EkonomiaOnline

EkonomiaOnline EO mbulon me kamerë ngjarjet kryesore të ditës dhe videot ofrohen me parapagim. Agjencia e Lajmeve "Ekonomia Online" është themeluar në vitin 2010.

Ndryshe nga portalet e shumta në Kosovë, EO dallohet për lajmet që prodhon me ekipe nga vendi i ngjarjes, dhe vlerësohet si një medie që mision ka informimin e drejtë dhe të saktë (dhe jo klikimet me çdo kusht). Përparësi e jona me të cilën mburremi është shpejtësia e publikimit të lajmeve ditore, me ekipe nga vendi i ngjarjes. Produkti kryesor i agjencisë janë video-lajmet. Për shkak të natyrës s

ë mediumit, mundohemi që t’i mbulojmë me kamera të gjitha ngjarjet relevante ditore dhe ato ofrohen me pagesë. Në shërbimin e videove janë të abonuara televizionet kryesore të Kosovës, disa televizione nëpër komunat e vendit, sikurse dhe nga rajoni. Lajmet tona shfrytëzohen dhe citohen si burim autentik edhe nga shumë portale e medie online. Videot, së bashku me artikullin përcjellës, publikohen në websiten www.ekonomiaonline.com. Videot, po ashtu, mund të gjenden edhe në Vimeo.com/Ekonomia, ku mund të shkarkohen në formatin HD dhe të shfrytëzohen nga televizionet dhe mediet e tjera të abonuara. Një shërbim tjetër të cilin e ofron Ekonomia Online është dhe transmetimi i drejtpërdrejtë - "livestreaming" i ngjarjeve mediale. Të gjitha ngjarjet mediale paralajmërohen dhe në "Kalendarin e ngjarjeve" (EkonomiaOnline.com/Kalendari) me shpjegimin se cilat ngjarje do të mbulohen. Pjesë e misionit tonë është dhe promovimi i kompanive dhe organizatave të suksesshme, përmes marketingut dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Address

Mark Isaku, Nr. 12, B2, Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when EkonomiaOnline posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to EkonomiaOnline:

Share

Our Story

Agjencia e Lajmeve Ekonomia Online (www.ekonomiaonline.com) është themeluar në vitin 2010. Në fokus të saj ka lajmet nga fusha e ekonomisë dhe e biznesit, por hapësirë iu jepet dhe zhvillimeve të rëndësishme në fushën e politikës, sigurisë, arsimit, kulturës, sportit etj. EO shquhet për korrektësinë dhe saktësinë e lajmeve, duke pasur gjithnjë synim informimin e drejtë (dhe jo klikimet me çdo kusht).

Produkti kryesor i agjencisë janë video-lajmet. Për shkak të natyrës së mediumit, EO synon të mbulojë me kamerë të gjitha ngjarjet relevante ditore dhe ato ofrohen me parapagim. Lajmet tona shfrytëzohen dhe citohen nga të gjitha televizionet kryesore, si dhe medie të tjera online.

Pjesë e misionit tonë është dhe promovimi i kompanive dhe organizatave të suksesshme, përmes marketingut dhe formave të tjera të bashkëpunimit.

Nearby media companies


Other Media/News Companies in Pristina

Show All