Channel 7

Channel 7 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Channel 7, TV Network, Shkoder, Shkodër.

Probleme të raportuara per Kompanine Yahoo Mail.Yahoo Mail funksionon si një shërbim falas në internet i postës elektron...
04/04/2022

Probleme të raportuara per Kompanine Yahoo Mail.

Yahoo Mail funksionon si një shërbim falas në internet i postës elektronike që është online për më shumë se 15 vjet.

Përdoruesit kane verejtur shumë probleme. Serverët e Yahoo Mail ulen në rajone të zgjedhura, ose me raste është një ndërprerje globale që gjithashtu kompania ka njoftuar.

Problemet e zakonshme me Yahoo Mail përfshijnë aftësinë për të lexuar emailet dhe për të dërguar përmes portalit në internet, aplikacioneve iPad, iPhone ose Android.

Ankesat kryesore zakonisht përfshijnë faqen e hyrjes dhe kjo nuk është gjithmonë për shkak të fjalëkalimeve të harruara, megjithëse kohët e fundit përdoruesit ankohen më së shumti për emailet që nuk shkarkojnë përmbajtjen, bashkëngjitjet dhe janë shumë të ngadalta. Kjo sigurisht mund të jetë për shkak të problemeve të serverit në rajone të ndryshme.

Rusia zgjati të dielën afatin e stërvitjeve të saj ushtarake në Bjellorusi, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, pas dy ...
21/02/2022

Rusia zgjati të dielën afatin e stërvitjeve të saj ushtarake në Bjellorusi, përgjatë kufirit verior të Ukrainës, pas dy ditë luftimesh në Ukrainën lindore midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase. Kjo pason paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për një sulm rus ndaj Ukrainës, pas grumbullimit të më shumë se 100,000 trupave ruse në kufirin Rusi-Ukrainë.

Videoja e fundit nga Ministria Ruse e Mbrojtjes tregon lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale “Yars” nga Rusia. Kremlini pohon se stërvitjet e tij të gatishmërisë ushtarake dhe më shumë se 100 mijë ushtarët e grumbulluar përgjatë kufirit të Ukrainës nuk përbëjnë asnjë kërcënim për fqinjin e tij, të cilin Rusia thotë se nuk ka ndërmend ta sulmojë.

Në Shtetet e Bashkuara, vazhdojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës mes thirrjeve në rritje nga Kongresi për vendosjen e sanksione të forta ndaj Rusisë.

“Derisa të fillojnë lëvizjet me tanke dhe aeroplanë në Ukrainë, ne do të bëjmë gjithçka që do të mundemi për ta nxitur presidentin Putin të ndryshojë vendimin për të sulmuar që ne besojmë se ai tashmë e ka marrë. Ne vazhdojmë të bëjmë përpjekjet maksimale për ta frenuar atë nga zbatimi i vendimit të tij dhe deri në minutën e fundit, do të ketë një mundësi që ai të tërhiqet”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Ndërsa Rusia ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ka plane për të sulmuar fqinjin e saj, bombardimet këtë javë në Ukrainën lindore pranë zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë të mbështetur nga Moska, kanë përshkallëzuar tensionet.

Në një konferencë të fundit për shtyp në Moskë, Presidenti Vladimir Putin kritikoi ashpër vendet anëtare të NATO-s për mos shqyrtimin e kërkesave të Rusisë në lidhje me sigurinë, një akuzë që Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.

“Ne mund të shqyrtojmë disa nga shqetësimet e tij të sigurisë. Ne i kemi dhënë atij dokumente në të cilat i kemi shtjelluar këto çështje. Do të ishte vërtet një vendim i lehtë për të. Gjithçka që ai duhet të bëjë është të zgjedhë rrugën diplomatike”, thotë Kristina Kvien, ushtruese e detyrës së ambasadores amerikane në Ukrainë.

