Drejtori i Shkollës Ali Kelmendi, Milazim Hyseni Akuzon Kryetarin Idrizi dhe DKA-në e Vushtrrisë për Moskryerje të Detyrave në Shkollë
Drejtori i shkollës, Ali Kelmendi, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj kritikave që po qarkullojnë për kushtet në shkollat e Vushtrrisë, duke i adresuar përgjegjësitë institucioneve më të larta, si Kryetarit dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
Në një komentë për Gazetën Vushtrriaonline, Kelmendi theksoi se drejtoria e shkollës ka bërë të pamundurën për të siguruar një fillim të mbarë të vitit shkollor, pavarësisht sfidave me të cilat përballet. Ai vuri në dukje se kompetencat e drejtorëve të shkollave janë të kufizuara, pasi shumë prej vendimeve dhe përgjegjësive janë në duart e institucioneve më të larta.
"Këto gjendje do t'i hasni në çdo shkollë të Kosovës, jo vetëm në tonën," tha Kelmendi, duke vënë theksin në faktin se prindërit dhe komuniteti duhet të kenë një rol aktiv në përmirësimin e kushteve në shkolla. "Ne kemi ftuar mbledhje me prindërit që në fillim të vitit për t'i njohur me gjendjen faktike dhe për të punuar së bashku për përmirësimin e kushteve."
Drejtori gjithashtu theksoi rëndësinë e edukimit të nxënësve dhe prindërve për ruajtjen e hapësirave shkollore. Ai nënvizoi se shkolla është një vend i shenjtë dhe duhet të mbrohet e pastrohet nga të gjithë, përfshirë edhe komunitetin.
"Në vend që të akuzohet shkolla, duhet të pyesim se sa nga këta prindër kanë kontribuar për përmirësimin e kushteve," tha Kelmendi, duke iu drejtuar prindërve që shpesh kritikojnë pa u angazhuar në zgjidhjen e problemeve.
Drejtori e përfundoi deklaratën e tij duke ftuar mediat që të vizitojnë shkollën dhe të pasqyrojnë punët e mira që janë realizuar.
“Gjatë fushatës 4-5 herë n’ditë ka ardhë, na premtoi xhehnetin e tash derën me dry” - Banorët e Stanocit të epërm në hall me kundërmim e kanalizim
Reportazhi i Gazetës Nacionale mbi gjendjen e lumit Silnica, pas gjetjeve të auditorit në këtë projekt!
Kujtojmë që ky projekt është njëri nga projektet për të cilat kryetari Idrizi “mburret” më së shumti!
Tahiri me Akuza të Rënda ndaj Pushtetit Lokal në Vushtrri: Skandal me Çmimin e Drunjve për Shkolla!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri, Xhafer Tahiri ka ngritur akuza të rënda për korrupsion ndaj pushtetit lokal të udhëhequr nga Ferit Idrizi dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), lidhur me kontraktimin e furnizimit me dru për shkollat e komunës. Sipas zotit Tahiri, komuna ka kontraktuar furnizimin me dru me një çmim prej 82.5 euro për metër katror, me një vlerë totale prej 940,500.00€.
Ndërkohë, në pazarin e Vushtrrisë, çmimi i drunjve është mes 45-50 euro për metër katror, përfshirë edhe sharrimin.
Zoti Tahiri ka bërë publike këto akuza përmes një videoje në rrjetin social Facebook, duke theksuar se qytetarët e Vushtrrisë meritojnë një menaxhim më të mirë dhe të ndershëm të burimeve publike.
Flamuri Dardan Ngrihet në Mitrovicë; Xhafa dhe Gëzimi Vallëzojnë në Ahengun Familjar të asambleistit Shkelzen Xhaferi.
