📺𝐏𝐫𝐨𝐦𝐨 - 𝐑𝐓𝐊 𝐆𝐑𝐄𝐄𝐍🍀
Mjedisi sipas shkencës finlandeze
E enjte⏰20:20
Ardita Jahja Behare M. Bajraktari
RTK GREEN 🍀
@Lulzim Fushtica
RTK GREEN 🍀
Mimoza Dugolli
RTK GREEN 🍀
Mendim Rugova
ON AIR prej orës 10:04 - 11:00 Live me Behare M. Bajraktari
Profesori dhe eksperti i turizmit Zekë Çeku
Dokument Hulumtues Turizmi i butë në Kosovë me fokus të veçantë në rajonin e Deçanit
TURIZMI I BUTË - Trendët e reja në tregun turistik Ekziston kërkesë në rritje, për udhëtime që përfshijnë shqisat, stimulojnë mendjen, përfshijnë aktivitete unike dhe lidhen personalisht me udhëtarët, në një nivel emocional, fizik, shpirtëror ose intelektual.
Zhvillimi i turizmit përfaqëson një ndërveprim kompleks, midis shumë aktorëve me përgjegjësi të përbashkëta, në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore, ekonomike dhe sociale të industrisë së turizmit. Kjo përfshin, për shembull, industrinë e turizmit për të promovuar produkte të qëndrueshme, konsumatorin për të zhvilluar modalitete të qëndrueshme të konsumit, si dhe autoritetet publike për të krijuar një klimë dhe kornizë të përshtatshme për përdorimin e resurseve dhe për të krijuar një fushë të favorshme të nivelit komercial, midis shumë aktorëve.
Koncepti i turizmit të butë ndjek konceptin dhe parimet e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së dhe Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Annette Aath-Lihic & Albana Gjinolli nga Zyra e Përfaqësuesit Special i BE-së në Kosovë sot në emisionin ON AIR folën për Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, e dicioni i 6-të i cili mbahet prej 24- 30 maj 2023.
Lidhja e Ballkanit Perëndimor për një tranzicion, një rritje të qëndrueshme dhe elastike
KSDW është një iniciativë e përbashkët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Prishtinës, Zyrës së Përfaqësuesit të veçantë të BE-së në Kosovë, Gjermanisë nëpërmjet GIZ Kosovës, Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), dhe Balkan Green Foundation (BGF) me synim për të avancuar dialogun publik dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes ekonomike të gjelbër.
Ky edicion do të mbledhë palë të ndryshme të interesit që do të angazhohen në diskutime, punëtori dhe sesione ligjërimi që do të kenë në fokus iniciativat e përbashkëta, gjithëpërfshirjen dhe financimin e një tranzicioni të drejtë dhe një të ardhme të gjelbër.
Kjo ngjarje është bërë tashmë ngjarje e përvitshme, e cila bashkon akterët kryesorë të fushës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe adreson sfidat aktuale ekonomike, sociale dhe mjedisore në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Në ceremoninë përmbyllëse të KSDW-së, këtë vit do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për garën e quajtur ‘Gara për Gazetari të Gjelbër’, në të cilin do të ndahen tri çmime që raportojnë mbi çështjet mjedisore, të cilët do të përzgjedhen nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Gjermanisë nëpërmjet GIZ dhe Zyrës së Përfaqësuesit të veçantë të BE-së në Kosovë.
Behare M. Bajraktari Albana Gjinolli
Inteligjenca Artificiale ❤
#artificialintelligence #environmentalimpact #beharebajraktarigreen #onairgreen #greenjournalism #kosova
Tony J Selimi – Konsulent Biznesi, Strateg i Jetës, Autor bestseller, folës, film krijues me shume çmime i njohur në nivel global dhe trajner i specializuar në sjelljen njerëzore dhe maksimizimin e potencialit njerëzore dhe të biznesit dhe të lidershipit.
Librat:
A Path to Wisdom, #Loneliness, Fit for Purpose Lidership #3,
The Unfakeable Code, Novum #10, dhe A Path to Excellence) janë sh*tur në mbi një milion kopje dhe kane marrë shume çmime të mëdha
A Path to Excellence, u bë Bestseller ne tre kategori, fitoi The Global Book Excellence Award, Main Creast Medi and Pinnacle book Awards, the gjithashtu mori 5 yje nga Readers’ Favourite
The Unfakeable Code, fiton çmimin Quilly Award në Hollywood - Ky çmim prestigjioz u jepet autorëve për t'u emëruar në një listë të njohur kombëtare të Amazon-it më të sh*tur.
