Portali e-press

  • Home
  • Portali e-press

Portali e-press Informohu drejtë dhe saktë.

Jepeni mendimin tuaj në koment 👇🏼
14/12/2024

Jepeni mendimin tuaj në koment 👇🏼

🔴 Cila parti ka 10-shën e parë më të mirë 🤔Mendimi juaj 👇✍️
12/12/2024

🔴 Cila parti ka 10-shën e parë më të mirë 🤔
Mendimi juaj 👇✍️

Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!Në lidhje me tentimin për kriji...
03/12/2024

Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

Në lidhje me tentimin për krijimin e një mini shteti bektashian brenda Shqipërisë, kanë vazhduar reagimet e hoxhallarëve dhe përfaqësuesve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në kuadër të reagimeve dhe situatës së krijuar në Shqipëri, javë më parë ka reaguar edhe hoxha nga Shqipëria, Justinian Topulli, i cili në mënyrë kronologjike ka shpejtuar gjendjen me të cilën po ballafaqohet shteti shqiptar gjatë këtij viti.

“Themelohet në Kosovë Grupi i Deçanit që në emër gjoja të patriotizmit bën thirrje për braktisjen e Islamit, i cili më pas del se është pro katolik dhe kërkon të ndërtojë kisha dhe kryqe gjigante si sinorë, në një vend me shumicë dërmuese myslimane.�-Në Shqipëri dalin rezultatet e një Censusi të debatueshëm ku myslimanët dalin më të dëmtuarit, duke dyfishuar po ashtu numrin e bektashinjve. Asnjë reagim zyrtar nga komunitet fetare për rezultatet e tij!�-Në Shqipëri pritet presidenti sionist vetëm nga krye i bektashinjve dhe zëvendësi i KMSH, të cilit kryeministri si askujt tjetër i ofron një vendbanim të përhershëm për shtetasit e tij, nëse duan të vijnë të jetojnë në Shqipëri!�-Kryeministri i Shqipërisë njofton nga OKB se do të themelojë një mini Vatikan Bektashi në mes të Tiranës, në emër gjoja të promovimit të islamit tolerant!�Mund të na ketë shpëtuar edhe ndonjë fakt tjetër, kështu që lista është e hapur për fakte të tjera. Të gjitha këto në më pak se një vit. Nuk na pëlqen të ndërtojmë teori konspirative duke fantazuar trille, por a mundet që këto fakte publike të kenë lidhje me njëra tjetrën? Edhe kaq të rastësishme nuk duken”, ka shkruar hoxha Justinian Topulli.

Shqipëria duhet të përbëhet nga sa më shumë shtete?!Jo vetëm bektashinjtë, por shtet të vetin në Shqipëri duhet të kenë ...
03/12/2024

Shqipëria duhet të përbëhet nga sa më shumë shtete?!

Jo vetëm bektashinjtë, por shtet të vetin në Shqipëri duhet të kenë edhe gjithë të tjerët. Dhe kështu, kur ta shohin të copëzuar në më shumë shtete, shqiptarët e atjeshëm mbase më në fund do e kuptojnë se kanë mbetur pa Shqipëri.
Dhe vetëm një Shqipëri me më shumë shtete në vetvete do e pasqyronte të vërtetën se jemi bërë ‘tallava’ popull me të cilin tallet Piktori. Pra se u bëmë popull i cili së fundmi nisi të tallet me vetveten duke u bërë i pandjeshëm ndaj fatit të vet kolektiv.
Në Shqipëri duhet të kenë nga një shtet të vetin edhe gjitha partitë politike dhe çdo ‘bajraktar’ në të, sepse vetëm kështu ajo do mund ta arrijë paqen me vetvete e me të tjerët. Sepse vetëm kështu ajo do mund të barazohet me copëzat shqiptare të shpërndara nëpër shtetet fqinje dhe vetëm kështu Tirana zyrtare do e përmbush idealin serb për shumë shqiptarë pa aspak Shqipëri.
Po pra, Shqipëria duhet të përbëhet nga më shumë shtete, sepse vetëm ashtu shqiptarët grindavec do mund të jetojnë në fqinjësi të mirë me vetveten.
Dhe Shqipëria e vogël duhet të përbëhet nga më shumë mini shtete sepse vetëm ashtu ajo do mund ta përballë vogëlsinë e vet dhe vetëm ashtu do mund të vetëgënjehet se nuk i mungojnë copëzat shqiptare të mbetura jashtë kufijve të saj. Sepse vetëm ashtu në Shqipëri nuk do kenë shtet të vetin vetëm Piktori dhe hajdutët e ‘Rilindjes’, por edhe gjithë të tjerët.

