Muza Botime

Muza Botime Shtëpia botuese “Muza” u themelua më 1 korrik 2019.

Si një institucion kulturor, ne synojmë t’i shërbejmë shoqërisë nëpërmjet botimeve cilësore, risive në ide dhe promovimit të kulturës së leximit.

Në faqet e këtyre librave do të lexoni histori të mrekullueshme dashurie 🥰🥰
14/02/2025

Në faqet e këtyre librave do të lexoni histori të mrekullueshme dashurie 🥰🥰

10/02/2025

Në Report TV, me gazetaren Blerina Goce, këtë herë iu njohëm me librin "Martesë me kusht", libri i dytë i serisë Miliarderët e Drimlendit.

Përktheu: Eni Lasku

ANTONIO SCHIENA VJEN PËR HERË TË PARË NË SHQIP ME NJË ROMAN TË JASHTËZAKONSHËM PSIKOLOGJIK"Nëse dashuria të shpëton, urr...
08/02/2025

ANTONIO SCHIENA VJEN PËR HERË TË PARË NË SHQIP ME NJË ROMAN TË JASHTËZAKONSHËM PSIKOLOGJIK

"Nëse dashuria të shpëton, urrejtja të konsumon": zemërimi çnjerëzor në librin "Gozhda", nga Antonio Schiena

Pjesë nga libri: "Unë kam qenë i mbyllur në vetvete qëkurse kam lindur dhe shiko se ç’të mirë më ka sjellë kjo gjë. Askush më mirë se unë nuk e di se sa e gabuar është të qëndrosh i mbyllur në vetvete dhe ta lësh botën jashtë. Duhet të bëhesh pjesë e botës në të cilën jeton, sepse ajo është një botë kanibale dhe nëse ti je i dobët dhe i largët ajo fillon të shohë te ti pjesën për t’u sakrifikuar në mënyrë që të bëjë përpara e fortë, dhe ti shndërrohesh në prenë e saj.

Markoja ndjek shkollën 9-vjeçare dhe nuk e ka njohur asjehere te atin. Ai eshte nje djale i mbyllur dhe mjaft i vetmuar,...
08/02/2025

Markoja ndjek shkollën 9-vjeçare dhe nuk e ka njohur asjehere te atin. Ai eshte nje djale i mbyllur dhe mjaft i vetmuar, i cili nihet i shemtuar dhe i paafte per do gje: ndoshta prandaj e tallin edhe shoket e klases. Dite pas dite, zemerimi i Markos ritet dhe ai shfryhet duke iu hakërryer nje Pinoku prej druri te line nga i ati, si dhe duke u perplasur shpesh me te emën, per te cilen mendon se nuk e kupton.

Libri eshte nje reflektim i thelle mbi te keqen e te jetuarit permes syve dhe pervojave te nje djali te vogel, viktime e bullizmit dhe konflikteve familjare.

Autori flet per aspektet e erreta te adoleshences, nje moshe kalimtare e vrullshme, por edhe e vishtire, e mbushur me vetmi e deshire per te pelqyer dhe per te qene i pelqyer.

Markoja ndjek shkollën 9-vjeçare dhe nuk e ka njohur asnjëherë të atin. Ai është një djalë i mbyllur dhe mjaft i vetmuar...
08/02/2025

Markoja ndjek shkollën 9-vjeçare dhe nuk e ka njohur asnjëherë të atin. Ai është një djalë i mbyllur dhe mjaft i vetmuar, i cili ndihet i shëmtuar dhe i paaftë për çdo gjë: ndoshta prandaj e tallin edhe shokët e klasës. Ditë pas dite, zemërimi i Markos rritet dhe ai shfryhet duke iu hakërryer një Pinoku prej druri të lënë nga i ati, si dhe duke u përplasur shpesh me të ëmën, për të cilën mendon se nuk e kupton.

Libri është një reflektim i thellë mbi të keqen e të jetuarit përmes syve dhe përvojave të një djali të vogël, viktimë e bullizmit dhe konflikteve familjare.

Autori flet për aspektet e errëta të adoleshencës, një moshë kalimtare e vrullshme, por edhe e vështirë, e mbushur me vetmi e dëshirë për të pëlqyer dhe për të qenë i pëlqyer.