Ndërsa të dyja vendet kanë premtuar publikisht se nuk ka plane për të sulmuar Ukrainën, Rusia dhe fqinji i saj Bjellorusia vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake në kufirin verior të Ukrainës.

“Nuk do të ketë ndërhyrje dhe nuk ka plane të tilla. Ajo është sqaruar në dokumentet ruse që ne ua kemi përcjellë miqve tanë amerikanë dhe Departamentit të Shtetit. Rusia ka deklaruar publikisht gatishmërinë e saj për të vazhduar përpjekjet diplomatike për trajtimin e të gjitha çështjeve të pazgjidhura. Trupat ruse janë në territorin sovran rus. Ne nuk kërcënojmë askënd”, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov.

Ushtarët amerikanë nga Divizioni i 101-të Ajror, të dislokuar në Evropë, janë një demonstrim i mbështetjes së vazhdueshme për aleatët e NATO-s. Kërkesa kryesore e Rusisë ndaj Perëndimit është që Ukraina të mos lejohet kurrë të hyjë në NATO, të cilën Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë.
VOA

Një repart i ri për forcat speciale “RENEA”Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të r...
09/02/2022

Një repart i ri për forcat speciale “RENEA”

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të ambienteve të reja të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, RENEA të cilat, pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Europë:

Në 13 janar të vitit 1913 më pak se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u formua institucioni i parë i Shqipërisë së pavarur, Policia e Shtetit.

“Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të mësohet puna e xhandarmërisë dhe e Policisë në duar të ndershme dhe të stërvitura. Të zgjidhni xhandarë e policë me kujdes të madh dhe një rregull të shtrënguar!”

Kjo ishte porosia që Ismail Qemali dha në atë kohë. Është një porosi që nuk ka datë skadence sepse të qenurit në duar të ndershme dhe të stërvitura është “A”-ja e çdo policie shteti dhe e kësaj policie shteti.

Sot, më vjen jashtëzakonisht mirë që na jepet mundësia që 107 nga vjet nga formimi i Policisë së Shtetit tu themi të gjithë djemve të përkushtuar dhe shembullorë të RENEA-s, por edhe vajzave që janë pjesë e tyre, se e shlyem një borxh ndaj tyre, duke u vënë në dispozicion, më në fund, pas 30 vitesh, këtë strukturë që i shërben stërvitjes, i shërben mirëqenies profesionale dhe morale të tyre, ndërkohë që, për 30 vjet rresht të gjithë ata që janë angazhuar në forcat RENEA kanë dhënë shembuj të panumërt përkushtimi nga një lartësi profesionale dhe morale e admirueshme që nuk janë shpërblyer sa dhe si duhet.

Sot RENEA ka në dispozicion një strukturë, e cila është në çdo aspekt e ngjashme në çdo standard me strukturat e forcave policore të elitës në vendet europiane.

Është dita mbase për ta kujtuar që, RENEA u themelua me një akt të posaçëm në 12 shtator të vitit 1991 si pasardhëse e Batalionit 326 Antidemonstratë, krijuar në vitin 1982 dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupimet e supozuara antiregjim, ndërsa përgjatë viteve ‘80 detyra e posaçme e 326-ës ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit nëpër stadiume.

Sot jemi në një botë tërësisht tjetër dhe me sfida, qëllime dhe mundësi tërësisht të tjera. E nëse sot kemi këtu një strukturë moderne për forcat e RENEA-s, që, siç e thashë, nuk ka asgjë të mangët në aspektin e kushteve, krahasuar me strukturat e ngjashme në vendet europiane, deri një dekadë më parë kishim një repart ushtarak që në shkurt-mars të vitit ‘97 përgatitet të sulmonte popullsinë civile në jug të vendit së bashku me brigadën e raketave, brigadën e tankeve dhe brigadën e artilerisë.

Nuk ishte 100 vjet më parë, por vetëm 20 vjet më parë dhe nëse krahasimet me të shkuarën janë absolutisht tronditëse, sot është koha për t’u matur me të ardhmen dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësinë, duke u mbështetur pa asnjë luhatje te kapacitetet njerëzore, profesionale dhe morale të forcave speciale.

