Gazeta StandardPost

Gazeta StandardPost Standardpost.net sjell tek lexuesit e saj lajmet e fundit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bota.

13/09/2024

NËSE ZEMRA MAL TU KA BA...
Të gatshëm si gjithmonë 💪👨‍✈️👩‍✈️🇽🇰

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka folur rreth gjendjes ekonomike të Kosovës
06/09/2024

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve ka folur rreth gjendjes ekonomike të Kosovës

06/09/2024

Enver Petrovci për median serbe: Milosheviçi nuk e ka pastruar Kosovën as 2% sa e ka pastruar Isa Mustafa e Hashim me tjerë! Këta e kanë pastruar Kosovën nga njerëzit e thjesht. Këtë se ka bërë as Milosheviç-i.

"Ja u rahatofsha tezet", "mi rrofsh k****"- Zyrtari kontrovers i Telekomit po e zëvendëson përkohësisht në pozitë kryesh...
05/09/2024

"Ja u rahatofsha tezet", "mi rrofsh k****"- Zyrtari kontrovers i Telekomit po e zëvendëson përkohësisht në pozitë kryeshefen ekzekutive

Britania paralajmëron qytetarët e saj të mos shkojnë në veri të Kosovës: Tensionet janë shtuar, shmangni zonën e urës së...
05/09/2024

Britania paralajmëron qytetarët e saj të mos shkojnë në veri të Kosovës: Tensionet janë shtuar, shmangni zonën e urës së Ibrit

Haradinaj premton pagë prej 1 mijë euro për policët: Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!
05/09/2024

Haradinaj premton pagë prej 1 mijë euro për policët: Mos u bëni instrument në duar të pasigurta!

05/09/2024

Oooo kush e ka kallë, o kush e ka djegë…Albin Kurti me shoqnin e vet 😂😂

05/09/2024

Çfarë profesori ishte Albin Kurti në matematikë, tregon Rron Gjinovci 😂

04/09/2024

Kurti “ngel” në matematikë, Baba ka vendos me çu n'shkollë për inxhinier😂

03/09/2024
Ky është Premtim Gashi i “Capave” që u vra sonte në Prishtinë, në shkurt ishte plagosur.Premtim Gashi është viktima e nj...
01/09/2024

Ky është Premtim Gashi i “Capave” që u vra sonte në Prishtinë, në shkurt ishte plagosur.
Premtim Gashi është viktima e një përleshje masive mes dy grupeve në Prishtinë.

I riu nuk mbijetoi plagët e marra nga konflikti mes “Capave” dhe Sekiraqëve.

Gashi ishte pjesë e grupit të njohur si “Capat” dhe kishte ndikim të madh tek ta.

I njëjti ishte plagosur në shkurt të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa. Konflikti mes dy familjeve është i kahmotshëm dhe sot ka sjellur edhe një viktimë.

Ndryshe, Premtimi ishte liruar ditë më parë nga burgu.

01/09/2024

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë…

Në mëngjesin e sotëm në Sicili të Italisë duket bukur shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut
01/09/2024

Në mëngjesin e sotëm në Sicili të Italisë duket bukur shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut

🗳️ Cilin nga këta kandidatë do ta votoni në zgjedhjet e 9 shkurtit?
31/08/2024

🗳️ Cilin nga këta kandidatë do ta votoni në zgjedhjet e 9 shkurtit?

23/08/2024

Në vend se t’i japin llogari, Sveçla e Rizvanolli i kërkojnë llogari minatorit për punët në Trepçë

Xhelal Sveçla p***a takuar minatorët pa rroga të Trepçës e po u kërkon llogari se kush vjedh në Trepçë.

Në një video të publikuar nga Pro zë, po iu thotë “ju e dini kush vjedh” medemek dorëzojeni hajdutin.

Kjo milionerja, ministrja Artane Rizvanolli, po e çon stekun një hap më larg.

Po iu tregon minatorëve qysh qeveria po jep shumë pare për Trepçë, po iu kërkon llogari se ku janë. Këtë po ua thotë atyre që janë tre muaj pa paga.

O njerëz të marrë, o të shpifur, me i kërku llogari minatorit për funksionalitetin e ndërmarrjes është sikur me ardhë te objekti i Qeverisë së Kosovës edhe atij zyrtarit te dera me i kërku llogari për mos implementimin e politikave qeveritare nga kryeministri.
A jeni more n’vete?

Shkruan: Lirim Mehmetaj

17/08/2024

Pse Albin Kurti ndryshon qëndrim!

Komenti i juaj?

Publikohet fotoja, në këtë gjendje ka përfunduar vetura e Vesa VllasalihutLajmi në koment👇
12/08/2024

Publikohet fotoja, në këtë gjendje ka përfunduar vetura e Vesa Vllasalihut
Lajmi në koment👇

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ndaj konvertimeve të fundit të disa qytetarëve në fenë katolike.Ai ka kërkua...
09/08/2024

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, ka reaguar ndaj konvertimeve të fundit të disa qytetarëve në fenë katolike.

