Kjo video e dërguar në redaksinë e Ekofin.al nga njëri prej lexuesve tanë, e filmuar në një zonë, në Lungomaren e Vlorës, tregon se situata në terren me ujërat e zeza nuk ka ndryshuar shumë. Kjo, megjithëse për të adresuar këtë problematikë, në shkurt të këtij viti u bë aktive task forca për kontrollin e ujërave të ndotur në sektorin e turizmit bregdetar. Gjithashtu së fundmi përmes disa ndryshimeve ligjore u rritën gjobat për ndotësit e mjedisit.
Një pushues në plazhin e Potamit në Himarë ka dërguar në redaksi këtë filmim, i shqetësuar nga ky “vizitor” i pazakontë në mes të pushuesve.
Pas denoncimit të publikuar pak ditë më parë në Ekofin.al, policia e shtetit ka ndërhyrë ndaj paligjshmërisë në Gjirin e Gjipesë. Dy persona nga Dhërmiu janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës pasi kishin zaptuar plazhin publik të Gjipesë.
Këta të fundit kishin ndërtuar 2 lokale me kontruksione druri në këtë zonë të mbrojtur duke zaptuar hapësirën publike. Agjentët e policisë kanë sekuestruar gjithashtu 120 çadra plazhi dhe shezlongë të vendosura pa leje.
Gjithashtu është vendosur masë administrative, si dhe masë plotësuese për kthim në gjendjen fillestare të hapësirës së zaptuar në mënyrë të paligjshme nga dy personat e proceduar.
Video e dërguar në redaksinë e Ekofin.al nga plazhi i Gjipesë, ku duken çadra e shezllonë, si edhe disa beach bare me kashtë. Pak muaj më parë policia ndërmori një aksion, duke sekuestruar çadra e shezllonë, pasi gjiri i Gjipesë është zonë e mbrojtur dhe nuk lejohet asgjë.
“Fight, fight,fight”… Luftoni, luftoni, luftoni, reagimi i parë i ish-presidentit Trump, në podium, pasi është plagosur në veshin e djathtë nga atentati që iu bë në takimin elektoral në Pensilvani.
Plazhi i Lukovës sot në një video të dërguar nga ndjekësit e ekofin.al. Pushuesi shkruan se shkak për këtë braktisje mund të jenë çmimet e larta, ku shezllonët janë 3 mijë lekë ose 30 Euro, ndërsa një shishe birrë në lokal kushton 800 lekë ose 8 Euro. Opinioni juaj?
Sipas të dhënave më të fundit të ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’ kryqëzuar me ato të ‘INSTAT’ shqiptarët punojnë rreth 6 orë më shumë në javë se europianët. Pra, sipas të dhënave të vitit 2022 në Shqipëri punohet pothuaj një ditë më shumë se në vendet e Bashkimit Europian. Orët mesatare aktuale javore për një të punësuar me pagë në vendin tonë janë 43.7 orë, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 37.3 orë. Me këtë tregues Shqipëria kryeson Europën duke u renditur e para me më shumë orë pune në javë. Serbia ndjek e dyta në renditje me 43.2 orë pune në javë dhe pasohet nga Greqia me 41 orë. 🎥 shqiptaret jane ilire
Ndërkohë që në Shqipëri raportohen hera herës raste të vjedhjes së makinave, kryesisht atyre luksoze, në Londër duket se kanë gjetur një zgjidhje “origjinale” për të penguar hajdutët e makinave. Megjithë komponentët e lartë të sigurisë dhe çelësat me chip, përsëri ekspertët e vjedhjeve i kanë gjetur mënyrat për të depërtuar në sistemet e sigurisë së mjeteve luksoze, duke i vjedhur ato. Kjo duket se ka sjellë rikthimin te mjetet e vjetra tradiocionale, siç janë edhe zinxhirët. A mendoni se do ta ndalojnë ato vjedhjen? #siguria #makinat #londer #vjedhje
Blogerja italiane jep përshtypjet e saj nga qëndrimi për pushime në Shqipëri. Ajo thotë se edhe pse Shqipëria serviret si “vend i lirë” për të pushuar nga pjesa më e madhe e blogerëve të udhëtimit, nuk është edhe aq e lirë sidomos në disa vende që ajo përmend. Blogerja thotë se për shezllon apo gazebo në plazhet e jugut paguan nga 15 deri në 100 Euro. Ju si mendoni, a është Shqipëria e lirë për pushime, krahaduar edhe me Italinë ose Greqinë psh? #pushime #blogere #italiane #ksamil
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpjeguar arsyet që çuan në arrestimin e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas njoftimit zyra “Facility Point” për projektin EUSAIR, në SASPAC, nën drejtimin e Z.Beqaj, ka kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat e aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së dhe Fondi i 10-të Evropian i Zhvillimit (EDF).
