Veprimet e vogla kanë ndikim të madh!
24 Tetor - Dita Ndërkombëtare e Veprimit Klimatik 🌍
Kjo ditë na kujton se planeti ynë ka nevojë për veprime konkrete dhe urgjente për të përballuar ndryshimet klimatike. 💚
🔎 Si mund të ndihmojmë?
🌱 Përdor më pak plastikë - Zgjedh alternativat e ripërdorshme;
🚲 Përdor transport ekologjik - Ec, çiklo ose shfrytëzo transportin publik;
⚡ Kurse energjie - Ndezi pajisjet kur të duhen dhe zgjidh energji të ripërtëritshme;
🍃 Mbjell një pemë - Çdo pemë kontribuon në pastrimin e ajrit që thithim.
Veprimet e vogla kanë ndikim të madh!
Burimi: Journal of Medical Ethics
Hapësira e vdekur e shiringës është vendi ku lëngu i medikamentit ngelë brenda pasi kumari të shtypet plotësisht.
Zakonisht nuk është shumë, por e bën shiringën të pa riciklueshme për shkak të biotoksinave që mund të çlirohen në mjedis gjatë procesit të riciklimit.
Shiringat janë shumë të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë, por ato e dëmtojnë mjedisin jashtëzakonisht shumë.
Burimi: Journal of Medical Ethics
Trazirqt klimatike kanë vërshuar botën!
Na ndiqni në Platforma360 për më shumë lajme të gjelbra! 🌱🌏
-
Nga SHBA, në Japoni, Meksikë, Brazil, Ekuador, Oman, Evropë, Turqi, Tajvan dhe shumë vende të tjera, ka vuajtje të jashtëzakonshme kryesisht për shkak të dështimit kolektiv për t'i dhënë fund karburanteve fosile - ne kemi nevojë për një plan substancial që ekzekutohet nga institucionet para se trazirat klimatike ta prekin Kosovën.
Më shumë se 30% e gjurmës mjedisore në BE vjen nga ndërtesat.
Më shumë se 30% e gjurmës mjedisore në BE vjen nga ndërtesat.
Sektori i ndërtimit renditet i pari për sa i përket ndikimit mjedisor sipas raportit të fundit të Agjencisë së Mjedisit të BE-së.
Megjithatë, nuk është vonë për t'i ngjyrosur qytetet tona të gjelbëra.
Rinovimi i ndërtesave ekzistuese me materiale të qëndrueshme, përmirëson adaptueshmërinë klimatik dhe punën me natyrën janë thelbësore.
Rreth 1/3 e konsumit të materialieve shkon në ndërtim. Përdorimi i ndërtesave përbën 42% të konsumit total të energjisë dhe 35% të emetimeve të gazeve serrë.
Platforma360 prezanton fushatën vetëdijësuese “Ndrysho për Tokën - Mendime të eko-ndërgjegjshme”, duke bashkuar figura të njohura nga politika, ambasadat dhe aktivizmi në një video apelative për ndryshimet klimatike.
Përkrahuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, ky aktivitet synon ngritjen e vetëdijes për veprim ndaj krizës klimatike dhe kujdesit të mjedisit.
**
Platforma360 presents the awareness campaign "Change for the Earth - Eco-Conscious Thoughts", bringing together prominent figures from politics, embassies and activism in an impactful video addressing climate change.
Supported by the Office of the President of the Republic of Kosovo, this initiative aims to raise awareness for action on the climate crisis and environmental care.
Vjosa Osmani
Albin Kurti Qeveria e Republikës së Kosovës
Liburn Aliu Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Perparim Rama Kryeqyteti Prishtina
Europe House Kosovo
U.S. Embassy Pristina, Kosovo
Kosova Women's Network
Let's Do It Peja
Vetëm 2% e blerësve të ushqimeve i ripërdorin qeset e plastikës në mënyrë të vazhdueshme
Qeset plastike janë një shqetësim i madh mjedisor, sepse përdoren për një periudhë të shkurtër kohe, por duhen qindra vite për t'u dekompozuar. Në nivel global, vetëm një përqindje shumë e vogël e konsumatorëve i ripërdorin qeset plastike, me disa vlerësime që sugjerojnë se vetëm 2% e blerësve të ushqimeve i ripërdorin ato në mënyrë të vazhdueshme. Kjo kontribuon në rritjen e problemit të mbetjeve plastike në deponitë dhe oqeane.
Burimi: Columbia University's Earth Institute
Ndotja dhe kriza klimatike kanë një ndikim të thellë në shëndetin mendor.