Ai ka kërkuar nga të konvertuarit që t`i ndalin fyerjet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Musliu ka paralajmëruar se durimit mund t`i vije fundi.

“‘Rrini bre, jo po shkojm, Ani shkoni n….😛’. Ama ju ‘Patriota’. Konvertohuni e ç’konvertohuni e shkoni ku e kah te doni, por fyerjet ndalni, sepse durimit dikur mund ti vije fundi …!”, ka shkruar Musliu.

09/08/2024

Vlorë: Qytetari i ankohet për hapësirat e plazhit, pronari i ‘Hotel Regina’ e godet me grusht

08/08/2024

Dasmes i shtohet shyhreti kur kendohet bukur 🇦🇱🇽🇰🇦🇱🇽🇰

08/08/2024

Arrestohet gruaja që theu veturat me çekan në Fushë Kosovë

05/08/2024

Epoka e re ka arritur ta siguroj një listë me më shumë se tetëdhjetë faqe të ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, listë e…

04/08/2024

LOJË SHPËRBLYESE 🎉 Bëhuni pjesë e lojës shperblyese👇

Për cilat shtete bëhet fjalë sipas Gërvallës?

Çmimet janë 5 euro për një shtet, 10 euro dy shtete😂😂😂

Nuk është Amerika dhe Anglia!!!

01/08/2024

Deputetja e VV'së e bën edhe një këso postimi: Jemi bë si agjencion turistik, po i çojmë çiftet në Ujman për foto

Mjafton Vjosa Osmani! Shkruan Kimete Berisha1. Mbrëmë, për herë të parë pas një kohe të gjatë, jam ndjerë sikur ka kush ...
01/08/2024

Mjafton Vjosa Osmani!

Shkruan Kimete Berisha

1. Mbrëmë, për herë të parë pas një kohe të gjatë, jam ndjerë sikur ka kush më zëvendëson, dhe i kam dhënë vetes pushim për ta shikuar 'Kandahar-in'.
Mjaftonte rebelimi gazel i Vjosa Osmanit.

2. E braktisën të gjithë.
Donika Gërvalla, Haxhi Kazanova, Faton Peci.
S'di a e kanë braktisur edhe Rejhani dhe Donika Kada.
Se s'besoj që e keni vërejtur ju si unë se presidentja, shkaku se vet i ka flokët kaçurrela, edhe këshilltaret e saj i ka zgjedhur me flokë kaçurrela, shkaku i rivalitetit estetik.

3. Pse e braktisën?
- Se është e papërshtatshme, mendjemadhe dhe as nuk skuqet as nuk zverdhet;
- Sepse merret me intriga!
- Se është materialiste, apo sepse asaj së shpejti i kryhet mandati dhe me të më nuk ka ardhmëri politike!

4. Kur Albin Kurtin e braktisën gjysma e Lëvizjes së tij, nuk u dobësua, por u forcua. - Nganjëherë braktisjes ia sheh hairin, sepse zakonisht populli bëhen me të braktisurin, që e kanë tradhtuar, se gjynah.
- Ama ta tradhtosh-tradhtarin nuk është gjynah.
Se, Vjosa Osmani i përdori pamëshirshëm Isa Mustafën e Fatmir Sejdiun, dhe pastaj ua punoi pas shpinës.
- Albin Kurtin nuk arriti ta tradhtoj, sepse ai nuk i beson askujt (dyshoj as Zotit), pra, s'ka pasur se si ta tradhtonte, sepse Albini nuk i ka besuar, por e ka përdorur si 'rugoviste të rrejshme'....
pastaj, ka edhe tradhtar mbi tradhtar.

5. Dallimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është se Albin Kurti nuk ndjen (është i shkëputur emocionalisht dhe nuk i interesojnë idetë e askujt), ndërsa Vjosa Osmani është impulsive dhe e papërmbajtur.

6. Pasi që ka temperament kolerik, Vjosa Osmanin është kollaj ta irritosh.
- Albin Kurti e di se ajo nervozohet lehtë, prandaj sa herë do luan me nervat e saj.

7. Kokëfortësinë e kanë ves të përbashkët, ama nevojën për të kontrolluar dhe aftësinë për të manipuluar, më të
spikatur e ka Kurti.

8. Sh.Ahmetxhekaj e 'zbuloi' se si kryeministri donte ta kontrollonte RTK-në. E, ky Ahmetxhekaj, për t'i hyrë në qejf, nuk la njëri pa e larguar nga puna, e në fund e kuptoi se e ka larguar edhe veten.

9. I urren kritikat: kjo është thembra e Akilit e Albin Kurtit, që s'i duron kritikat.
Dhe, krijon realitete paralele.
Për shembull, ka filluar që si serbët, humbjet t'i festojë si fitore.
E çoi në hënë humbësin Akil Gjakova...
Dhe, kishte harruar se Drejtësia ende nuk e ka sqaruar se a e ka rrahur apo jo Akili gruan e tij...!