Banorët e Lagjes “Nimon Ferizi” të Zhgënjyer me Neglizhencën e Zyrtarëve Komunalë
Në këto ditë të nxehta me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, banorët e lagjes “Nimon Ferizi” në Vushtrri janë të zhgënjyer me neglizhencën e zyrtarëve komunalë. Ata janë duke përballuar probleme serioze me kanalizimin, i cili është bllokuar dhe ka krijuar erëra të rënda. Situata është aq e rëndë sa që ujërat e ndotura dalin edhe jashtë kanalizimeve, duke krijuar kushte të papranueshme për jetesë.
Sipas banorëve, ata kanë bërë më shumë se 10 herë kërkesa në komunë për të ftuar zyrtarët kompetentë që të ndërhyjnë dhe të rregullojnë situatën. Megjithatë, kërkesat e tyre janë injoruar dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë për të zgjidhur problemin.
Kjo situatë është duke vazhduar për afër një muaj, duke e bërë jetën e banorëve të padurueshme në këtë vapë të madhe.
Kryetari i nëndegës Dardania I të LDK-së në Vushtrri, z. Ramadan Parduzi, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të banorëve për këtë gjendje. Ai ka theksuar se Vushtrria meriton më mirë dhe ka kërkuar nga zyrtarët komunalë që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur problemin e kanalizimit në lagjen “Nimon Ferizi”.
"Vushtrria meriton më mirë!" ka thënë z. Parduzi, duke apeluar për veprime konkrete nga ana e zyrtarëve komunalë për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e kësaj lagjeje.
‘Autocisterna’ e zjarrfikësve të Vushtrrisë që u pagua gati 70 mijë euro është e vjetër 28 vjet
Credits : Kallxo.com
Gashi e LDK-së ; Percaktohu kryetar a je ka lun me lojtar apo me qytetarë !!
Nënkryetarja e deges së LDK-së , Edona Gashi përmes rrjeteve sociale ka përmbledhur deklarata e kryetarit Idrizi lidhje me gjendjen e qeverisjes lokale në Vushtrri pas shkarkimeve/lirimive nga detyra të nënkryetarit dhe disa drejtorve komunal .
Ja postimi plotë👇
Te dashur qytetar,
Brenda videos me poshte i keni dy versione ku kryetari Idrizi bie ne kontradikte me fjalet e veta, madje madje aq shume shkarkime qe ka bere nuk i kujtohet a i ka shkarku 10, 11, 12, apo 13 drejtore. E krejt kjo i ve kapakun kur ne versionin e pare thote se nuk i kam shkarkuar ndersa ne te dytin ”trajneri” ne fjale tregon se si i shkarkon/nderron drejtoret (lexo: lojtaret).
Edona Gashi
LDK Vushtrri
Nënkryetari biznesmen i Vushtrrisë merr pagë e dividentë nga firma ndërtimore e cila mori edhe leje nga komuna
Për më shumë ju ftoj të ndiqeni reportazhin e përgaditur nga Insajderi
Gashi : Idrizi po e mbanë të fshehur kontraten për parkingun nëntokësor ! Cilat jane arsyet, e cka po fshihet pas kesaj kontrate te parkingut nentokesor? #video
Nënkryetarja e LDK-së në Vushtrri , znj Edona Gashi gjatë seances së kalume të kuvendit komunal , ka kërkuar që kryetari Idrizi të sjell kontraten dhe raportin e zgjeruar mbi punimet në sheshin e Vushtrrisë,sa parkingje kane me u ndertu , sa ksnë me kushtu, tutje Gashi ka shtuar se kryetari Idrizi po heziton ta sjell kete kontrat dhe mbase ka diçka për të fshehur !!
Ja postimi i plotë 👇
Na po reagojme!!!
Per cdo paqartesi e padrejtesi qe po u behet qytetareve te komunes se Vushtrrise.
Edhe kur po mundohen me i ik pyetjeve tona, e pergjegjesise se tyre per transparence e llogaridhenie para qytetareve.
Rast konkret ky i parkingut nentokesor ne qytetin e Vushtrrise e qe kontrata per te kap vleren 2.7 milion euro.