Dokumentari i ri: “The Truth About Reading” Premiera ne Hollywood, marrës i çmimit EXPY® Award
Një histori e një individi të guximshëm nga Gostivari, i cili për dhjetë vitet e fundit është ndër autorët më të botuar me shumë çmime, folës motivues, trajner i transformimit të jetës dhe rritjes së produktivitetit dhe performancës se biznesit dhe producent filmi me shume çmime boterore.
Tony J. Selimi, Konsulent Për Maksimizimin e Potencialit Njerëzor, Autor Bestseller, këshilltarë i VIP klientëve dhe i ashtuquajtor Mjek Biznesi i Specializuar Në Sjelljen Njerëzore, lidershipit, dhe inteligjencës emocionale.
Sebahate Hajdini-Beqiri laureate e çmimit për demokraci 2022
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ndau sot Çmimin për Demokraci 2022, për nisma të përfaqësuara nga aktivistë të shoqërisë civile ku znj. Sebahate Hajdini – Beqiri u vlerësuar për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në demokratizimin e shoqërisë kosovare.
Znj.Sebahate Hajdini-Beqiri, e cila njëherit është edhe anëtare e këshillit drejtues të Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar si aktiviste për komunitetin e sindromës Down në Kosovë, si nënë e një fëmije me Sindromën Down dhe themeluese e Down Syndrome Kosova, me vite të tëra i është përkushtuar përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme të personave me Sindromën Down në Kosovë. Ajo së bashku me kolegët e saj përgjatë vitit 2022 mobilizoi komunitetin e Sindromës Down në Gjilan dhe hapi me sukses qendrën e parë të Down Syndrome Kosova në këtë qytet.
Për kontributin e znj.Hajdini-Beqiri për aktivizimin e saj gjatë vitit të kaluar Bashkimi Europian e kishte kandiduar "Eurpean of the Year" e cila ishte rendituar e dyta më e votuara ndër kandidatët e tjerë.
Maria Teresa Conte: Koha shkon dhe identiteti arbëresh është gjallë
E flasin gjuhën shekullore të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut duke e rujtur veshjen, traditën dhe gjithçka tjetër, këta janë arbëreshët e Italisë.
Behare M. Bajraktari
Këtyre ditëve në vizitë te Arbëreshët ishte Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani e cila u prit ngrohtësisht nga arbëreshët, por edhe nga krerët e insticuionave kalabreze si me Zëvëndës kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë z. Antonio Tajani. Përveç fotografive të publikuara nga ana e presidentës Osmani, megjithatë nuk është treguar asgjë lidhur me thelbin e takimit apo për ndonjë marrëveshje mes institucionesh Kosovë-Itali për kërkesat e arbëreshëve lidhur me ruajtjen e gjuhës dhe përdorimit të arbërishtës në shkolla, ashtu siç është e mbrojtur formalisht me ligjin 482/1999 dhe ashtu siç po e kërkojnë arbëreshët tash e sa kohë, sepse gjuha arbëreshe është në rrezik zhdukje.
Znj.Osmani në profilin e saj në facebook kishte shkruar: “ Me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian u ritakuam në Romë, për të diskutuar konkretisht si të ecim përpara në fuqizimin e raporteve tona bilateral si dhe duke e falenderuar Italinë për mbështetjen, e Kosova do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm me kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin rajonal”.
Pas kësaj vizite të Presidentës Osmani te arbëreshët gazetarja Behare Bajraktari në emisionin ON AIR realizoj sot një interviste me arbëreshen Maria Teresa Conte nga Cozenza, e cila jeton në Santa Sofia d'Epiro.
Maria Teresa tha se presidenten Osmani e priten me veshje dhe këngë tradicionaale arbëreshe: “ “Presidentja ka dashur të falenderoj dhe të nënvizoj sa i fort është vullneti për të krijuara ura dhe lidhje në mes Kosovës dhe Italisë dhe se arbëreshët janë krenaria e shqiptarëve të cilët ruajten gjuhën dhe traditen”.