Ndotja dhe kriza klimatike kanë një ndikim të thellë në shëndetin mendor, një fenomen që është studiuar gjerësisht vitet e fundit. Sipas një raporti të publikuar nga American Psychological Association (APA), kriza klimatike dhe ngjarjet ekstreme që lidhen me të, si zjarret, përmbytjet dhe thatësirat, shkaktojnë stres akut, ankth, depresion dhe në disa raste edhe trazira psikologjike afatgjata.
Një studim nga Institute of Global Health Innovation në Imperial College London zbuloi se ndotja e ajrit është e lidhur ngushtë me rritjen e rrezikut për zhvillimin e çrregullimeve të humorit dhe të shëndetit mendor, përfshirë ankthin dhe depresionin. Studimi sugjeron se ekspozimi i gjatë ndaj grimcave të vogla ndotëse në ajër (PM2.5) mund të dëmtojë funksionin kognitiv dhe të përkeqësojë mirëqenien psikologjike.
Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thekson se kriza klimatike kontribuon në atë që quhet “eko-ankth” një ndjenjë e përgjithshme frike dhe dëshpërimi lidhur me ndryshimet klimatike dhe të ardhmen e planetit, e cila prek sidomos të rinjtë.
Pothuajse e gjithë popullsia globale (99%) thith ajër që tejkalon kufijtë e cilësisë së ajrit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)
Pothuajse e gjithë popullsia globale (99%) thith ajër që tejkalon kufijtë e cilësisë së ajrit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe kërcënon shëndetin. Një numër rekord prej mbi 6,000 qytetesh në 117 vende tani po monitorojnë cilësinë e ajrit, por njerëzit që jetojnë në to ende po marrin frymë nga nivele jo të shëndetshme të grimcave të imta dhe dioksidit të azotit. Ky fenomen është më i përhapur në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Platforma360° - Media e parë e gjelbër në Kosovë
Platforma360° - Media e parë e gjelbër në Kosovë, dedikuar politikave socio-mjedisore, që propozon, nëpërmjet hulumtimit, praktikave të komunitetit dhe bashkëpunimit me ekspertë, partnerë, të shtyejë agjenda dhe dokumente tjera të gjelbra. Ky projekt i dedikohet zhvillimit kërkimor, protokolleve të gjelbra, zhvillimit të inovacionit të gjelbër dhe përpunimit të informatave të dobishme, lidhur me studimet që kryqëzojnë aspektet mjedisore dhe shëndetësore.
Platforma360° operon si gazetë me akses të hapur në internet, e rishikuar nga perspektiva gazetareske transnacionale dhe ndërdisiplinore hulumtuese.
🔗 Shfletoni: https://platforma360.eu/
40% e plastikës në botë është e njëpërdorshme!
Sot, plastika njëpërdorimshe përbën 40% të plastikës së prodhuar çdo vit në botë. Shumë prej këtyre produkteve, të tilla si qeset plastike dhe mbështjellësit e ushqimit, kanë një jetëgjatësi prej minutash deri në një orë, megjithatë ato mund të qëndrojnë në mjedis për qindra vjet.
Burimi: National Geographic
Ndotja e ajrit është rreziku i dytë më i lartë për sëmundjet jo të transmetueshme.
OBSH po zbaton udhëzime të rrepta për cilësinë e ajrit, që imponojnë nivele kufizuese të ndotësve, si monoksidi i karbonit, dhe sugjeron politika të nivelit lokal, kombëtar dhe rajonal që ndihmojnë në kontrollin e këtyre substancave.
Siç rezulton, një përqindje tronditëse e Evropës nuk i ndjek këto udhëzime. 98% e evropianëve jetojnë në zona ku, për arsye të ndryshme, cilësia e ajrit është jashtë pritshmërive dhe rekomandimeve të OBSH-së.
Ndotja e ajrit është rreziku i dytë më i lartë për sëmundjet jo të transmetueshme.
Duke pasur parasysh këtë statistikë alarmante, BE-ja po bën përparim drejt përmirësimit të çështjes. Një projekt-ligj i ri është miratuar për të vendos standardet e OBSH-së si një detyrim.
🔍A janë dakord shkencëtarët për ndryshimin e klimës? 🌎
🔍A janë dakord shkencëtarët për ndryshimin e klimës? 🌎
Po, shumica e shkencëtarëve të klimës që publikojnë në mënyrë aktive - 97% - pajtohen se njerëzit po e shkaktojnë ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike. Shumica e organizatave kryesore shkencore në mbarë botën kanë publikuar deklarata publike duke e shprehur këtë, duke përfshirë akademitë shkencore ndërkombëtare dhe ato të SHBA-së, Panelin Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike dhe një mori organesh shkencore me reputacion në mbarë botën.
Burimi: NASA