RENEA është një forcë krenarie dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë që tregon se është absolutisht e mundur që ne të synojmë në gjithë perimetrin e Policisë së Shtetit të kemi standarde sjelljeje profesionale të njëjta me ato të policive të vendeve europiane.

Përpara disa kohësh një autoritet i huaj vizitoi forcat RENEA dhe gjatë takimit me të dëgjova fjalë të shkëlqyera. Sipas tij, nëse në kushtet optimale, që tanimë janë të siguruara, do të vendoseshin si të gjitha forcat e të tjera të elitës edhe forcat RENEA atëherë rezultatet do të ishin edhe më mbresëlënëse. E pikërisht janë rezultat mbresëlënëse që ne presim të shtohen falë forcave RENEA, forcave speciale, por dhe në përgjithësi falë edhe Policisë së Shtetit.

Duke qenë se është fillimi i vitit unë dua që t’u përcjell me këtë rast një përshëndetje shumë të përzemërt të gjitha familjeve, të gjitha nënave të atyre që janë nën uniformë, baballarëve, bashkëshortëve, bashkëshortëve, fëmijëve, duke i siguruar se respekti im dhe yni për njerëzit e policisë së shtetit është i palëkundur dhe se në vazhdimësi do përpiqemi që këtë respekt ta tregojmë me vepra duke bërë më të mirën në mënyrë që edhe ata që përcjellin shërbëtorët e shtetit në mëngjes të ndihen më mirë dhe në mënyrë që të gjithë fëmijët e policisë së shtetit të kenë një të ardhme më të mirë.

Fotografi gjurmoi njerëzit që kapi në film rreth 50 vjet më parë për të rikrijuar fotot e tyre vite më vonë (FOTO)
07/02/2022

Fotografi gjurmoi njerëzit që kapi në film rreth 50 vjet më parë për të rikrijuar fotot e tyre vite më vonë (FOTO)

Ky eshte njeriu qe beri 112 000 klm pa hipur ne avion.Njihuni me shume rreth lajmit duke shkarikuar aplikacionin Channel...
04/02/2022

Ky eshte njeriu qe beri 112 000 klm pa hipur ne avion.
Njihuni me shume rreth lajmit duke shkarikuar aplikacionin Channel 7 me mbi 5000 downloads

Pas zjarrit te rene dje ne banese, ku nje i moshuar ka humbur jeten nga asfiksia, detaje te reja kane dale nga kjo ngjar...
04/02/2022

Pas zjarrit te rene dje ne banese, ku nje i moshuar ka humbur jeten nga asfiksia, detaje te reja kane dale nga kjo ngjarje tragjike.
Spas disa banoreve qe e njihnin viktimen ato mbashin qirinj ndezur nga ku mendohet se mund te kene rene zjarri fillimisht ne dysheme,e me pas ne orendi por nuk perjashtohen edhe shkaqe te tjera, si rezistenca apo bombola e gazit

I moshuari humb jeten nga asfiksia si pasoje zjarrit te rene ne banese. Shkak, bombula e gazit
03/02/2022

I moshuari humb jeten nga asfiksia si pasoje zjarrit te rene ne banese. Shkak, bombula e gazit

03/02/2022

Zjarr ne nje shtepi ne rrugen e tophanes. mendohet te jet nje i moshuar brenda. Lajmi ne perdirsim

Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogarasë: Sot u hapën të dyja hyrje-daljetKryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga pu...
28/01/2022

Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogarasë: Sot u hapën të dyja hyrje-daljet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Në një postim në Facebook, Rama njofton se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon papushim puna për përfundumin e tij.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, shkruan Rama.

Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur prej më shumë se 60 ditësh. Ndërkohë dy ditë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin dhe u shpreh se ecuria e punimeve po vijon me ritme të shpejta, ndërsa njoftoi ndërtimin e një “By Pass-i” që gjatë verës të shmanget rruga pranë tunelit.