Nga Kim Mehmeti

“Shteti i ri Bektashi”, historiani Paskal Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me TurqinëIsh-ministri i Jas...
03/12/2024

“Shteti i ri Bektashi”, historiani Paskal Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, historiani Paskal Milo, muaj më parë ka deklaruar se krijimi i shtetit të ri bektashian - një ide e promovuar nga kryeministri Rama, mund të krijojë shqetësime të brendshme, por edhe aspekt të marrëdhënieve ndërkombëtare të R. së Shqipërisë. Sipas historianit Milo, ideja për një shtet të ri bektashian, mund të jep hapsirë të re edhe për komunitetet tjera fetare, që të krijojnë të njëjtin status siç po duan bektashinjtë, ndërsa kjo situatë mund të sjell pakënaqësi dhe të dëmton harmoninë.
Historiani Paskal Milo, gjithashtu pati deklaruar se ideja për një shtet të ri bektashian brenda Shqipërisë, është një ide e kahmotshme e Edi Ramës, ndërsa “shteti bektashi” do të krijonte problem me Turqinë.

“Ka një rrezik që qëndron në faktin që kjo mund të ngjallë dilema, pakënaqësi, ambicie në komunitetet e tjera fetare, që mund të kërkojnë të njëjtin status. Mund të krijojë një pakënaqësi më të thellë që mund të dëmtojë harmoninë. Bëhen krahasime që do ketë statusin e Vatikanit, është krejtësisht e gabuar, ata që e thonë s’kanë kulturën e të drejtës ndërkombëtare. Nëse do marr statusin e Vatikanit, ajo cenon sovranitetin e vendit, s’mund të ketë një shtet brenda shtetit. Atëherë do ketë nevojë për njohje ndërkombëtare, duhet të ketë edhe njohje diplomatike, të akreditohen ambasadorë pranë këtij shteti të ri. A është në përputhje me Kushtetutën? Por duhet të ketë edhe përfaqësim ndërkombëtar, sepse Vatikani ka edhe përfaqësim ndërkombëtar. Jemi në limitet e prekjes së Kushtetutës.
Do krijonte probleme me fqinjët, por edhe me vende si Turqia, apo vende të tjera ku ka popullsi bektashi, shiite. Irani, Iraku, vende të tjera. A do ta ketë ky shtet të drejtët të përfaqësojë edhe shiitët e Turqisë, Iranit, Irakut. Lind një problem i madh. Jam i bindur që takimi me Erdoganin, kjo ka ka qenë në qendër të bisedimeve. Si do ta presë Turqia? S’e shikon si sfidë? Para disa muajsh ambasadori i Turqisë në Tiranë ka bërë një deklaratë ku akuzon Baba Mondin për marrëdhëniet me Izraelin. Aq më tepër Erdogan ka pakënaqësi për kreun e KMSH. Jemi anëtarë të Konferencës Islamike, edhe atje do ketë ndikim, pakënaqësi. Edhe brenda vendit krijohen shqetësime, edhe në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto duhen parë me balancë, të trajtohen me kujdes”, kishte deklaruar për mediet shqiptare muaj më parë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të R. së Shqipërisë, historiani Paskal Milo.

🔴Shprehuni lirisht ne komente?
02/12/2024

🔴Shprehuni lirisht ne komente?

