Lehtësia e padurueshme e të folurit

Lehtësia e padurueshme e të folurit Letërsi

BloggosVjershë epiko-surrealeVigjëlova në ëndrrat e mia, Fred Topi i basketbollit nuk është një luksËshtë thjesht një mj...
13/08/2024

Bloggos
Vjershë epiko-surreale
Vigjëlova në ëndrrat e mia, Fred

Topi i basketbollit nuk është një luks
Është thjesht një mjet tjetêr i jetës kureshtare

Loja ishte thelbi i kalamanëve në plazhin e Ulkut

Kujtoj se e dinte, nuk na la ta luajmë lojën
Siç dinim, a siç dëshironim, as të kërkonim
Nuk e kam fjalën, sikur kthejmë sytë nga qielli
Por, këtu që është mes nesh, në tokë
🐲

Vjershë epiko-surreale
Mos humbis në rërë, Maria

Maria, ti që erdhe nga ëndrrat
Hëna të dashuroi më fort se deti
Dallgat shkumbore lagin këmbët
Prarim Dielli nuk pret një ankorim

Vitdrite qëkur Hëna e Deti së bashku
Si dy beqarë flirtojnë në vallen e joshjes
Ecin në zallin e shpëlarë e të imtë
Të grishin me xhelozi për hesapet e tyre
🐲

Vjershë
Një mënyrë për të festuar, kjo, Vili

Në skenë rrugës po zhduken gjërat
Kjo temë po bëhet një çështje
Rekuizitet po pakësohen gjithaq
Çdo element me funksion e tij
Të tjerat shihen vëngër të pavlera
Mallëngjimi shtohet bëhet një barrë
Sikur mallërat që koleksionohen
Një melodi e mbush hapësirën e madhe
Boshllëku i aktorëve me kostume cirku
Sikur autori riosh nuk kupton nocione
Një publik që ka shkëputje estetike
Me kohën, me historinë, e me dashurinë, Vili
🐲

Vjershë epiko-surrealeJe mes dy rrugëve, RobertE para gjë të ruash qetësinëPastaj, dy, të shohësh atë që vjenKështu, lig...
27/06/2024

Vjershë epiko-surreale
Je mes dy rrugëve, Robert

E para gjë të ruash qetësinë
Pastaj, dy, të shohësh atë që vjen
Kështu, ligjëron ehu imagjinar i perandorit
E ti pret, siç mund të pres një eremit
Siç, mund të përballojë një rrokulisës guri, pyjeve
Kujton nganjëherë të ndjekësh teatrin
Ata, tashmë të krijojnë një ndjeshmëri së keqes
Ç'i duhet individit ndjeshmëria, bashkëjetesa e arsyetimi
Shtron, një tjetër pyetje sa për të kaluar me synim tek bindjet
Është vonë, por jo aq vonë sa është shkularak njeriu
Të krijon nostalgji gjedhja, e tinari dhe do ca nga baxhoja
Një shprehje kjo që të risjellë analogji të tjera neverie
S'ke ç'të humbasësh tanimë, je i humbur
Por, dëshira për mjaltin e djathin, dhe bukën e thekur
Të shijon ende, je mes dy rrugëve Robert
Njëra është një rrugë që të çon tek shtëpitë
Tjetra rrugë është fare e mistershme, të shpie më thellë në pyllin e harlisur
🐲

Shkrimet e tua, janë këngët e këtyre pyjeve, Martin

Ja e gjeta këtë vend mes pemësh ndër pyje
Nga njëra anë dielli mezi depërton pothuajse lart
Ndërsa nga ana tjetër plot me shkurre frutesh malore
Disa faqe të stisin dritaret, e disa të tjera pejsazhet
Disa më tutje portat, e disa të tjera figura të thurura magjike
Më krijon ndjenjën e britmës nga frika, dashuria e kureshtja
Them të krijoj një stan, por mendoj të shtrihem
Ndjej sesi Shën Martin po i përqafon pemët me shall
Po zhvendos një kornizë të zbrazët nga njëri kënd te tjetri
Sikur po mat diçka që nuk duket, e nuk kapet
Me një këndmatës katror, krejt të tejdukshëm si shiu
Shkrimet e tua, janë këngët e këtyre pyjeve, Martin.
🐲

Ëndrrat që humbasin kur bëhen realitet,
Krisipi

Bie breshër arra, në Fushë Kosovë
Bashkë me frutet tjera, gjitha në tokë

Në fillim u shtruan retë tym mbi flokë
Pastaj, ajri filloi vallëzimin e furishëm

Llambadarë që heshtin nën kësula
Reflektojnë eremitët që rrijnë stoikësh

Kalon autobusi e vetmja ngjyrë verdh
Në një melankoli lagështie e dëshirimi

Rrugët u bënë lumenj, viset piktura
Qyteti me brushë u ngjyros në akuarel

Gjethet si barka e degët si vapore
Breshëri i bardhë si brymë ajsbergu
🐲

Vjershë epiko-surrealeHaiku popullorAs astronomike, as të përditshmeAs hyjnori e as njerëzoriAs e gjithkohshmja e as e s...
24/06/2024

Vjershë epiko-surreale
Haiku popullor

As astronomike, as të përditshme
As hyjnori e as njerëzori
As e gjithkohshmja e as e sotshmja
🐲

BloggosVjersha nga cikli epiko-surrealËshtë një rrëfimtar i mahnitshëm ai, AtamNë fillim na ishteIshte seç na ishteHë si...
30/05/2024

Bloggos
Vjersha nga cikli epiko-surreal

Është një rrëfimtar i mahnitshëm ai, Atam

Në fillim na ishte
Ishte seç na ishte
Hë si thoni, ju rrëfimtarë
Ishte ajri që vallëzonte
Pra, nuk ishte fjala
Sepse nuk bëzan gjë
Në pa frymë

