RTSH Shkodra

RTSH Shkodra Faqja zyrtare e RTSH Shkodra në Facebook
(8)

27/10/2023

survival546656

Sfida Roma-Partizani, Mourinho rikthehet në Tiranë. Zbardhet programi i miqësoresSkuadra e Romës pritet të niset nga kry...
08/08/2023

Sfida Roma-Partizani, Mourinho rikthehet në Tiranë. Zbardhet programi i miqësores

Skuadra e Romës pritet të niset nga kryeqyteti italian në orën 01:45 të së shtunës dhe rreth orës 02:30 do të zbarkojë në Aeroportin "Nënë Tereza", prej nga do të niset drejt Tiranës, për t'u akomoduar ne një nga hotelet në afërsi të Stadiumit "Arena Kombëtare".

Mourinho dhe skuadra e tij do të largohen nga kryeqyteti shqiptar rreth orës 23:00, dhe gjithçka do të vijë drejtpërdrejt në “buqetën” e kanaleve të Rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Një maratonë që padyshim do të kulmojë me transmetimin pa pagesë të ndeshjes që vendos kampionen e Shqipërisë, Partizanin, me një prej skuadrave më historike të futbollit italian dhe atij botëror.

Me lidhje të drejtpërdrejta nga çdo stacion i vizitës së ekipit roman në kryeqytetin shqiptar, me intervista ekskluzive dhe me të gjithë spektaklin që do të shoqërojë këtë ndeshje, Radio Televizioni Shqiptar premton që me rikthimin e Mourinho-s në Tiranë, të nisë një erë e re transmetimesh sportive në ekranin publik.

Ndotja e ajrit rrit rezistencën ndaj antibiotikëve/ 1.3 milionë vdesin brenda vitit për këtë arsyeNdotja e ajrit po ndih...
08/08/2023

Ndotja e ajrit rrit rezistencën ndaj antibiotikëve/ 1.3 milionë vdesin brenda vitit për këtë arsye

Ndotja e ajrit po ndihmon në rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve që përbën një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e njeriut në mbarë botën, sugjeron një studim.

Studimi i One Health është i pari që tregon se si ndotja e ajrit ndikon në rezistencën ndaj antibiotikëve në nivel global.

Në këtë studim janë përdorur të dhëna nga 116 vende dhe përfshin gati dy dekada studime, hulumtime dhe analiza. Rezultati tregon se rritja e ndotjes së ajrit është e lidhur me rritjen e rezistencës ndaj antibiotikëve të qytetarëve të çdo vendi dhe kontinenti.

“Analiza jonë paraqet prova të forta se rritja e niveleve të ndotjes së ajrit është e lidhur me rritjen e rrezikut të rezistencës ndaj antibiotikëve”, thuhet në studim.

Gjetjet janë publikuar në revistën Lancet Planetary Health .

Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet me rritje më të shpejtë për shëndetin global. Ai mund të prekë njerëzit e çdo moshe në çdo vend dhe tashmë po vret 1.3 milionë njerëz në vit.

Studimi vërteton se grimcat PM 2·5 kanë elementë të ndryshëm të rezistencës ndaj antibiotikëve që përhapen dhe kalojnë në gjak përmes sistemit të frymëmarrjes.

Grimcat PM 2·5 janë grimca pluhuri më të vogla se 10 mikron, një përzierje e grimcave të ngurta të tymit, pluhurit të blozës dhe acidit, me metale të rënda si plumbi, kadmiumi, nikeli dhe arseniku. Ato formohen nga efektet e kombinuara të ngrohjes, trafikut dhe industrisë së rëndë. Janë shumë të vogla dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut direkt nga sistemi i frymëmarrjes. Ekspozimi i zgjatur ndaj këtyre ndotësve mund të ketë pasoja të rënda shëndetësore.

Frenimi i ndotjes së ajrit mund të ndihmojë në uljen e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe se kontrolli i ndotjes së ajrit mund të zvogëlojë shumë vdekjet dhe kostot ekonomike që rrjedhin nga infeksionet rezistente ndaj antibiotikëve.

Autori kryesor i studimit, Prof Hong Chen i Universitetit Zhejiang në Kinë, tha: “Rezistenca ndaj antibiotikëve dhe ndotja e ajrit janë secila në vetvete ndër kërcënimet më të mëdha për shëndetin global. Deri më tani, ne nuk kishim një pamje të qartë të lidhjeve të mundshme midis të dyjave, por kjo punë sugjeron se përfitimet e kontrollit të ndotjes së ajrit mund të jenë të dyfishta: jo vetëm që do të reduktojë efektet e dëmshme të cilësisë së ajrit, por gjithashtu mund të luajnë një rol të madh në luftimin e rritjes dhe përhapjes së baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.”

