21/01/2024
Deputeti i Kuvendit të Kosovës Milazim Salijaj nga Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë vitit 2023 ishte pranë qytetarëve, në takime të shumta me ta, për të bashkëbiseduar, brengat dhe shqetësimet e qytetarëve.
Siq shkruan në faqen e tij në Facebook, me rastin e festave të fundvitit, deputeti Salijaj gjatë vitit 2023, takoi më shumë se 1001 qytetarë, nënë moton " Deputeti në vendbanimin tuaj", deputeti takoi banorët e 28 fshatrave, lagjeve të fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Kaçanikut, vizitoi dhe takoi 18 fermerë, 16 përfaqësues të bizneseve të sektorit privat, si dhe shumë vizita dhe takime të tjera të rëndësishme që e bëjnë deputetin Saljaj të përgjegjshëm dhe shumë të afërt me qytetarët.
Të dashur qytetarë!
Së bashku po e përmbyllim edhe një vit me sfida e suksese, me urimet më të mira për mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2024!
Gjatë vitit që po e lëmë pas, u munduam të bëjmë punën tonë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjshmëri për të mirën e përgjithshme të qytetarëve dhe të vendit, duke ngritur në Kuvend dhe në Komisionin Parlamentar për Mjedis qështje me interes të përgjithshëm, si dhe trajtimin, shqyrtimin dhe miratimin e shumë Projektligjeve, me interes për qytetarët dhe për vendin.
Përkundër angazhimeve të vazhdueshme që kishim gjatë vitit që po e lëmë pas, asnjëher dhe në asnjë moment nuk i harruam qytetarët, madje ishim të përkushtuar dhe të gatshëm që vazhdimisht dhe në çdo kohë ti takojmë dhe të bashkëbisedojmë për shqetsimer e tyre që kishin.
1. Me "koordinim e pa koordinim", takuam dhe bashkëbiseduam me më shumë se 1001 qytetarë, me të cilët bashkarisht trajtuam qështje të shumta që preokupim kishin përditshmërin e tyre në mesin ku ata jetonin e vepronin,
2. Nën moton " Deputeti në vendbanimin tuaj", vizituam, takuam e bashkëbiseduam me banorët e 28 fshatrave, lagjeve të fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Kaçanikut dhe qyteteve fqinje, ku nga afër dëgjuam shqetësimet dhe brengat e qytetarëve, të cilat shqetësime ishin edhe tonat,
3. Vizituam dhe takuam 18 fermer me të cilët bashkëbiseduam për kushtet, punën dhe sfidat që kan fermerët në bizneset e tyre që tanimë janë shëndrruar në biznese familjare, nga të cilat biznese krijojnë të ardhura për mirëqenien e familjeve të tyre,
4. Vizituam dhe bashkëbiseduam me përfaqësuesit e 16 bizneseve të Sektorit privat, si shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit,
5. Vizituam mërgimtarët tanë në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë, me të cilët bashkëbiseduam shumë tema të lidhura me atdheun, vizitë kjo e realizuar gjatë muajit Gusht të këtij viti ashtu siq ju kisha premtuar mërgimtarëve,
6. Vizituam Handikosin në Kaçanik, ku biseduam për nevojën dhe urgjencën e ndërtimit - renovimit të objektit për personat me aftësi të kufizuara,
7. Vizituam KRU " Bifurkacionin" në Ferizaj dhe njësinë punuese në Kaçanik ku gjatë bashkëbisedimit kuptuam për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kompania për sigurimin dhe furnizimin me ujë të pijes,ku kërkuam furnizim të pandërprerë me ujë për të gjithë qytetarët që i mbulon KRU "Bifurkacioni ",
8.Vizituam tregun dhe tregtarët në tregun e gjelbër në Kaçanik, ku nga tregtarët u njoftuam për kushtet që ofron tregu këtu,
9.Vizituam OVL, të UÇK - së në Kaçanik ku bashkëbiseduam me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK- së,
10. Vizituam 7 shkolla fillore, ku nga afër pamë dhe u njoftuam për mbarëvajtjen e procesit edukativoarsimor.
Edhe gjatë vitit të ri 2024, do të vazhdojmë të punojmë me dinjitet, ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjshmëri, për të mirën e përgjithshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Bashkë do të jemi edhe gjatë vitit 2024.
Milazim Salijaj
Urime dhe gëzuar!