⭕ZYRTARE: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0
20/11/2024

⭕ZYRTARE: Kosova e humb ndeshjen me Rumaninë me rezultat zyrtar 3:0

Rizvan Sulejmani: E pabesueshme që një ide e tillë si shteti bektashian të vjen nga një politikanProfesori universitar R...
17/11/2024

Rizvan Sulejmani: E pabesueshme që një ide e tillë si shteti bektashian të vjen nga një politikan

Profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin “Bota në Fokus” të Televizionit SHENJA, duke folur për paralajmërimet për formimin e shtetit bektashian ka deklaruar se fakti që mënyra se si u shpall kjo ide, nga një politikan, nga një kryeministër dhe nuk ishte prodhim endogjen i luftërave intelektuale brenda intelegjencës shqiptare qoftë asaj fetare apo asaj laike, e bënë të pabesueshme.
“Ky realitet i ri nuk zgjidhet, nuk debatohet në këtë mënyrë, duke bërë trupëzimin, coptëzimin e një komuniteti që deklarohet muslimanë, pjesa dërmuese sunni, duke prioritizu, avancu dhe ngritur edhe në një shtet të një grupimi në kuadër të Islamit dhe fesë që njihen si bektashi, që kanë një historik të vetë të krijimit dhe rrethanat në të cilat është kriju, dhe duke e vendosë në qendër të gjithë vëmendjes dhe opinionit publik. Evropa është ne kërkim te gjetjes se një modeli të një muslimani siç e quajnë ata “europian””, ka deklaruar profesori Sulejmani.

16/11/2024

Shteti Bektashi, a qëndron Izraeli pas kësaj ideje? Ambasadorja izraelite: Me bektashinjtë kemi marrëdhënie shumë të mira, por…

Galit Peleg, ambasadorja izraelite në Tiranë, duke folur në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, tha se me Bektashinjtë kemi marrëdhënie shumë të mira me ta.
Peleg u pyet lidhur me shtetin Bektashi, një ide e hedhur pak javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, por që ka pasur shumë aludime mbi modelin se si mund të ndërtohet dhe kush e mbështet.

Ambasadorja izraelite tha se kjo është një çështjes në të cilën ne nuk ndërhyjmë.

“Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë”, tha Peleg.

A qëndrojnë izraelitët, qeveria izraelite, apo lobet hebreje brenda OKB-së, pas idesë së krijimit të një shteti bektashi?

Ambasadorja izraelite – Shikoni, me Bektashinjtë, kemi marrëdhënie shumë të mira me ta. Kam marrëdhënie shumë të mira me Baba Mondin. E vlerësoj shumë dhe e di që ai gjithashtu mbështet Izraelin. Por kjo është një çështje në të cilën ne nuk ndërhyjmë. Nuk e di nëse duhet thënë që është një çështje e brendshme e Shqipërisë, por ne nuk ndërhyjmë, as në Vatikan, as në komunitetin bektashi, as në Kishën Ortodokse, as në komunitetin mysliman. Ne nuk ndërhyjmë në këto çështje. Nuk është puna jonë

Pra ju e mohoni që të ketë lobe hebreje në OKB që mund të jenë pas kësaj ideje?

Ambasadorja izraelite – Nuk mendoj, nuk di për këtë.

A do ta mbështeste Izraeli një shtet të tillë në rast se do të krijohej?

Ambasadorja izraelite – Nuk mendoj se është puna jonë. Jam shumë e lumtur për ta, por nuk mendoj se është puna jonë.

16/11/2024

Ideja e një Vatikani në Tiranë, Rama nuk heq dorë nga mini shteti Bektashian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i sigurt se shteti bektashian do të bëhet një ditë, edhe pse ideja e tij është kundërshtuar gjerësisht që nga plasimi i idesë javë më parë. Rama e ka riaktualizuar çështjen duke theksuar se ideja e shtetit bektashian është shumë pozitive për Shqipërinë, ndërkohë që kritikët e kësaj ideje këmbëngulin se në fakt është e kundërtra, një minishtet i një komuniteti të vogël në zemër të kryeqytetit shqiptar do të ishte vetëm ngjizja e një tharmi që do të lëkundë themelet e identitetit kombëtar mbi të cilin është ndërtuar shteti.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Ky është një komunitet i cili ndryshe nga komunitetet tjera fetare nga komuniteti mysliman, nuk i përket një bashkësie globale që në rastin e muslimanëve është miliardë, në rastin e katolikëve është qindra milionë, në rastin e ortodoksëve është qindra qindra milionë dhe që janë komunitete të cilat janë pjesë e një rrjeti, kanë mundësi të edukojnë imamët, priftërinjët të gjithë klerikët e rinjë nëpër shkolla, kanë mundësi të marin mbështjete ,donacione. Ky është një thesar shqiptar, është një komunitet shumë i veçantë dhe dhënia e një statusi të veçantë këtij komuniteti, një juridiksioni sovran është ngritje në një lloj tjetër piedestali të një thesari të kulturës shqiptare”.

