bashkohu një ekipi profesional në media si monitorues televiziv
07/06/2022
PrimeDB shpall konkurs për Monitorues/e të Mediave Televizive. Kandidatet e suksesshëm mund të vazhdojnë punën në kompani. Ju lutem dërgoni CV tuaj në [email protected] 😉
29/03/2022
Mirënjohje e dhënë për PrimeDB dhe Bibliotekaria me rastin e përfundimit të dixhitalizimit te arkives 17 vjecare të Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës. Faleminderit KPUK 🙂
Faleminderit Korab Zhuja dhe Luan Kërleshi për punen e palodhur që keni bërë. 🙂 😉
08/03/2022
Ju uron - Ditën e Gruas
08/03/2022
" Ku ka nje grua, ka magji "
Ntozake Shange
Gezuar 8 Marsin, faleminderit per gjithe kontributin tuaj 🌹🥰
18/02/2022
PrimeDB shpall konkurs për Monitorues të Mediave Televizive. Kandidatet e suksesshëm mund të vazhdojnë punën në kompani. Ju lutem dërgoni CV tuaj në [email protected] 😉
17/02/2022
Gëzuar 🥂
01/01/2022
24/12/2021
Gëzuar Festat
21/12/2021
PrimeDB shpall konkurs për monitorues të mediave televizive. Praktikantët e suksesshëm mund të vazhdojnë punën në kompani. Ju lutem dërgoni CV tuaj në [email protected] ;)
11/11/2021
Urime ditelindjen Vesa & Kosovare 😃. Jemi shume te bekuar qe ju kemi pjes te stafit, faleminderit per punen tuaj te palodhur. Ju duam 🥰🥰.
09/11/2021
PrimeDB shpall konkurs për monitorues së mediave televizive dhe gazetar. Praktikantët e suksesshëm mund të vazhdojnë punën në kompani. Ju lutem dërgoni CV tuaj në [email protected].
09/11/2021
PrimeDB shpall konkurs për monitorues së mediave televizive dhe gazetar. Praktikantët e suksesshëm do të mund të vazhdojnë punën në kompani. Ju lutem dërgoni CV tuaj tek [email protected].
Be the first to know and let us send you an email when PrimeDB posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Ideja lindi nga dy profesionist të lëmisë së teknologjisë informative me përvojë shumë vjeçare në fushën e mediave tradicionale dhe sociale. Duke qenë të kyqur në projekte zhvillimore identifikuan nevojën e një shërbimi profesional të monitorimit të mediave që tregu lokal i vendit tonë do të përfitonte shumë.
1 tetor 2011 ishte dita e parë e monitorimit, së pari televiziv. Pas shumë ballafaqimi me sfidat e të bërit biznes në Kosovë procesi i monitorimit televiziv ishte stabil dhe funksional dhe gjatë tremujorit të dytë të 2012 filluan kërkesat e para nga klientët. Duke parë rritjet e hovshme të biznesit projekti për përkrahje të bizneseve të USAID YEP vendosi të financoj edhe monitorimin e shtypit ( gazetave dhe revistave ), radio-ve dhe portaleve online. Në fund të vitit 2012 PrimeDB mund të ofronte monitorimin e të gjitha mediave kryesore, duke pasur kapacitetet teknologjike edhe për arkivimin e të gjithë materialit mediatik.
Tashmë PrimeDB ka 6 vite në operimin e tregut lokal, me shumë klient në industrinë e media-së, telekomit, shëndetësisë, sektorit publik, etj. Shërbimet që burojnë nga monitorimi medial janë identifikimi i transmetimeve të reklamave, prezenca mediale në artikuj dhe lajme, biblioteka digjitale e përmbajtjes mediale, arkiva e muzikës, kampanjat zgjedhore në media, etj.
Synimet tona në tri vitet e ardhshme janë a) zgjerimi regjional, pra të kemi prezencë në së pari vendet shqip-folëse, por pse jo në rajonin tjetër të ballkanit, b) avancimin dhe profesionalizimin e shërbimeve tona, si dhe c) pasurimi i arkivës mediale dhe zgjerimi i mbulesës mediale (ang. media coverage).
Jemi kompani me një ekip profesional, të rinj dhe ambicioz të cilët synojnë të ndërtojnë një biznes stabil. Nëse ndjehesh që mund të japësh kontribut mbi atë që ne po bëjmë ndjehuni të lirë të na shkruani ose të na vizitoni në zyrën tona.