NUK JANE RRUGET E BANGLADESH*T, ESHTE RRUGA EAST NEW YORK NE BRUKLIN!
Rita Ora sapo zbret nga aeroplani në Kosovë prek tokën dhe vë dorën në zemër 🇽🇰
NJE, DY, TRE…OPAAAA!
NJE, DY, TRE…OPAAAA!
KJO ESHTE GJIMNASTIKA E PARADITES PARA SEANCES E DEPUTETIT DR,MR, SC…VV JAHJA KOKA! (KENAQUNI DUKE QESHUR!)
🚨Gjendja e emergjences ne Drenas ne gjendje katastofike, dhoma per infusion me pambuka dhe gjilpera dhe shiringa ne toke dhe shtreter, qarqafet me njolla gjaku dhe nje ere qe kundermon.
Bajram Qerkini, përfaqësues i familjarëve të të pagjeturve, është emocionuar gjatë fjalës së tij në protestën e veteranëve që ka nisur në Prishtinë.
Ai iu drejtua pushtetarëve të LVV-së, duke i pyetur se “ku janë ata që ua dha populli 50 për qind të votave”.
“Folni fortë folni shlirë. Kush është ai që s’po i përkrah. O ju që po na udhëheqni, ku jeni more ju që ua dhanë 50 për qind?”, pyeti Qerkini.
Mes tjerash, ai kërkoi që veteranët e UÇK-së të përfshihen në pagën minimale, gjë që nuk ndodhi para disa ditësh kur i njëjti u miratua në Kuvendin e Kosovës, raporton Botapress.
Gjithashtu, Qerkini u ankua për gjendjen e mjerueshme të veteranëve të UÇK-së. Ai u kërkoi qytetarëve të shohin se çka po u bën Qeveria Kurti atyre.
“Ejani, kthejuni popullit. Leni përrallat që nuk sh*ten më. S’mundesh me i rrejt ata që i ke rrejtur para 2 vitesh o kryeministër”, tha ai. “Ruanu se ju nuk dini çka është liria. Ju dini vec me rrejt, me na mashtru”, shtoi ai.
“Tmerr po jetojna. Me kënd e keni gëzu lirinë? Kush janë ata që po thojnë veteranët nuk kanë të drejtë me pasë pagë normale, nuk kanë drejtë me jetu? Kush është ai që po na pengon?”. “Asnjë send të mbarë s’po shoh në Kosovë”.
Qerkini bashkë me mijëra njerëz të tjerë protestojnë kundër skandaleve të Qeverisë Kurti, kundër koordinimit me Millan Radojçiqin dhe kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së./Botapress.info/
Nis grumbullimi i protestuesve në Prishtinë, pritet numër i madh i veteranëve dhe qytetarëve.
PARA PROTESTES NE PRISHTINE
Pamje nga vendi i vrasjes para pak minutash ne Rrugen C ne Prishtinë.
NEW YORKU VISHET KUQ E ZI
ALBANIAN PARADE 2023 NEW YORK
KESHTU FOLI ALBIN KURTI: SHQIPTARET NUK E DUAN AMERIKEN!
CENTRAL PARK - NEW YORK
05/27/23