BOTIM I RI 📚➡️ Për adoleshentë dhe për prindërit e tyre➡️ Përktheu: Elona Mistrovica➡️ Redaktoi: Klodiana Metani“Gozhda”...
08/02/2025

BOTIM I RI 📚

➡️ Për adoleshentë dhe për prindërit e tyre

➡️ Përktheu: Elona Mistrovica

➡️ Redaktoi: Klodiana Metani
“Gozhda” është një roman formues i pazakontë dhe i fuqishëm, një portret i kthjellët i adoleshencës, që nuk ka frikë të dëshmojë qoftë edhe aspektet më të zymta dhe më dramatike, nga vetmia e deri te bullizmi. Por është mbi të gjitha një histori mbi vështirësitë e pranimit të vetvetes dhe rëndësisë së të mësuarit nga gabimet e veta, edhe nga ato më të rëndat. Vetëm kështu mund të shkojmë përpara, të përmirësohemi dhe të kapërcejmë frikërat.

Çmimi: 800 Lekë / 8 Euro
Faqe: 166

Katër libra të mrekullueshëm për lexues +9 vjeç .📚"Nuk më pëlqejnë surprizat" është libri i parë i serisë E kuqe lulesht...
27/01/2025

Katër libra të mrekullueshëm për lexues +9 vjeç .

📚"Nuk më pëlqejnë surprizat" është libri i parë i serisë E kuqe luleshtrydheje dhe të gjithë ata djem e vajza që nuk duan të ndeshen me të papritura, duhet ta lexojnë. Për të vazhduar së shpejti me dy librat e tjerë.

📚Lexueset besnike të autores Anne-Marie Conway kanë mundësinë për të pasur në duar një tjetër bestseller. "Vajza që guxon të flasë" është historia e trishtë e një dymbëdhjetëvjeçareje plot dilema, por që vendos t'i përballojë ato me guxim.

📚"Fëmija i tramvajit" është shkruar për ata fëmijë e të rritur të cilët nuk mjaftohen me një libër artistik. Kush ka kureshtje e do të mësojë histori të vërteta mbi Luftën e Dytë Botërore, historinë dhe të vërtetat e saj, ka përpara librin e duhur.

📚"Kështu siç jam" - një manual për fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Mund ta lexojmë kudo: në shtëpi, në klasë apo ta diskutojmë në një klub libri. Shfletojeni dhe dhjetëra pyetje që keni në kokë do të marrin përgjigje.

Sugjerimi ynë për sot 📔Që fëmijët jo vetëm të lexojnë, por edhe të mësojnë:📌 Rreth vetes;📌 Rreth shokëve dhe shoqeve;📌 R...
27/01/2025

Sugjerimi ynë për sot 📔
Që fëmijët jo vetëm të lexojnë, por edhe të mësojnë:
📌 Rreth vetes;
📌 Rreth shokëve dhe shoqeve;
📌 Rreth ndjenjave dhe mjedisit që i rrethon.

📌📌Nuk ke pse frikësohesh nëse po rritesh në një botë të koklavitur.
Le ta thjeshtojmë atëherë udhëtimin e fëmijëve tanë drejt pjekurisë, duke e bërë më pak të frikshëm. “Kështu siç jam!” i ndihmon djemtë dhe vajzat të kuptojnë më mirë koncepte si ndershmëria dhe përgjegjshmëria, si dhe çështje që lidhen me trysninë që ushtrojnë të tjerët në jetën e tyre dhe aftësitë që duhet të përvetësojnë përpara se të përballen me problemet.

Përktheu nga origjinali spanjisht: Adrian Beshaj

➡️ Një rrëfim rrëqethës i luftës informative të ndërmarrë nga Kremlini. ➡️ Në këtë libër të guximshëm dhe të palëkundur,...
21/01/2025

➡️ Një rrëfim rrëqethës i luftës informative të ndërmarrë nga Kremlini.