Une kerkova qe ne seancen e rradhes ta kemi nje raport te zgjeruar se ku jane parapare te shpenzohen 2.7 milion euro, e qe kryetari Idrizi po heziton ta beje kete. Cilat jane arsyet, e cka po fshihet pas kesaj kontrate te parkingut nentokesor? Perndryshe kishin me qene publike!
Njejte kemi me vazhdu me reagu edhe per secilen padrejtsi e mashtrim qe po u behet qytetareve tane.
EDONA
LDK-Vushtrri :Idrizi premtoj që në diten e 10 do të filloj trajtimin e qenve endacakë , REZULTATET ZERO !!
Pas shqetësimeve të shumta për rrezikun nga qentë endacak në Vushtrri, ka reaguar dega e LDK-së në Vushtrri përmes zëdhënëses së degës.
Pllana ndër të tjera kërkon përgjigjie nga kryetari Ferit Idrizi se kur do të filloj të implementoj zgjidhjen e këtij problemi.
Ja postimi i plotë 👇
“Problemi me qentë endacak nëpër rrugët e qytetit po mbetet qështje e patrajtuar për 3 vite të keqqeverisjes aktuale, e si duket edhe shqetësimet e qytetarëve po hasin në vesh të shurdhët.
Pyesim kryetarin Idrizi se kur do të filloj të implementoj zgjidhjen e këtij problemi?”
Tahiri : Prokuroria e Kosovës të hetoj pse në Vushtrri po kushton 3 herë më shtrenjtë metri katror për parkingun nëntokësor !!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri , z.Xhafer Tahiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar qeverisjen e PDK-së në Vushtrri se po paguan nga taksat e qytetarëve të Vushtrrisë , 3 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut kudo në Kosovë për ndertimin e parkingut nëntokësorë në sheshin “Adem Jashari”, Tahiri gjithashtu ka ftuar organet e drejtesisë që të hetojn këtë rast të dyshimit sipas tij .
Ja postimi i plotë 👇
Në parkingun nëntokësorë që Komuna e Vushtrrisë po e ndërton në Sheshin “Adem Jashari”, kosotoja për 1 m2 të 1 vend parkingu është 1500€ ose 3 herë më e lartë se kosoto e çmimit të tregut kudo në Kosovë (vlera totale e ndërtimit të parkingut nëntokësorë është 2.7 milion €).
Ky projekt ka bllokuar dhjetra biznese dhe ka humbur dhjetra vende pune në Sheshin “Adem Jashari” (projekt pa studim fizibliteti e pa diskutim publik apo projekt i pa prezantuar para publikut).
E siç e pamë, cilësia e punëve dhe siguria në punë nuk janë sipas standardeve.
Ftojmë Prokurorinë e Kosovës të hetoj pse 1 m2 e ndërtimit të parkingut nëntokësorë në Vushtrri po kushton 3 herë me shtrenjtë se çmimi i tregut kudo në Republikën e Kosovës.
Përplasje mes pushtetit dhe LDK-së në Vushtrri për Parkun e Biznesit në Lummadh ; Xhafer Tahiri akuzon kryetarin dhe nënkryetarin se kanë humbur 800 vende pune dhe se kanë qëllim kapjen e parkut të biznesit.
Për më shumë shikone videon👇
Dyshime për manipulim me vota në Asamblenë e Vushtrrisë
Credits : Kallxo.com
Lahu ngre dyshime : PDK i paguajti 2.7 milionë euro për 30 parkingje nëntokesore😱
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin komunal të Vushtrrisë Adnan Lahu, në një intervistë për emision “Ora shtatë” , ka ngritur dyshime duke deklauar se PDK-ja dhe kryetari Idrizi kanë paguar 2,7 milionë euro për 30 parkingje nëntokosre në sheshin “Adem Jashari “ , Lahu ka shtuar se kryetari Idrizi ka dështusr tërsishtë në investime kapitale në komunen e Vushtrrisë sado që opozita gjithmonë e ka votuar buxhetin e propozuar nga kryetari Idrizi edhe pse ai nuk ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat e opozites në kuvendin komunal të Vushtrrisë.
