Gazeta "Bota Sot" është e para gazetë e pavarur gjithëkombëtare. Ajo është themeluar nga botu
17/08/2024
Eksperti i ekonomisë jep informacionet e fundit, ja vlerat reale të rritjes së pensioneve prej 1 tetorit
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dhënë disa këshilla për udhëtarët nga Kosova për në vendet e Afrikës. Përmes, një njoftimi...
17/08/2024
Mbi 60 mjekë kanë lëshuar Kosovën në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, rrezikohet që institucionet shëndetësore sekondare dhe ato terciare, brenda pak viteve të mbesin...
17/08/2024
“Ju lutem, mos i mbyllni dyert”, Pacolli kritikon Osmanin pas deklaratave për zëdhënësin e BE-së
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
Është një nga aspektet më të pamundura të pushtimit të Ukrainës nga Rusia: Edhe pas dy vjetësh e gjysmë lufte dhe rundeve të përsëritura të sanksioneve, gazi natyror rus vazhdon...
17/08/2024
Historia që përfshin babanë e Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka marrë një tjetër kthesë me një të dyshuar të mbajtur në burg pas goditjes me thikë në Mataro. 38-vjeçari u...
17/08/2024
Një këmbësor është goditur nga një veturë në fshatin Fushticë të Drenasit i cili ka pësuar lëndime dhe sipas mjekëve është në gjendje të...
17/08/2024
Mbi 2 milionë udhëtarë kanë qarkulluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, deri në muajin e shtatë të vitit 2024. Derisa vetëm në...
17/08/2024
Dalin detaje tronditëse për policin që vrau burrin e tezes në Ferizaj: Festim Ramadani i njohur si huligan dhe i paeduakuar
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
E dhimbshme: Vdes zyrtari policor, sot i jepet lamtumira e fundit
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Gjilan. Rasti në Policinë e Kosovës është raportuar nga babi i vajzave i cili ka deklaruar se vajzat kanë dalë nga shtëpia dhe se nuk...
17/08/2024
LAJMI I FUNDIT!
Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë. Sipas policisë, dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e plagëve të marra nga armë e...
17/08/2024
Pas tre muajve pa paga, minatorëve në ndërmarrjen “Trepça” u janë ndarë nga Qeveria katër milionë euro. Pas njoftimit nga kryeministri Albin Kurti se u është ndarë kjo shumë...
17/08/2024
Deputeti nga Kosova në Parlamentin e Bavarisë me kritika për ndërkombëtarët lidhur me urën e Ibrit
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
Tronditëse/ Kryente marrëdhënie seksuale me dy të mitur në dhomën e të birit, arrestohet nëna e gjashtë fëmijëve
Lajmi në koment 👇
17/08/2024
Presidentja Vjosa Osmani ka shpallur dje 9 shkurtin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, që do të jenë të parat që nga shpallja e pavarësisë. Data e caktuar nuk...
17/08/2024
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar shpalljen e datës së zgjedhjeve nga ana presidentes Vjosa Osmani. Ai ka bërë më dije se më 9 shkurt qytetarët e Kosovës...
17/08/2024
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Shqipëria importon makina të përdorura duke lënë pas Gjermaninë apo Zvicrën. Të dhënat zyrtare tregojnë se 17.4 për qind e...
17/08/2024
Ditët në Tokë po zgjaten ngadalë ndërsa hëna gradualisht po largohet nga planeti ynë, ka treguar një studim i ri. Shkencëtarët zbuluan se ndërsa hëna po largohet më larg, ndikimi i...
17/08/2024
Raporti i Politikës Monetare nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e dytë të vitit ka pasur një rritje të kërkesës për mallra dhe shërbime nga qytetarët. Por, si i janë...
17/08/2024
Sot, më 17 gusht 2024, dollari amerikan blihet me 90 lekë dhe sh*tet me 91.2 lekë. Euro blihet me 99.4 lekë dhe sh*tet 100.1 lekë. Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.5 lekë, ndërsa...