10. Vjosa Osmanit gjithçka i ka ardhur e gatshme.
Kurrë në jetën e saj nuk e ka shkruar një ese, nuk e ka dhënë një mendim për asgjë...
Ajo thjesht nuk ka hequr keq dhe prandaj ashtu siç e ka pasur rrugën e lehtë për t'u ngjitur, ashtu po zbret lehtë dhe shpejt, dhe vetëm!

11. Ajo mendon se është e fortë, sepse do babëloka nga mërgimi i kanë thënë 'ti je mbretëresha e dardanisë', anipse Dardania nuk ekziston.
- U rrënqetha një ditë kur një djalë më komentoi: 'Pejgambere femër nuk ka, por sikur do të kishte ajo do të ishte Kimete Berisha', ama unë s'jam tranuar të besoj....e të dalë dynjaje!

12. Vjosa Osmani nuk mund ta mund Albin Kurtin.
Por mund ta dobësoj shumë.
Mbrëmë ajo ishte aq nervoze që Albini s'i kishte shkuar në takim, ra aq ultë sa e citoi Gilin.
- Mund ta citonte ndonjë varg të ndonjë kënge proteste politike, ama jo Gilin, se Gili në këngën e saj ankohet për tradhti erotike e jo për tradhti të idealeve.

13. Duke qenë inekzistente, opozita e ka mundësuar arrogancën dhe stalinizmin e qeverisë Kurti që të shihet nga larg.
- Sa më shumë që heshtte opozita, aq më shumë dëgjohej zhurma e gabimeve dhe krimeve të qeverisë.

14. Presidentja u bë opozitë e qeverisë Kurti, në fund të mandatit të qeverisë.
- Katër vjet ka kalkuluar për interesat e saj, u zemërua me vonesë me Albin Kurtin, por tash do të bëhet me opozitën që t'i hakmerret Albin Kurtit, sepse s'ka rrugëdalje tjetër, është e vetmuar.
- E ka kuptuar se ka mbetur vetëm në kohën kur ka realizuar qindra fotografi me liderë të botës, të cilët nuk ia dinë emrat njëri-tjetrit.

15. Strategjia e Albin Kurtit është interesante.
Vjosa Osmanin e lufton me njerëzit e saj...me Donika Gërvallën....
njësoj sikur Mimozën që e shfrytëzoi të komunikonte serbisht me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK-së.
- Ndërsa greken Mihajli e ka krijuar si një Gestapo prej leshi, që i tremb sorrat.

16. Opozita duhet ta shfrytëzoj dhe ta ushqej disponimin armiqësor të Vjosa Osmanit ndaj Albin Kurtit, sepse ajo nuk përton ta luftojë Albin Kurtin edhe me intriga, ndërkombëtarisht.
- Luftën ia nisi dje.
E akuzoi kryeministrin Kurti për shkelje të Kushtetutës, të sovranitetit dhe për prishje me aleatët.

17. Mua më erdhi mirë që u prishën (femrat gjithmonë prishen keq), sepse Albin Kurti i bashkuar me Vjosa Osmanin e bënin Kosovën të betonuar, të frikshme, të izoluar, armiqësore dhe luftënxitëse, pa liri, pashpresë dhe pa të ardhme.
- Ata së bashku kishin prirje për të nxitur luftë qytetare dhe i tërhiqte vetëm lufta, vdekja dhe varrezat.
Rrugës i ndryshuan fjalët dhe premtimet.
Tash, të ndarë, dhe kundër njëri-tjetrit, për lirinë dhe demokracinë, si dhe për neve, u bë mirë.
Vërtetë dje u bë mirë.

18. Vjosa Osmani e ka zgjedhur Albin Kurtin, por Albini e ka caktuar Glaukun të shkoj në vend të tij në takim me presidenten për ta caktuar datën e zgjedhjeve!
- Pse zgjedh presidentja...jo unë po them Albini dhe pikë...
Çka po të duhet Albini!
Çfarë problemi ka ajo nëse do të shkonte Glauku në vend të Albinit, përveç problemin e super egos.
- Egoja qysh e ka zanat, e bëri qesharake, grindavece dhe euforike.
- Të mos kishte temperament të papërmbajtur do të mund të thoshte:
Albini apo Glauku, për mua njësoj.

19. Presidentja më ka pas quajtur 'e ashtuquajtura analiste' kur kam treguar se gjatë pandemisë ka blerë truall në lagjen luksoze.
- Por unë kurrë s'kam thënë që jam analiste...unë bile as që e kam fjalën për politikë.

20. S'besoj që është politike të thuash se dallimi mes Vjosa Osmanit dhe Donika Gërvallës është se e para është vajza e milicit, e dyta është vajza e heroit!

21. Shpesh të pikëlluem m'ka gjetë muaji Maj (Jusuf Gërvalla).

P.S. Me Albinin a me Vjosën?

29/07/2024

Ky eshte i vetmi premtim qe Kurti e realizoi 😂

28/07/2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar se Turqia mund të hyjë në Izrael sikurse ndërhyri në Nagorno-Karabakh dhe Libi. “Ashtu si hymë në Karabak…

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta StandardPost posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta StandardPost:

Videos

Share

Nearby media companies


Other News & Media Websites in Pristina

Show All