Përmbledhja.com

Përmbledhja.com I vetmi portal ku mund të lexoni vetëm përmbledhje dhe assesi lajme gjysmake apo të tilla që për synim kanë klikimin. Këtu do të ketë publikime çdo 2-3 orë.

PËRMBLEDHJE | Operacioni "mes jetës e vdekjes"***Mëngjesin e 4 janarit 2023, pacienti E.M. iu nënshtrua një operacioni t...
06/01/2023

PËRMBLEDHJE | Operacioni "mes jetës e vdekjes"

***

Mëngjesin e 4 janarit 2023, pacienti E.M. iu nënshtrua një operacioni të rrallë të aortës. Ky operacion do të bëhej për herë të parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Operacioni për të cilin mjekët thurën "vetelozhe" në rrjetet sociale, u "konvertua" në tragjedi, pasi pacienti, pak orë më vonë do të vdiste në kujdesin intensiv. Të kuptohemi, kjo nuk do të thotë që operacioni nuk ishte i suksseshëm.

Siç shkruan , E.M., asnjëherë nuk kishte regjistruar probleme me shëndet, deri në ditët e para të këtij viti. Dhimbjet në gjoks e dërguan në QKUK, saktësisht në spitalin e Kardiokirurgjisë.

Kardiokirurgu Kushtrim Shala e cilësoi si të suksesshëm operacionin specifik, i cili siç e cekëm më lart, po kryhej për herë të parë te ne.

Pas operacionit të 63-vjeçarit, ai u dërgua në klinikën intensive të QKUK-së.

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes së po të njëjtës ditë, pacienti ndërroi jetë.

Hetimet për këtë rast tashmë kanë nisur edhe nga Policia, me mjekun që kreu operacionin, duke iu përgjigjur ShSKUK-së.

Oda e Mjekëve ka filluar me hetime gjithashtu, kurse mbetet të shihet ditëve në vijim nëse do të ketë të dhëna rreth kësaj çështjeje.

PËRMBLEDHJE | PELE 💔I lindur për t’u bërë i madh. 82 vjet histori dhe tre Kupa të Botës, sa për të dëshmuar supremacinë ...
29/12/2022

PËRMBLEDHJE | PELE 💔

I lindur për t’u bërë i madh. 82 vjet histori dhe tre Kupa të Botës, sa për të dëshmuar supremacinë në sportin më të popullarizuar në rruzull.

Duke filluar nga Botërori i 1958-ës në Suedi, më pas te ai në Kili katër vjet më pas, janë dy nga treguesit më të qartë të asaj se çka bartë mbi supe ky njeri.

Të shumtë janë ata që kanë parë filmin e tij, filmin ku edhe vetë ai luante.

Edson Arantes do Nascimente Pele lindi në lagjen Tres Coracoes të Sao Paolos në Brazil.

Fillimisht ishte i dhënë edhe pas golfit e tenisit, por babai i tij, një futbollist jo shumë i njohur, kishte qenë vendimtar që i biri të përqendrohej në futboll. Dhe nuk e kishte gabim.

Pele tash e disa ditë ishte në kujdes intensiv, teksa njëra prej vajzave, përmes rrjetit social konfirmoi vdekjen e: o’ Rey!

PËRMBLEDHJE | BarrikadatNjë arrestim i një polici serb, Dejan Pantiq prodhoi gjithë këtë rrëmujë gati tri-javore. Serbët...
29/12/2022

PËRMBLEDHJE | Barrikadat

Një arrestim i një polici serb, Dejan Pantiq prodhoi gjithë këtë rrëmujë gati tri-javore. Serbët lokalë në disa lokacione të komunave veriore, vendosën postblloqe, me ç’rast detyruan autoritetet t’i shpallin të mbyllura dy pikëkalimet kufitare, atë në Jarinjë e Bërnjakë.

Një periudhë goxha e theksuar vazhdoi në mënyrë identike. Hedhje të shok-bombave, shpërthime të mjeteve piro-teknike për të shtuar pasigurinë te qytetarët dhe sulme ndaj gazetarëve, në veçanti ato të ditëve të fundit.