Vërtiu rrotull
Dhe shkrepi një zjarr
Të befshëm sa një vullkan
Ndezi qiellin e shkëlqeu
Ndriçoi çdogjë

Kjo valle nuk u ndal
Rreth me bel e me gjij
Ngjeshi rrathët e lojës
Erdhi toka për t'u prekur

Për t'u parë e dëgjuar
U hap deti plot i kaltër
Vërshuan valët
U shkrin me kreshtat
Në dashuri

Doli se ç'na doli
Diku në një ranishte
Plot vezullimë e thesar
Një bishë dhe pastaj të tjera

Disa prej tyre folën
Sajuan fjalët
Për të rrëfyer një tregim
Një ëndërr
A një përrallë
🐲

Gjyshe, numërova gjer njëmijë si zakonisht

Kam mësuar një metodë të pagabueshme
Regjistroj lëvizjet me shenjat t**en
Kur kam duart e lira përdor prekjet në nyje
Çdo thua përfaqëson një qindëshe e me radhë
Tani, thjesht i kaloj numrat pa gabuar
Kam tërë kohën e mundshme për vete
Të meditoj, të kujtoj ca mendime që mund të thuhen
Nganjëherë, sajoj një tabllo të tërë për artikull
Mbi të gjitha nënvizoj thëniet në formën e aforizmave
Ndonëse nuk e shquaj veten për shprehësi
Nxjerr disa prej definimeve më të mprehta
Gjithashtu, kur dal për të pedaluar, plot me persiatje
Vazhdoj, luaj me kosh, ngas pas topit si kalaman
Kisha një dëshirë përqafimi pas një dite të lodhshme
Një lodhje që spara vie nga qenia sesa nga vrapi
Pasi përqafova të gjithë ata njerëz eruditë e kalamanë, mbi të gjitha
Për disa ditë, javë e muaj, në vazhdim
Nëpër zheg, shi, furimë e stuhi, përgjatë stinëve
Të takova edhe ty, Gjyshe, më the; ku je
S'më shihje, por më ndjeve ndërsa nuhate aromën e flokëve
Nxorre dhjetë euro nga gjoksi që dikur ishte qumështor
E më the; ja bli një shampon, pasi më lëshove nga përqafimi...
🍺

Një rol i imët në shfaqje, Mikel

Mesnatën e qetë me yje
Kur Dielli tashmë të ketë kaluar prapa kodrinave
E qielli të ketë shkuar nga purpuri
Në një bojë të mbyllur bluje
Yjet e tjerë të vegjël të kenë nisur
Të gacullojnë si shkrepëza gurëgacash
Soj, kushërinj e engjuj
Do të ndriçojnë me të mbramin zjarr
Do të ngrohen me bubulakun e njohur
Derisa zjarri të bëhet hi e hiri tym
Gjatë këtij vallëzimi me prushin hyjor
Do të këndohet melodi e njohur poeti
E shkruar nga dorë e tij
Nga një mendje foshnje, gjithësie
Një tas kafeje mbi një tabak
Një lugë brenda kafesë
Si një lojë graviteti
Tek rrotullohet në hapësirë
Ky do të jetë një çast në përjetësi
Bërje e zhbërje nëngrimce kudo
Një rol fare i imët në shfaqje
Sakaq hyrje, njashtu dalje
Lodër nata-dita, ishte-se ç'ishte
Regji ëndrre, skriptë shthurje
Harrim për të kujtuar, Mikel
Një kor simfonik pas kulisave
🐲

Portret

Rrëshket brusha sipër tablloje
Ngjyhet në vals
Reliev me valë nga natë me yje

Sheh imazhin në pasqyrë për ta fiksuar
Portretin mbi hapësirë
Një qenie të cilën mban e nuk e njeh më
🐲

BloggosRrëfim epik e surreal mbi një mbrëmje kotiDiell primordial ultrabluJemi në dispozicion, njëzetekatër orë në ditë ...
18/04/2024

Bloggos
Rrëfim epik e surreal mbi një mbrëmje koti
Diell primordial ultrablu

Jemi në dispozicion, njëzetekatër orë në ditë dhe shtatë ditë në javë!!! Habitem fare me këta propaganduesit medial, pa kripë fare, bajat. Sapo, kalova nga ambulanca kryesore në qytet. Është mbrëmje, ende nuk është as ora e darkës. Terr fare! Asnjë mjek, asnjë njeri, asnjë frymë. Veç dryri dhe një logo e kaltër me hieroglife sipër para portës. Si ca yje të vjetra, të largëta, të mbufatura, ultrablu që presin të davariten në hapësirën e asgjësë.
Në rrugë, pranë, kalojnë ca vetura kuturu, disa të tjera, me fare të ndezura pulitëse, sikur kanë ndaluar për bukë ose të - të - marr - o - të - më - merrësh, dhe ca kontejnerë, jo pak syresh, e të mbushur, dhe ca si hije që rrëmojnë mes tyre, kushediseçka. Por, dikush, sigurisht që e di pse!?
Dikush sigurisht është përgjegjës pse të gjitha llambat në Ambulancë rrijnë shuar? Dikush është në dijeni pse të gjithë ato kerra ndalen në rrugë dhe pengojnë trafikun e rëndomtë dhe mbi të gjitha dikush tjetër është autoritet i atyre hijeve që mbartin mallëra viral nga kontejnerët, në rrugë e deri te magazinat e reciklimit. Kësisoj përhapet molepsja, shtrëngimi e intimidimi. Jo më pak edhe virusi i radhës. Ndërkohë, dezhurët mjekësor flejnë, flejnë, flejnë...
Disa të tjerë mbase kanë shkuar nëpër dasma tallavaje.
Për fund, kabllovikët e tanë duhet feksur në një shpërthim ultrablu, bashkë me yllin e largët, të vjetëruar e primordial...
🌐