16/08/2024
DETAJET
Edhe një i dyshuar është arrestuar për vrasjen që ndodhi sot në fshatin Bibaj të Ferizajt. IPK njoftoi se të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e...
16/08/2024
Personi i cili u vra sonte në Bibaj të Ferizajt është i moshës 89-vjeçare, dhe dyshohet se është familjar i oragnizatorit të dasmës. Këto detaje i bëri të ditura...
16/08/2024
Historiani Mentor Hasani, ka komentuar një sondazh të bërë në Serbi, ku afro 32 për qind e rinisë serbe e duan Kosovën qoftë edhe me luftë. Hasani tha se ky sondazh është një...
16/08/2024
📌“Kurti dhe Vuçiq të marrin vendime të vështira”, Abazoviç befason me deklaratën: Ja si Serbia mund ta njohë Kosovën
Lajmi i plotë në koment 👇
16/08/2024
Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, ka folur për hapjen e urës mbi lumin Ibër dhe për çështje të tjera të sigurisë. Ai për hapjen e urës ka thënë se...
16/08/2024
DETAJET BRENDA ARTIKULLIT
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së...
16/08/2024
Në “Debat Plus”, Haki Morina, ish-i burgosuri politik, ka përmendur disa emra të shqiptarëve që, sipas tij, kanë qenë pjesë e UDB-së famëkeqe. Morina ka renditur emrat e personave...
16/08/2024
📌“Mjaft është mjaft”, ndërkombëtarëve iu vjen reagimi i ashpër - ish-ambasadori kërkon urgjentisht të hapet ura e Ibrit!
Lajmi i plotë në koment 👇
16/08/2024
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka kërkuar hapjen e Urës së Ibrit si dhe të patrullohet vetëm nga Policia e Kosovës. Ata përmes një reagimi për media kanë bërë të ditur se Kosova...
Be the first to know and let us send you an email when Bota Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Contact The Business
Send a message to Bota Sot:
Videos
Pamjet shokuese nga Peja
Takimi në Bruksel në mes të Kurtit dhe Vuçiqit
Vogëlushja ukrainase befasohet për ditëlindje në kampin e Rumanisë
Video që tregon shkatërrimin e infrastrukturës civile në Kiev
Pamjet +18/ Ukraina rrëzon në tjetër helikopter rus
LIVE: Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi në seancën e radhës të Gjykatës Speciale
LIVE nga Kuvendi i Kosovës, pritet votimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike
A do rrëzohet qeveria Hoti? LIVE nga seanca e Gjykatës Kushtetuese
VIDEO
Nuk është autostrada e Gjermanisë, është autostrada "Ibrahim Rugova" në Kosovë ❄️
VIDEO
Futbollistët e klubit spanjoll, Malaga kanë shfaqur përkrahjen e tyre për popullin shqiptar duke u shfaqur me fanella me mbishkrimin "Lutuni për Shqipërinë". Armando Sadiku luan për klubin e kategorisë së dytë.
Gazeta "Bota Sot" është e para gazetë e pavarur gjithëkombëtare. Ajo është themeluar më datën 26 qershorë 1995 në qytetin e Zürich-ut.
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?
E kujt ishte ideja që unë të botoj një gazetë të pavarur? Ata që tash thonë se ishin ideatorë, atëherë ishin skeptikë, me pyesnin me habi: si mund të ekzistojë një gazetë e pavarur përballë asaj zyrtare (asohere mediat në Kosovë ishin "shoqërore", e jo private)? Ata nuk besonin se ishte e mundur të botohej një gazetë e pavarur, prandaj me këshillonin të investoja të botohej në Perëndim ndonjëri nga titujt që botoheshin asokohe në Kosovë. Kishte ide të ndryshme, por asnjëra nuk preferonte botim të një gazete të pavarur, sepse kujtonin se kjo do të ishte konkurrente joparimore politikisht ndaj "sistemit të njësh*t" (një gazetë e përditshme, një teatër, një shtëpi botuese). M’u desh të vendos vetë, me guxim. Guximi është më i fuqishëm se arma në duart e frikacakut, ndaj nuk kisha drojë se do të më keqkuptojnë, ose edhe nëse ndodh kjo (siç ndodhi), keqkuptimi nuk do të zgjaste shumë kohë. Qëllimin e kisha të sinqertë, dhe dihet se nëse vepron sinqerisht të del më mirë sesa të kalkulosh strategji të ndryshme në bazë të interesave thjesht politike.