‘Kulmi’ i telasheve u regjistrua para dy netësh, kur në Kurshumli, dy kilometra afër kufirit me Merdarën, u vendos një tjetër barrikadë.

Kjo ishte barrierë katastrofale, sidomos për mërgimtarët që ndjekin atë itinerar për t‘u kthyer në vendlindje gjatë pushimeve.

Qendra për Menaxhim Kufitar, e më pas edhe Ministria e Punëve të Jashtme u bënë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë rrugë alternative.

Megjithatë, vendimi për kthimin në arrest shtëpiak të Pantiq, ktheu gjërat për 360 shkallë.

I pari i serbëve, Vuçiq, mbrëmë bashkë me disa nga vartësit e tij, u takua me serbët e veriut, me ç’rast u kërkoi atyre largimin e barrikadave.

Të njëjtit, pra serbët e veriut, filluan gjatë ditës heqjen e tyre, ndërsa një detaj interesant është se kishin edhe maska.

Kujtojmë se ngjarjet e fundit, pra të gjitha ato që ndodhën brenda këtij muaji, morën vëmendjen edhe të mediave botërore, me këto të fundit që thonin se konflikti është afër.

Një tjetër episod ky, që prej shumë njohësve po shihet si i zgjidhur nga ndërkombëtarët.

Në fakt, për këtë ka shkruar edhe kryediplomati evropian, Josep Borrell, duke thënë se me insistimin e ndërkombëtarëve dhe gatishmërinë e dyshes Kurti - Vuçiq, gjërat u kthyen në binarë. Tutje, spanjolli tha se u mundësua de-përshkallëzimi i situatës, kurse tani është momenti urgjent për t’iu kthyer dialogut.

PËRMBLEDHJE | Arben VitiaMë në fund Kosova do të ketë ministër të Shëndetësisë. Në ditën e 79 prej largimit të Rifat Lat...
26/12/2022

PËRMBLEDHJE | Arben Vitia

Më në fund Kosova do të ketë ministër të Shëndetësisë. Në ditën e 79 prej largimit të Rifat Latifit, në krye të dikasterit mbase më të rëndësishëm është kthyer Arben Vitia. Kjo është konfirmuar edhe Zyra e Kryeministrit të Republikës.

“Ishi” i këtij sektori u largua nga posti që ushtronte pak muaj para mbylljes së fushatës lokale zgjedhore.

Megjithatë, ai largim duket të ketë qenë i gabuar. Kjo pasi, Arben Vitia humbi në balotazh, me ç’rast drejtimin e kryeqytetit e mori Përparim Rama, i cili garoi nën siglën e LDK-së.

Por, ku ishte Vitia?

Në vitin 2022 ishte raportuar se Arben Vitia – përkundër që kishte marrë mbi 100 mijë vota në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 – ishte emëruar menaxher në klinikën private “Olive”.

Rroga thuhej të ishte e majme. Ani pse kishte dyshime edhe për konflikt interesi. Kjo klinikë, sipas disa prej aktivistëve të PSD-së, ishte zhvilluar pikërisht në kohën sa Arben Vitia ka qenë ministër.

Vitia do të kryente funksionin e kryetarit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë, por do të ishte tërësisht pësor edhe në këtë detyrë. Pa deklarata publike, pa denoncim të punës së Përparim Ramës në Prishtinë, pa asnjë fjalë.

PËRMBLEDHJE | Çka ndodhi me lëmoshëkërkuesen që iu afrua tavolinës ku po qëndronte ministri i Bujqësisë, Faton Peci?Në r...
25/12/2022

PËRMBLEDHJE | Çka ndodhi me lëmoshëkërkuesen që iu afrua tavolinës ku po qëndronte ministri i Bujqësisë, Faton Peci?

Në rrjetet sociale sot qarkulloi një video, ku shihej një lëmoshëkërkuese tejet e vogël. Ajo u afrua pranë tavolinës ku po qëndronte ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Njëri prej kamarierëve që ishte aty pranë, pak çaste pasi e vëzhgoi, e kapi vrullshëm lëmoshëkërkuesen dhe e vendosi jashtë.