Si e vlersoni që janë paguar 2,7 milion euro për 30 parkingje nëntoksore ?
Emona Brand - Çaji Emona
Eshte një nga kompanite lidere në rajon për cilësine e çajit.
E tillë është edhe reklama me e re e lansuar sot nga kompania Emona Group.
Protagoniste e kesaj reklame me çajin Emona Brand është modelja Adrola Dushi.
Për çka jemi duke folur, mundeni me të shikoni në videon e meposhtme.
📸 Watch this video on Facebook
https://www.facebook.com/share/v/ozhYfMXVF7fHQneA/?mibextid=KsPBc6
Tahiri: Numerimi mbrapsht ka filluar per qeverisjen e PDK-së ne Vushtrri!
Kryetari i LDK-së në Vushtrri ,Xhafer Tahiri në takim me aktivistë të LDK-së , të organizuar për festat e fundvitit ka deklaruar se keqqeverisjes se PDK-së në Vushtrri ka filluar të ju numerohen ditet mbrapsht dhe LDK-ja do të kthehet sepse këtë i ka borxh qytetarëve të komunes së Vushtrrisë , në videon e siguruar nga Gazeta Vupol , Tahiri ka shtuar se bashkimi i të gjithve në zgjedhje lokale kunder LDK-së dhe mashtrimi i qytetarëve të Vushtrrisë me premtimet të mëdha ka dështuar dhe se qytetarët e Vushtrrisë meritojn më mirë .
Për më shumë ndiqeni videon 👇
Qytetari nga Stanofci i Ultë : Fëmijët tonë që 3 muaj rrezikojn jeten për të shkuar në shkollë nga neglizhenca e kryetarit Idrizi dhe komunes së Vushtrrisë !!
Për më shumë shikojeni video 👇
Rruga Gojbul-Karaq në gjendjen të tmershme, qytetari i është drejtuar faqes sonë me disa foto e video , në të cilat shihet gjendja katastrofike e kësaj rruge.
Ferit Idrizi
Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare
LDK-Vushtrri-Azemit e PDK-së ; KA PO DILNI ME SHPIFJE DHE DEZINFORMATA?
Lidhja Demokratike e Kosoves në Vushtrri ka reaguar duke i cilsuar shpifje dhe dezinformata ato qe asambeilsti nga radhet e Partise Demokratike të Kosovës Ilmi Azemi kishe postuar ne rrjetet e tij sociale duke akuzuar LDK-në për bojkotimin e seances per votim të faljes deri 100 euro per tatimpaguesit.
LDK Dega ne Vushtrri ne rrjetet sociale ka publikuar videon ku ka deshmuar qe ka marrë pjese në votimin e këtij rendi të ditës ku ndër pikat kryesore ishte falja e tatimpaguesve, kjo parti ka deklaruar që arsyeja e vetme e bojkotimit ka qene se PDK ka uzurpuar pozitën e LDK-së ne komitetin për komunitete.
Ja postimi i plotë👇
REAGIM 📢
KA PO DILNI ME SHPIFJE DHE DEZINFORMATA?
Kur vije puna që të votohen ata që na bëjnë krenar në qytetin tonë pozita e liron sallën.
Nuk mjaftoi pjesa e bojkotimit të sallës tani fillojnë dhe shpërndajnë dezinformata qe ne si LDK kemi qenë kundër faljes së borxhit për tatimpaguesit.
Qytetarë të dashur, ne si LDK gjithmonë kemi pasur fakte për atë që e kemi thënë.
Ne u larguam nga salla, pasi PDK e ka uzurpuar pozitën e LDK-së në komitetin për komunitete.
Në vazhdim ne ua paraqesim videon ku ne në parim kemi votuar PRO faljes së borxhit për tatimpaguesit, pikë kjo e cila ka hy në rendin e ditës.
Ne si LDK, kemi qenë, jemi dhe do të qëndrojmë gjithmonë të qartë dhe të prerë në vendimet tona.
Shpifjet dhe dezinformatat kemi me i luftu me fakte!