Aktualisht, bota është në një epokë të rezistencës ndaj antibiotikëve në të cilën dështimi i trajtimit me antibiotikë dhe vdekshmëria e shkaktuar nga infeksionet bakteriale është në rritje galopante.

Megjithëse keqpërdorimi dhe përdorimi i tepërt i antibiotikëve janë nxitësit kryesorë të rezistencës ndaj antibiotikëve, përhapja e shpejtë e baktereve dhe gjeneve rezistente ndaj antibiotikëve është gjithashtu shkaktar i rëndësishëm i rezistencës ndaj antibiotikëve.

Balla takon Ambasadorin Vos: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuarMinistri i Brendshëm Taulant Balla ka prit...
08/08/2023

Balla takon Ambasadorin Vos: Bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Reinout Vos.

Ministri Balla bën me dije se kryefjalë e këtij takimi ka qenë bashkëpunimi shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar dhe mundësitë për marrjen e ekspertizës në fushën e sigurisë publike.

“Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos. Bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike”, shkruan Balla në rrjetin social Facebook.

Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend MehajArmend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministri të For...
08/08/2023

Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministri të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Mehaj i është përgjigjur interesimit të mediave në Kosovës, teksa është shprehur se “po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të dalë në një konferencë për shtyp.

Mehaj pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë pjesëtar i luftës çlirimtare të Kosovës, komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit.

Më pas ka veshur uniformën e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si komandant për një dekadë i Batalionit të Kërkim- Shpëtimit dhe për të vijuar kontributin si pjesëtar i FSK-së në detyrën Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm.

Portugalia lufton me zjarret në mes të valës së tretë të të nxehtit, mijëra persona të evakuuarZjarrfikësit në Portugali...
08/08/2023

Portugalia lufton me zjarret në mes të valës së tretë të të nxehtit, mijëra persona të evakuuar

Zjarrfikësit në Portugali po luftojnë për të kontrolluar zjarret që kanë përfshirë mijëra hektarë mes temperaturave në rritje. Më shumë se 1,400 njerëz janë evakuuar në qytetit jugor të Odemiras, ku të paktën nëntë zjarrfikës janë lënduar në përpjekjet për të shuar zjarret.

Temperaturat mbi 40C pritet të godasin pjesën më të madhe të gadishullit Iberik këtë javë. Tre vatra të mëdha zjarri që dogjën qindra hektarë në Spanjë gjatë fundjavës janë vënë nën kontroll, por alarmet e motit mbeten në fuqi në pjesën më të madhe të vendit.

Në Portugali, e hëna regjistroi temperatura prej 46.4C, më e nxehta e vitit deri më tani, e regjistruar në Santarem. Në Odemira, zjarret kanë shkatërruar deri më tani rreth 6,700 hektarë tokë, ndërsa gjithsej 19 fshatra, katër akomodime turistike dhe një vend kampingu janë evakuuar.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Helder Guerreiro, ka thënë se situata është "kritike, e vështirë dhe komplekse".

Në qendër të vendit, zjarre të tjera të mëdha shkaktuan mbylljen e disa pjesëve të autostradës, duke përfshirë pjesë të A1 midis Lisbonës dhe Portos.

Gjashtëmbëdhjetë avionë zjarrfikës janë vendosur për të mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarrit në të dy zonat.

Autoritetet kanë shpallur më shumë se 120 komuna në të gjithë Portugalinë në rrezik maksimal nga zjarret. Në Spanjë, zjarret pranë qyteteve bregdetare jugperëndimore të Cadiz dhe Huelva dhe në rajonin verior të Katalonjës dogjën më shumë se 1,000 hektarë të shtunën dhe të dielën./ BBC

Petulla me majdanoz dhe kosPërbërësit2 gota uji me miell1 gotë uji me kos1 kokërr vezëGjysmë luge kafeje me sodëVajPak k...
08/08/2023

Petulla me majdanoz dhe kos

Përbërësit
2 gota uji me miell
1 gotë uji me kos
1 kokërr vezë
Gjysmë luge kafeje me sodë
Vaj
Pak kripë
Majdanoz i freskët i grirë hollë
Pak gjalpë (një lugë të vogël)
Përgatitja e petullave
Në një tas të madh hedhim vezën, kosin, kripën, majdanozin dhe pak gjalpë.