Kritika të shumta u hodhën në drejtim të ministrit Faton Peci, për gjakftohtësinë dhe mosinteresimin e këtij të fundit ndaj gjestit të kamarierit.

Në anën tjetër, vetë ministri, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ka qenë i përqendruar vazhdimisht te bashkëbiseduesi, ndërsa shtoi se kundërshton gjithmon dhunën ndaj cilitdo qytetar të Republikës së Kosovës, pavarësisht etnisë, fesë apo komunitetit.

Kurse, kryetari i PDAK-së, Qazim Rrahmani, ka ftuar deputetët nga radhët e komuniteteve që në njërën prej seancave të kërkojnë dorëheqje nga Faton Peci.

Sipas tij, ky gjest, pra prej “gjakftohti” është tejet i ulët për një zyrtar të lartë.

PËRMBLEDHJE | Albina dhe familja Kelmendi në  Për herë të parë u nda ky çmim nga publiku dhe për herë të parë e fitoi nj...
22/12/2022

PËRMBLEDHJE | Albina dhe familja Kelmendi në

Për herë të parë u nda ky çmim nga publiku dhe për herë të parë e fitoi një "grup" nga Kosova, respektivisht Peja.

Albina Kelmendi dhe familja e saj, grup ky i formuar posaçërisht për Festivalin e Këngës në , do ta përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh të këngës në kontinentin e vjetër.

Familja pejane, arriti t'i fitojë zemrat e publikut me këngën "Duje", teksa paraqitja e tyre në festival ishte për çdo lëvdatë.

Gjithashtu, duhet përmendur me patjetër faktin se për festivalin në fjalë u ndanë edhe çmime të tjera.

Erma Mici mori çmimin “debutuesja më e mirë, kurse Rovena Dilo mori “çmimin e karrierës”.

Tri çmimet e jurisë iu takuan “2 Farm” (Atomic), Albina Kelmendi dhe familja (Duje) morën çmimin e dytë kurse çmimi i parë i takoi Elsa Lilës (Evita).

PËRMBLEDHJE | Foshnja e pajetë në rrobalarëseMbrëmë në mediat kombëtare u raportua vazhdimisht për një skandal që kishte...
22/12/2022

PËRMBLEDHJE | Foshnja e pajetë në rrobalarëse

Mbrëmë në mediat kombëtare u raportua vazhdimisht për një skandal që kishte ndodhur me datën 13 të këtij muaji në Spitalin e Pejës.

Një foshnje e vdekur ishte vënë në rrobalarëse, duke mos pasë vëmendjen e duhur, e duke shkaktuar një rast tejet të rrezikshëm, ose thënë më mirë jodinjitoz.

Fillimisht, babai, siç ka deklaruar për , kishte dyshuar te stafi i spitalit, që refuzonte lirimin e trupit të vdekur. Dyshimet u konfirmuan kur vet babai e kishte parë trupin të ndarë në copëza të vogla.

Përkundër insistimit të spitalit që rasti të fshihet, prindërit e foshnjës lajmëruan policinë.

Se rasti ka ndodhur para nëntë ditësh, e tha edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore rë Pejës për , Shkodran Nikçi.

Në anën tjetër, Spitali i Pejës, përmes një komunikate ka thënë se tashmë janë suspenduar shtatë punonjës.

Veç kësaj, është bërë e ditur që hetimet janë duke vazhduar vetëm për çështje të moskujdesit ndaj fetusit të vdekur dhe jo në ndonjë pistë tjetër.

Shumë reagime u panë gjithashtu, teksa gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka kërkuar shkarkime të personave përgjegjës.

Gjithashtu, kujtojmë faktin se sot është dita e 75 radhazi që nuk kemi ministër të shëndetësisë.

