08/21/2024
Ky është dallimi!
I joni për zhvillim dhe rimëkëmbje kurse i atyre që si synim kanë patur vetëm zhvatjen dhe shkatërrimin e bizneseve vendore. Sot, mbi 40 aplikantë për thirrjen publike bashkëfinancim i projekteve të fondacioneve dhe shoqatave që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Merreni me mend, në 2019, vetëm 24 të interesuar ndërsa më 2020, 2021, 2022, Ministria e Ekonomisë nuk kishte paraparë mjete për bashkëfinancim të projekteve ndërsa në vitin 2023 ka patur vetëm 19 të interesuar. Vetëm për dy muaj, nën udhëheqjen tonë ka mbi 40 të interesuar për këtë thirrje publike. Imagjinojeni, viti 2024 i barabartë me vitin 2019 dhe 2023 kur ka udhëhequr BDI!
Ne premtuam mbështetje ndaj kompanive e bizneseve vendore. Ne premtuam transparencë dhe zhvillim. E, këtë po e dëshmojmë për çdo ditë me punë konkrete sepse ia VLEN!