I rrahim fortë të gjithë përbërësit dhe më pas hedhim miellin dhe sodën.

Vijojmë t’i rrahim fortë derisa masa e brumit të jetë e njëtrajtshme.

Brumi duhet të jetë gjysmë i trashë dhe elastik.

Hedhim vajin në një tigan, të cilin e vendosim në zjarr.

Kur vaji të jetë nxehur nisim të skuqim petullat.

Mund të përdorim një lugë gjelle për ndarjen e brumit për çdo petull.

Duhet të kujdesemi që largësia nga njëra tjetra duhet të jetë deri në 3 apo 4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet.

Petullat skuqen nga njëra anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.

Përgatitja e kosit me hudhra
Për një person merret një gotë kos, hollohet me pak ujë, i shtohet pak kripë, një thelpi hudhër e shtypur, përzihen pak dhe në të shtohet disa petulla, sipër sipas preferencës mund ta spërkasni me pak gjalpë të shkrirë ose vaj ulliri apo edhe me pak piper të kuq pluhur.

Kur uji bëhet i rrezikshëm për shëndetin, kujdesi që duhet të tregoni!Hidratimi është shumë i rëndësishëm për organizmin...
08/08/2023

Kur uji bëhet i rrezikshëm për shëndetin, kujdesi që duhet të tregoni!

Hidratimi është shumë i rëndësishëm për organizmin dhe uji është aleati kryesor i njeriut. Por ka raste kur pirja e tepërt e ujit mund të jetë vdekjeprurëse.

Intoksikimi nga uji është një problem që ka shkaktuar edhe viktima. Ai ndodh kur njeriu ka pirë aq shumë ujë sa niveli i kripës në gjak bie në nivele të frikshme.

Kur kjo ndodh, uji rrjedh nga gjaku në inde dhe qeliza të tjera. Organi kryesor i prekur nga kjo është truri. Ai enjtet ndjeshëm dhe njeriu bëhet konfuz, ka dhimbje koke dhe të përziera.

Deri më tani, disa dhjetëra persona kanë humbur jetën nga intoksikimi i ujit. Të gjithë prej tyre janë sportistë që merren kryesisht me vrap. Njerëz të tjerë të rrezikuar nga intoksikimi i ujit janë ata që marrin barna për urinimin dhe ata që vuajnë nga veskat.

Ekspertët thonë se ata që merren me aktivitet fizik siç është vrapi, ecja e shpejtë e të tjera si këto, duhet të pijnë ujë me elektrolite ose të konsumojnë kripë.

Rregullat kryesore kundër intoksikimit nga uji

Ekspertët ofrojnë dy këshilla kryesore për atletët dhe sportistët e rrezikuar nga intoksikimi nga uji. Pini ujë kur jeni të uritur dhe jo më parë. Sipas ekspertëve, njeriu nuk duhet të pijë ujë nëse nuk është i etur. Akumulimi i tepërt i lëngjeve nuk e rrit aspak performancën fizike.

Kujdes me humbjen e lëngjeve

Përpara se të vraponi, peshohuni duke qëndruar me shumë pak veshje. Pas vrapit peshohuni sërish. Në këtë mënyrë do të mësoni se sa lëngje keni humbur gjatë aktivitetit fizik dhe do të merrni masat e duhura për hidratim në aktivitetin e rradhës.

Sa ujë nevojitet në ditë?

Kur vjen puna tek uji, nuk ka një rregull të përgjithshëm për sasinë e mjaftueshme që i nevojitet një të rrituri.

Megjithatë, ekspertët më në zë të fushës rekomandojnë se një burrë duhet të konsumojë 3 litra lëngje në ditë, ndërsa një grua duhet të konsumojë 2.2 litra në ditë ose 8 gota.

Sipas ekspertëve, kjo sasi nuk ka përse të jetë ujë, por mund të jetë një kombinim lëngjesh të shëndetshme.

Sa anije të mbytura ndodhen në oqeanet e botës?Kur Elias Stadhiatis zbriti në thellësi të detit, ai mendonte se do të ki...
08/08/2023

Sa anije të mbytura ndodhen në oqeanet e botës?

Kur Elias Stadhiatis zbriti në thellësi të detit, ai mendonte se do të kishte përpara një ditë të zakonshme kërkimi për sfungjerë. I rënduar nga një kostum zhytjeje prej bakri, dhe i rrethuar nga një lëmsh tubash që i shërbenin për frymëmarrje, Stadhiatis mbërriti pak disa momentesh në fund të detit.