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR dr...
23/01/2022

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR drejtuar shkollave 9-vjeçare

Fill pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ne vendin tone, shkollat po vlerësojnë kërkesat per te mësuar gjuhen turke si lende me zgjedhje te lire.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prinderit e nxënësve te klasave te 6 deri ne klasën e 9 në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Ne kete email drejtoria rajonale Arsimore Tirane kërkon informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjese e kurrikules me zgjedhje pasi nxenesit të aprovohen ne secilën klase referuar planit kombëtar te arsimit 9 vjecar per nxenesit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mesueset kujdestare kane dërguar tek prinderit javën qe kaloi mesazhe ku kërkohet te mblidhen të dhënat mbi preferencat per gjuhen turke
Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes,

Në nenin 3. pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.

(BalkanWeb)

Parashikimit i motit per Qytetin e Shkodres parashikohet Pjesërisht me re dhe me temparatura qe vijojn nga 4°c deri ne 1...
21/01/2022

Parashikimit i motit per Qytetin e Shkodres parashikohet Pjesërisht me re dhe me temparatura qe vijojn nga 4°c deri ne 15°c
Era fryen mesatarisht nga 3 m/s deri 3.1ms

Shkariko Aplikacionin Channel 7.Mbi 5000 dowloads. Informacioni nuk ka qen asnjer me i shpejt!
20/01/2022

Shkariko Aplikacionin Channel 7.
Mbi 5000 dowloads.
Informacioni nuk ka qen asnjer me i shpejt!

Maldivet – të gjithë keni dëgjuar për bukurinë e kësaj parajse, por a i dini këto fakte për kulturën interesante që kanë...
20/01/2022

Maldivet – të gjithë keni dëgjuar për bukurinë e kësaj parajse, por a i dini këto fakte për kulturën interesante që kanë?

Maldive përveç një pjesë e bukur e parajsës në oqeanin Indian gjithashtu ka dhe një kulturë mjaft interesante.

E zhytur në kulturë dhe traditë të pasur, kultura e Maldiveve është formuar shumë nga ndikimet indiane, Sri Lankane, Malajzia, arabe, persiane, indoneziane dhe madje edhe afrikane. Maldivianët janë njerëz jashtëzakonisht të ngrohtë, mikpritës dhe miqësorë, me qëllim për t’i bërë pushimet tuaja vërtet të paharrueshme.

Gjuha zyrtare e Maldiveve është Dhivehi, e cila duket të jetë një derivat i sinjalit të gjuhës shri-lankane. Edhe pse Maldivianët përdorin Divehi për shumicën e komunikimeve dhe transaksioneve të tyre të përditshme, anglishtja po fiton tërheqje si gjuha e dytë më e zakonshme.

Duke filluar nga sezoni 2021-2022, do të ngrejë siparin kompeticioni më i ri i UEFA-s, “UEFA Conference League”, i cili ...
19/01/2022

Duke filluar nga sezoni 2021-2022, do të ngrejë siparin kompeticioni më i ri i UEFA-s, “UEFA Conference League”, i cili do ta zhvillojë finalen në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Të shumta janë kuriozitet si do të zhvillohet ky kompeticion i ri, formula, pjesëmarrësit etj.

Çfarë është – Uefa Europa Conference League do të jetë kompeticioni i tretë i UEFA-s për klube dhe do t’i bashkohet Ligës së Kampioneve dhe Europa Ligës. Ky kompeticion është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në dhjetorin e vitit 2018.

Kur fillon – Kompeticioni i ri europian do të nisë në sezonin 2021- 2022 dhe do të zhvillohet për të paktën një cikël, nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kalendari komplet i kompeticionit do të publikohet në të ardhmen.

