndajne ne profilet e tyre kete foto e gjithashtu video nga pritjet e kapitenit tone kampion !

03/07/2016

4 udheheqesit

29/06/2016
Këlni shet Mavrajn, nëse…

Këlni shet Mavrajn, nëse…

 Subotiç, mbrojtësi serb i Dortmundit, mund të transferohet te Këlni raportojnë mediat gjermane, lëvizje që mund të sjellë largimin e Mavrajt.Ard...

29/06/2016
Fejzullahi mbetet i kuq

Fejzullahi mbetet i kuq

Dhoma e Zhgjidhjes së Konfliktëve i ka dhënë të drejtë Partizanit dhe tashë lojtari mbetet edhe një vit i kuq. Sic dihet lojtari ka kërkuar të jet&...

29/06/2016
Ekskluzive/ Zbuloni talentin e mundshëm të Flamurtarit

Ekskluzive/ Zbuloni talentin e mundshëm të Flamurtarit

Skuadra e Flamurtarit pritet të bëjë disa goditje në merkaton verore. Njëra prej tyre vjen nga Japonia. Futbollisti në fjalë luan si mesfushor i majtë dhe su...

17/01/2016

Etrit berisha me i mire se marchetti sipas statistikave, ne transferten e bolognas porten e lazios do ta mbroje serish Etrit Berisha

17/01/2016

Edhe luzern futet ne gare per Shkelzen Gashin, i cili duket se eshte kthyer ne mode per shume ekipe ne zvicer

17/01/2016

Fifa i heq 3 pike flamurit si pasoje e borxheve te pashlyera ndaj futbollistit Toni Pezo

17/01/2016

Albian ajeti:
augsburgu ishte klubi i duhur per mua

16/01/2016

Endri vrapi prezantohet si lojtar i vllaznis

16/01/2016

Menaxheri i Jashanices flet per prapaskenat me ekipin gjerman munich 1860 akordi mund te arrihet gjate merkatos verore per nje kalim te jashanices drejt ktij klubi

16/01/2016

Pero Pejic drejt rikthimit ne superiore, fare prane ekipit te kuq

16/01/2016

Sipas mediave italiane Berat GJimsh*ti do te prezantohet te merkuren te skuadra e atalantes

14/01/2016

Inter ngulmon për një tjetër shqiptar.
Inter kërkon të ketë në skuadër një tjetër shqiptar. Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollistë të kombëtares sonë, por për Granit Xhakën, i cili mesa duket është edhe objektivi kryesor i zikaltërve në merkato.

Nëse Inter shet për 15 milionë euro Guarinin, atëherë drejtuesit do të hidhen në sulm për mesfushorin e Gladbahut. Oferta e parë është 15 milionë euro, e cila do të refuzohet menjëherë. Klubi gjerman nuk dëshiron të privohet nga ylli i saj që në merkaton e janarit, raporton Albeu.

Inter ka gati 6 milionë euro në sezon për futbollistin, por së pari duhet të mposhtë konkurrencën e Liverpoolit, Arsenalit dhe Barcelonës.

14/01/2016

Hysaj te Chelsea ose Reali i Madridit në verë.

Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli, vetëm nëse vjen ndonjë ofertë marramendëse nga klubet e mëdha gjatë verës. Në fakt nuk bëhet fjalë për klube të vogla, por për emra të mëdhenj si Chelsea dhe Real Madrid.

Menaxheri i tij Mario Giufreddi konfirmon qëndrimin e mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare në skuadrën italiane, por në verë gjithçka mund të ndodh.

“Hysaj tashmë njihet për shumë vjet dhe e ardhmja varet edhe nga Sarri. Në verë mund të ketë treg të madh. Në futboll gjithçka e ka çmimin e vet. Kur flas për klube të mëdha iu referohem Real Madridi ose Chelsea-t, sepse ai ka hapësira të mjaftueshme për përmirësim dhe mund të marrë një tjetër hap të madh për përpara.

Gjithsesi ai ka një kontratë që e lidh me Napolin edhe për 5 vite të tjera dhe besoj se nuk është momenti i duhur tani për të folur për merkato”, tha agjenti i tij për Radio CRC

14/01/2016

Duka: Në kombëtare vijnë ata që luajnë
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka beson te forca e grupit të kuqezinjve për të marrë rezultate pozitive në Europian. Në një intervistë për gazetën “Mapo”, kreu i FSHF-së tha se Shqipëria do të ballafaqohet si e barabartë me çdo kundërshtar.

“Të gjithë, e kuptojmë se sa e vështirë është arritja e një objektivi të tillë. Besoj se të 24 skuadrat pjesëmarrëse në Francë e dëshirojnë një gjë të tillë dhe kjo shikohet si një objektiv parësor për pretendentët dhe synimi kryesor për skuadra më të vogla.