Teksa po shihte në errësirë, u ndesh befas me një skenë të frikshme:përreth ishin skicat e paqarta të pjesëve të trupit të njeriut. Pasi doli në sipërfaqe me shpejtësi e informoi kapitenin e anijes se kishte gjetur një grumbull kufomash të dekompozuara.

Ishte pranvera e vitit 1900, dhe Stadhiatis kishte zbuluar aksidentalisht Antikitera, një anije mallrash romake e cila ishte fundosur më shumë se 2 mijë vjet më parë. Shumë shpejt u bë e qartë se ajo nuk ishte e mbushur me kufoma, siç u duk në fillim, por me vepra arti – skulptura prej mermeri dhe statuja bronzi, që ishin dergjur për mijëra vjet mes algave, sfungjerëve dhe peshqve.

Më shumë se 100 vjet më vonë, reliket e Antikiterës janë ende joshëse për publikun. Por priten të mbulohen shumë mrekulli tjera që ndodhen ende nën det. Ekspedita e fundit është ajo e UNESCO-s në Skerki Bank, një zonë detare shkëmbore, e cekët dhe e pabesë për detarët, që lidh Mesdheun lindor dhe atë perëndimor.

Ajo rrugë është përdorur për mijëra vjet, dhe aty janë mbytur qindra anije. Duke përdorur sonarë dhe robotë nënujorë, një ekip shkencëtarësh nga 8 vende të botës hartuan fundin e detit në atë rajon. Dhe këtë javë, ata njoftuan zbulimin e 3 rrënojave të reja:mbetjet e anijeve që datojnë që në shekullin 1 Para Krishtit, shekullin II Pas Krishtit dhe shekujt XIX ose

XX.

Dhe sipas vlerësimeve të UNESCO-s mund të ketë shumë rrënoja të tjera të pazbuluara ende nën dallgët e oqeaneve të botës. Varka më e vjetër e njohur deri më sot u zbulua aksidentalisht gjatë ndërtimit të një autostrade në Holandë:një kanoe prej druri e ndërtuar mbi 10.000 vjet më parë.

Por ka prova rrethanore se gjithçka filloi shumë më herët. Rreth 50.000 vjet më parë, mendohet se një grup gjuetarësh-mbledhësish nga Azia Juglindore, duhet të ketë kaluar tek një grup ishujsh qindra milje të gjatë. Menjëherë pas këtij momenti, u shfaqën aborigjenët e parë australianë në liqenin Mungo në Uellsin e Ri Jugor.

Dhe ku ka vendkalime detare, ka edhe rrënoja. Sot oqeanet e botës janë plot me mbetjet e anijeve mijëvjeçare tregtare, luftarake dhe eksploruese. Anije pirate të ngarkuara me argjend, anije mallrash që janë udhëtuar përgjatë Rrugës detare të Mëndafsh*t, anije mbretërore luksoze që u zhdukën së bashku me mbretërit e ardhshëm, anije të lashta peshkimi, destrojerë dhe nëndetëse moderne, anije gjuetare të balenave të shekullit XIX, dhe anije të mëdha pasagjerësh si Titaniku.

Ashtu si kapsulat e kohës të harruara prej kohësh, këto anije i kanë mahnitur arkeologët dhe kanë mbushur muzetë anembanë globit me mrekulli të lashta, përfshirë një orë misterioze astronomike nga Antikitera, të cilën disa ekspertë e shohin si kompjuterin më të hershëm.

Por sa anije mbeten ende të fshehura në thellësitë e deteve dhe oqeaneve? Ekzistojnë disa baza të dhënash mbi anijet e mbytura në botë, ku secila ka një vlerësim paksa të ndryshëm për numrin total. Kështu, një faqe përmban një katalog prej 209.640 varkash që dihet se janë fundosur, 179.110 prej të cilave kanë një vendndodhje të njohur.

Ndërkaq baza e të dhënave Global Maritime Wrecks, përmban të dhënat e më shumë se 250.000 anijeve të fundosura, megjithëse disa prej tyre nuk janë gjetur ende. Sipas një vlerësimi, rreth 15.000 anije u mbytën vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ka jo pak luftanije dhe cisterna të harruara, të shpërndara nga Paqësori në Atlantik, nga të cilat rrjedhin gradualisht naftë, kimikate dhe metale të rënda në ujin përreth teksa ato kalben.