BloggosNjë detyrim i vockël epiko - surrealRefreni i këngës sikur të njohur, NaelE kemi detyrim, të shkruajmë e të edito...
16/02/2024

Bloggos
Një detyrim i vockël epiko - surreal
Refreni i këngës sikur të njohur, Nael

E kemi detyrim, të shkruajmë e të editojmë gazetat edhe kur ato të mos blihen.
E kemi detyrim të bëjmë teatrin, edhe kur nuk ka publik.
E kemi detyrim, siç e kemi rregull, pikturimin, këndimin e skulpturën dhe sheshimin.
Dizenjinin e hapësirës publike dhe hapësirës private.
Deri nesër, kur arkitektura të pushojë së përbëri interes afarist, do ta kemi detyrim.
E do të vazhdojmë të jemi të detyruar të shkruajmë libra dhe t'u rrëfejmë, sipas radhës.
Njerëzit bëhen multimilionerë nga krijimtaria muzikore e këndimit, por të kënduarit për veten, për artin dhe për jetën përbën një vlerë të pallogaritshme.
Të merresh me një ose disa arte përbën thelbin e ekzistencës humaniste.
I kemi detyrim librat, sepse duhet të lexojmë, për të mos krijuar iluzionin e dijes.
E kemi detyrim të lexojmë për vete, për ne, e për të tjerët, për ata që shkuan dhe sidomos, për ata që do të vijnë.
🌐

BloggosVargje epiko - surrealeQyteti im dhe qyteti jonë vija - vija, PietÇ'a ka, ç'a s'ka - ç'a bëhet këndej?Në të djath...
14/02/2024

Bloggos
Vargje epiko - surreale
Qyteti im dhe qyteti jonë vija - vija, Piet

Ç'a ka, ç'a s'ka - ç'a bëhet këndej?

Në të djathtë shtëpia e shëndetit
në të majtë posta, valë pa adresë
në mes një krimb i madh grope
re interferimi etern me thirrjet 'alo.

Nuk ka medie - ka veç lavazhe
nuk ka gazetarë - ka veç oportunë.

Një frazë e urtë tjetër, mbi personën:
ti je ai që mendon se je!

Lexoj, mëtutje, Khani lemeritës:
nëse nuk do të kish*t aspak mëkate
pse Hyji do të më dërgonte t'ju ndëshkojë?

Në jetë duhet të udhëtosh sa më shumë
thuhet
por nuk domethënë se duhet të jetosh si
turist.

Ky qytet është bërë vija - vija, Piet!
Gjuha që ishte - shkronja me vija.
🌐

* VjershaBukuria e halosëMentor HalitiPritja është rrengu vicioz i të pafatit,pritja është rrengu i përhershëm i të vobe...
04/02/2024

* Vjersha
Bukuria e halosë
Mentor Haliti

Pritja është rrengu vicioz i të pafatit,
pritja është rrengu i përhershëm i të vobektit,
një shishe verë e lënë mbi barin e një fushe të lashtë.

Pritja është një rezonancë në një vakum të mugët,
është udhëtimi nëpër vrimën kohore të halosë
një kuptim i paarritshëm, një shije e mbyllur,
një stili që i mungon e tanishmja realistike e mezokohës.
Një udhëtim rrugëshkurtër nëpër bukurinë e halosë.
©

Nga koleksioni "Mërgim", 2016
* Vjersha nga libri me titullin "Azil", 2017
[]










~[Atam] ©Copyrighted
[]

Bloggos & një vjershë surreale për filmKulmi i mençur i Bruno SchroderitShtëpia librari e posazbuluar në Gjermani nuk ka...
16/01/2024

Bloggos & një vjershë surreale për film
Kulmi i mençur i Bruno Schroderit

Shtëpia librari e posazbuluar në Gjermani nuk ka mure klasike, as tulla klasike por ka shumë kryevepra klasike. Shtëpia 'e mendimit dhe leximit' i takon të ndjerit Bruno Shcroder.
Një qytetar, adhurues i librave që gjatë tërë jetës punoi për ta realizuar ëndrrën për një librari private.
E bëri duke e shndrruar shtëpinë e tij me një fond të pafundmë me libra.
Shtëpia e tij është e mbushur me dollapë, rafte e me vitrina në secilën hapësirë, madje edhe në papafingo.
Nën çati ai i ka dhënë librarisë së tij një dizenj të veçantë që nuk është parë deri më tani, në biblioteka kudo, mbarë.
Tavani i tij mban çatinë, mbron nga reshjet por mban edhe mijëra libra.
Kulmi i Bruno Schroderit është ndër kulmet më të mençura në Botë.
🌐

Në foto, shtëpia librari e z. Schroderit

Turne neper IliriRevista "Atam"PoetekaDashuriaMentor HalitiIISikur dashuria të ishte një virtyt sipëror,do ta  ngurosnim...
11/01/2024

Turne neper Iliri
Revista "Atam"

Poeteka
Dashuria
Mentor Haliti
II

Sikur dashuria të ishte një virtyt sipëror,
do ta ngurosnim në një shtatore ideale.

Sikur dashuria të ishte një zjarr bubulak,
do të digjeshim në flakët e përvëlimit.

Sikur dashuria të ishte një gjetje e jona,
nuk do ndjenim nevojë të pushtonim më.

Sikur dashuria të kishte një seli të shenjtë,
nuk do të silleshim vërdallë duke migruar.

Sikur dashuria të ishte një formulë fizike,
do ta konservonim në një kupë të graltë.