Sipas SPAK janë të paktën tetë shërbime për evente, që nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më para se të realizohet procedura e prokurimit, e cila është kryer në mënyrë fiktive më pas, për efekt dokumentacioni dhe pagese. Për më shumë: https://ekofin.al/si-funksiononte-skema-e-abuzimit-spak-shpjegon-arrestimin-e-ish-ministrit-ilir-beqja/
Hapet për qarkullimin e mjeteve autostrada Thumanë-Kashar, e kategorisë I, rrugë që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe lëvizjen, kryesisht për ata që udhëtojnë më tej drejt Durrësit dhe Vlorës. Rruga ka një gjatësi prej 21 km dhe është ndërtuar me koncesion. Për të lëvizur në të mjetet do të paguajnë 2.1 Euro. Shpejtësia e lejuar e lëvizjes është deri në 130 km/h.
Kolumbia ka nisur së fundmi misionin e rikuperimit të thesarit të anijes San Jose, e cila ka qëndruar në thellësitë e Karaibeve përgjatë 300 viteve të fundit, për shkak të konflikteve mbi pronësinë e saj. E gjetur për herë të parë në vitin 2015, vendndodhja e anijes mbeti një sekret shtetëror nga autoritetet kolumbiane, nga frika e gjuetarëve të thesarit. Mendohet që në anijen e mbytur të jenë lingota ari, gurë të çmuar dhe sende të tjera me një vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë dollarë. #sanjose #anija #thesar #ar
“Po një minutë mi, një minutë…” 🎥delinda_disha
Përparësia në kryqëzime, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, janë disa nga problematikat që hasen shpesh, sidomos me trafikun e Tiranës. Sipas të dhënave të Instat, në muajin msj rreth 85% e aksidenteve rrugore janë shkaktuar si pasojë e sjelljes së gabuar të shoferëve. Ndërkohë, në pamje, këtë të rinj kanë gjetur një zgjidhje “origjinale” për t’u futur në rrugë kryesore.
Rektorja e zgjedhur e Universitetit të Vlorës, Aurela Saliaj ka festuar me stafin zgjedhjen e saj në krye të fakultetit. Gjatë kësaj feste ka mbajtur dhe fjalimin e saj, ku ka shprehur falenderimin për të gjithë ata që e kanë mbështetur. Por duket se është emocionuar kur ka folur për burrin e saj, duke thënë se ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe kur i është dashur të qëndrojë shumë gjatë larg shtëpisë.Për këtë arsye, Aurela Saliaj thotë se burri i saj ka standart zviceran, pasi në familjet shqiptare një mbështetje e tillë do të dukej “hata”.
“Më nxirrni njëçik bukur se m’i kenishëmtuar ato fotografitë komplet”. Kërkesa e pazakontëe mjekes së onkologjikut Alketa Pere ndaj gazetarëve,ndërsa paraqitej në gjykatë e akuzuar për abuzimet mepacientët te spitali onkologjik.
Macja që është bërë virale në rrjetet sociale @nimbus_pronos parashikon për sot fitoren e Shqipërisë kundër Spanjës. Mund t’ju duket për të qeshur, por deri tani i ka gjetur saktë 100% katër ndeshjet e luajtura të grupit tonë, përfshirë rezultatet e Shqipërisë. A do të jetë i saktë parashikimi sot? 🎥 nimbus_pronos
Bugatti ka zbuluar modelin e saj të ri, “Bugatti Tourbillon”. Makina do të zëvendësojë “Bugatti Chiron” dhe do të kushtojë 4 milionë dollarë.Ju mund të keni pritur që modeli i ri i Bugatti-t të jetë tërësisht elektrik. Jo vetëm që industria po shkon në atë drejtim, por në vitin 2021 Bugatti u shkëput nga Volkswagen Group dhe u bashkua me Rimac, kompania kroate që prodhon supermakinën tërësisht elektrike “Rimac Nevera”.Por Mate Rimac, shefi ekzekutiv i kompanisë së re, që tani quhet Bugatti Rimac, tha se ai kurrë nuk kishte ndërmend të bënte një Bugatti tërësisht elektrik.
Delfinët shfaqen brigjeve të Himarës, duke dhuruar këtë shfaqje të veçantë.
“Dora” është kthyer në një nga vendet më të fotografuara në Ksamil. Madje sipas banorëve të zonës ka edhe nga ata turistë që presin në rradhë për disa minuta për të dalë në foto.