Në fakt, mendohet se mbytjet e anijeve që janë dokumentuar, përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të totalit.

Sipas një analize të UNESCO-s, në oqeanet e botës gjenden mbi 3 milionë anije dhe varka që mbeten ende të pazbuluara. Këto relike nuk ka gjasa të jenë të shpërndara në mënyrë të barabartë. Sepse disa pika janë shndërruar në varreza detare përgjatë rrugëve më popullore ose të rrezikshme, të cilat dikur kanë qenë terrene pjellore për gjuetinë.

Këtu përfshihet edhe Skerki Bank, por edhe arkipelagu Furni, po në Mesdhe, ku deri tani janë zbuluar 58 anije të mbytura, 23 prej të cilave në vetëm 22 ditë në vitin 2015. Kjo sasi e fshehtë e rrënojave ende të pazbuluara, përmban detaje magjepsëse se si kanë jetuar dikur njerëzit si dhe rreziqe të mundshme për të ardhmen.

Por mund të përmbajë edhe pasuri marramendëse. Dhe kjo mund të jetë problematike. Rreth orës 19:00 të datës 8 qershor 1708, një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në të gjithë Detin e Karaibeve deri në brigjet e Kolumbisë. Ai vinte nga San Jose, një anije e nisur nga Spanja 2 vite më parë.

Ajo ishte pjesë e flotës spanjolle të thesarit dhe pati një fund tragjik pas një përleshje me një anije britanike. Pas disa orë beteje, u goditën depot e saj të barutit dhe ajo u mbyt pothuajse menjëherë, duke u zhdukur në oqean së bashku me gati 600 anëtarë të ekuipazhit.

Mbi 300 vjet më vonë, në vitin 2015, marina kolumbiane gjeti më në fund mbetjet e saj, së bashku me topat, qeramikën dhe monedhat. Në total, ngarkesa e saj vlerësohet të kenë një vlerë prej 17 miliardë dollarësh. Por ky zbulim shkaktoi menjëherë një debat të ashpër se kush duhet t’i mbajë rrënojat.

Dhe tani ka shqetësime se zona arkeologjike do të plaçkitet në vend se të mbrohet. Këto lloj mosmarrëveshjesh, mund të shndërrohen së shpejti në dukuri shumë më të zakonshme. Në të kaluarën, shumë anije të mbytura janë gjetur në ujëra relativisht të cekëta, dhe ndonjëherë rastësisht, kur peshkatarët, shkencëtarët ose gjuetarët e thesareve eksploronin shtratin e detit përreth brigjeve.

Por me qasje tek zhytësit e sofistikuar, pajisjet moderne me kamera dhe teknologji të reja sonare, gjetja e anijeve të mbytura në thellësi të mëdha, nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë. Tani është e mundur të ndërtohet një pamje e dyshemesë së oqeanit.

Në vitin 2019, studiuesit zbuluan vendin e prehjes së destrojerit “USS Johnson” në thellësinë 6 mijë metra në Hendekun Filipine. Por tani për tani, ka ende shumë rrënoja të pazbuluara në thellësi. I tillë është rasti i “Waratah”, një anije gjigante pasagjerësh, shpeshherë e krahasuar me Titanikun.

Ajo u nis nga Durbani në Kejp Taun më 26 korrik 1909 me 211 pasagjerë në bord, dhe më pas u zhduk pa asgjë gjurmë. Deri më sot, askush nuk e di se çfarë ndodhi, apo ku u mbyt saktësisht kjo anije, pavarësisht të paktën 9 ekspeditave. Kush e di se çfarë do të ndodhë më pas. Vetëm një gjë është e sigurt:nuk do të kalojë shumë kohë derisa sa ta zbulojmë. / “BBC

Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”, atraksion turistikTurizmi speleologjik, vijon të tërheqë vizitorët vendas dhe huaj...
08/08/2023

Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”, atraksion turistik

Turizmi speleologjik, vijon të tërheqë vizitorët vendas dhe huaj kuriozë të natyrës dhe historisë në Shqipëri, që është e pasur me një larmi të madhe shpellash dhe formacione gjeonatyrore.

“Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, është vizituar nga speologët për herë të parë në vitin 1995, dhe tashmë njihet si një ndër gjashtë shpellat karstike në Evropë”, shkroi Ekonomi.