Unë them se Shqipëria, gjatë kualifikueseve ka dhënë prova se mund të ballafaqohet si e barabartë me çdo lloj kundërshtari. Rritja e skuadrës është evidente dhe ne jemi të bindur, se në këtë pjesëmarrje të parë në këto finale, ne do të japim maksimumin. Nuk jemi skuadër favorite por do të luajmë të gjitha shanset tona për të dhënë maksimumin në Francë”- tha Duka.

Përsa i përket afrimit të futbollistëve në Kombëtare, Duka theksoi që vetëm ata që shkëlqejnë në fushën e lojës e meritojnë një vend në grupin kuqezi.

“Vështirë të thuhet që gjatë një periudhe 10-12 vjeçare, vëzhgimit të specialistëve të FSHF, t’i ketë shpëtuar ndonjë futbollist, që është formuar dhe luan në Shqipëri. Po ju përmend Salihin, Shkëmbin e shumë të tjerë në 2005 për të vazhduar më pas me Bakajn, Hykën, Muzakën Vilën etj, apo me Lilën e Agollin, të gjithë të dalë nga kampionati shqiptar.

Pa përmendur lojtarët aktualë të Shqipërisë, Balaj, Roshi, Vajushi dhe veçanërisht Hysaj, që kanë luajtur herët me të gjitha seleksionet e moshave. Në këndvështrimin tonë si FSHF, nuk ka ndarje mes lojtarëve që luajnë brenda apo jashtë Shqipërisë. I vetmi kriter është forma sportive dhe ajo që japin në fushën e lojës. Pra e meritojnë apo jo, të jenë në skuadrën kombëtare.

Natyrisht duke qenë të ndërgjegjshëm, se duke u aktivizuar në kampionate të niveleve të larta, ata rriten më shumë profesionalisht dhe ky është një test i padiskutueshëm" ka thënë Duka.

10/01/2016

Zyrtare.
Emiljano Vila rikthehet te Partizani

Emiliano Vila do ti bashkohet nesër skuadrës në seancën e programuar stërvitore. Mesfushori i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e të kuqve do të nis përgatitjet me ekipin pas eksperiencës jasht vendit.

10/01/2016

Ylber ramadani eshte perforcimi i rradhes i Partizanit
klubi i kuq zyrtarizon marrveshjen me 19 vjecarin. Partizani ka ber te ditur edhe detajet e marrveshjes ku ramadani ka nenshkruar nje kontrat 3 vjecare

09/01/2016

Dje është zhvilluar mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, e para për vitin 2016. Tema kryesore e saj ka qenë kontrata e trajnerit të kombëtares, Xhani De Biazi. Ky i fundit, sipas burimeve të sigurta nga ekzekutivi i futbollit shqiptar, ka këmbëngulur fort, që prej ditës së kualifikimit të kuqezinjve në “Euro 2016” për të pasur rritje të rrogës. Këtë kërkesë ia ka përsëritur herë pas here presidentit Armand Duka, që të vijojë bashkëpunimi.

Presidenti i FSHF-së ka kërkuar edhe mendimin e anëtarëve të KE-së, edhe pse e ka tagër të vetin marrëveshjen me trajnerin e kombëtares, qoftë për emërimin dhe shkarkimin, qoftë për termat financiare të kontratës. Ka pasur anëtarë, që kanë kërkuar vazhdimin e kontratës aktuale, e cila me kualifikimin në Europian është rinovuar automatikisht. Natyrisht, ekziston mendimi se De Biazi po përfiton nga rasti, duke marrë të gjitha meritat mbi vete, edhe pse në FSHF thonë se ka shumë faktorë për suksesin e kombëtares, çka trajneri italian e di fare mirë…

Sidoqoftë, në mbledhjen e djeshme ka mbizotëruar ideja për të ruajtur këtë frymë pozitive në kombëtare, të paktën deri në finalet e “Euro 2016”. Kjo do të thotë se është marrë në konsideratë kërkesa e 59-vjeçarit nga Sarmede, për t’iu rritur rroga në masën 60 për qind. Pra, shtesa në pagesën aktuale mujore, që merr De Biazi, do të jetë 60 për qind më shumë nga janari e në vazhdim. Me shifra të sakta nuk mund të flitet dot, pasi termat financiare të kontratës, asaj të deridjeshme, ruhen me fanatizëm nga FSHF-ja.

Komiteti Ekzekutiv ka qenë i një mendjeje, po ashtu, që pas kësaj rritjeje, nëse De Biazi hedh të tjera “vickla”, apo kërkon largimin (në mbledhjen e djeshme është folur për ofertën kineze, që i ka ardhur trajnerit të kombëtares), të lihet i lirë. Kuptohet, kjo gjë vlen më shumë pas finaleve të “Euro 2016”, sepse deri aty është i sigurtë dhe do të kapërdihet sido të vijnë punët nga FSHF-ja bashkëpunimi. Kjo nuk vihet në diskutim as nga De Biazi, sidomos pas kësaj rritjeje të rrogës. Në kontratë ka një klauzolë, që thotë se në rast të prishjes së njëanshme të marrëveshjes, dëmshpërblimi është 100 mijë euro.

