Botimet PRINC

Botimet PRINC Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Botimet PRINC, Publisher, Eshref Frashëri, Tirana.

Pamje nga ditët e Panairit të Librit.
18/11/2024

Pamje nga ditët e Panairit të Librit.

BOTIMET PRINC sapo botoi librin "Po ti, kush je?" nga Gazmend Krasniqi, libër i cili është edhe pjesë e kolanës poetike ...
24/10/2024

BOTIMET PRINC sapo botoi librin "Po ti, kush je?" nga Gazmend Krasniqi, libër i cili është edhe pjesë e kolanës poetike .

GAZMEND KRASNIQI ka lindur në Shkodër, ku ka studiuar fillimisht për pikturë dhe pastaj për letërsi, dhe jeton në Tiranë. Që nga viti 1993, kur ka dalë me librin e parë me poezi, ai është autor i rreth 40 botimeve me poezi, tregime, romane, eseistikë, dramaturgji, hartime antologjike të poezisë shqipe, përkthime dhe studime letrare. Ka doktoruar me temën Poezia shqipe si histori letrare (bot. Poezia shqipe, një histori letrare), si dhe ka botuar studimet: "Arti i Poezisë", "Modernizmi dhe postmodernizmi në letërsi" dhe “Si ta lexojmë letërsinë shqipe”. Një pjesë e krijimtarisë së tij është botuar në: Voix Vives de Méditerranée en Méditerranée, Anthologie Sete 2017, Editions Bruno Ducey; The New Condemned: Contemporary Albanian Poetry in English. World inkers, New York, USA 2022; New European poets, Minesota, 2008; Pais remoto, POESÍA CONTEMPORÁNEA DE ALBANIA, Chile 2020; Lyrik aus Albanien, Nr. 189; Schweizer Literaturzeitschrrift, Dezember 2016;  Olipa kerran toivo. Aviador Kustannus, Finland 2019; Antologia della letteratura albanese contemporanea, Roma 2007;  Una marea di sogni https://www.poesiadelnostrotempo.it; Six poems, The Galway Review, August 2015, Irland; Three poems, Balkan Poetry Today, Bristol UK 2017; Poésie albanaise, Brussels 2007; www.transcript-review.org/gazmendkrasniqi (english, french and german); 22xPecs, Pecs, Hungary 2010; Izbor iz savremene albanske proze; Nvo Prostory, Podgorica 2011; Cobpemeha пoеэија Aлбанија, Scopje 1995

Ai është lektor i lëndëve të teorisë letrare dhe të estetikës në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Libri do të jetë në librari këto ditë, por mund t'jua shpërndajmë edhe nëpërmjet postës. Gjithashtu, për një takim me autorin, do të na gjeni te Panairi i Librit në datat 13-17 Nëntor.

🇦🇱

  me veprën e plotë poetike   është një libër jo vetëm për shijuesit e hollë të poezisë.I botuar fillimisht në v. 2016, ...
07/09/2024

me veprën e plotë poetike është një libër jo vetëm për shijuesit e hollë të poezisë.

I botuar fillimisht në v. 2016, libri gjendet më sigurt te librari Adrion. Për shkak të mungesës së shpërndarjes së tij në Tiranë dhe në rrethe, kush ka interes, jua dërgojmë me postë.

▪️Çmimi i sh*tjes te : 1050 lekë
▪️Shërbimi postar brenda Tiranës: 200 lekë
▪️Shërbimi postar në rrethe: 300 lekë
▪️Pagesa kryhet kur libri dorëzohet.

Për më tepër info na shkruani në DM ose w.app: 0686000686

1️⃣   "Përrallat e tranzicionit shqiptar", nga Prof.Dr. Shinasi A. Rama, është "një përpjekje për të reflektuar mbi shka...
23/05/2024

1️⃣ "Përrallat e tranzicionit shqiptar", nga Prof.Dr. Shinasi A. Rama, është "një përpjekje për të reflektuar mbi shkaqet e dështimit të proceseve historike të transformimit të gjithanshëm të shoqërisë shqiptare, e të kalimit nga një sistem shoqëror në një tjetër, pra, të kësaj periudhe mbi-20 vjeçare të përcaktuar si tranzicion."