Shpella e Zezë e Pëllumbasit gjendet në juglindje të Tiranës mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen. Ajo ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo të shfaqet befas dhe vjen duke u zgjeruar përherë dhe më shumë kur i afrohesh. Shpella e Zezë e Pëllumbasit shtrihet në një thellësi prej 300 m (e eksploruar) dhe të tërheq vëmendjen me formën e saj, por edhe me ndërtimin e brendshëm, si në thellësinë e një galerie të stërmadhe miniere.

Tavani shkëmbor është i mbushur me stalagmite gjithfarë formash dhe dyshemeja e saj me stalaktite. Interesante janë gropat në dysheme, por edhe tavani i shpellës me togëzimet gëlqerore të gurëzuara dhe me struktura nga më të çuditshmet.

Kumbaro për “La Repubblica”: Synojmë turizmin e qëndrueshëm. Blogerët, eventet dhe festivalet, promovuesit tanë më të mi...
08/08/2023

Kumbaro për “La Repubblica”: Synojmë turizmin e qëndrueshëm. Blogerët, eventet dhe festivalet, promovuesit tanë më të mirë

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’ me fokus Shqipërinë si vend në trend për vizitorët nga Evropa, ku ata italianë janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

“La Repubblica” i shtohet listës së mediave që promovojnë Shqipërinë ndërkombëtarisht për potencialet turistike që ka për të ofruar.

Nga Davide Carlucci/ Intervistë me gjuhëtaren e specializuar në Sorbonë, njëherësh edhe ministre për Mjedsin në vitin e artë të tokës së Shqiponjave.

SARANDË—Në “Bianco”, diskotekën më në zë në Ksamil, grupe të rinjsh italianë kërcejnë të djersitur nën ritmin e etnopopit shqiptar dhe shpërthejnë kur fillon versioni tekno i ‘Bella Ciao’. Atmosfera është e njëjtë si në epokën e artë të “Pachà në Sitges”, “Cocoricò” në Riçione, “Paradise” në Mykonos. 2023−shi është viti i Tokës së Shqiponjave, më konkurrues se brigjet tona, shpeshherë të shtrenjta. Por ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro Furxhi, gjuhëtare diplomuar në Sorbonë dhe e specializuar në studimet ndërkulturore, zgjat dorën: “Drejtimet tona janë bashkëplotësuese të njëra−tjetrës, duhet të bashkëpunojmë”.

Ministre, turizmi në Shqipëri ka qenë një sukses i vërtetë këtë vit? Keni investuar shumë në promovim?

“Turizmi është një ndër prioritetet e qeverisë sonë. Ne i kemi dhënë këtij sektori mundësinë të nxjerrë në pah gjithë potencialin dhe diversitetin. Ndaj njerëz nga e gjithë bota tashmë janë kuriozë, duan të zbulojnë Shqipërinë. Ministrisë sonë nuk i është dashur të shpenzojë asnjë cent për promovim mediatik. Është meritë blogerëve, festivaleve verore dhe eventeve, disa me rëndësi historike si p.sh shpallja e lumit Vjosa si Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë. Këta kanë promovuesit tanë më të mirë. Mendoj se ky është marketingu më i mirë dhe më i qëndrueshëm”.

Sa janë shtuar vizitorët?

“Në vitin 2022 Shqipëria priti 7.5 milionë turistë të huaj. Një shifër mbreslënëse për një vend me 2.8 milionë banorë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 na kanë vizituar 3.4 milionë turistë të huaj ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, që është edhe viti më i mirë në nivel shifrash. Për këtë arsye, Organizata Botërore na ka renditur ndër vendet me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit pas pandemisë”.

Cilat janë vendet më të vizituara?

“Ka një kuriozitet të madh për plazhet e rivierës në Jug. Ka dhe shumë turistë që duan të vizitojnë qytetet historike të trashëgimisë së UNESCO−s si Gjirokastra e Berati, site arkeologjike, pazare autoktone si ai i Korçës, agroturizme dhe zona të mbrojtura. Edhe turizmi enogastronomik po rritet dhe duhet thënë se këtu jemi duke ndjekur shembullin e ekselencës italiane”.

Sa ndikojnë italianët në këtë ‘bum’?

“Në 5 vitet e fundit, 2.5 milionë vizitorë italianë kanë frekuentuar Shqipërinë. Në vitin 2022 ka pasur një rritje të trendit të hyrjeve nga Italia, mbi 610 mijë ose 72% më shumë se në vitin 2021. Dhe vetëm në 6−mujorin e parë të vitit 2023, Shqipëria priti mbi 310 mijë vizitorë italianë , 57% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shumë njerëz vijnë të tërhequr edhe nga çmimet e ulëta. Megjithatë, tashmë po rriten edhe këtu. Cilën rrugë dëshironi të ndjekë vendi në të ardhmen: të synojë luksin apo të mbetet popullor?