Ndodhet në Palestinë! Ky është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzitKur mendojmë se cili është qyteti më i ...
24/12/2021

Ndodhet në Palestinë! Ky është qyteti më i vjetër në botë i ndërtuar nga njerëzit

Kur mendojmë se cili është qyteti më i vjetër në botë, përgjigja duhet të jetë në parim e thjeshtë. Fituesi është qyteti, ekzistenca e të cilit mund të gjurmohet më larg në kohë, duke përdorur analizën me radiokarbon. Por përgjigja nuk është dhe aq e thjeshtë nga sa duket.

Në fakt, çfarë nënkuptojmë kur flasim për “qytetin më të vjetër”? A është qyteti më i vjetër në botë një vend i banuar vazhdimisht? Apo qyteti i parë i ndërtuar nga njerëzit, që sot nuk ekziston më? Po qytetet që e filluan jetën si vendbanime të vogla, dhe u shndërruan në qyteteshumë më vonë?

Xheriko, një qytet në Palestinë, quhet shpeshherë qyteti më i vjetër në botë. Të dhënat arkeologjike, tregojnë se ky qytet është banuar që 11.000 vjet më parë. Rreth vitit 9.000 Para Krishtit, aty u vendosën gjuetarët-mbledhës, ndërsa duke nisur nga viti 8.000 Para Krishtit nëXheriko nisi zhvillimi i bujqësisë.

Kjo duhet të nënkuptojë se Xheriko është qyteti më i vjetër në botë, apo jo? Jo plotësisht. Në vitin 7000 Para Krishtit, Xheriko nuk kishte zhvilluar ende artin e qeramikës, edhe pse njerëzit që jetonin atje ndërtonin mure dhe shtëpi duke përdorur gurët. Xheriko u shpopullua më vonë.

Nga fundi i mijëvjeçarit të IV Para Krishtit, ne shohim rishfaqjen e mureve, por vetëm në vitin 2300 Para Krishtit, Xheriko nisi të zhvillonte një jetë urbane. Prandaj, ai nuk ishte qyteti më i vjetër i ndërtuar nga njeriu. Çatalhojuk dhe Gëbekli Tepe në Turqi, kanë treguar shenjat më të hershme të proto–qyteteve.

Në Gëbekli Tepe ka dëshmi të ndërtimit të kolonave. Ndërkohë Çatalhojuk nuk kishte rrugë. Për të hyrë në shtëpi njerëzit hipnin nga çatia. Këto vendbanime të lashta zbulojnë informacione të rëndësishme mbi shfaqjen e qyteteve. Por atyre u mungonin ndërtesat publike, rrugët e mirëmbajtura, dhe një rrjet kompleks urbanizimi.

Do të kalonin disa mijëvjeçarë derisa qyteti i parë në botë, Uruk, të ngrihej në brigjet e lumit Eufrat në Irakun e sotëm. Ai ishte kryeqyteti i mbretit legjendar Gilgamesh, tregimet e të cilit janë përjetësuar në Eposin e Gilgamesh*t. Midis viteve 4000 dhe 3200 Para Krishtit, Urukpërjetoi një zgjerim të shpejtë, nga një vendbanim ruralo–bujqësor në një qytetërim të sofistikuar urban.

Uruk ishte një qytet i madh me godina publike, një burokraci të madhe, me ushtri, rrugë, kanalizime publike, dhe një shoqëri të ndarë në klasa. Ai ishte qyteti më i madh në botë, me një popullsi prej 40.000 banorësh që jetonin brenda qytetit, dhe 80.000 të tjerë në zonat fqinje.

Fermerët nuk jetonin brenda qytetit. Popullsia e Uruk-ut përbëhej nga skribët, artizanët, punëtorë e ndërtimit, punëtorët e tjerë, bukëpjekësit, kasapët, priftërinjtë dhe zyrtarët e qeverisë. Me zhvillimin e tij, në Uruk u shfaq një sistem shkrimi. Banesat në këtë qytet ishin shtëpi me oborr.