Maria
ENIS HYSENI - INTELIGJENCA ARTIFICIALE
Enis Hyseni - Inxhinier softwerik dhe hardwerik, i cili në fushën e teknologjisë ka një përvojë 20 vjeçare
Tema: Cilat janë zhvillimet e revolucionit të Inteligjencës Artficiale CHatGPT dhe si duhet të përgaditet Kosova?
Prej shpikjës apo zbulimit të rrotës e deri te makina e shkrimit, veturat, frigoriferi, telegrafi, telefoni, radio dhe televizioni, llamba e Thomas Edison, kompjuteri e deri te interneti, janë vetëm disa prej shpikjeve që kanë revolucionarizuar njerëzimin këtu ku është.
Ndërsa pas zbulimit të iPhoni-it para 15 viteve Inteligjenca Artificiale CHatGPT po konsiderohet revulucioni më i madh dhe historik i njerëzimit modern.
Nëse njerëzit mendonin se katër kanale televizive kishin mpirë trurin në vitet '80-ta dhe '90-ta, perspektiva e teknologjisë që në thelb mund të bëjë të menduarit tonë për ne është gjithçka për të cilën na paralajmëroi 'Matrix'.
Kosova si një ndër vendet më shtrirjen më të madhe të internetit ka mundësi të mëdhaja të zhvillimit të fushës së AI-së, madje Enisi përmes kompanisë së tij është shumë i interesuar t’i mbështes ata/ato që kanë ide për një start-up e cila mund të zhvillohet në fushën e Inteligjencës Artificiale.
Për shkak të etikës dhe zhvillimit të shpejtë njerëzit me të drejtë po pyesin:
A duhet t'i lejojmë makinat të vërshojnë kanalet tona të informacionit me propagandë dhe të pavërteta?
A duhet të automatizojmë të gjitha punët?
A duhet të zhvillojmë mendje jo njerëzore që mund të jenë më të mëdha se numri, të zgjuara, të vjetruara dhe të na zëvendësojnë?
A rrezikojmë të humbasim kontrollin e qytetërimit tonë?"
Si mund të përshtatemi në këtë tranzicioni të shpejtë?
Cili është ndikimi në arsim dhe ne menyren e te menduarit?
A është bërë rregullimi AI-së me ligje dhe rregulla?
Këto dhe shumë pyetje të tjera mund t’i dëgjoni më intervistë rreth revolucionit të Intelegj
#climatechange #onairgreen #beharebajraktarigreen #NdryshimetKlimatike
Behare M. Bajraktari
Kemi filluar ON AIR Radio Kosova bashkë me Behare M. Bajraktari ❤
Pse na duhen veprime urgjente për metanin?
Metani është gaz i fuqishëm serrë që ka kontribuar në rreth 30 % të rritjes së temperaturave globale.
Mbretëria e Bashkuar ka reduktuar emetimet e saj të metanit me rreth 60 % ndërmjet viteve 1990-2019 që është më shumë se çdo vend tjetër në OECD.
Si udhëheqës të COP26 ne gjithashtu bëjmë thirrje për një veprim global për metanin. Angazhimi ambicioz mund të shmang 0.3 gradë celcius deri në vitin 2040 duke luajtur një rol vendimtar për të mbajtur gjallë temperaturë 1.5 gradë.
Konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike në Mbretërinë e Bashkuar 2021
Shënim: OECD është Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, organizatë ekonomike ndërqeveritare me 38 vende anëtare, e themeluar në vitin 1961 për të stimuluar përparimin ekonomik dhe tregtinë botërore. U themelua në vitin 1948 si Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian (OEEC) udhëhequr nga Robert Marjolin i Francës, u krijua për të ndihmuar në administrimin e Planit Marshall, ndërsa në vitin 1961, OEEC u reformua në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe anëtarësimi u zgjerua në shtetet joevropiane.
London for Climate Justice - COP26 & beyond British Embassy Pristina UN Kosovo Team UNDP Kosovo UN-Habitat Kosovo
Ndihmat nga Prishtina
Sot rreth ores 17 ne sheshin Zahir Pajaziti, po grulbulloheshin ndihma per Shqiperine.
Hysen Avdyli nga OJQ Diapsora, e pyetem Avdylin nder te tjera se si grumbullohen mjetet financiare dhe a marrin shenime dhe sa para jane mbledhur...