08/01/2022
Edhe në Vushtrri sekuestrohen aparate për prodhim të kriptovalutave
Policia e Kosovës ka sekuestruar 6 aparate dhe 42 kartela për prodhimin e kriptovalutave në Vushtrri.
Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në orët e mbrëmjes në fshatin Druar të Vushtrrisë, derisa policia ka ndaluar një veturë me targa vendore.Gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit ndërsa një person është intervistuar.
“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes, i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.Policia e Kosovës sot ka zhvilluar edhe dy aksione të tjera për sekuestrim të pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganat e Kosovës konfiskoi 272 aparatura për prodhimin e kriptovalutave në Leposaviq. Të njëjtat, sipas ministrit të Financave, harxhonin rrymë sa 500 shtëpi banimi.Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se ka sekuestruar disa aparatura që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave në kryeqytet.Më 4 janar Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të anulojë veprimtarinë e prodhimit të kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente të energjisë në të cilën është Kosova.