Trajnerit kuqezi i është garantuar mbështetje maksimale në këtë periudhë, kur do të bëhen përgatitjet për fazën finale të Europianit, por ka pasur anëtarë të Komitetit Ekzekutiv që kanë ngritur shqetësimin e një angazhimi tjetër të mundshëm të De Biazit, si shkes i transferimeve të lojtarëve kuqezinj. Kjo gjë është përshëndetur, nëse bëhet për sistemimin e lojtarëve të kombëtares në klube të ndryshme, por duhet ndaluar nëse kalon caqet dhe kthehet në menaxhim të mirëfilltë. Jo aq për ndonjë përfitim të trajnerit, se sa për interferim në përzgjedhjen e lojtarëve në kombëtare.

Shqetësimi ka qenë i këtij lloji: Lojtarët, edhe ata që De Biazi ka sugjeruar për klube të ndryshme, duhet të jenë në listën e 23 të federuarve në UEFA për Kampionatin europian të kësaj vere në bazë të meritës, të paraqitjes në skuadrat ku luajnë, jo prej gjërave dhe afiniteteve të tjera. Në këtë pikë është sugjeruar që roli i drejtoreit teknik në kombëtare, ai që funksionon mes trajnerit dhe presidentit, të jetë më vendimmarrës në rastet kur mendohet se i hahet haku dikujt në kurriz të një tjetri.

Burimi brenda Komitetit Ekzekutiv tha për “Telesport.al” se ka pasur presion dhe lojëra nga ana e De Biazit për të përfituar domosdo rritje të pagës. Thënë ndryshe, FSHF-ja është dorëzuar më në fund para kërkesave të tij financiare, të paktën deri në finalet e “Euro 2016”. Më pas, ka gjasa që topi të ndërrojë fushë.

09/01/2016

Nje lajme i bujshem vjen nga Italia
Bernard Berisha drejt Udinezes

09/01/2016

Dygolesh dramatik i Besart Berishes
Pas nje pjese te pare shume te dobet,Melbourne Victory ku luan sulmuesi shqiptar Besart Berisha u gjend ne disavantazh 3-0 ndaj nje ekipi mjaft te dobet si Central Coast Mariners. Ndryshe rrodhi loja ne pjesen e dyte me Berishen qe shenoi nga pika e penalltis me nje goditje te persosur e me pas, pas nje serie rastesh arriti ne 3-2 me Thompson derisa per te siguruar nje pike mendoj perseri Berisha qe me koke shenoi ne shtese per nje 3-3 dramatik. Berisha arriti ne kuoten e 10 golave, nje me pak se uruguajani Bruno Fornaroli

09/01/2016

Tirana, 2 brazilianët, Hugo Almeida dhe Aleks Uilliam kanë zhvilluar dje vizitat mjekësore. Dyshime mbeten për të parin i cili vitin e kaluar ka pësuar një dëmtim. Konfirmim ka marrë Aleks Uilliam.

09/01/2016

Sirena turke edhe për Shkëlzen Gashin.
Pas Mehës dhe Cikallesh*t, një tjetër futbollist i Kombëtares sonë mund të transferohet në kampionatin turk.

Trabzonspor, kërkon që me çdo kusht të marrë shërbimet e lojtarit nga Bazeli, ndërsa përflitet për një shumë 4­5 milion euro që klubi turk është i gatshëm ti paguajë për golashënuesin e Superligës Zvicerane në dy sezonet e fundit.

Në Turqi, Gashi do të gjente edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses kuqezi, Alban Mehën pjesë e Konyaspor dhe Sokol Cikalleshin që luan më Istanbul Basaksehir.

Për Trabzonsporin, më parë ka luajtur edhe ish ­sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Alban Bushi, tashmë menaxher i përfaqësueses.

09/01/2016

Partizani në gjurmët e një gjiganti italian.

Partizani kërkon të formojë një skuadër për titullin kampion. Objektivi i radhës për drejtuesit e "demave të kuq" është një sulmues italian. Bëhet fjalë për Ferdinando Sforzinin, i cili aktualisht luan tek ekipi i Entellës.

Sforzini është një lojtar me një karrierë të madhe në ekipet e Serie B ku ka luajtur me ekipe si Bari, Grosseto apo edhe Sassuolo.
Ka qenë eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di Marzio ai që e ka zbuluar këtë lëvizje në kampin e kuq.

Ferdinando Sforzini është 31 vjeç dhe 194 cm i gjatë. Në sezonin e fundit tek Entella ai ka shënuar 6 gola në fazën e parë të kampionatit.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Futbolli Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category