PËRMBLEDHJE | 𝐕𝐈𝐙𝐀𝐓 Presidenca çeke, që deri në fund të vitit do ta drejtojë Bashkimin Evropian, ka njoftuar se Ambasado...
20/12/2022

PËRMBLEDHJE | 𝐕𝐈𝐙𝐀𝐓

Presidenca çeke, që deri në fund të vitit do ta drejtojë Bashkimin Evropian, ka njoftuar se Ambasadorët e BE-së kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky është hapi i fundit para miratimit përfundimtar të liberalizimit, gjë kjo që pritet të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm.

Çka thotë procedura?

Me miratimin përfundimtar, atëherë bëhet nënshkrimi formal, kurse hapi i fundit është hyrja në fuqi.

Kujtojmë se për Kosovën, liberalizimi pritet të hyjë në fuqi me hyrjen e sistemit ETIAS, gjë kjo që pritet të ndodhë deri në muajin Tetor të vitit të ardhshëm.

Nëse ky projekt dështon, atëherë liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të ndodhë më vonë se 1 Janar 2024.

Kjo do të thotë se edhe 347 ditë maksimumi kanë mbetur deri në fund të liberalizimit të vizave për Kosovën.

PËRMBLEDHJE | Katari 2022 Edicioni i 22 i Kupës së Botës, trofeut më të vlefshëm në rruzull. 32 kombëtare, nga 20 nëntor...
19/12/2022

PËRMBLEDHJE | Katari 2022

Edicioni i 22 i Kupës së Botës, trofeut më të vlefshëm në rruzull. 32 kombëtare, nga 20 nëntori e deri më dje, zhvilluan 64 ndeshje, për të përcaktuar kështu edhe fituesin: Argjentinën.

Kombëtarja latino-amerikane ishte në mesin e favoritëve që nga fillimi, dhe atë për nga prania e Messit e jo të cilësisë komplete të përzgjedhjes. Duhet përmendur faktin, nuk ishin në mesin e favoritëve kryesorë, aty ku zinin vend, Brazili, Franca e Anglia.

Megjithatë, që pas humbjes nga Arabia Saudite në ndeshjen hapëse të kampionatit, "gauçosët" morën veten dhe ngadalë u rikthyen në element.

Fituan dy përballjet e radhës në grup, përballë Meksikës e Polonisë, para se të ndesheshin me Australinë në 1/8-ën. Një triumf minimal 2-1, mjaftoi që Messi me shokë, ta mbajnë ëndrrën gjallë.

Deri këtu kampionati ende nuk ishte në kulmin e tij. Çerekfinalet garantonin shumëçka. Ashtu edhe doli. Përderisa në anën tjetër të diagramit, Maroku eliminoi Spanjën e Franca Anglinë, në të majtë, Kroacia mposhti Brazilin përmes 11-metërshave. Kjo qe befasia e parë.

Fqinji i Brazilit, Argjentina llogaritej favorite ndaj Holandës. Ashtu edhe doli. Të paktën deri në minutën e 83'. Kur "jugorët" ishin duke avansuar 2-0, portokallinjtë ngushtojnë epërsinë, shtatë minuta para fundit. Dhe kur u mendua se gjithçka do të mbyllej, në minutën e 100', pra të fundit të lojës shtesë, Holanda çon ndeshjen në vazhdime, e më pas edhe në llotarinë e penalltive.

Por, gjëra të tjera ishin përgatitur aty. Emiliano Martinez kishte rezervuar paraqitjen e karrierës. Dy penallti të pritura në mënyrë fantastike, ia siguruan Argjentinës një vend në gjysmëfinale.

Argjentinë - Kroaci dhe Francë - Maroko

Franca fitoi pastër ndaj befasisë, Marokut, që njëherit regjistroi edhe histori, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që prek gjysmëfinalen. Një 2-0 solid për ta mbyllur çështjen e finalistes së dytë. E para veçse ishte Argjentina. Kroacia, për dallim nga çerekfinalja, ishte totalisht "out". Messi me bashkëlojtarë ia dolën bindshëm 3-0. Bindshëm edhe me lojë.

3.7 miliardë

Për finalen nuk do shumë përshkrim. Shumica prej jush edhe ishin dëshmitarë. Për 80 minuta Argjentina ishte e vetmja kombëtare në fushë, kur dy minuta mjaftuan për ta rikthyer baraspeshën, 2-2. Në vazhdime, Messi shënoi për 3-2, por sërish Mbappe nga penalltia, në të 117', nuk la që fituesi të mësohej pa penallti.