Sikur dashuria te mos ishte e mistershme,
detet e imagjinatës tonë do te thaheshin.

Sikur dashurinë të mos e gjenim asnjëherë,
do të humbnim në terrin e pafundësisë.

Sikur dashuria të ishte yjeve, e paarritshme,
në tokë do të verboheshim nga përmallimi.
©

Bloggos - Një vjershë hapësinore-surreale Loja me fjalë në lojën me kuptime "Duhet të kërkojmë më shumë, nëse duam të bë...
13/12/2023

Bloggos - Një vjershë hapësinore-surreale
Loja me fjalë në lojën me kuptime

"Duhet të kërkojmë më shumë, nëse duam të bëhemi më të mirë".
Një eksplorues inovator, ekologjik i energjisë së rinovueshme. Jo se e them unë!
Madje, e kishte thënë disa vite më herët, tek u transmetua tevona, kësajde si të ishte një premierë aktualiteti.
Tash, unë nuk e di çfarë fytyre ka Bota, as çfarë vuajtje mund të ketë Kosova?!
Por...(se duhet bërë këto shpjegime sepse ndajnë fijen e njerëzisë, për më tepër janë çështje librash).
Frika është iracionale sikurse numrat matematikorë, por kanë zgjidhjet.
Se thelbi i lumturisë na qenka të jesh i kënaqur, me pak. Dhe se më pak është më shumë.
Kthehemi në fillim! Ngarendja, për të ndezur motorët.
Gara për të shumëzuar numrat që në fund të fundit, sikur ajo kënga rock: asgjë nuk ka kuptim, në fund.
Veçmas për ta katranosur më tej edhe atë pak përkatësi bluje.
Të shohim se ç'bëhet deri në vitin 30, a do të shërohet ajri nga makinat djegëse.
Ka kaluar tashmë një epokë e madhe, minore, që nga ngritja e Gebekli Tepe. (Tek e rilexoj gjej një përgjasim me figurën gjeometrike të Odisesë së Kubrick-ut).
Thjesht, t'i bëjë një përkushtim, se nuk gjej një figurë më kuptimore tjetër.
Marble! Marr-e-blej!!! merr-merr...
😒🌐

Rr'note nga Revista "Azil"Fytyra e kohëshymnMentor HalitiAto maja, ato kodra,ata shkëmbinj,ato legjenda, ato statuje, at...
20/09/2023

Rr'note nga Revista "Azil"
Fytyra e kohës
hymn
Mentor Haliti

Ato maja, ato kodra,
ata shkëmbinj,
ato legjenda, ato statuje,
ata titanë,
ato fytyra të gdhendura,
ato brazda, ato rënie,
ata eremitë,
ato brumëra të ngjeshur,
të thekur,
skulptura të kohës.
Duar që dinë ta skalisin Canyonin,
duar që dinë ta skalisin
fluturën.
©

Nga libri "Mërgim", 2016










~[Atam] ©Copyrighted
[]

Foto: Canyon, poster

Vjershë proto-surrealeHarte e AtlasZile te mistershme kudo tringellijne siper tepjes,degeza te kerthnezura shtriqen tej ...
12/09/2023

Vjershë proto-surreale
Harte e Atlas

Zile te mistershme kudo tringellijne siper tepjes,
degeza te kerthnezura shtriqen tej neper hapesire,
kudo gaca te shpupurishura ngallojne duke ndritur,
e shestojne ate tabllone qe do ngjitet ne oden e endrres.

Nuk je ti nje vegim marramendes i jetes ne t**e,
endrrimi me ty s'mbeti vetem nje thurrje abstrakte,
sikur me ca plane te sajuara, me ca vlera te vizatuara,
tok me sajesa te gjalla, pambarimisht te perseritura.

Detet e mesdheut rriten per nje thua çdo motmot,
lumenjte nderrojne vazhdat duke i shtrire shtatet,
bjeshket rriten, ndersa shkermoqen nga acari,
kontinentet dridhen per nje pellembe, ndersa kerrusen,
ky eshte fat i Atlasit, divi, qe hapat i mat me epokat,
nje ngacmim pleshti, i paverejtur je, nese nuk pe dashuri.

Shoh diku mes endrrimesh te nderliqura ne lemsh,
thelle ne nje nate te ndritshme me yje te shkelqyeshme,
me kumbon ekoja e Rruges se qumeshtit mbi çati,
nje harte qe s'do te mbaroje kurre se nderthururi.
B🌐

BloggosVjershë epike-surreale Gjuha e pakuptueshme - gjuha e gjallë e zhbërëSapo hapa televizorin; Rama i cili, në vigji...
14/08/2023

Bloggos
Vjershë epike-surreale
Gjuha e pakuptueshme - gjuha e gjallë e zhbërë

Sapo hapa televizorin; Rama i cili, në vigjilie të "Melonit për pushime" flet për të arriturat e vendit gjatë Tij, dhe Berisha, i cili flet për Bashën! "Një mjeran".
Ndërsa, këndej Kosovës, dikur më, "99 luftoi krejt Bota! Përse?! Për këtë dehumanizëm, depopullim dhe për këtë degjenerim moral, profesional e ligjor ku është zhytur shoqëria.
Shkon në emergjencë, dhe të përshkruan mjeku; "Ok!"
Si merresh vesh shqip v'lla kur shqipja s'bën punë!!!?
Ludvig v'lla, si merresh vesh kur gjuha s'bën punë!!!?
Është shteti, është pushteti apo tëhuajësimi nga korrupsioni?
Mendoj se, ne luginasit, kemi një disharmoni me nocionet bashkëkombës, bashkëqytetarë e bashkatdhetarë.
Ata që nuk i asimiloi Serbia, ata që nuk i integroi Shqipëria, dhe ata, po të njejtit, që nuk i atdhesoi Kosova, çfarë përkatësie kanë???
Të kujt janë, Ludvig?
Në këtë Kullën e Babelit, kjo instancë nuk ka kuptim. Është një gjuhë e me tinguj, që të jep përshtypjen e gjithçkasë, por që konkretisht nuk thotë gjë.
Nuk emëron asnjë gjësend të përveçëm, nuk 'fol asnjë drejtim konkret, nuk saktëson dendësi as përkatësi, madje as dhimbjes nuk i ofshan apo s'para i thërret.
Ç'është kjo nanuritje, belbatisje, mërmëritje fantazmagorike mes zymtësish?
Kjo, gjuha e pakuptueshme - gjuha e gjallë e zhbërë!!!
Një tëhuajësim linear, i pagabueshëm, lunatik, grotesk e hadean.
🌐