Qyteti kishte një sistem kanalesh për transport, i ngjashëm me atë të Venecias. Po ashtu Urukkishte komplekse tempujsh kushtuar perëndeshave, Inana dhe Anu. Ndërtesa më e famshme ishte Zigurati i Bardhë kushtuar Anu. Kjo strukturë madhështore, u ndërtua rreth vitit 4000 Para Krishtit

Komplekset e tempullit kishin si funksione fetare ashtu edhe administrative. Uruk nisi tëbjerë në fillim të shekullit IV, ndërsa në shekullin VIII u braktis fare. Pra Uruk ishte qyteti i parë në botë, por cili është qyteti më i vjetër që banohet ende sot?

Siç e përmendëm më herët, Xheriko përmbante disa nga vendbanimet më të vjetra njerëzore, por kjo nuk e bën domosdoshmërisht atë si qytetin më të vjetër. Gjatë epokës së bronzit, rreth vitit 2500 Para Krishtit, Xheriko kishte një pallat mbretëror dhe mure rrethuese të qytetit.

Por gjatë epokës së bronzit të vonë, ai u plaçkit, u shkatërrua dhe u shpopullua. Xheriko urindërtua prapë gjatë epokës së hershme të hekurit (viti 1100 Para Krishtit), ndërsa u shkatërruar sërish, ketë herë nga babilonasit. Kur qyteti u pushtua nga persët, ata ia rikthyen lavdinë e dikurshme.

Aleksandri i Madh kishte dikur një pallat në Xheriko. Qyteti i qëndroi sprovave të kohës, dhe banohet ende sot nga rreth 20.000 njerëz. Një kandidatët tjetër në këtë listë, përmendet Damasku. Ndërsa vendbanimet më të vjetra në Damask, datojnë që në mijëvjeçarin e 7-të Para Krishtit, atje nuk ka ndonjë banim në shkallë të gjerë deri në fillim të mijëvjeçarit të 2-të Para Krishtit.

Alepo, metropoli tjetër i njohur në Siri, është qyteti më i vjetër në vend, dhe një nga qytetet më të vjetra të banuara ende në botë. Në kohët e lashta, qyteti njihej si Ebla, dhe nga fundi i mijëvjeçarit të tretë Para Krishtit, ai ishte shumë i zhvilluar. Ebla ishte qyteti i Hadadit, një perëndi e lashtë e stuhive.

Rrënojat e tempullit të Hadadit mund të shihen ende sot. Gjatë epokës së bronzit, Alepoqeverisej nga Amorejtë, Mitanët dhe Hititët. Asirianët e morën kontrollin e qytetit rreth shekullit VIII Para Krishtit, por më vonë u pushtua nga persët.

Alepo ishte një qendër e rëndësishme tregtare gjatë periudhës greko-romake (viti 323 Para Krishtit – shekulli V)m, dhe lulëzoi dhe nën sundimin islamik. Ai u bë metropoli i tretë më i madh në Perandorinë Osmane, pas Konstandinopojës dhe Kajros. Mjerisht, Alepo përjetoi një humbje të konsiderueshme njerëzore dhe materiale gjatë luftës së fundit civile.

Sot, qyteti ka një popullsi prej 1.8 milion banorësh. Alepo është e njohur për industrinë e saj të endjes së mëndafsh*t dhe tekstilit. Biblos është një qytet në Liban me vendbanime që datojnë që nga viti 8800 Para Krishtit. Nga viti 3000 Para Krishtit, Biblos ishte një qendër metropolitane e lulëzuar, dhe një burim kryesor i tregtisë së papirusit në botën antike.

Në botën e lashtë, papirusi ishte mjeti i preferuar për të shkruar, dhe grekët e quajtën qytetin sipas fjalës së tyre për libra, Biblos. Fjala “Bibël” është marrë nga emri i këtij qyteti.Fenikasit e quajtën qytetin Gebal, dhe ai ishte një qendër e rëndësishme fetare.