Rama tha se formimi i këtij shteti nuk paraqet rrezik apo dëm për shqiptarët, ndërkohë që ai është dhuratë vetëm për një komunitet të vogël.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“E vetmja gjë që të gjithë duhet ta kenë parasysh është se bëhet fjalë për të njejtin perimetër brenda mureve të cilit sot është, është komuniteti kryegjyshata dhe atij, bredna atij perimetri i jepet një juridiksion i posatçëm dhe ai entitet aty në atë juridiksion të posatçëm nuk është një shtet në kuptimin që vendos taska që ka policinë që ka ushtrinë etj. Të gjitha këto janë funksione të teritorit të Shqipërisë, por është një entitet me një imunitet diplomatik. Me një përfaqësim diplomatik dhe në një farë mënyre është një mikro Vatikan që funksionon për komunitetin bektashi por që është i hapur për të tërë”.

Rama tha se pro¬cesi i formimit të shtetit bektashian ka nisur dhe se kjo nuk kërkon asnjë ndryshim kushtetues. Por, kritikët thonë se në fakt realizimi i tij do të shkaktonte një pështjellim që do të ndikonte në strukturën aktuale juridike dhe kushtetuse të vendit

"Mjaft, mbaroi!" Një shenjë me duar drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes dhe më pas thirrja "ejani shkojmë" në adresë t...
15/11/2024

"Mjaft, mbaroi!" Një shenjë me duar drejtuar arbitrit kryesor të ndeshjes dhe më pas thirrja "ejani shkojmë" në adresë të shokëve të tij në fushë. Amir Rrahmani ka marrë përsipër individualisht të tërheqë Kosovën nga fusha pa pyetur askënd dhe duke injoruar edhe trajnerin e tij F**a, delegatin e ndeshjes apo qoftë edhe drejtues të Federatës. KAPITEN ⚔️🛡️

08/11/2024
🔴 TOPI I ARTË / Zbulohet në rrjetet sociale lista e fituesit🔥Braziliani🇧🇷, Vinicius Junor, 99% e fiton këtë trofe indivi...
28/10/2024

🔴 TOPI I ARTË / Zbulohet në rrjetet sociale lista e fituesit🔥

Braziliani🇧🇷, Vinicius Junor, 99% e fiton këtë trofe individual.🚀💥

26/10/2024

⚪️ - 🔴🔵 BARCELONA 0:4
Bëni fansat e Realit, se duken të heshtur! 🙂

🔴 Aksident tragjik në SHBA/ Ndërron jetë i riu shqiptar 🥺Mërgimtari shqiptar në SHBA, Idriz Shehu, ka ndërruar jetë në m...
23/10/2024

🔴 Aksident tragjik në SHBA/ Ndërron jetë i riu shqiptar 🥺

Mërgimtari shqiptar në SHBA, Idriz Shehu, ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një aksidenti me motor.

🔴 E dhimbshme: Ky është çifti nga Peja që vdiçën në aksidentin tragjik në Rozhajë 😓💔
19/10/2024

🔴 E dhimbshme: Ky është çifti nga Peja që vdiçën në aksidentin tragjik në Rozhajë 😓💔

🔴 Tronditet Istogu, ndërron jetë gazetari i Istogu Chanel, Bler Mehmetaj 😰😓
15/10/2024

🔴 Tronditet Istogu, ndërron jetë gazetari i Istogu Chanel, Bler Mehmetaj 😰😓

Address


Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Portali e-press posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Shortcuts

  • Address
  • Alerts
  • Videos
  • Claim ownership or report listing
  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share