AstrolateriaVjershëLishoi UlfiFshoi IlliuLl'shoi Ui-fiShillo i fiuIu fish'lloi.Sholli i fiu.Lishoi Ulfi!***[]
13/08/2023

Astrolateria
Vjershë
Lishoi Ulfi

Fshoi Illiu
Ll'shoi Ui-fi
Shillo i fiu
Iu fish'lloi.

Sholli i fiu.
Lishoi Ulfi!
***
[]

Bloggos litera Rrëfenjë epiko - surrealeTren i shpejtë Është e dhimbshme tek sheh sesi përpëlitet rinia për t'ia dalë lo...
29/07/2023

Bloggos litera
Rrëfenjë epiko - surreale

Tren i shpejtë

Është e dhimbshme tek sheh sesi përpëlitet rinia për t'ia dalë lojës mbanë, duke mos arritur të kuptojë se pse nuk bëhet përpara.
Dhe me kaq mbaron kjo ditë për të hyrë në një natë tjetër, nga njëri mister në tjetrin.
Shumica syresh presin një mëngjes të ri me shpresa, energji e kthesa të rinueshme. Dhe bëjnë mirë, sikur të mos përsëriteshin ditët e këqija vazhdimisht.
Dhe, pikërisht kjo ndodh, me këtë rrëfim, me këtë syth, vorbull, strumbullar. Është një rreth vicioz ku bëhen gabime të njejta, përsëriten të njejtat gabime, dhe ndodhin nga e para po ato gabime. Ata që mendojnë se e kanë mirë, se janë më mirë ose po bëjnë mirë e kanë vetëm iluzionin e të bërit përpara, përndryshe ky iluzion është i shkurtër, sa një rënie e diellit prapa bjeshkëve.
Mbrëmja është po ajo: e terrueshme, me krijesa të natës, me fërfëllima të befta të erës, e me llamburitje të mistershme të yjeve. Kaq e rëndë është heshtja e Hënës, pastaj.
Fuqia nuk është si graviteti, tek madhësia, por te loja e njohjes së jetës dhe mistereve të saj, një prej të cilëve është njeriu.
Rinia është një tren super i shpejtë që kalon rrufeshëm mbi binarët e jetës.
🌐

BloggosNjë tjetër vjershë surreale me glife🌠Çfarë dite është sot, në ParajsëA ke sy për të soditurÇ'është ai zë i brends...
23/07/2023

Bloggos
Një tjetër vjershë surreale me glife

🌠
Çfarë dite është sot, në Parajsë
A ke sy për të soditur
Ç'është ai zë i brendshëm që më flet ndonjë gjë e s'më flet asgjë
- Merr!? Jep pra!

🌇
Universit i duhen sytë e njeriut për të vigjëluar
Zë me gjasme i mbetur rëndomë
I paredaktuar
Sikur fjalët e një të urtit që vringëllojnë reve
Letërsitë e shkrimtarit me emër e mbiemër në matriks
Shprehje e galdime nëpër sinapset e një AI-je

🫂
Një har'disk prej mermeri që lundron në gjithësi
Një arkë Noaje entuziazmi e urne e prushtë përdëllimi...Etj. Etj.
Më thirr, bën sikur më thirr në një tjetër vallëzim
Po unë kam një profesion, madje të përkorë jemi
Pra, ç'është ky zë i pakuptimt tashmë
Që më flet e s'më thotë asnjë gjë prej gjëje
Që nuk e di se çfarë dite është sot, në parajsë
Meqë ra fjala
Kanë shtruar mbi tryezë ndonjë gjë për orfanët
🌐

BloggosRitual barbar tam-tamiGjithë ditën e lume me tam-tame,  namin e ka bërë tupanxhiu, kohë pas kohe ndonjë shashkaq,...
28/06/2023

Bloggos
Ritual barbar tam-tami

Gjithë ditën e lume me tam-tame, namin e ka bërë tupanxhiu, kohë pas kohe ndonjë shashkaq, sa për të krijuar ritëm.
Vrërët më dendur se ditëve të tjera, për dallim, re të mbarsura me zymtësi. Një i ftohtë borealis me riga të imta, pothuajse të ngrira shiu.
Rrugë të zbrazëta e bosh, të shkon mendja se të gjithë bota kanë migruar në të kundërtën e azileve, tani, mes familjeve.
Por, nuk është kurrë siç duket! Ata janë po ata barbarë që ishin dikur. Qyteti që është shkretuar nga llamba të shuara, reklama të errëta, dritare të papërshkrueshme, dugoja të mbyllura e kafeteri të pahapura rrëfejnë më së miri raportin që ka shoqëria me festat e shumta.
Fusha e vetme e këtij qyteti të llumtë, të gaztë e barbaresk është e shkretë, e boshatisur dhe në bërllok.
Sallat si firmat dhe merkatot, të gjitha të mbyllura pas dryrëve, sikur festa ndalon çdo aktivitet fizik veç sheqernave. Ndërkohë bota vazhdon me kampionatet e basketbollit, ne vazhdojmë ndjekim mazllumët e temenave fetare.
Sot, kemi mundur të kryejmë një seancë tjetër të Basketbollit, në sallë, diku, në Kosovë. Por, jo, nuk bëhet, sepse një ritual i improvizueshëm, i paarsyeshëm e joautokton dikton mënyrën e të të bërit të gjërave.
Ky milet ka pjerdhur e ka shkuar për lesh pas sheqernave, ndërkohë ai tam-tami ka për të bërë kallauz deri për ardhjen e Babadimrit. Jo, për të ndryshuar, gjë.
🌐