Pas tyre qyteti u sundua nga kananitët, egjiptianët, asirianët, persët dhe grekët. Biblos ehumbi rëndësinë e tij pas rënies së perandorisë Persiane Sasanide dhe ngritjes së kalifateve islamike. Por pas Kryqëzatës së Parë në fundin e shekullit XI, u rivendos tregtia me Evropën.Më vonë Biblos u pushtua nga osmanët dhe më vonë francezët. Si një nga qytetet më të vjetra të banuara në botë, ai i ka rezistuar provës së kohës.

Sot, rajoni metropolitan i Biblos ka një popullsi prej 100.000 banorësh. Në listën e qyteteve më të vjetra duhen përmendur Varanasi në Indi, Plovdiv në Bullgari dhe Athina në Greqi. Këto qytete datojnë që në epokën e bronzit të vonë (1600-1200 Para Krishtit), dhe janë ende të banuara.

Por a kemi një përgjigje përfundimtare, se cili është qyteti më i vjetër në botë? Sipas përkufizimit të Bankës Botërore që një vendbanim të quhet qytet, ai duhet një popullsi prej të paktën 50.000 banorësh. Xheriko nuk e arrin këtë numër, prandaj mund të përjashtohet si “qyteti më i vjetër në botë”.

OSHEE njofton abonentët per Stakim, 22 dhjetorNë vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22 dhjetor gja...
21/12/2021

OSHEE njofton abonentët per
Stakim, 22 dhjetor

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 22 dhjetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:30 do të kryhen punime në linjën 110kV Bushat 2 – Lezhë. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

Pjesërisht: Bushat, Ashtë, Kosmaç, Melgushe, Ranxa, Mali Jush*t

Variantet e kufizimet COVID ndalin udhëtimet në fundvit! Shqiptarët festë në atdhe, emigrantët kosto udhëtimiEdhe këtë f...
20/12/2021

Variantet e kufizimet COVID ndalin udhëtimet në fundvit! Shqiptarët festë në atdhe, emigrantët kosto udhëtimi

Edhe këtë fundvit, qytetarët shqiptarë e kanë të vështirë të festojnë jashtë vendit për shkak të kufizimeve në shumë shtete, të diktuara së fundi edhe prej varianteve të reja Covid. Sipas operatorëve turistik, edhe emigrantët dhe shtetasit e huaj stepen të vijnë në Shqipëri, pasi janë shtuar kostot e udhëtimit.

“Me kufizimet e fundvitit, të gjitha shtetet kanë marrë kufizime të qenësishme, dhe shumë shqiptar janë stopuar për të lëvizur dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Edhe turizmi hyrës është i stopuar pasi nuk ka siguri”, thotë Xhimi Lami, kryetar i operatorëve turistikë për hyrjet.

Nga ana tjetër të huajt stepen të vijnë në Shqipëri, pasi kostot janë rritur, për këtë arsye edhe këtë fundvit do të dominojë turizmi patriotik, pra vzitorë kryesisht nga rajoni.

Nga liberalizimi i vizave për Kosovën te lufta kundër krimit të organizuar/ PE miraton raportin për Ballkanin Perëndimor...
19/12/2021

Nga liberalizimi i vizave për Kosovën te lufta kundër krimit të organizuar/ PE miraton raportin për Ballkanin Perëndimor: Të përshpejtohet procesi i integrimit

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë ndarë. Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i ...
16/12/2021

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë ndarë. Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dyvjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në Nju Jork.

Meta: Buxheti 2022 antisocial, rritje të kostos buxhetore për inceneratorët
14/12/2021

Meta: Buxheti 2022 antisocial, rritje të kostos buxhetore për inceneratorët

Fundjava parashikohet të jetë më reshje shiu gjatë natës të së shtunës, ndërsa pritet që e diela të këtë përmirësim të l...
10/12/2021

Fundjava parashikohet të jetë më reshje shiu gjatë natës të së shtunës, ndërsa pritet që e diela të këtë përmirësim të lehtë. Java parashikohet me temperatura shumë të ulëta, për shkak të kthimit të ftohtit siberian.

