22/11/2023
Libri ikonik i Anthony D. Smith-it "Identiteti kombëtar" do të jetë në libraritë "Artini" dhe "Dukagjini" (Prishtinë) më 23 nëntor 2023.
Te libri "Identiteti kombëtar" shtrohen pyetjet të ndryshme mbi arsyet për besnikërinë ndaj kombit, shndërrimin e ndjenjave të shëndetshme për kombin në ide të dëmshme, për etnosimbolikën dhe përkatësinë, për anëtarisnë politike dhe modernitetin e me radhë. Mbi të gjitha, Smith-i synon t'i përgjigjet pyetjes se çfarë është kombi dhe identiteti kombëtar.
Identiteti kombëtar është ende një prej temave të jetës së përditshme sociale, kulturore e politike. Kombi, shteti, shteti-komb dhe ndërlidhni të tjera politike, të mbështjella në me vellon e argumentit mbi identitetin kombëtar, janë ende tema esenciale, si në diskursin politik ashtu edhe në studimet akademike.
Librin "Identiteti kombëtar" është një ndër referencat kryesore studimore, si për studiuesit e shkencave shoqërore (antropologji, sociologji, histori, shkenca politike, filozofi, etj.) ashtu edhe për studiuesit e letërsisë, artit e dijeve humane në përgjithësi.
Libri vjen me përkthim të sociologes, Greta Avdylit!
Urime Festa e Flamurit!