Vjershë epike-surrealeB|od|Vallja e Kosovës Sa shkrimtarët që qenkërkan, e ku është teatri, ku është filmi, ku është vje...
20/06/2023

Vjershë epike-surreale

B|od|
Vallja e Kosovës

Sa shkrimtarët që qenkërkan, e ku është teatri, ku është filmi, ku është vjersha?

Sa shumë ekonomistë që paskemi, po ku mbeti biznesi?

Sa shumë juristë që kemi...? Ju, e kuptoni se ç'dua të them!

Vetëm, kemi më shumë këngëtarë, e mbase vallen po e hedhin!?

Po mos të kishim vetëm kaq shumë parapolitikanë e kollarexhinj që pushtetin e kanë profesion, dhe kanë zatetur më të mirët e zanatit të tyre.

Për veteranë, askush nuk e ditka sa qenkan, por të gjithë u pajtuan se ishin shumë, mbase!

Dhe, ndërkohë, një bujk, kosovar ofron rroga 450 euro dhe nuk gjen punëtorë.

Mërgimtarë pothuajse të gjithë tok, mjekë e mësues, tregtarë e hyzmeqarë! Të gatshëm, kurdoherë të arratisen.

Patriotë, e shkuar patriotësh!
✒|M. H.|

BloggosAventurë me bicikletë në kohë libri*Kur them Ne, e kur themi Ne, ka një ndryshim sado i vockël të jetë ai. Duhet ...
11/06/2023

Bloggos
Aventurë me bicikletë në kohë libri*

Kur them Ne, e kur themi Ne, ka një ndryshim sado i vockël të jetë ai. Duhet të ketë një ndryshim.

Ja isha në Panair, isha tek botuesit, parakalova firmat e titujt e pasur, shkova tek botuesi, tek miqtë, piva kafenë, pashë Shakespearin...

Natyrën nuk e korrigjoj, ajo është e vetëmjaftueshme, e vetëqëndrueshme dhe vetë e ribëshme. Korrigjoj ndikimet e njeriut dhe veprimet e tij përreth natyrës.

Kur blihet një libër nuk blihet dituria, begatia ose njohja. Me gjasme blihet vetëm libri dhe përkushtimi. Në asnjë mënyrë suksesi.

Ajo çfarë njeriu ka bërë kundër natyrës në emër të begatisë është një mosmirënjohje kundër miqësisë. Me natyrën njeriu nuk mund të ishte i vetmuar, i pastrehë e vulnerabël.
🌐

*(Tejet origjinale për t'i injoruar ose për t'i shfletuar në 'goodreads')

r1.rR'eshaNjë diell u shkriMentor HalitiNje diell u shkriteksa një mamal maçoku lodron në kopshtdy hapa vend kjo ngastër...
23/07/2022

r1.
rR'esha
Një diell u shkri
Mentor Haliti

Nje diell u shkri
teksa një mamal maçoku lodron në kopsht
dy hapa vend kjo ngastër ku grebashi
shpupurishë troshat ne bahçe,
një kalama kërkues përtej gardhit të oborrit mjaullon
pasha atë yll qe piqet lëmsh pezull
një diell u shkri.
O mama! O baba!
E degjoj këtë muzikë si rritet në folklor
këtë lloj zëri të dhembshur lokal
nga i cili kemi rrenjë të përbashkëta
për ç’shkak jemi bërë bigë.
O krupë! Atje tej, thellë, një diell u shkri
ndërsa dalldisem me fontin e gazetës NYT
me ato germa gjithkohore të gravuara në memorial
ajo apologji kaliografike në përsosje
apoteozë e denjë për madhoren kohë
kremtim i lirisë.
Një diell u shkri
tym e zjarr të thurrur në Gauloises,
dëgjoj zerin melankolik tek më këndon
"e di se është gabim të të dua, por
më duhet t'ia dal mbanë disi",
gëzim...
[]

[*Me rastin e përvjetorit të Ecjes mbi hënë, festimit të Ditës së akullores dhe shënimit të Arritjes epike të New Horizons-it.
"Një diell u shkri", bisedë virtuale me shkrimtarin Frank O'Hara-n, mbi idetë e shumta të poezisë së tij dikurshme njujorkeze, të ribotuar me titullin, "Dita kur zonja u shua" që i kushtohet heshtjes së muzës dhe divës së jazz-it, Billie Holiday/2015].










~[Atam] ©Copyrighted
[]

2.
rR'oza
Gjethet zënë e lëkunden befas
Mentor Haliti

Gjethet zënë e lëkunden befas,
dalëngadalë e me butësi,
ngjitur rremave të thuprave drithërohen,
luhaten nina-nana me degët e zhuritura,
preken ato, puthen kreshtash, thërrasin mes shushurimës...

Gjethet zënë e lëkunden befas,
një refren i melodisë për freskun veror,
shuan vapën që i përvëlon kujtimet,
mallin e shpërfillur nëpër bonjaktore,
pasionin e shterruar nga klimë e gëlqert,
gjithë ato kokrriza zalli që kanë zhbiruar dejt e rrungicave...