E atje, sërish Emiliano. Në fakt, njëherë Emiliano, njëherë Tchouameni duke gjuajtur fare jashtë, mjaftuan që Lionel Andres Messi, djaloshi që kishte shtatë T**a të Artë, ta ngriste në qiell atë të vetmin që i mungonte dhe me gjasë kështu për ta mbyllur njëherë e mirë debatin e më të mirit në histori.

📸©: (Leo Messi IG)

PËRMBLEDHJE | Zgjedhjet në veri***Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se zgjedhjet në veri janë shtyer p...
10/12/2022

PËRMBLEDHJE | Zgjedhjet në veri

***

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se zgjedhjet në veri janë shtyer për 30 Prill të vitit 2023.

Shtyrja e zgjedhjeve është vendosur për shkak të situatës së krijuar në veri, ndërsa për këtë kërkesë të vazhdueshme kishin bërë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë, fillimisht Vjosa Osmani, në diskrecionin e saj kishte vendosur që me datë 18 dhjetor të organizohen zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, në Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, pasi kryetarët respektivë të këtyre komunave dhanë dorëheqje.

Dorëheqjet e serbëve pasuan si shkak i shkarkimit të tashmë ish-drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ky i fundit nuk respektoi vendimin e qeverisë për targa, teksa u largua nga detyra që ushtronte me preteksin: sabotim të vendimit të institucioneve dhe rezistencë.

Thuhet gjithashtu që fillimisht partitë ishin dakorduar për një tjetër datë zgjedhjesh, 19 ose 26 Mars, por Nenad Rashiq kishte kërkuar që të njëjtat të shtyhen pak më tepër.

Kësisoj, palët gjetën gjuhën e përbashkët dhe vendosën për një muaj e gjysmë shtesë, pra 30 Prill 2023.

PËRMBLEDHJE - Çka ndodhi mbrëmë në veri?***Pas së martës, kur pati disa shpërthime, mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e B...
08/12/2022

PËRMBLEDHJE - Çka ndodhi mbrëmë në veri?

***

Pas së martës, kur pati disa shpërthime, mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Boshnjakëve u hodhën dy shok-bomba.

Për lajmin fillimisht raportoi portali lokal , para se të njëjtin ta konfirmojë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti u ka thënë mediave që shok-bombat nuk shkaktuan dëme materiale apo në njerëz.

Në anën tjetër, banorët e lagjes që qëlluan jashtë në momentin e shpërthimit i treguan Mitropolit se shok-bomba u hodh nga një veturë në lëvizje.

në anën tjetër kishte siguruar edhe një video nga pamjet e kamerave të një shtëpie, ku dëgjohet vetëm zhurma, me ç’rast mësoi se koha e saktë e shpërthimit ishte 20:42.

Kujtojmë se zhvillimet e fundit në pjesën veriore kanë bërë bujë edhe te mediat ndërkombëtare.

Gjithçka filloi në momentin kur qytetarët serbë u rebeluan ndaj hyrjes së zyrtarëve të KKZ-së në zyren e këtij institucioni në Zubin Potok, në kuadër të përgaitjeve për zgjedhjet e 18 dhjetorit në katër komunat veriore.

Kujtojmë se Ambasada Amerikane në një deklarim publik ka thënë se momentalisht nuk ka kushte për zgjedhje, kurse autoritetet kosovare kanë thënë se do të bëjnë maksimumin që të mbahen.

Kreu i KQZ-së në anën tjetër, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se në bazë të një raporti më të detajuar të Policisë, do të vendosin për shtyerje ose jo të zgjedhjeve.

Siç ka thënë ai përgjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror Zgjedhor:

“Për çfarë zgjedhje po flasim nëse duhet angazhuar gjithë aparatin policor”.

Address

“Agim Ramadani”
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Përmbledhja.com posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share


Other News & Media Websites in Pristina

Show All

You may also like