🚧👷Punimet për rehabilitimin e rrugës "Hakif Zejnullahu" në qytet po zhvillohen me ritëm të lartë, ky segment rrugor po rehabilitohet në tërësi me asfaltim të ri, ndriçim, trotuar, shteg të biçikletave si dhe trotuar për persona të verbër.
Vazhdojmë me punë pa u ndalur me dinamizëm të shtuar në realizim të secilit projekt të planfikuar. ✅🙌
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në çdo cep të Podujevës🛣️🚧🦺
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në çdo cep të Podujevës🛣️🚧🦺është një nga prioritetet e qeverisjes sonë, ku tash pas investimit në vlerë prej 148,298.38 €, me gjerësi 5.5 metra në një gjatësi rreth 2 kilometra është transformuar rruga që lidhë fshatrat Bellopojë-Gërdoc-Dyz.
Vazhdojmë pa u ndalur👷me punë e angazhim në ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet e fshatra. ✅
📍Pamje nga takimi i zhvilluar sot me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë dhe Koordinatoren e organizatës TiKA, ku edhe vazhduam bashkë për të marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së frezave për 50 fermerë llapjanë.
Jam i lumtur që ky projekt i përbashkët me TiKA-n po realizohet dhe fermerët e vyer llapjanë po përfitojnë, duke lehtësuar punën e tyre fisnike në tokat e tyre. 👩🌾👨🌾
Vazhdojmë me punë e projekte në dobi të të gjithë qytetarëve! ✅
Nga fjalët tek vepra
Në këtë video gjeni disa nga projektet e mëdha kapitale që po i realizojmë në bashkëfinancim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Fjalët që i kemi dhënë para qytetarëve, po i realizojmë tash me projekte konkrete në dobi të qytetarëve tanë dhe transforminin e qytetit tonë.
I falënderoj të gjitha Ministritë e linjës për bashkëpunimin, veçanarisht Kryeministrin Albin Kurti.
Ecje, grill, lojëra e aktivitete rekreacionale e karakterizuan ditën e sotme, ku bashkë me aktivistë të Lëvizjes kaluam orë të shkëlqyeshme me njëri-tjetrin në fshatin e bukur të Zhitisë.
Video inqizimi i djeshëm nga ceremonia e shpërndarjes së çelsave🔑 të shtëpive për 22 familje llapjane. 🏡
Momente emocionuese por edhe krenarie! 🙌
Takimi me nxënës në shkollën e Batllavës
Përgjatë vizitës në shkollën e Batllavës sot, ku kjo shkollë po furnizohej me kabinete të lëndëve ekzakte, shfrytëzova rastin t'ju uroj nxënësve të kësaj shkolle fillim vitin e ri shkollor, në të cilën ka disa ditë që kjo shkollë ka filluar me procesin normal mësimor.
Gjithmonë takimet me nxënës më sjellin energji të re dhe frymëzohem të punoj edhe më tepër, duke shfrytëzuar secilën mundësi që atyre t'ju plotësojmë kushtet dhe t'ju ofrojmë të ardhme të sigurtë në vendin tonë.
I urova edhe mësimdhënësit për fillim vitin e ri shkollor dhe i përgëzova për zellin dhe përkushtimin e tyre në punë.
Rikonstruktimi i rrugës "Skënderbeu"
Sot gjatë fillimit të punimeve në rikonstruktimin e rrugës "Skënderbeu", në një prej rrugëve më të qarkullueshme në qytet. Projektet e mëdha investive do të vazhdojnë tutje edhe në zonat tjera urbane e në lokalitetet rurale.
Vazhdojmë me punë të mëdha! 🛣🚧
Urime festa e vitit të ri 2022!
Të dashur qytetarë,
Urime festa e vitit të ri 2022! 🎉🎄
Zona Industriale - projekti që do ta transformojë Komunën e Podujevës
Më mirë me Lëvizjen!
Më shumë për Podujevën!
144✅
Drejtpërdrejt në KTV për të shpalosur programin për 4 vitet e ardhshme
Drejtpërdrejt në KTV për të shpalosur programin për 4 vitet e ardhshme
Përmbyllja e fushatës - 144 ✅
Të dashur qytetarë të Podujevës,
E përmbyllëm fushatën tonë zgjedhore, me një tubim madhështor në sheshin e qytetit me të cilin u konfirmua mbështetja e jashtëzakonshme për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
U jam përjetësisht mirënjohës secilës familje, shtëpi, lagje e odë, që hapën dyert e zemrën duke na pritur e na ofruar mbështetje masive për ne e programim tonë qeverisës.
Poashtu, i falenderoj secilin aktivist e aktiviste që me punën dhe përkushtimin e tyre, ne arrijmë në çdo proces zgjedhor të korrim suksese. Ata janë mendja dhe zemra e Lëvizjes, që nuk ndalën asnjëherë.
Faleminderit kryeministrit Kurti për mbështetjen, kryeparlamentarit Konjufca, të gjithë ministrave të Qeverisë Kurti, të gjithë grupit parlamentar të Lëvizjes, e veçanarisht deputetëve llapjanë!
Punët e mira që kemi filluar gjatë këtyre muajve, e kemi për detyrë t'i vazhdojmë në mandatin e plotë për një qeverisje të drejtë e të barabartë, e me ndryshime rrënjësore për Llapin e Gollakun.
Me këtë rast ju bëj thirrje secilit qytetar, e secilës qytetare që të drejtën tuaj për votë ta shfrytëzoni, duke u bërë kështu pjesë e punëve të mira. Ju bëj thirrje të votoni numrin 144 dhe njërin nga kandidatët e listës sonë për Kuvendin Komunal.
Ju faleminderit!
Na priftë e mbara!
#BashkëQeverisim
144✅
Fjala e Kryeministrit Kurti gjatë tubimit me përkrahës të Lëvizjes
I dashur Albin, të falenderoj përzemërsisht për mbështetjen tuaj në secilën proces zgjedhor e përkrahjen tuaj institucionale për Komunën e Podujevës.
Unë jam i bindur se me juve kryeministër, Podujeva do ta ketë vëmendjen e munguar. Ne të gjithë i kemi shumë borxh Llapit, ka ardhë koha me ia kthy dinjitetin e me vazhdu me punë e projekte që begatojnë jetën e qytetarëve.
#BashkëQeverisim
144✅
Takime e tubime në oda e lagje - 144
Burra e gra, pleq e të ri, djem e vajza, janë bashkuar përreth numrit 144. Entuziazëm të paparë po gjejmë kudo për të vazhduar bashkëqeverisjen!
#bashkëqeverisim144