Ca rudha të reja mbi opt t'i kam vënë re,
s'të bëhet vonë, sheh nga tis qumështor lojën magjike të përkundjes,
t'i dalloj konturat e hieshisë, trupin si të regetinë, mbase duke pritur shiun pjellor,
të gjitha ato shira që kanë rishkruar brazdat e kufijve tua,
një rit me fytyrën humane,
me diellin e sotëm që vazhdon të pikturojë figura 'tjera kafeje në pëlhurën e optit,
ca valë, ca pika uji, ca të grinjta,
çokolade apo kalliri,
prej floriri janë...

[Rr'note nga Revista "Atam": Me rastin e përvjetorit të gjashtë decenieve te Disneylandit, Kremtës së bicikletës dhe Maratonës së Oportunity-t/2015].
[]











~[Atam] ©Copyrighted
[]

3
rR'oza
U shperndane vrenesirat

U shperndane vrenesirat,
elefantet ndiqen nga nje vargan i pashkeputur,
nje vallezim spiral ne shume rrathe,
rruget qe ndertojne nje shporte trapezoidi,
ravat qe nderthurin nje rrebesh vertime,
shtigjet qe perqafojne nje mal me shtellunga.

U shperndane vrenesirat,
shi bie ne zhegun e Romes, ketu vech vorbull e stisur,
s'do te leshohet asnje shi i argjendte,
pervech ca psheretimave neper gervishjet mes gjetheve,
disa rraptimave te befta te promajes ne parakalim,
asnje shej i sejt, tjeter nga fantazmat e pambukta qe duan te vishen, te marrin forme.

U shperndane vrenesirat,
tanime, dielli gjendet ne raven e renies,
eshte shtruar mbi cipe, nje pelhure e florinjte,
ti e di se si pema e njohjes ka humbur diku, ne planet,
ta kujton, sa lumturi eshte ta jetosh nje dite tjeter, mbi t**e,
ate kokerr te chmuar qe te nominon;
me gjej para se t'i kundroj yjet ne perjetesi.
[]

(2015, Revista "Atam", cikli "Vjersha")
Foto: Vizatim, "Mbrëmje", & vjersha, 2014

Mentor HalitiNga "Azili", përmes "Poetikozës" në "Surrealojë"1.Njeriu pa shtet..banori ka shtetsecili qytetar me kartë v...
14/12/2021

Mentor Haliti
Nga "Azili", përmes "Poetikozës" në "Surrealojë"

1.
Njeriu pa shtet
..banori ka shtet
secili qytetar me kartë vetjake
çdo anëtar partie
shoqërie apo bande
shumica e individëve
narkomani ka shtet
alkoolisti ka
edhe fetari
edhe turisti
kamarieri
fshesari
dhaskali
pensioneri
lypësi
jepësja
qepësja
ikësi
azilanti
kontrabanduesi
përmbaruesi
kusari
dyshtetari
pushtetari
oportunisti
dhe të gjithë të tjerët
përfshirë qerraxhiun
derxhiun e zaptuesin
kapësin e nukësin
përveç atdhetarit
përveç atij
atdhetarit pa fill
njeriut pa shtet
shtetit pa atdhe

(Nga cikli “Poetikoza”, 2019)
[]

2.
Ndjenjë absolute
variabli c

Nëse do t'gjenim një tjetër Tokë,
nëse do t'gjenim ajër, ujë dhe pemë,
nëse do t'gjenim një botë të ngjajshme,
nëse do t'gjenim një fytyrë tjetër t'njejtë,
nëse koha do t'fshinte çdo grimcë t'kaluarës,
nëse dashuri do t'gjenim sërish,
nëse universi do t'fliste me numra,
nëse një tjetër Tokë do t'fliste me poezi!?
Unë do t'braktisja!

(Nga libri, "Mërgim", 2016)
[]

3.
Dragonj dhe shenjtorë

Një dritë e ndezur ose një yll
Në pllajën rrezeve në mal
Ku dielli mbrëmjeve e shpërlan
Mes lisave të lartë eremitësh
Ku trupat e tyre ngjishen me erën
Gjethet flasin mes drithmash
Ku kanë ndërtuar çerdhet ca ketër
Zogj pyjesh që këndojnë vazhdimisht
Mbi një dysheme jeshile e myshqesh
Ekziston një çelës i moçëm porte
Hap derën e asaj shtëpie me oxhak
Brenda së cilës gjendet një vatër
Një ditar dhe një zjarr
Të kesh një strehë për veten tënde
Të ndezësh aty një llampa
T’ë kuvendoshme dragonj
Me shenjtorë

(Nga cikli “Poetikoza”, 2019)
[]

4.
Natë me hënë

Ecën Hëna mbi xhelatinë
rrugë pambuku me re

Një pasqyrim trupi
Në lakoret amnore

Kurth i dëshirave
Një vorbull vullnetesh

Amulli e zjarrtë
Farkëtim mendimesh

Dashuri e vetmja 'placebo'
Kundër zhbimjes

Yje joshëse
Shkrepëtima mashtruese

Pafundësia një prush
Çastësia një shkëndijë

Një dialog klasik
Amfiteatër hologrami
***

Kupid, t'u çelshin sytë
t'u ndrittë mendja

(Nga cikli “Surreale”, 2021)
[]

5.
Epilog i një nate të gjatë

Natēn tek isha zhytur në ëndrra
M’u hape e tëra
E ngazëllyer si dikur rinore
Derisa dy kalamanë cytnin te dritarja

Shpejtove t’i merrje në krahë
Tek tërbohesha në kërkim
Dikur mëngjesi qe shkrirë në diell
Ndjesia se koha s’kishte rëndësi


(Nga cikli “Surreale”, 2021)
[]

6.
Si vizatohet një shtëpi
Numër dy

Shtëpia ka oborr
ka kopsht,
ka kafshë,
insekte,
dhe pemë.
Mbi të gjitha ka zogj,
ka aromë
ka melodira,
ka erëra
e rreze diellore.