Dhe mbeta vetëm. Një vit vetmi dhe sakrificë (jo vetëm materiale) ishte viti më trishtues i jetës sime, bankrotimi total, por kur "Bota sot", pas një vit botimi, e fitoi opinionin e diasporës në të gjitha shtetet perëndimore dhe në SHBA, si dhe arriti tirazh të mëdha që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në mediat shqiptare, atëherë ofroheshin të gjithë që u bindën se mund ta riformatizojnë "pak më mirë" fizionominë e gazetës, sipas qejfit të tyre. Vinin e shkonin, varësisht sa kohë u duhej të bindeshin se "Bota sot" nuk do ta ndryshojë asnjëherë fizionominë e saj kombëtare. Dhe këto "ardhje-vajtje" nuk flasin mirë për nivelin e asohershëm të të kuptuarit të pluralizmit demokratik, i cili nuk e përjashton nacionalizmin (siç e përjashtonte komunizmi). Edhe sot nacionalizmin e shohin si primitivizëm, sidomos nëse sot pas 23 vjetëve rikujtoj refuzimet politike kundër "Botës sot", rikujtoj kundërshtitë publike (atentatet në redaksinë e Cyrihut, vrasjet e gazetarëve në Prishtinë). Ishin ata ajo pjesë e eminencës arriviste, e cila asohere nuk besonte në mediat që nuk janë zyrtare-shoqërore a shtetërore, kurse sot, po ata, pretendojnë të bëhet reprezentues dhe zëdhënës të pavarësisë së medias në Kosovë, madje nuk pushojnë ende ta prejudikojnë "Botën sot" si "një gazetë partiake (të LDK-së)". Sa është partiake, apo e pavarur "Bota sot", flasin faktet se unë, si botues i saj, dhe i gjithë stafi profesionist i saj, nuk i takojmë asnjë partie politike, ose asnjë posti të administrimit shtetëror. Këtë fakt e kam apostrofuar në impresiumin -kombëtare- që do të thotë –jopartiake - që në numrin e parë të botimit të gazetës.
"Bota sot" që nga dita e daljes e deri sot ka qenë dhe ka mbetur media e vetme e pavarur shqiptare (edhe në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët). Por pse edhe deri sot ende nuk ka media të tjera të pavarura? Fatkeqësi quhet ajo eminenca që dikur refuzonte pavarësinë e medias (dhe bënte intriga politike kundër botimit të "Botës sot"), po ajo eminencë as sot ende nuk ka arritur ta demokratizojë fizionominë e medias të cilën e udhëheq dhe nuk po mund të çlirojë median e saj nga varësia politike e donatorëve të saj ndërkombëtarë, ose të mafies ekonomike në Kosovë. Ajo media arriti ta indoktrinojë (përkohësisht) kosovarizmin kundër shqiptarizmit në Kosovë.
"Bota sot" ka arritur tirazhe shumë të mëdha në të gjitha vendet perëndimore, por erupsioni fushator i strukturave antikombëtare nuk ka lënë mjet propagandistik ose denoncim institucional pa përdorur kundër "Botës sot" që kishte arritur të pranohet nga i tërë kombi shqiptar si një medie që nuk mbron interesa koniunkturale politike, por mbron çështjen kombëtare, me aq sa mundet dhe me aq sa di. Gjithmonë e sinqertë dhe gjithmonë e hapur për ata që më shumë se partinë, e duan kombin. Janë inkriminuar dhe etiketuar si skandaloze shkrimet e "Botës sot" kundër vrasjeve të patriotëve shqiptarë menjëherë pas lufte, dhe koha dëshmoi se këta zotërinj edhe deri sot pretendojnë (dhe kanë sukses) t’i heshtin të gjitha krimet që janë bërë kundër bijve më të mirë të kombit shqiptar, si: Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti… Vetëm gazetarët e "Botës sot" vriteshin, derisa gazetat e eminencës false kolaboraciononin me struktura të ndryshme të mafie politike dhe ekonomike. Pasanikët e luftës u bënë pasanikë të paqes. Duke e udhëhequr median e saj "të pavarur", madje edhe sot, ajo e njëjta eminencë aktualisht është faktore e partive të ndryshme politike, dhe median e saj e përdor si instrument për ta marrë pushtetin, ndaj nuk është e pavarur, meqë janë ose opozitarë, ose pozitarë.