➡️ Në këtë libër të guximshëm dhe të palëkundur, gazetarja Jessikka Aro ndërthur historinë e saj dramatike si një objektiv i propagandës së medieve sociale ruse me llogaritë e shumë kritikëve të njohur ndërkombëtarisht të Kremlinit, të cilët ndajnë historitë e tyre të shënjestruara nga lufta kibernetike e shumanshme e Rusisë.

➡️ “Mbase ka ardhur koha që t'i trajtojmë dhe t'i adresojmë siç duhet rolin dhe vendin që zënë secili prej personazheve në të gjithë procesin e sulmeve medietike nga propaganda, fabrikimi i lajmeve të rreme dhe dezinformimi digjital që drejtohet nga Kremlini. Mbi të gjitha, mendoj se ka ardhur koha ta trajtojmë me më shumë seriozitet aspektin ligjor në lidhje me krimet kibernetike dhe pasojat e tyre”, shprehet autorja në dëshminë e saj. “Këta kriminelë nuk i duan paratë tuaja; ata duan të kontrollojnë mendimet tuaja.”

Përktheu: Eni LASKU
Muza Botime

✍️ Kur Nina, vajza nëntëvjeçare, hyn në “Dyqanin e vogël të maktheve”, me ëndrrën dhe shpresën për të gjetur një vend pu...
14/01/2025

✍️ Kur Nina, vajza nëntëvjeçare, hyn në “Dyqanin e vogël të maktheve”, me ëndrrën dhe shpresën për të gjetur një vend pune, përballet me një pamje të çuditshme: pronari, zoti K*k, po përpëlitet në dysheme, duke mbajtur barkun me dorë nga të qeshurat.
✍️ Menjëherë i vjen në ndihmë fantazma e quajtur Padi dhe së bashku fillojnë të kërkojnë pudrën jogudulisëse për të ndalur të qeshurat e zotit K*k. Por gjërat vështirësohen kur në dyqan ia beh Mek Guja, oktapodi i përkëdhelur i zotit K*k, i cili futet në telashe sa hap e mbyll sytë.

🙋‍♀️NINA, personazhi më argëtues, më kureshtar, gjithnjë e palodhur dhe me një dëshirë të skajshme për të zbuluar gjëra të reja.
Porositeni tani, në Facebook apo Instagram @ Muza Botime

11/01/2025

BLACKPINK - vajzat më guximtare dhe më elegante. Ky libër është udhëzuesi më gjithëpërfshirës për grupin e vajzave që po e përpin botën sa hap e mbyll sytë.

📚 Libraria juaj në kryeqytet!
📲 Porosit:+355683032257 ose DM
📍 Pranë sheshi Wilson - Rruga Sami Frashëri - Tiranë
🧑‍💻 Bli Online 🛵

"Dashuri me kusht" - libri i parë i serisë "Miliarderët e Drimlendit" Romanca "piperkë" që ka bërë për vete mijëra lexue...
10/01/2025

"Dashuri me kusht" - libri i parë i serisë "Miliarderët e Drimlendit"
Romanca "piperkë" që ka bërë për vete mijëra lexues.

Mirë se vini në Drimlend, në perandorinë e Roan Kejnit!

Një park argëtimi magjepsës në Florida i jep emrin kësaj serie librash dhe vendos në sfond Roanin dhe Zahrën, dy personazhe që nuk mund të ishin më të ndryshëm nga njëri-tjetri, edhe sikur të donin.

Roani është caktuar si drejtori i ri i Drimlendit nga gjyshi i tij i ndjerë. Zahra shfaqet befas, me buzëqeshjen dhe karficat e saj acaruese, duke u endur nga njëri sallon në tjetrin. Pasioni dhe talenti për punën do të bëhen bashkë me tërheqjen dhe epshin që ajo ndjell, duke i lidhur të rinjtë në një marrëdhënie të sinqertë dashurie. Shpejt, Drimlendi do të kthehet në Tokën e Ëndrrave për ta.

E zhgënjyer dhe e tradhtuar nga dashuria e kaluar, Zahra ecën ngadalë e me hapa të sigurt në marrëdhënien e re. Por sa më shumë matet, aq më tepër Roani kërkon prej saj dhe rruga drejt një bashkimi të mundshëm e të qëndrueshëm është e gjatë.