Gjendet i shtypur edhe me kopertinë të thjeshtë, edhe me kopertinë dhe veshje. Botuar më 2012, 500 fq, çmim kopertine 1500 L.

2️⃣ Në librin "Për Lëvizjen studentore shqiptare 1990-1991: analiza, rrëfime dhe argumente", shkruar nga Prof. Dr. , "me përjashtim të parathënies, intervistat dhe shkrimet e tjera në këtë përmbledhje kanë dalë në shtypin e përditshëm ose janë dhënë në formë intervistash".

Shtypje libri e cilësisë së mirë, botuar më 2015, 382 fq, çmim kopertine 1000 L.

3️⃣ Dr. Llukman Halili, në librin e tij "Lëvizja studentore shqiptare 1990 - 1991: origjinat historike dhe kontributi i saj gjatë transformimeve politike", sipas Prof. Dr. Shinasi A. Rama, "argumenton që tranzicioni shqiptar ishte një rast i veçantë, sui generis, për arsye se roli qendror në këto procese të fillimit u luajt nga Lëvizja Studentore Shqiptare. Për të, kjo njihet si Lëvizja Studentore e Dhjetorit, jo pse ndalet në Dhjetor, por sepse aktiviteti i saj nisi në Dhjetor 1990. Pra, në argumentin e tij, kjo nuk është një lëvizje e kufizuar në disa ditë, por e shtrirë në disa muaj. Nga këndvështrimi i tij, kjo Lëvizje nuk u kap dhe kontrollua nga regjimi."

Shtypje libri në mas-parametra, botuar më 2016, 301 fq, çmim kopertine 1000 L.

__________

Vetëm te të tri librat jepen me - 40% dhe, nëse merret vetëm një prej tyre ka zbritje 30%.

Në këtë lloj botimi të veprës "Arkipelagu Gulag" , të përkthyer nga anglishtja prej Kujtim Morinës, janë përmbledhur tre...
11/05/2024

Në këtë lloj botimi të veprës "Arkipelagu Gulag" , të përkthyer nga anglishtja prej Kujtim Morinës, janë përmbledhur tre vëllimet fillestare. Kjo përmbledhje u bë si një bashkëpunim midis dhe Edward E. Ericson Jr. për lexuesin amerikan, me qëllim që, sipas A. Solzhenitsyn, "ta lehtësojë të lexuarin për ata që nuk kanë shumë kohë në këtë shekull shumë të ngarkuar".

Libri është i shtypur në mas-parametra, përmasat 23cm x 14cm, 452 fq, v. i botimit 2012.

* çmimi i sh*tjes në librari 1700 lekë
* çmimi i sh*tjes vetëm te 1400 lekë


 , hartuar nga  , përmban 271 letra private të këmbyera midis Martin Camajt dhe Arshi Pipës, gjatë viteve 1959-1992.I sh...
01/05/2024

, hartuar nga , përmban 271 letra private të këmbyera midis Martin Camajt dhe Arshi Pipës, gjatë viteve 1959-1992.

I shtypur në mas-parametra, format A5 dhe me 616 fq.

*çmimi i sh*tjes 2000 lekë
* vetëm te e gjeni me - 35%

📲 DM/0686000686

  nga  , i vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë - Lumo Skëndo 2013 me motivacionin "si një botim që harmonizon v...
30/04/2024

nga , i vlerësuar me Çmimin Kombëtar të Bibliofilisë - Lumo Skëndo 2013 me motivacionin "si një botim që harmonizon vlera të çmuara intelektuale, estetike e bibliofilike, duke pasuruar me hijeshi e dije Bibliotekën Albanologjike", përbëhet nga tre vëllime studimore, botim , në format A4:
- v.1. Vargu folklorik shqip: ndërtimi dhe gjinitë, 182 fq
-v.2. Jeronim De Rada, 321 fq
-v.3. Letërsia shqipe: perspektiva shoqërore, 270 fq.

* çmimi në librari 4500 lekë
* çmimi te 3150 lekë

📲 DM/ 0686000686

Address

Eshref Frashëri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Botimet PRINC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Botimet PRINC:

Videos

Share

Category