Kampionati shqiptar nis më 3 qershor
31/05/2020

Kampionati shqiptar nis më 3 qershor

Bie poshtë varjani për rifillimin e kampionatit në 31 maj. Menjëherë pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë në 3 qershor. Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumentave jo bi...

02/04/2020

Sot ne Sheshin 2 Prilli, u përkujtuan herojt qe 29 vite më parë ndikuan në ndërrimin e sistemit komunist të viteve 1991.
Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu dhe Bujar Bishanaku ishin herojt që shënuan epoken e re të Demokracisë.

21/03/2020

Kur nje situate e tille nuk menazhohet siq duhet me ndryshime oraresh per daljen e kembesorve dhe qarkullimin e makinave lindin konfuzionet.
Qeveria duhet te marre masa per vendosjen e orareve te percatuara e jo ti ndryshoje simas qefit ne menyre qe te mos lindin konfuzione te njerzt!

21/03/2020
Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me ShqipërinëKomisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave p...
03/03/2020

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Në Raportin e Progresit e publikuar këtë të hënë, Komisioni thotë se Shqipëria meriton nisjen e bisedimeve.

“Duke parë përparimet domethënëse dhe plotësimin e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Evropian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Si rezultat e kësaj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, thuhet në raport.

Shpikësi francez, Franky Zapata, është bërë personi i parë që kalon kanalin e La Mansh*t përmes pajisjes së zhvilluar ng...
26/02/2020

Shpikësi francez, Franky Zapata, është bërë personi i parë që kalon kanalin e La Mansh*t përmes pajisjes së zhvilluar nga ai vetë që njihet si 'flyboard'.

40-vjeçari pati jo më larg se javën e shkuar një tentativë të pa sukseshme, duke u përplasur madje dhe me një anije që transportonte naftë. Gjithësesi mesa duket këmbëngulja padyshim është çelësi i tij i suksesit.

Mbëshetësja e tij kryesore ishte bashkëshortja, por nuk duhen harruar as miliona fansa në mbarë botën.

Zapata e përshkoi La Manshin i cili ka një gjerësi prej 35 km brenda 20 minutave.

Ai mbajti një shpejtësi mesatare prej 140 km/h, duke qëndruar rreth 15-20 metra mbi nivelin e detit.

Gjatë një konference për mediat, 40- vjeçari mes emocioneve të forta tha se ëndrra e tij u bë realitet.

"Ëndrrat e mia u bënë realitet. Kam kaq shumë emocione. U përpoqa vërtet shumë, kisha shumë shqetësime dhe ishte e vështirë. 7 ditë më parë pësova aksident dhe ja ku jam sot. Është vërtet mahnitëse."

Në mbyllje Zapata tha se nuk e di nëse arritja e tij do të futet në histori, pasi kjo është diçka që vetëm koha do ta tregojë.

Shqiperia vendi i dyte me i keq ne bote per mundesi punesimiForumi Ekonomik Botëror (WEF) renditi Shqipërinë të parafund...
05/02/2020

Shqiperia vendi i dyte me i keq ne bote per mundesi punesimi

Forumi Ekonomik Botëror (WEF) renditi Shqipërinë të parafundit për mundësitë e punësimit në raportin botëror të lëvizshmërisë sociale 2020.

Në raport thuhet se rreth 19% e atyre që kanë diploma janë të papunë, së bashku me 20.4% të atyre me arsim të mesëm dhe 13.8% të atyre me arsim bazë. Këto tregues shprehin qartë se ata me arsim më të lartë kanë më shumë gjasa të jenë të papunë,

ËEF/Vlerësimi për mundësitë e punësimit.

Address

Shkoder
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Channel 7 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Videos

Share

Category

Channel 7

Nearby media companies


Other Shkodër media companies

Show All