Shtëpia e ka vetëm një adresë,
Është e pavarur nga shtëpitë e tjera,
disa prej të cilëve i zë eklipsi e disa ndritja.

Shtëpia duhet të mbajë portrete të shquara,
të adhurohet, jo për shkak të tabllove, por
për shkak të zjarrit e tryezës që ofron,
në mëngjeset pagane,
në ditët shkencore,
në mbrëmjet artistike,
në muzgjet religjioze
në netët ëndrrimtare.
©

(nga Internest, Revista "Atam", Mërgim, 2016)
[]

7.
Thumana

Ç'është më e hareshme se festa
Ç'është më e qëndrueshme se kulla
Ç'është më e dëlirë se fjala
Ç'është më e shtrenjtë se monedha
Ç'është më harmonishme se shteti

Thirrja Thumana
Ëndrra e një shoqërie qytetare

Ato që mungojnë, ato që na duhen
Ato që i kemi, ato që i harruam

(Vjershë e thirrjes njerëzore, poetikum, 2020)
[]

8.
Le të bie borë

Le të bie borë
me leskra lëkundëse
apo duke vallëzuar
ta kremojë kaushin.

Le të bie borë
le ta pushojë natyrën
nga shtërzim veror
plagët t'ia kurojë.

Le të bie borë
le të bie borë
s'do të flemë bashkë
jo me një shtrat.

(Astrolateria, Revista "Atam", cikli “Poeteka”, 2017)
[]

9.
Qyteti i priftërinjëve

Prishtinë? Çfarë? Çfarë me mua, e çfarë me ty, pa një memorial, o qytet jashtëkohor...

Qytet i famullive, dogmave, qerratave nëntokësore,
as me Romë e as me Helenë, i lirë nuk mbete.

Sa pak të dhamë e sa më pak hiç, na dhe, na le duarthatë e gjuhë shtrembër,
gropë e madhe e ëndrrave, kopshti i pretarëve të ligj.

As perëndim, as lindje, as hije, as observator i gurtë,
dhembje e kotë, vuajtje klerikësh, mollë e helmët pa ngalluar.

Prishtinë prindore me krahë të këputur, qytet këmbë shembur,
ti që brenda mureve të llaçit mban ende pak zjarr
ti që ndërtove një kala nga dherat e gatuar nën saçët e flisë...

( , cikli “Poetikoza”, 2021)
[]

10.
Lego makinë shkrimi me germa prej kubave

Memorializimi me kafetë u shndërrua në zakon
Billi

Kam mbushur dollapët me libra
Ca si shumë i dua ato

Pothuajse, jam dehur, me vite
Si një i varur hashash çuni

Ca të vjetra që të molepsin ajrin
Ca të tjera myku, të vetmit miq

Kolona të tëra që presin të hapen
Të preken, të shijohen, të kapen

U shoh koret që digjen në heshtje
Të tkurrura në ethet e grumbullit

Turma zhurmësh e pasionesh tok
E sërish në një distancë të akullt

Shtijnë ditët ato, fonde marramendëse
Emblema majash, lapse e alpe

Ua njoh dëshirat, ua njoh tundimet
S'them se ua di radhën e ëndrrave

Ama, kur kanë ankthet, kur druajnë
Makthet e tyre si shtrydhin retë

Stinë të shkurta stuhish me oqeane
Shtërzimet e tyre sa një pulitje e syve

Një zgjim kaq vrullshëm nga natë vigane
Në një mëngjes, në një rreze foshnjore

Ç' mëndeshë i bën Narutos për të ngrënë
Bill, ç'njeri i lexon filozofit të shkallmuar

(Orbital Dance”, nga cikli “Surreale, 2021)
[]🗞

11.
Vjersha e natyrës

Ke lënë kaq shumë dashuri
Ke hapur kaq shumë dyer
Ke sajuar kaq shumë vokale
Ke shpërfaqur kaq zemra

Ti nuk ishe e padukshme
Nuk flisje pak ose aspak
S’ rrije e heshtur si dukeshe
Por një poete pa fjalë

Ti flisje gjuhën tënde
Retorikën e mirësisë
Mbi mërzinë, mbi absurdin
Afrove hyjnitë me shenjtëritë

I zbrite yjet
I dashurove i dhe shtëpi
I rendite rreth Rrugës së qumështit
E i ngjite në amshim

(Poetikum nga ☆AAstrointernestoryaW & Revista “Atam”, 2017)
[]

12.
Univers

Një vend në univers,
një vend në univers kishe zënë,
një vend në univers kishe zënë dhe qielli tashmë ishte zbukuruar,
një vend në univers kishe zënë dhe yjet tashmë ishin bërë më të shkëlqyeshëm,
një vend në univers kishe zënë qëkurse
gjithçka rreth meje po vinte rrokullimë nga ngazëllimi,
që nga ajo ditë kur më mësove sesi edhe unë isha shënuar diku përkrah teje në yllësi,
sesi isha bërë tok me një pjesë të haresë së gjithmbarshme,
qëkur e tëra që kisha parë e që kisha njohur ndonjëherë u sajua në një prore buzëqeshje në univers.

(©mentor, revista "Atam", cikli "Gëzim", 2016)

Address

Prishtinë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lehtësia e padurueshme e të folurit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Lehtësia e padurueshme e të folurit:

Share

Category

Nearby media companies


Other Prishtinë media companies

Show All