“Unë jam ministre e Turizmit, por edhe e Mjedisit. Është ndoshta një rast unik në Evropë: ne duam të menaxhojmë flukset turistike duke mbrojtur natyrën dhe biodiversitetin. Vizioni ynë është pikërisht ky: turizëm i qëndrueshëm dhe turistë elitarë, që qëndrojnë dhe shpenzojnë. Këtu tashmë mund të gjeni markat ndërkombëtare të hoteleve si Radisson, Marriot, Intercontinental, Maritim, Melia, Hyatt. Deri para gjashtë vitesh asnjë nga këta emra nuk ishte në Shqipëri”.

Ka nga ata që frikësohen se i gjithë ky ritëm po çon në shkatërrimin e brigjeve dhe Shqipëria nuk është gati të përballojë shpërthimin e turizmit.

“Zhvillimi i turizmit shqiptar nuk do të fokusohet vetëm në bregdet, por në të gjithë vendin dhe gjatë gjithë vitit. Kjo është arsyeja pse ne jemi angazhuar në rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura në 30% të territorit deri në vitin 2030. Gjithashtu, me stimuj nga ana e politikave shtetërore synojmë të zgjerojmë aktivitetin agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por t’i transformojnë produktet e tyre në një art të mikpritjes. Kjo është receta jonë për të menaxhuar flukset”.

Mes Italisë dhe Shqipërisë ka shumë marrëdhënie bashkëpunimi, mendoni se mund të punoni së bashku për menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm, apo e shihni Italinë si konkurrente?

“Ne nuk jemi konkurrentë, por bashkëpunëtorë. Ne kemi mësuar shumë nga përsosmëria italiane e mikpritjes dhe kulinarisë. Ju jemi thellësisht mirënjohës dhe tashmë është koha për të punuar së bashku në interes të të dy vendeve”

Pr.ligji për taksimin e pasurisë, Ibrahimaj: Përjashtime për disa kategoriMinistrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibr...
08/08/2023

Pr.ligji për taksimin e pasurisë, Ibrahimaj: Përjashtime për disa kategori

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se projektligji “Taksa e Pasurisë”, është nxjerrë për konsultim publik në portalin https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/648.

Ibrahimaj fton të interesuarit të japin sugjerimet e tyre mbi këtë projektligj deri në 31 Gusht 2023 në portalin e konsultimit publik https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/648

“Jemi duke ndërmarrë një reformë, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare për taksimin e pasurisë së paluajtshme, bazuar në vlerën e tregut”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, kuadri i ri ligjor do të sigurojë zbatimin e taksimit sa më të drejtë, efektiv dhe transparent, si dhe do të garantojë kthimin e saj në burimin kryesor të të ardhurave të veta për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Ministrja bëti të ditur se, projektligji ka parashikuar mbështetje përmes përjashtimeve për disa kategori të ndryshme grupesh sociale dhe tipologji pronash.

MFE bën të ditur se, projektligji për tasimin e pasurive të paluajtshme, ka për qëllim taksimin e pasurisë së paluajshme, duke u bazuar në vlerën e tregut me synim rritjen e efektivitetit, eficencës dhe transparencës në mbledhjen e taksës.

Ky projektligj vjen si domosdoshmëri, pasi toka dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtësisht me shërbimet që ofrohen nga bashkitë përkatëse , sidomos në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trasportin urban, policinë bashkiake, mbrojtjen kundër zjarrit etj.

Po çfarë është dhe si llogaritet taksa e pasurisë.

Është një taksë vendore dhe vjetore. Ajo llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës.

Taksa e pronës për apartamentin e dytë, apo më shumë do të jetë deri dyfish më e lartë se e apartamentit të parë.

Taksa e pronës për ndërtesat hyn në fuqi në vitin 2026.

Taksa e pronës për tokën bujqësore dhe truallin hyn në fuqi në vitin 2028

Kushi prezanton një objekt të rrallë, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëveMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Evis ...
08/08/2023

Kushi prezanton një objekt të rrallë, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka vizituar në Delvinë Xhaminë e Gjon Aleksit, e vetmja në botë që ka emër të krishterë.

