Gazeta Bota Sot

  • Home
  • Gazeta Bota Sot

Gazeta Bota Sot Gazeta "Bota Sot" është e para gazetë e pavarur gjithëkombëtare. Ajo është themeluar nga botu

27/12/2025

Era Istrefi argëtoi banorët e “BBVK” me një performancë fantastike, duke elektrizuar atmosferën në shtëpi. Përveç energjisë në skenë, vëmendje të madhe mori edhe...

27/12/2025

Të dielën e 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda vitit. Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për...

27/12/2025

Mijëra fluturime në të gjithë ShBA janë anuluar ose vonuar, ndërsa verilindja përgatitet për një stuhi të fortë dimërore gjatë sezonit kulmor të udhëtimeve për...

27/12/2025

Që herët e kam ndier në palcë një plagë të heshtur në elitën politike të dalë nga lufta: kompleksin e inferioritetit përballë madhështisë së sakrificës...

27/12/2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se Uashingtoni nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit. Në një intervistë për gazetën New York Post, Trump iu...

27/12/2025

Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord sot për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e tyre kufitar, i cili gjatë tre javëve të fundit ka shkaktuar të paktën 47 viktima dhe ka...

27/12/2025

Të dhëna të reja kanë dalë në dritë lidhur me tragjedinë e ndodhur në malet Vardousia, në Fokida të Greqisë, ku katër alpinistë u gjetën pa shenja jete pas dy ditësh...

27/12/2025

Serbia ka investuar pa kursim për destabilizimin e Kosovës gjatë katër viteve të kësaj qeverie për ta rrëzuar Kurtin me sulme ndaj KFOR-it, me agresion paramilitar ndaj një shteti sovran, me akte...

27/12/2025

Partitë politike kanë vendosur që sot ta përmbyllin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë. Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën...

27/12/2025

Sot në përfaqësitë diplomatike të Kosovës zhvillohet votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen...

Lis Bukuroca tregon hapur për kë duhet votuar para zgjedhjeve
27/12/2025

Lis Bukuroca tregon hapur për kë duhet votuar para zgjedhjeve

Opinionisti Lis Bukuroca, ka reaguar para zgjedhjeve të së dielës duke thënë treguar se për kë duhet votuar. Bukuroca përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se nëse nuk keni probleme me...

27/12/2025

Ditën e sotme mbi vendin tonë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit. Megjithatë, më pas gjatë ditës pritet vranësirat të...

Address


Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gazeta Bota Sot posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gazeta Bota Sot:

  • Want your business to be the top-listed Media Company?

Share

Gazeta Bota Sot

Gazeta "Bota Sot" është e para gazetë e pavarur gjithëkombëtare. Ajo është themeluar më datën 26 qershorë 1995 në qytetin e Zürich-ut.

PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?

E kujt ishte ideja që unë të botoj një gazetë të pavarur? Ata që tash thonë se ishin ideatorë, atëherë ishin skeptikë, me pyesnin me habi: si mund të ekzistojë një gazetë e pavarur përballë asaj zyrtare (asohere mediat në Kosovë ishin "shoqërore", e jo private)? Ata nuk besonin se ishte e mundur të botohej një gazetë e pavarur, prandaj me këshillonin të investoja të botohej në Perëndim ndonjëri nga titujt që botoheshin asokohe në Kosovë. Kishte ide të ndryshme, por asnjëra nuk preferonte botim të një gazete të pavarur, sepse kujtonin se kjo do të ishte konkurrente joparimore politikisht ndaj "sistemit të njësh*t" (një gazetë e përditshme, një teatër, një shtëpi botuese). M’u desh të vendos vetë, me guxim. Guximi është më i fuqishëm se arma në duart e frikacakut, ndaj nuk kisha drojë se do të më keqkuptojnë, ose edhe nëse ndodh kjo (siç ndodhi), keqkuptimi nuk do të zgjaste shumë kohë. Qëllimin e kisha të sinqertë, dhe dihet se nëse vepron sinqerisht të del më mirë sesa të kalkulosh strategji të ndryshme në bazë të interesave thjesht politike.

Dhe mbeta vetëm. Një vit vetmi dhe sakrificë (jo vetëm materiale) ishte viti më trishtues i jetës sime, bankrotimi total, por kur "Bota sot", pas një vit botimi, e fitoi opinionin e diasporës në të gjitha shtetet perëndimore dhe në SHBA, si dhe arriti tirazh të mëdha që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në mediat shqiptare, atëherë ofroheshin të gjithë që u bindën se mund ta riformatizojnë "pak më mirë" fizionominë e gazetës, sipas qejfit të tyre. Vinin e shkonin, varësisht sa kohë u duhej të bindeshin se "Bota sot" nuk do ta ndryshojë asnjëherë fizionominë e saj kombëtare. Dhe këto "ardhje-vajtje" nuk flasin mirë për nivelin e asohershëm të të kuptuarit të pluralizmit demokratik, i cili nuk e përjashton nacionalizmin (siç e përjashtonte komunizmi). Edhe sot nacionalizmin e shohin si primitivizëm, sidomos nëse sot pas 23 vjetëve rikujtoj refuzimet politike kundër "Botës sot", rikujtoj kundërshtitë publike (atentatet në redaksinë e Cyrihut, vrasjet e gazetarëve në Prishtinë). Ishin ata ajo pjesë e eminencës arriviste, e cila asohere nuk besonte në mediat që nuk janë zyrtare-shoqërore a shtetërore, kurse sot, po ata, pretendojnë të bëhet reprezentues dhe zëdhënës të pavarësisë së medias në Kosovë, madje nuk pushojnë ende ta prejudikojnë "Botën sot" si "një gazetë partiake (të LDK-së)". Sa është partiake, apo e pavarur "Bota sot", flasin faktet se unë, si botues i saj, dhe i gjithë stafi profesionist i saj, nuk i takojmë asnjë partie politike, ose asnjë posti të administrimit shtetëror. Këtë fakt e kam apostrofuar në impresiumin -kombëtare- që do të thotë –jopartiake - që në numrin e parë të botimit të gazetës.