Dua të them se jo vetëm para 23 vjetëve e deri në këtë ditë të daljes së "Botës sot", ende është imagjinare të pretendojmë se ekziston ndonjë medie tjetër e pavarur në Kosovë, dhe kjo është fatkeqësi politike për botën shqiptare. Sa është media e pavarur, varet nga shkalla e emancipimit të pluralizmit në një periodë të caktuar historike edhe në vende të ndryshme të botës, që ku më pak, e ku më shumë, opinioni asnjëherë nuk mund të çlirohet krejtësisht nga frustrimi i "kontrollimit të hekurt" të organizimeve thjesht politike. Vetëm "Bota sot" jetoi dhe mbijeton edhe sot në saje të lexuesit të saj, e papërkrahur nga askush, që do të thotë - e pavarur, që do të thotë - nuk pranon të varet nga askush që politikën kombëtare e vë mbi bazat e politikës së interesave të ngushta partiake dhe të luftës së paskrupullt për pushtet.
Para 23 vjetëve, kur u botua "Bota sot", ndodhi refuzimi kundër një shteti okupator dhe ndodhi organizimi paralel i një shteti që kishte vetëm liri politike (Republika e Rugovës). Ishte kohë e vështirë kur kujtonin se pavarësia mediale mund të bëhej rrezik apozicional që do të dilte jashtë kontrollit të platformave politike asohere kategorikisht të standardizuara. Por Rugova nuk bënte organizim partiak, siç e kuptonin kundërshtarët e tij, por bënte kushtrim nacional, i gjithë kombi ishte në krahun e tij. Rezistenca paqësore e Rugovës dhe lufta e UÇK-së nuk mund të kuptohen si opozitë joparimore e çdo lloj organizimi politik të asokohshëm, se këto lëvizje nuk ishin politike, por ishin lëvizje nacionale, gjithëkombëtare.
Midis të gjitha këtyre ngjarjeve historike, "Bota sot" bëri përpjekje për "emancipimin e demokracisë" edhe në Shqipëri, i cili emancipim po farkohej dhembshëm në konfliktin e papajtueshëm midis forcave retrograde enveriste dhe demokracisë evropiane që po mësonte abetaren e saj nacionale.
Ku ishte "Bota sot" në këtë histori të stuhishme shqiptare të 23 vjetëve të fundit? Ishte aty ku është edhe sot, e kritikuar ashpër nga kurset majtiste politike, dhe e lavdëruar deri në qiell nga qindra mijë lexues të saj, që në "Botën sot" shihnin dhe shohin rrugën drejt pavarësisë definitive të shqiptarëve si komb, pajtimin definitiv kombëtar, realizimin e idealeve shekullore. E kritikuar dhe e lavdëruar, por kurrë e ndihmuar, ashtu si u ndihmuan të gjitha mediat e tjera në Kosovë dhe në Shqipëri, "Bota sot" mbeti gazetë kombëtare, sepse e ka krah vetëm popullin e jo proveniencat politike partiake apo pushtetare, qofshin ato opozitë ose pozitë. "Bota sot" është e të gjithë atyre që më shumë se nga përkatësitë partiake, nuk heqin dorë nga përkatësia nacionale.
"Bota sot" asnjëherë nuk e ndaloi lirinë e fjalës së çdo shqiptari të vërtetë.