Pëmes një postimi në rrjete sociale ministrja thekson se Xhamia e Gjin Aleksit është një objekt i rrallë, dëshmi e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

“E ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri bizantin, kjo perlë e arkitekturës, me vlera të rralla të trashëgimisë sonë kulturore, ka në oborrin e saj një xhami, një kishë dhe një teqe, si dëshmia më e gjallë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve”, tha Kushi.

Xhami e Gjon Aleksit është monument i trashëgimisë kulturore në fshatin Rusan-Delvinë. Kjo xhami historike është ndërtuar në shek. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë” dhe e mori statusin në vitin 1963.

Messi shënon dy gola, Inter Miami kualifikohet në çerekfinaleKlubi amerikan i futbollit, Inter Miami, i cili së fundmi t...
08/08/2023

Messi shënon dy gola, Inter Miami kualifikohet në çerekfinale

Klubi amerikan i futbollit, Inter Miami, i cili së fundmi transferoi yllin argjentinas Lionel Messi, është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës së Kampionëve 2023 organizuar nga Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF).

Në raundin e 1/16-të Inter Miami u përballë me Dallasin në Stadiumin Toyota në qytetin Frisco.

Pjesa normale e ndeshjes përfundoi me rezultatin 4-4.

Golat e Inter Miami i shënoi Messi në minutat e 6-të dhe 85-të, Benjamin Cremaschi në minutën e 65-të dhe Marco Farfan autogol në minutën e 80-të.

Ndërkaq, golat e Dallas i shënoi Facundo Quignon në minutën e 37-të, Bernard Kamungo në minutën e 45-të, Alan Velasco në minutën e 63-të dhe Robert Taylor autogol në minutën e 68-të.

Inter Miami në penalti e fitoi ekipin kundërshtar me rezultat 5-3.

Messi, nga ana tjetër, deri më tani shënoi 7 gola për klubin amerikan.

Rama me Ndreun: Projekt për transformimin e Ranës së Hedhun në destinacion të turizmit mesdhetarKryeministri Edi Rama zh...
08/08/2023

Rama me Ndreun: Projekt për transformimin e Ranës së Hedhun në destinacion të turizmit mesdhetar

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e bashkisë të Lezhës, Pjerin Ndreu me të cilin diskutoi për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje.
Kryeministri vlerësoi punën e kryebashkiakut ndërsa u shpreh se “vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë”.
“Me kryebashkiakun që vit pas viti po e kthen Lezhën turistike në Spanjën e vogël të Shqipërisë, duke diskutuar për sfidën e transformimit të Ranës së Hedhun në një destinacion të turizmit mesdhetar me pesë yje. (Pjerini e ka fiksim të vjetër të sfidojë Jonin me një zhvillim fantastik në Adriatik. Nëse bashkohet me Benetin ka shumë gjasë t’ia dalin, por halli është se ky do që të sfidojë edhe Shkodrën)”, shkruan Rama.
“Rana e Hedhun” është një plazh i mbrojtur që vazhdon të mbërthejë kuriozitetin e vizitorëve dhe pushuesve pasi duket sikur rëra ka nisur udhëtimin e saj drejt malit.

Ndodhet 2.5 km nga qyteti i Shëngjinit në Bashkinë Lezhë dhe vlerësohet si një gjeomonument i rrallë.

Ky plazh rrëzë malit të Rrencit të jep një pamje që nuk e ndesh askund përgjatë bregdetit Adriatik. Aty takohet rëra gri me detin e kaltër, ndërsa nuk mungojnë edhe shkëmbinjtë që zbresin nga mali dhe derdhen në det.

Bashkia Shkodër, shpall kandidaten fituese Amila Gjyrezi në pozicionin e drejtores nga Drejtoria e  Kulturës, Arsimit, R...
08/08/2023

Bashkia Shkodër, shpall kandidaten fituese Amila Gjyrezi në pozicionin e drejtores nga Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Në zbatim të nenit 26, të kreut V, të ligjit nr.152 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar; të pikës 31, të kreut III, të Vendimit nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar ;

Bashkia Shkodër, shpall kandidatët fitues për proçedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për pozicionet si më poshtë:

- Drejtor, Drejtoria e Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sporteve

Kandidat fitues është : Amila Gjyrezi me 87 pikë

Shkodër/Informacion paraprakMbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njofti...
08/08/2023

Shkodër/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi A. V., 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit D. K., 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi D. K., dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi D. K. e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Address

RTSH Shkodra
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when RTSH Shkodra posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to RTSH Shkodra:

Videos

Share

Category

Nearby media companies


Other TV Channels in Shkodër

Show All

You may also like