ROANI

Biznesi im janë përrallat. Krijoj parqe rekreative, drejtoj studio diskografike dhe hotele me pesë yje. Nëse ia dal të ristrukturoj Drimlendin, çdo gjë do të bëhet imja. Në fillim m’u duk thjesht interesante ideja për të rekrutuar Zahrën në kompani. Por, më pas e putha. Gjërat u koklavitën më shumë kur i dërgova një mesazh me një numër dhe identitet të rremë. Kur kuptova që e kisha dreqosur, ishte tepër vonë. Njerëzit si puna ime nuk shestojnë asnjëherë funde të lumtura. E sidomos, kur përfshihemi personalisht, i prishim me duart tona.

ZAHRA

Pasi i dorëzova një raport kryekëput kritikues kompanisë Drimlend, fill pasi isha bërë tapë, e vetmja gjë që prisja ishte të më pushonin nga detyra. Por, në vend të kësaj, Roan Kejni më ofroi punën e ëndrrave. Po ku qëndron kleçka këtu? Duhej të punoja me drejtuesin më të vështirë që kisha njohur ndonjëherë në jetë. Roani ishte i paskrupullt, krejtësisht pa edukatë dhe i padurueshëm, por zemra ime nuk donte t’ia dinte. Të paktën, deri në çastin që zbulova sekretin e tij. Ishte pikërisht koha që t’i jepja një mësim të mirë këtij miliarderi. Duhej të mësonte që gjërat në jetë nuk zgjidhen veç me para. Sidomos gjërat mes nesh.
Çmimi: 1400 L

"Çfarë ndjesie e çmendur, e pabesueshme dhe hyjnore është të shoh se si kënga vazhdon të gjejë shtigje të reja për të mb...
10/01/2025

"Çfarë ndjesie e çmendur, e pabesueshme dhe hyjnore është të shoh se si kënga vazhdon të gjejë shtigje të reja për të mbërritur në zemrat e njerëzve. Nëse ju pëlqen kjo këngë, me siguri do t'ju pëlqejë edhe ky libër". - Tom Higgenson, Plain White T's

✍️ Histori të jashtëzakonshme dashurie për t'u shijuar.- Si ndihesh kur ke dikë në shtëpi?- Në pështjellim të plotë.- Pa...
08/01/2025

✍️ Histori të jashtëzakonshme dashurie për t'u shijuar.

- Si ndihesh kur ke dikë në shtëpi?
- Në pështjellim të plotë.
- Pa përfytyro se si do të ndihesh kur të kesh një fëmijë, i cili rend e qesh pa pushim rreth e rrotull...


Ja disa nga titujt e librave për fëmijë, të botuar së fundmi nga
31/12/2024

Ja disa nga titujt e librave për fëmijë, të botuar së fundmi nga

"Karremi i Putinit", shkruar nga Jessikka Aro, është shpallur një nga librat më të mirë. 📚Një libër i rëndësishëm për at...
29/12/2024

"Karremi i Putinit", shkruar nga Jessikka Aro, është shpallur një nga librat më të mirë.

📚Një libër i rëndësishëm për ata që duan të kuptojnë mënyrat komplekse dhe pështjelluese se si prodhohet realiteti në epokën digjitale. Historia që rrëfen sherben si fener në botën e errët të operacioneve të manipulimit të informacionit në internet, që mund të shkatërrojnë jetën e individëve dhe shëndetin e demokracive.

Shqipëroi: Eni Lasku

PSE DUHET TA LEXOJMË KËTË LIBËR:

➡️ Për të kuptuar taktikat ruse të dezinformimit.
➡️ Për të njohur ndikimin që kanë mediat sociale në opinionin publik.
➡️ Për të mësuar se si realizohen operacionet "troll" të Kremlinit.
➡️ Për të zbuluar rreziqet që sjellin manipulimet e informacionive në internet.
➡️ Për të kuptuar shtrirjen e luftës informative ruse.

🏆 Fituese e Çmimit Ndërkombëtar "Women of Courage"

# # #

Address

Rr: "Vaso Pasha", Pallati Nr. 27, Shkalla 1, Kati 0
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 13:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muza Botime posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Muza Botime:

Videos

Share

Category